Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse Perëndimi nuk fal daljen nga sistemi

Postuar: 19/05/2019 - 07:52

Veprimi i 18 shkurtit i opozitës së votuar për të dalë përfundimisht nga parlamenti është dënuar nga ndërkombëtarët, që i kanë bërë asaj thirrje pas thirrjesh, që në atë kohë, që të kthehet. Me arsyetimin se po bllokon reformat dhe integrimin e Shqipërisë. Duke e bërë përgjegjëse të drejtpërdrejtë për të gjitha trazirat që po kalon vendi. Po përse është kaq refraktar (i pandjeshëm) Perëndimi për të dëgjuar arsyet e opozitës? Për të kuptuar gjendjen e saj emocionale pse doli nga Kuvendi dhe për të provuar të bindet nga shqetësimet dhe akuzat e saj ndaj qeverisë dhe qeverisjes së sotme? Kush, cilat arsye apo tabu të shkelura ia kanë tampuar veshët ndërkombëtarëve për të mos dëgjuar ankesat e të vetëpërjashtuarve nga parlamenti? Dhe pse, Perëndimi nuk ka dërguar asnjë përfaqësues të posaçëm, asnjë emisar të tijin apostafat për problemet dhe kauzën e opozitës, sikurse dërgoi në numër të jashtëzakonshëm dy vjet më parë (dërguan si Bashkimi Evropian eurodeputetë dhe raportues për Shqipërinë dhe rajonin në Parlamentin Evropian, ashtu edhe Kongresi Amerikan anëtarë të Komisionit për Çështjet e Jashtme)? Janë disa arsye për këtë. Ose më mirë disa tabu të shkelura. Tabuja e parë është sepse, për mënyrën e të menduarit dhe vlerat e shteteve perëndimore, sistemi “check and balance (në anglisht, kontrollo dhe balanco)”, që ato kanë ndërtuar prej tashmë qindra vitesh paraqitet i shenjtë për një demokraci. Dhe ky sistem kërkon që pushtetet të jenë të ndara dhe parlamenti të ushtrojë funksionin e tij kontrollues. Dhe opozita si pjesë themelore e parlamentit, të kryejë detyrat e saj në parlament. Kur opozita del e tëra nga parlamenti, është si të ketë dalë nga sistemi. Të ketë prishur balancën dhe të ketë zeruar vlerat dhe funksionimin e sistemit. Kjo për demokracitë e Evropës Perëndimore dhe më gjerë është shkelje tabuje. Është sikur të refuzosh përfaqësimin e qytetarëve që të kanë votuar dhe përgjegjësitë që të rrjedhin nga ky përfaqësim. Ja përse në gati një shekull të demokracive në Evropë, ka vetëm një rast kur opozita ka dalë e gjitha përfundimisht nga parlamenti (viti 1922 në Itali). Dhe për Perëndimin, sado problematike të jetë situata tek ne, ajo nuk e justifikon kurrsesi këtë veprim të pashoq. Së dyti, janë edhe disa arsye më praktike dhe konkrete. Është situata e zhvillimeve politike në rajonin tonë, në Ballkanin Perëndimor. Veprimi i opozitës sonë mund të ketë vlerën e precedentit dhe të frymëzojë opozitat në Mal të Zi dhe në Maqedoninë e Veriut, që janë nën ndikimin e fuqishëm, e para të Serbisë dhe që të dyja, edhe të Rusisë.

Këto opozita mund të provojnë që të dalin edhe ato nga parlamentet përkatëse, duke bllokuar jetën politike të vendeve të tyre. Së treti dhe ndoshta arsyeja kryesore pse protestat e opozitës sonë nuk gjejnë jehonë në kancelaritë perëndimore, është se këto protesta nuk kanë derdhur masivisht aq shumë popull nëpër rrugë, për të bindur Perëndimin se opozita ka me vete shumicën e qytetarëve të Shqipërisë. Kanë kundërvepruar vetëm ambasadat e vendeve perëndimore në Shqipëri për të dënuar dhunën e protestave. Mirëpo nëse protestat do të tregonin se shumica e qytetarëve të vendit tonë duan ndryshimin e qeverisjes, atëhere edhe indiferenca e ndërkombëtarëve ndaj kauzës së opozitës do të pushonte. Perëndimi i qëndroi shumë afër opozitës dy vjet më parë, kur ajo mirëfilli nuk kishte një kauzë (arsye supreme), qëndronte e mbyllur në çadër në bulevard, por ama nuk doli nga sistemi. Ndërkombëtarët sollën dy plane zgjidhjeje të krizës (Mekalister dhe Mekalister plus). Kjo, sepse opozita kishte zgjedhur të ishte palë në sistem. Duke dalë nga sistemi tre muaj më parë, opozita rrezikoi me ndërkombëtarët, me shpresë se do të kishte me vete popullin. Por kur populli nuk u ngrit në thirrjet e saj për protesta masive, ashtu sikurse shpresonte opozita, kauza e opozitës ngeli pa frymë opozitare. Këtë frymë opozitare opozita e kishte dy vjet më parë. Ajo është diçka e shenjtë, si dhe vetë demokracia. Prandaj dhe Perëndimi e konsideronte opozitën tonë palë të zgjidhjes. Kurse tani kërkon prej saj vetëm të kthehet në tryezën e bisedimeve pa parakushte dhe të rifutet në sistem. Në këtë kërkesë ai është i prerë. Nuk fal për parime të shenjta të demokracisë.

Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet sociale, jemi tërë sy e vesh për të rejat që kumton, idetë që shpalos, paralajmërimet që bën, objektivat që përcakton për

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa

Postuar: 17/09/2019 - 07:12

Ka kohë që flitet për krisje të marrëdhënieve midis presidentit Meta dhe liderit të selisë blu, B

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që

Postuar: 15/09/2019 - 07:42

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi.

Postuar: 15/09/2019 - 07:40

Nuk është hera e parë që zonja Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, sot bashkëkryetarja e opozit