BREAKING NEWS

Zgjedhja për kreun e PD-së/ Përfundon procesi i numërimit, Berisha nuk surprizon, fitues në të gjitha degët

Zgjedhja për kreun e PD-së/ Përfundon procesi i numërimit,
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së, procesi i numërimit drejt fundit, kush pritet të marrë drejtimin

Zgjedhjet për kreun e PD-së, procesi i numërimit drejt fundit,
x
BREAKING NEWS

Aksidenti i rëndë me vdekje në superstradën Lezhë-Shkodër, policia jep detajet

Aksidenti i rëndë me vdekje në superstradën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja për kreun e PD-së, dalin rezultatet në disa qytete, ja kush kryeson

Zgjedhja për kreun e PD-së, dalin rezultatet në disa qytete, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së, përfundon numërimi i votave në Dibër, ja fituesi

Zgjedhjet për kreun e PD-së, përfundon numërimi i votave
x
BREAKING NEWS

Zgjedhja për kreun e Partisë Demokratike, mbyllet votimi

Zgjedhja për kreun e Partisë Demokratike, mbyllet votimi
x
BREAKING NEWS

Moti bën ndryshimin drastik, çfarë pritet të ndodhë të hënën

Moti bën ndryshimin drastik, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Publikohen shifrat, sa persona kanë votuar deri në orën 17:00, ja kush kryeson

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Publikohen shifrat, sa persona kanë
x

Opinion / Editorial

Pse po shkatërrohet Partia Demokratike?!

Pse po shkatërrohet Partia Demokratike?!

Kriza e rëndë që ka kapur Partinë Demokratike të Shqipërisë padyshim është kronikë e paralajmëruar që kulmoi në Korrik 2021 në Kuvendin PD si fasadë dhe butafori e ri-përsëritur prej tetë vitesh në opozitë.

Fatmirësisht e kuptova qartësisht që partia po shkonte drejt greminës së pashmangshme duke kërkuar që në fillim të herës si pak zëra brenda PD-së për ri-themelimin e saj, si e vetmja mundësi reale për të ri-theksuar tezat bashkëkohore dhe hapur një garë reale konkurruese me ide dhe vizion jo-vetëm për kryetarin e saj por në tërësi për lidershipin e ri që do kishte një staturë të pa-kontestueshme dhe me legjitimitet të plotë jo-vetëm në antarësi por edhe ne sytë e publikut dhe gjithë shoqërisë shqiptare.

Këto ditë ndërsa analizoja filmin amerikan e kohëve të fundit“Don’t look up” që ironizon totalisht politikën dhe pa-aftësinë e saj për të vepruar në kohën e duhur dhe momentin e duhur në shërbim të njerëzimit si shkak-pasojë e kapjes së shtetit nga individë me qëllime dhe axhenda thellësisht personale. Aty flitet për një kometë që do shuaj botën dhe që nga malinjiteti dhe vaniteti për pushtet nuk merret seriozisht nga pushtetarët duke krijuar hap pas hapi, kaos dhe terror derisa vjen fundi. “Don’t look up” ka gjetur në mënyrë të përsosur dhe ironike “se njerëzimi është në rrugën e duhur për të bërë gabime nga të cilat tashmë nuk mund t’i rikuperojmë, dhe ne nuk duam ta shohim atë(pra fenomenin) dhe nuk dimë çfarë të bëjmë edhe kur atë e shohim.

Realisht duke parë këto imazhe kinematike mu krijua një paralele me absurdin politik që po kalon vendi ynë në mënyrën e përdorimit dhe shpërdorimit të pushtetit ku ndërmjet tyre jo-vetëm që nuk ka më kufij por që peshorja ka anuar fort nga shpërdorimi pa kufij i tij(shiko vetëm çështjen e inceneratorëve dhe kuptohet qartë abuzimi i paskrupullt me pushtetin).

Gjithësesi, ky vend nuk paska “hall” vetëm pozitën dhe qeveriun që po e mpin shoqërinë tonë, ku sipas studimeve të IDM Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim kemi nivel të lartë “të kapjes së shtetit, ligjet e bëra me porosi, korrupsionin në politikë dhe gjyqësor”, por paskemi “hall mbi hall” kur kemi edhe opozitën e degraduar nga pikëpamja organizimit, pa alternativë fituese dhe pa shpresë për të ardhur pushtet.

Së pari kam kohë që citoj faktin se Lulzim Basha jo vetëm duhet të sfidonte vetveten me një garë reale brenda PD-së pasi të ishte dorëhequr nga posti I kryetarit pas humbjeve të një pas njëshme për të çliruar dhe dhënë frymarrje të plotë garës konkurruese, por me vendimin e tij personal ndaj Sali Berishës pa asnjë konsulencë partiake apo forma referendare, tashmë do të duhej të garonte me Doktorin në një garë te hapur me të, dhe kështu qartësisht mund të laheshin hesapet me të shkuarën dhe jo me gjysma-kuvendet e Bashës dhe të Berishës që të kujtojnë hijet skematike të kongreseve të diktaturës që i dihej fillimi dhe fundi.

Lulzim Basha nuk mund të fshihet nën retorikën anti-amerikane duke damkosur shumë e shumë demokratë që janë larg tij jo vetëm për shkak të vendimmarrjes së tij thellësisht personale për pushtet absolut brenda PD duke shfrytëzuar pabesisht hallin e Berishës por mbi të gjitha janë larg tij sepse tashmë ai nuk frymëzon si lidership, gjithashtu edhe Berisha nuk mund të fshihet tek partia e tij për “non gratën” nga departamenti i shtetit amerikan, këta dy lidera aktualisht humbës në llojin e tyre sot duken si faqet e ndryshme të një monedhë por që vlerën e kanë të njëjtë duke më kujtuar një fjalë të urtë: “Humbjen e quajmë vdekje, vetëm mos mësojmë asgjë prej saj. Prandaj asnjëherë nuk meditojmë ndryshimin, por hakmarrjen.”

Akti i fundit i “sulmit dhe kundërsulmit” në godinën e Partisë Demokratike i ka njollosur përfundimisht të dyja palët duke mbajtur akoma peng për një kohë të gjatë opozitarizmin e vërtetë që i duhet shoqërisë përkundrejt një qeverie që çdo ditë e më shumë shton e qetë zullumet e veta.

Fatos Lubonja citon shpesh faktin që më mirë me tre banda PS-PD-LSI sesa me dy banda PS-PD sepse kështu kanë kontroll më të madh ndërmjet tyre dhe shpërndarje më të madhe interesash ndaj pushtetit, dhe sinqerisht asnjëherë nuk kam qenë dakord me mikun tim Lubonja për teorinë e tij të bandave edhe pse është një analizë realiste në situata të caktuara, por tashmë fatkeqësisht kemi katër banda PS-PD1-PD2-LSI, kështu që tmerri vazhdon dhe nuk paska të sosur, korrupsioni vazhdon dhe nuk paska të sosur, kapja e shtetit vazhdon dhe nuk paska të sosur.

Padyshim në këto kushte duhet një alternativë e re opozitare, duhet një zgjim i ri, kuptohet që ambienti i kontaminuar politik me gaz lotsjellës majtas-djathtas nuk jep shumë shpresë për të pasur një klimë të tillë alternative të çliruar nga “politikanët oligarkë” por është një domosdoshmëri jetike e një shoqërie që po asfiksohet çdo ditë e më shumë nga aroma e qelbur e korrupsionit përgjatë viteve të demokracisë dhe e pa-barazisë përballë ligjit. Partia Demokratike sot nuk ka thjesht nevojë për ri-ngritje apo ri-strukturim, ajo ka nevojë të shkundet dhe ri-gjenerohet totalisht nga kulti I kryetarit, nga rraca e servilave dhe mediokritetit që ka prodhuar në vite si pasojë e zhdukjes së dialogut dhe komunikimit të lirë politik brenda saj, që degradoi në 8 Janar 2022 në luftë bandash brenda llojit duke njollosur dinjitetin dhe kauzën çdo demokrati të thjeshtë e të ndershëm.

Shoqëria shqiptare është e zhuritur për alternativa të reja, ajo nuk I beson më politikave të vjetra dhe të konsumuara që merr votën e tyre me nivel batutash, ajo ka nevojë emergjente për vizione të reja që në radhë të parë të vijnë nga personazhe me integritet profesional dhe politik, si dhe nga grupe interesi të orientuara realisht drejt të mirës publike. Nuk është e largët dita e konfigurimeve të reja politike si domosdoshmëri e kohezionit politik për të “shembur të vjetrën majtas-djathtas” ashtu siç ka ndodhur e po ndodh në shumë vende europiane.

 

*Aktivist Politik