BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

 Pse pjesërisht unë jam me vëllezërit Myslimi

 Pse pjesërisht unë jam me vëllezërit Myslimi

Dhunën jo vetëm nuk e dua por e urrej. Ndaj ndonëse i kam kaluar të 60-at, as kam grushtuar dhe as më ka grushtuar njeri, ndonëse edhe në shkollë të mesme edhe në shkollë të lartë kam mësuar me dhjetëra mënyra vetëmbrojtjeje. Ka qenë kjo ndjenjë produkt edhe i edukatës familjare edhe i edukatës fetare, aq pak sa mora në fillim vitet ‘60 të shekullit të kaluar kur na mësonin se “edhe nëse të gjuajnë në njërën faqe, ktheje faqen tjetër”. Por më shumë mu imponua kjo ndjenjë kur qysh në mësimet e para të shkollës së mesme na ngulitën në mendje postulatin se “lufta është vazhdimi i politikës me mjete dhune”. Ndaj kur pashë sekuencat filmike ku njëri nga vëllezërit Myslimi në ambientet e Gjykatës së Vlorës kapi prej veladonit gjykatësin Besho nuk e miratova këtë veprim. Por dua të vë në dukje se vetëm ky veprim bie ndesh me parimet e mia se në tërësi unë jam me vëllezërit Myslimi. Këtë nuk e bëj se kam njohje të veçantë me ta. Unë kam njohje pothuajse të barabartë me të tre palët konfliktuale, me vëllezërit Myslimi, me administratorin Tepelena dhe gjyqtarin Besho. Po të ishte se do influencohesha në dhënien e drejtësisë prej njohjes, me tjetër do të isha dakord. Të drejtë atyre ua jap vetëm për tematikën e problemit me të cilën ata ndeshen. Një fis i tërë ka nën pronësi një sipërfaqe të caktuar trualli që për ta aktivizuar, ia japin atë një firme ndërtimi që ka mundësi të ndërtojë një pallat. Bëjnë kontratën e rregullt për të marrë në shkëmbim të truallit të dhuruar një pjesë të ndërtimit. Deri këtu marrëdhëniet e tyre janë për t’u patur zili. Madje duhet thënë se janë sipërmarrësit që bëjnë edhe rolin e “lypsarit” dhe përdorin njëmijë e një marifete për t’u mbushur mendjen pronarëve të truallit për të firmosur. Sapo mbaron ky proces, ndërrohen rolet, janë pronarët e truallit që bëhen lypës e kaluar lypësve. Kjo sepse pjesa më e madhe e sipërmarrësve janë fjalë pambajtur në raport me marrëdhëniet që duhet të kenë me pronarët. Paçka se ka një akt marrëveshje firmosur nga të dy palët në prani të një noteri, tekat e atyre që kanë në dorë ndërtimin e pallatit janë nga më të ndryshmet. Jo vetëm kaq, por ata e kanë ndërtuar edhe aktmarrëveshjen me hile ligjore dhe bazuar në praktikën e drejtësisë shqiptare. Në fund të aktmarrëveshjes ata theksojnë se çdo mosmarrëveshje zgjidhet përmes gjykatës. Këtu fle “lepuri i hiles”. Duke njohur me imtësi nivelin e gjykatësve tanë të deritanishëm dhe praktikën se ç’ndodh në këto raste, ata shkelin me të dy këmbët aktmarrëveshjen dhe serbes- serbes presin të thirren në gjykatë nga pala kundërshtare. Aty përdorin marifete nga më të çuditshmet dhe dalin … fitues. Një njeri si unë që e ka provuar në shpatullat e veta një rast të tillë flagrant dhe njëherazi që për arsye të profesionit është njohur me dhjetëra raste të ngjashme beson se vëllezërit Myslimi kanë të drejtë. Por edhe lexuesit e rregullt kanë parë sekuenca televizive në jo pak raste të konflikteve midis qytetarëve të thjeshtë dhe ndërtuesve të ndryshëm që jo vetëm nuk janë korrekt me ta, por edhe u bëjnë karshillëk përmes organeve policore. Dhe çuditërisht në të tilla raste, pas një ndërtuesi neglizhues dhe që nuk është korrekt me qytetarët fshihet ose një pushtetar i fortë ose një përfaqësues i drejtësisë. Që në këto ballafaqime nuk vënë logjikën njerëzore, por as logjikën e saktë ligjore, por tjerrin nëpër labirinte fjalësh të kota derisa gjejnë një justifikim për të nxjerrë fitues ndërtuesin. Me ndërtuesin tim bëra një akt marrëveshje që do t’i dhuroja truallin dhe banesën për të marrë përqindjen që më takonte sipas % të kohës. Gjatë kohës që bëhej ndërtimi do të jetoja me qera që do paguhet nga ndërtuesi. Kontrata ishte për dy vjet. Në këtë ndërkohë pallati nuk ishte gati për banim dhe unë, si gjithë të tjerët të përfshirë në këtë ndërmarrje, gjithsej 20 vetë, vazhdoja të jetoja me qera dhe ta paguaja vetë atë, sepse pronari kishte ikur në “drejtim të paditur” dhe kishte lënë pas ca ndihmës që nuk merrnin vesh nga kontrata që kishim bërë ne. Pas gati një viti kalendarik na thanë se kishim gati kontratat me elektrikun dhe ujësjellësin dhe po të dëshironim mund të shkonim në apartamentet që kishim për të marrë dhe mangësitë e fundit mund t’i rregullonim vetë. Për të shpëtuar prej qirasë, por edhe për të qënë në banesën tonë, vrapuam. Kemi 12 vjet që jetojmë aty, paguajmë ende dritat dhe ujin, por nuk kemi marrë ende certifikatën e pronësisë. Kjo sepse pronarët nuk janë gati për të bërë ndërrimin përkatës dhe nxjerrin justifikime nga më të ndryshmet. Shkojmë pranë Kadastrës dhe na thonë se për arsye konfidencialiteti na thonë se pallati është hedhur për legalizim, por është bllokuar për arsye që ne nuk duhet t’i dimë. Mësojmë përmes burimeve të brendshme se firma qenka në borxh ndaj tatimeve rreth 400 milionë lekë. Ua kemi bërë të qartë edhe tatim – taksave edhe Artan Lames një fakt të tillë që nuk ka të bëjë me marrëdhënien tonë me ndërtuesin, por edhe këta në unison me pronarët na drejtojnë drejt gjykatës. Duam të shkojmë aty dhe ta mbyllim njëherë e mirë këtë problem, por avokatët që pajtojmë nuk janë të sigurtë në fitoren tonë. Mirë ne jemi frikacakë po shteti i Artan Lames, që po u jep certifikata pronësie atyre që grabitën toka ndër vite si i lejon këta ndërtues që teksa janë miliona borxh ndaj shtetit, i lejojnë të vazhdojnë ndërtime të tjera? Ose ka edhe më. Ndërtuesi im bëri edhe një kat shtesë dhe ndërsa në aktmarrëveshje është shkruar e zezë mbi të bardhë se “në këtë rast lidhet një aktmarrëveshje e re midis nesh për përfitimin përkatës” ajo ka dhjetë vjet që nuk zbatohet nga ndërtuesi. Ai e mbaroi katin, 1500 metra katrorë e shiti të gjithin me 550 euro metrin katror dhe futi në xhep 825.000 euro dhe mua nuk më jep 18.000 euro që më takon për shtesën, por më tregon dyert e gjykatës. U konsultova me avokatë me peshë në avokaturën shqiptare si Xhilin (Virgjil Karajin), Idajet Beqirin e profesor Aldo Zadrimën që më siguruan se ligjërisht dhe formalisht kisha të drejtë. Shkova edhe aty dhe një gjykatëse produkt i plepave na sorollati plot 18 muaj me shtyrje të kota të seancave dhe në fund u shpreh se nuk mund të shprehej ligjërisht për një pronë që ende nuk është legalizuar nga kadastra. Pyetja më e thjeshtë dhe logjike në këtë rast është: gjykatësja e dinte që në seancën e parë që legalizimi nuk kishte ndodhur, pse duheshin 18 seanca për ta shprehur këtë? Përse duhej të dorëzoja unë në dorën e saj gati njëmijë fletë dokumentash zyrtare që vërtetonin burimin e pronës sime dhe përse duhej të paguaja rreth 1000 euro ekspertin që në fund u shpreh në favorin tim? Kur mbaroi gjyqi nuk kisha ndonjë informacion të saktë, por më vonë mësova se ndërsa unë nuk e takova asnjëherë personalisht gjykatësen kundërshtari i kishte dërguar një zarf me 5000 euro. Kjo është e vërtetë, por unë nuk kam fakt në dorë (sepse këta duan fakte që nuk është kollaj ti gjesh) për ta denoncuar. Instancat eprore të gjykatëses ku u ankova më thonë të pres ndërkohë që pres edhe Apelin. Dhe unë pres, paguaj dritat dhe ujin prej 12 vjetësh dhe vazhdoj të banoj në apartamentin që edhe është edhe nuk është i imi. Sipas gjykatëses, “de fakto i imi por de jure ende jo”. Të njëjtin hall kanë edhe vëllezërit Myslimi, por nuk duruan dot si unë dhe dhjetëra mijëra të tjerë, në Tiranë dhe në rrethe dhe a hoqën veladonin gjykatësit. Në fakt atë veladon atij ligjërisht është mirë t’ia heqë vetë shteti që duhet të jetë mbrojtës i së drejtës dhe qytetarëve të vet që ngelën dyerve të gjykatave dhe nuk po e gjejnë atë dreq drejtësi. Si vëllezërit në fjalë që kishin 10 vjet që endeshin nëpër ato dyer.