BREAKING NEWS

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën paralajmërimin e fortë: Publikimet janë mesazhe, sulmi kibernetik vazhdon

“Hakerat po shantazhojnë”, Eksperti i IT bën
x
BREAKING NEWS

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin dhe bën paralajmërimin e fortë: Bisedat e 506 mijë shqiptarëve në WhatsApp janë nxjerrë në shitje

“Dëm katastrofik i privatësisë”/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen reagimi i ministrit të Jashtëm: Hipokrizi, Kosova pjesë e Serbisë!

SKANDALI në Qatar/ FIFA nis hetimet ndaj kombëtares serbe, vjen
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e përbashkët: Vëllezërit nga Kosova kanë paguar oligarkët për të ardhur në tokën amë! Ballkani Hapur tradhtia më e madhe

Mbledhja e dy parlamenteve/ Vasili shpjegon pse braktisi seancën e
x
BREAKING NEWS

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën thirrjen e fortë Bashkisë dhe e paralajmëron

“Protesta do mbahet para Kryeministrisë”, Berisha i bën
x
BREAKING NEWS

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare këngëtares Dua Lipa

Presidenti Begaj merr vendimin, i jep nënshtetësinë shqiptare
x
BREAKING NEWS

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha zbulon arsyen pse u largua nga parlamenti

“Bojkotoi” seancën e përbashkët plenare, Berisha
x
BREAKING NEWS

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë, deputetët e PD-së marrin vendimin e papritur! Çfarë ndodhi?

Rama merr fjalën në Kuvendin historik Shqipëri-Kosovë,
x

Opinion / Editorial

Pse nuk thua një fjalë të mirë për Shqipërinë, o tu thaftë goja!

Pse nuk thua një fjalë të mirë për

Është tmerr kjo që po jetojmë gjatë këtyre tridhjetedy viteve në demokracinë ala amerikane,  por më e tmerrshme është se  janë  disa,-jo shumë-,  njerëz-gjëmbahelmues të lindur në vendin tonë, në vitet e socializmit të vërtetë  në Shqipëri, që   mashtrojnë të tjerët, breza të rinjsh dhe  të vjetër të  vendeve të tjera, për atë çka  kanë jetuar. Të shitur tek të huajtë për dy-a tre dollarë e privilegje, kësisoj, të tillët si nëpunësi i diplomacisë sonë Ferit Hoxha, i japin vetes të drejtën që të jenë edhe leksionerë  për të  treguar  vendeve aziatike "rreziqet dhe barbarizmat e komunizmit". "Shqipëria nën regjimin komunist  mbeti "një vend historikisht i errët dhe i paarritshëm"; ... "një shtet i pa besë;" ...  Kështu deklaron  përfaqësusi  ynë i sotshëm në OKB! I marrtë të keqen Shqipërisë ai palo nëpunës shteti që thotë këto fjalë!Janë të shumta faktet, të cilat i njeh tërë bota përparimtare, tërë njerëzit e ndershëm të këtij planeti, që ia hedhin poshtë këto gënjeshtra,këtij pseudodiplomati. Le të përmendim fare pak syresh në këtë shkrim të shkurtër. Socializmi, si sistem ekonomiko-shoqëror kishte shumë anë pozitive, të pamohueshme, që ne të lindurit pas viteve 1944  e deri 1980, (ku përfshihet edhe mashtruesi në fjalë),i kemi jetuar plotësisht duke i ndjerë mbi supe, si  vështirësitë  ashtu dhe  lehtësitë,  të mirën dhe të keqen, mungesat dhe arritjet. Por  kur i referohemi jetës që kemi bërë  na vret Zoti dhe na mbyt buka e gojës që të mohojmë  gjithë ato epërsi të socializmit siç guxon  e gënjen një farë Ferit Hoxha,  me sa duket, pjellë e  qeverisjes së  antishqiptare berishistë dhe puthadorës i të huajve. Ne kishim arsim falas e të detyruar deri në fund të  shkollës së mesme. Shqipëria hyri në atë sistem  shoqëror me 85% të popullsisë analfabete dhe  doli me  Universitete. Çdo fshat kishte shkollë. Shkollat tona nxorën intelektualë të niveleve botërore shkencëtarë të shumë fushave  të ekonomisë, kulturës e mbrojtjes. Tani, në demokracinë që  hyjnizon z. F.Hoxha dhe ua jep si përvojë edhe vendeve  të lindjes së mesme, shkollat në fshatra janë mbyllur se nuk ka as nxënës e as interesim shtetëror për  arsimimin masiv të popullatës. Tani shkolla  në tërë vendin është atrofizuar, i është hequr e drejta e edukimit  të përgjithshëm dhe posaçërisht ai atdhetar. Është  copëzuar programi dhe plani mësimor në atë farë  mënyre që filli që nuk mbështillet dot më. Vendin kryesor në   sasi të orëve e zë gjuha e huaj e jo gjuha jonë amëtare shqipe. Politikat arsimore janë kthyer në një farë biznesi  fitimprurës për rektorate,  drejtues të dikasterit dhe sekserëve përkatës, deri tek mësues apo autorë  të ndryshëm që( aksidentalisht kanë këtë emër, pasi) marrin lekë nga nxënësit për librat që  botojnë. Atëherë Shqipëria socialiste kishte realisht shërbimin shëndetësor falas, kishte spital ose ambulancë në çdo fshat të republikës, kurse  tani   numërohen me gishta ambulancat dhe mjekët që pranojnë të venë  të punojnë në fshat. Tani shërbimi shëndetësor privat dhe shtetëror është kthyer në një nga bizneset më fitimprurëse për bosët e rinj të politikës shqiptare (numuro :Shehu, Solis, Ndoka, Tavo, Godo, Beqja, Manastirliu), dhe për  atë pjesë të personelit që nuk punon me ndërgjegje  sipas betimit të Hipokratit.  Shqipëria kishte marrëdhënie diplomatike me 108 shtete por kurrësesi nuk mund të kishte me shtetet që e kishin halë në sy dhe dërgonin çdo muaj grupe diversioniste për të rrëzuar pushtetin. Nuk ishte aspak i izoluar dhe pa mendim  përparimtar.  Ti përfaqësues i përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, si guxon  e thua se Shqipëria ishte "shtet i pa besë",  kur vetë, shumë prej drejtuesve të  shteteve socialiste e sidomos kapitaliste në kohëra,e kanë vlerësuar si shtetin që i thotë  të vërtetat në sy, që mbron  ligjet që ka vendosur dhe  ndëshkon ashpër tërë ata që shkelin ligjet? Që mbron shtetasit e vet pa nevojën për avokati e mashtrime të këtij lloji? Vendi ynë, ku linde edhe ti, F.Hoxha, kishte ekonomi të centralizuar shtetërore dhe falë atij modeli, Shqipëria njohu zhvillime marramendëse  ekonomike deri sa arriti edhe fitoret  më të larta në  historinë e vet: siguroi me forcat e veta  bukën e popullit në vend; siguroi punë për të gjithë; siguroi shtëpi për të gjithë;  realizoi sigurinë e  jetës për të gjithë.  Ai që  nuk e donte punën  quhej parazit dhe  dënohej me ligj. Ai që kundërshtonte vijën politike dhe ekonomike të shtetit , paralajmërohej, edukohej, sqarohej dhe, po qe se nuk bindej,- dënohej. Nuk ke aspak të drejtë të thuash fjalinë e rëndë"Shqipëria ishte një vend e një popull që kishte njohur vetëm një jetë në radhë për bukë dhe karburant". Se kjo është mashtrim i rëndë pasi  atë që ndodhi për dy vjet ti e shtrin në 45 vjet. Turp! Do të ndëshkojnë  edhe bashkëkohësit edhe  pasardhësit e tu.  Për të bërë analiza duhet të jesh objektiv, dialektik, t'i shohësh  dukuritë, sendet dhe fenomenet në hapësirë e  në kohë, ashtu si kanë qenë e jo ashtu si të pëlqen ty apo shefave të tu. Ti i ke bërë këto në shkollën shqiptare,sado pak. Përse i anashkalon këto kritere? Është e vërtetë që në Shqipëri është mbajtur radhë  edhe për bukë, por kjo ka qenë një periudhë historikisht e caktuar, dy vjeçare, dhe e imponuar nga të huajt e mëdhenj që kanë bërë ligjin mbi vendin tonë të  vogël. Është rezultat i tradhtisë  së vet drejtuesve  të shtetit në pjesën fundore të tij si socialist, në bashkëpunim me  imperializmin e huaj sidomos atë amerikan, që solli radhën e bukës. Pra radha ishte në vitin 1945 dhe në vitin 1989-1990. Po sot vallë, pas 32 vitesh, nga ajo datë që paske parë ti radhë buke në Shkodër, apo edhe pas 82 vitesh nga data kur shqiptarët  shporrën nazistët dhe fashistët dhe çliruan Shqipërinë vetëm me gjakun e tyre,si është gjendja në dyqanet e bukës në Shkodër , a e di ti? Ja po ta  themi: Mielli vjen nga Ukraina dhe gatimi i tij bëhet me 87% ujë, kripra, kimikate ngjyrosëse e ajër dhe vetëm 13 % miell nga ai ukrainasi, sepse  nuk ka më grurë nëpër fushat tona. Buka si formë e madhësi  sa vjen e zvogëlohet dhe çmimi i saj rritet për çdo muaj. Politikat bujqësore të qeverive postkomuniste e rrënuan bujkun dhe blegtorin shqiptar dhe  pasuruan titullarët (numuro: Xhuveli, Topi, Kalakula, Duka, Ruli, Panariti, etj) dhe sekserët e tyre. Po punën e karburanteve a e di ti se si po ecën në Shqipërinë e sotme? Mjafton të kujtosh, që ne notojmë mbi naftë dhe  po ne aktualisht e blejmë karburantin me çmimin më të lartë  të kohës në Ballkan. Kjo sepse  qeveria ka  krijuar një  shushunjë  që quhet  "bordi i transparencës"  e cila  ngre dhe bën sikur ul çmimet e naftës, benzinës e gazit , në atë masë që të mos preken aspak  supërfitimet e  bosëve të dollarit dhe euros  të Europës dhe Shqipërisë, pas të cilëve Edi Rama e ka lidhur qerren e qeverisë së tij. Pastaj me guximin e një  "bilbili" që kërkon t'i dëgjohet kënga,edhe pse nuk je as sorrë, ti deklaron më të rëndën antihistorike: "Përparimi dhe ndryshimi i parë  në fillim të viteve 1990 ishin si asgjë tjetër që Shqipëria ka njohur për 2500 vitet e fundit!"  Kur lexon një fjali të tillë, të dalë nga goja e një diplomati përfaqësues i Shqipërisë në OKB, durimi  soset!?Ja që paska edhe më keq: injoranca dhe ligësia ndaj vendit tënd po i kalon caqet. Po pse i gënjen -mbase  nuk të dëgjojnë- ata me këto mashtrime për Shqipërinë tënde? Po pse nuk thua një fjalë të mirë, për realitetin dominues të  vendit ku linde, po  tjerr gënjeshtra? Sikur të kishe lindur edhe në sarajet e gënjeshtrës, përsëri, për vendin tënd do të tregoje më të mirën e tij, dhe do të thoshe  fjalët më të qenësishme!Sa keq për ne, që  të na përfaqësojnë  individë të tillë nëpër organizmat e botës së sotme  të çakorduar nga përbindëshat e  medias, dollarit dhe teknologjisë!