BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x
BREAKING NEWS

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi Ramën, ja çfarë pritet të ndodhë

Protesta e 6 dhjetorit, PD zbardh skenarin: Si do përballemi me Edi
x

Opinion / Editorial

Pse po largohen edhe sot shqiptarët nga atdheu?

Pse po largohen edhe sot  shqiptarët nga atdheu?

Eksodi apo largimi e braktisja e Shqipërisë nga shqiptarët kulmoi në ditët kur ra regjimi komunist e antihuman i Enver Hoxhës , regjim i cili e kishte izoluar dhe kthyer  Shqipërinë në një burg me gjemba. Populli shqiptar kishte arritur në atë derexhe në ato kohë sa që as me bukë misri nuk e ngopte barkun dhe pothuajse shumica e shqiptarëve ishin të burgosur, të përndjekur, të spiunuar e të ndëshkuar nga lufta e klasave si armiq dhe të pakënaqurish nga regjimi. Nëse në vitet 1990 Shqipëria nuk do ishte ndihmuar  me ndihma ushqimore, dhe nëse shqiptarët nuk do të dyndeshin drejt Europës, në Shqipëri do të kishte pllakosur uria.

Shteti shqiptar kishte falimentuar e dështuar dhe prandaj shqiptarët e dyndën nëpër Europë si refugjatë. Mirëpo edhe sot shteti shqiptar ka dështuar në ndërtimin e shtetit modern  ligjor, në ekonomi ku gjithçka vetëm sa importohet, ka dështuar në sigurinë juridike, ekonomike e pronësore të qytetarëve , dhe ka dështuar në konsolidimin e demokracisë dhe të integrimit. Pra, fatkeqësisht ky eksod dhe ky largim i shqiptarëve nga Shqipëria vazhdoi dhe vazhdon akoma edhe sot e kësaj dite. Kjo do të thotë se edhe gjatë këtij tranzicioni nuk dështoi vetëm demokracia por dështoi rëndë edhe shteti, dhe ky dështim ka autorë politikën dhe politikanët e shtetarët shqiptarë të këtyre 30 viteve. Politikës shqiptare nuk i ka interesuar aspak interesi qytetar dhe as ai i përgjithshëm; politikës shqiptare i ka interesuar vetëm interesi personal, pasurimi, vjedhja e grabitja e pasurive; politikës shqiptare i ka interesuar vetëm pushteti e paraja. Dhe një politike të tillë i shërben korrupsioni dhe kësaj politike nuk i intereson aspak zhvillimi. Kjo politikë e cila është e njëjtë gjatë gjithë këtij tranzicioni, por që sot ka arritur majat me pushtetin antishtet e antisocial  të Edi Ramës e shikon largimin e shqiptarëve si një mjet i cili ia zgjat atij sundimin dhe pushtetin, pasi largimin e shqiptarëve e shikon si valvol shkarkimi të paudhësive e të korrupsionit politik;sepse largimi i shqiptarëve nga varfëria e nga papunësia, nga pasiguria për jetën ua bën më të lehtë dhe pa kokëçarje sundimin, vjedhjen, tradhtinë  dhe  grabitjen e Shqipërisë prej elitës politike hajdute, narkoelitës dhe prej hajdutokratëve të cilët kanë 30 vite që e kanë kapur e pronësuar shtetin, ligjin ,drejtësinë dhe ekonominë.