BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse po emigrojnë shqiptarët!?

Pse po emigrojnë shqiptarët!?

Kancelaritë europiane çdo ditë ankohen se shumë shqiptarë po ua zënë derën.

Mediat vizive dhe ato të shkruarat, çdo ditë e më shumë po vënë alarmin. Para dy ditësh lexova se 50% e shqiptarëve kërkojnë të largohen nga vendi i tyre … Mesa mendoj unë gjithë ky milet kërkon të ikë nga sytë-këmbët veçse për arsye ekonomike. Pavarësisht se ka prej tyre që nxjerrin dokumenta se këtu u rrezikohet jeta etj, pretendime. Ndërsa unë (qofsha i gabuar) kam nxjerrë një konkluzion tjetër. Pa ndrojtje po e them ne media…

Populli ka një shprehje: “Sheh rrushi rrushin dhe piqet”! Këtë po e ilustroj me disa raste konkrete, domosdo dhe kokëforta. E për ta bërë sa më të besueshëm mendimin tim, po përdor edhe disa emra.

Kryetari i Partisë Demokratike, zoti Lulzim Basha është deputet në parlamentin shqiptar dhe njëkohësisht banues holandez. Si puna e këtij zotërie ka edhe shumë të tjerë, si Fatmir Mediu, që është edhe qytetar amerikan, ose zoti Vangjel Dule që është qytetar grek dhe flet në parlament me pathos për Megalloidenë. Janë aq shumë sa nuk mund t’i përmend të gjithë, si nga krahu i djathtë e nga krahu i majtë. Madje ka edhe gazetarë e opinionistë me zë dhe emër si Ylli Rakipi etj. Dhe konkretisht janë këta që e ngrenë zërin në kupë të qiellit që pse kërkojnë azil e pse emigrojnë shqiptarët!

Unë do t’u thosha me plot gojën: “Shqiptarët e varfër emigrojnë për bukën e gojës. Po ju që jetoni në mes të luksit, midis gjithë të mirave, me rroga sa pesë fishi jonë, pse keni “emigruar” fiktivisht? Ç’u ka detyruar të merrni pasaportë holandeze dhe amerikane?! atëherë pse vë tellallin kur unë iki për të siguruar bukën e gojës për vete dhe për fëmijët e mi? Zotërinj, ju pyes: “Çfarë ju mungon, përveç djersës sonë që po na e merrni? Doni edhe gjakun?! Shushunja na jeni bërë. Madje, një ndër arsyet që ne po lemë këtu shtëpi e katandi e po arratisemi, jeni ju, që përveç djersës po na pini edhe gjakun.

Meqenëse e futa veten në këtë siklet, që të shprehem për një plagë të tillë të qytetarëve të mi shqiptarë, më poshtë po bëj disa ilustrime, apo më mirë do të thoja ta bëj sa më të plotë mendimin tim. Qytetarët e thjeshtë, kolonjarët e mi, kalojnë më këmbë kufirin në Qafën e Furkës ose pyjeve, në rrugë dhish, shkojnë e punojnë në Negovan, Follorinë, ndoshta deri në Janinë e Selanik, sipas stinëve mbledhin portokaj, limona apo ruajnë edhe dhi e kthehen se nuk duhet ta kalojnë kohën e lejuar të qëndrimit atje me ato pak përfitime nxjerrin dimrin. Mandej në pranverë anagjore, shkojnë mbledhin luleshtrydhe etj., dhe kthehen e hanë bukë në vendlindjen e tyre, këta tipa sakrifikojnë. Mandej kur vjen dita e votimeve falen para kutive të votimit. Ju votojnë juve që të bëni sa më shumë sherr në Parlament. Jo për ata jo!... Por për kredibilitetin tuaj. Qindra të tjerë me dokumenta false shkojnë në Itali, Gjermani, Holandë dhe pastaj i kthejnë këtu të lodhur, të drobitur dhe mendojnë. “Ah ç’bëmë gabim që i votuam këta”. Këtu dua të sqaroj edhe diçka: Parlamenti holandez është zgjedhur nga populli ku numërohet edhe Luli ynë. Por jo që ata të zgjedhurit holandezë duan të na bllokojnë edhe vizat. Eh sa gjëra duhet të themi këtu.

Para disa vitesh shumë shqiptarë falsifikuan pasaportat, u bënë si qytetarë kosovarë dhe shkuan në Angli. Madje ata edhe sot e kësaj dite njihen si kosovarë, dhe me emër dhe mbiemër kosovari. Janë bërë qytetarë anglezë, por ama me emër, mbiemër, deri dhe datëlindje e vendlindje si kosovarë. Tani erdhi rradha, si tek ato rripat që “herë ma hipe, e herë ta hipa” para 2 ditësh Presidenti i Kosovës, i kërkoi Presidentit tonë që kosovarët ti pajisë me pasaporta shqiptare, që të kenë liri të dalin nëpër Europë! Vallë kush na paska dënuar ne Shqiptarëve?!? Për çudi?! Para disa ditësh na lindi edhe një komunitet i ri. Kemi ditur që këtu jeton komunitet egjiptian, maqedonas, pakicë serbësh dhe shumë grekë. Por nuk paskemi ditur se paskemi dhe një komunitet bullgar! Tani po e marrim vesh, por si xhanëm? Meqenëse Bullgaria është anëtare e BE-së, atëherë shumë shqiptarë po na pajisen me pasaporta bullgare se duan liri për të shkuar të punojnë kudo në Europë. Nuk ka asgjë për t’u çuditur dhe as për t’u bërë problem në Parlament. Sepse shumë nga parlamentarët, duke marrë pasaporta diplomatike, na janë bërë francezë, italianë, gjermanë etj., etj. Atëherë, ne populli i thjeshtë pse të mos përdorim ndonjë marifet?!

Pasi i hodha një sy me vëmendje sa unë shkrova më sipër më lind e drejta të konkludoj se bën mirë Amerika që nuk ju jep nënshtetësi gjithë atyre që kanë shkuar atje ilegalisht. Unë di një rast: Një nxënësi im (se unë kam qenë mësues) ka shkuar në Amerikë para 17 vjetësh dhe ende nuk bëhet nënshtetas amerikan. Mendoj se është shumë normale. Amerika ka nevojë për krah pune, por jo për t’i bërë amerikanë. Por përsëri këtu mu kujtua zoti Fatmir Mediu. Prandaj edhe me të drejtë, apo padrejtësisht pyes veten time:

Ç’i duhet Amerikës një ish-ministër shqiptar që ngriti një impiant, ku ndezi dhe një zjarr të madh dhe vrau 26 veta e plagosi me qindra?!

Para se ta mbyll këtë shkrim, kam tre pyetje: A ndodh diku në rruzullin tokësor kjo që ndodh tek ne? Ku deputetë e qeveritarë rrojnë e mbretërojnë me djersën dhe gjakun tonë? Këtë të quajturën dynënshtetësi a e përdorin italianët, gjermanët etj., në kurriz të djersës apo gjakut të popullit nga kanë origjinën, apo edhe ata pijnë gjakun e popullit të tyre. Dhe si konkluzion pyes dhe dua edhe një përgjigje nga Kuvendi i Shqipërisë, nga qeveria dhe pse jo nga lexuesit. Po e shkruaj me shkronja kapitale: A e kam të drejtën morale përsa shkrova më lart, meqë sot jam 78 vjeç dhe kam punuar 40 vjet, e sot marr 15.000 mijë lekë? Lexuesi të më falë. Por unë po sqaroj se kam punuar nga Jugu në Veri. Për atë moshë pune e atë kohë u vlerësova e u nderova. Por ja që dola në pension, (se mbusha moshën) në vitin famëkeq 1994 kur President ishte Sali Berisha. Dhe si pension na dha atë të kategorisë më të ulët, pavarësisht nga puna e detyra që kishim. Ky është një hall i dhjetra, qindra e ndoshta mijra si puna ime. Në fund dua t’u them se unë kam dëshirë të vdes këtu ku kam lindur. Njëherësh dënoj veprimin e atyre që mburren se kanë pasaporta të huaja, qofshin këto edhe amerikane. 

Nga Fatmir LUARASI