BREAKING NEWS

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të gjithëve: Vetëm këto do jenë ditët e pikut, ndërsa lajmi i mirë është se numri i të prekurve do të ulet...

Pëllumb Pipero optimist jep mesazhin që na qetëson të
x

Opinion / Editorial

 Pse po vetëshkarkohet presidenti?

 Pse po vetëshkarkohet presidenti?

Këtej nga anët tona qarkullon një thënie shumë e bukur. “S’qe e thënë të varej pallë në Kalanjas”. Kjo sikur është krijuar për lumëmadhin Basha. Edhe atë çikë kryetarllëk formal që i kishte lënë Berisha, vajti ia mori Meta, që tani kryeson opozitën. Dhe ne tani nuk do ta quajmë më president, sepse me veprimet që po bën, është vetëshkarkuar. Nëse nuk jeni të bindur, shikoni zhurmën që bëri Meta atë ditë që takimi i donatorëve të botës, mbështeti Shqipërinë dhe vlerësoi figurën e Ramës. Sa mbaroi Meta të ashtuquajturën konferencë, na doli Bardhi i PD dhe i mbajti iso. Si e pa që Basha nuk po tundej të thoshte një fjalë, e thirri atje dhe i tundi këmbët, që të mbledhë opozitën. Nga ana tjetër Lulushe Monika deshi ta ndizte në Durrës, por të paktën e mbështeti të shoqin me zhurmime. Fakti që presidenti na del i alarmuar sa herë që diç lëviz kundër tij, tregon se ai është në një hall tepër të rëndë. Lajmëron për konferenca shtypi dhe nuk del, pastaj nxjerr lajmin të përsëritur gjithë ditën për një konferencë të jashtëzakonshme dhe nuk thotë asnjë gjë të zakonshme. Pastaj zapton televizionet e flet e flet, po nuk thotë asgjë. Pretendon se do të nxjerrë disa dekrete, po harron se ç’fat kanë patur dekretet e tij. Ikën nga televizionet dhe thërret kryetarin e opozitës, të cilit i qahet, kur presidenti është asnjanës. Na del me Kushtetutë në dorë, ku është sanksionuar paanshmëria e tij dhe thërret në ndihmë opozitën. Tregohet i paanshëm, por del e deklaron, se i tha të shoqes të mos ikte nga Kuvendi. Ka filluar e hap qitapet e vjetra, ku gërmon mos gjen ndonjë të metë të kundërshtarëve. E ka harruar funksionin e tij dhe është kthyer në hetues. E ka paditur zotin Dvorani dhe kjo është normale, po pse nuk është i qetë, por del e kërkon shkarkimin e tij. Ai e ka paditur Dvoranin në prokurori, përse nuk pret përfundimin e hetimeve, po del në konferenca shtypi dhe përsërit akuzat e tij si të reja? Kush e pengon presidentin me suitën e tij të paaftë t’i shpjerë prokurorisë fakte të reja, po i nxjerr nëpër konferenca? Ato janë kompetencë e drejtësisë, e cila heton e gjykon në bazë të fakteve, jo të thashethemeve. Presidenti na kritikoi Kuvendin, që i kërkoi mendim Venecias dhe nuk priti përgjigje, kur vetë e padit Dvoranin në drejtësi dhe nuk pret përfundimin, po del e flet për të! Na përbetohet se do të ngrejë popullin e opozitës kundra një milion e ca shqiptarëve, që kanë zgjedhur për t’i udhëhequr shumicën qeverisëse. Kushtetuta i ka dhënë të drejtë presidentit të punojë me dekrete e ligje, jo të hedhë një grup njerëzish kundër shumicës.

Çfarë ka presidenti me Kuvendin e Shqipërisë, të cilin edhe nuk e njeh, edhe i dekreton ligjet që nxjerr? Përse ky Presidenti nuk u drejtohet organeve të drejtësisë, kur Kuvendi na qenka antiligjor, po na deklaron që do të ngrejë popullin për të shkarkuar Kuvendin?! Përse nuk është legjitim Kuvendi apo në krizë? Me se u zëvendësuan vendet e bojkotit? A nuk ishin emrat e listave, që kishte dorëzuar në KQZ çdo parti? Tani na dalin ca teoricienë e na gënjejnë edhe presidentin, se ata nuk i paska votuar populli! Po përse i futën partitë dhe i pranoi KQZ, kur na qenkan marrë nga rruga?! Presidenti nuk e kupton se çdo ditë na i vë nga një këmbë mbi Kushtetutë. Ç’punë ka presidenti të thërresë kryetarin e opozitës? Një President i paanshëm i thërret të gjitha partitë kur shikon shkelje të Kushtetutës, të cilën nuk e bëri as kur nxori dekretin për anullimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Me këto veprime që vetëm krijojnë zhurmë mediatike, ne kuptojmë se presidenti dhe dikush rreth tij janë në rrezik dhe për të kapur ç’të kapin, do të ngrejnë atë që ata e quajnë popullin e armatosur për të shpëtuar kokat e tyre. Prapa presidentit do të jetë ndonjë shok i tij, që ka kohë që punon nën rrogos dhe tani ndërsen presidentin për të shpëtuar. Po Presidenti nuk është as opozitë as popull, ai flet me ligje për të ruajtur popullin e tij. Doli e na deklaroi në mënyrë kërcënuese, se do të dalë e të nxjerrë fakte të reja më të rënda kundër atyre që shkelin Kushtetutën dhe ligjet. Po kush e ka ndaluar presidentin për të parandaluar shkelësit e ligjit? Përse na i ruajtka këto faktet e rënda presidenti? Po a e di presidenti se sa herë e ka shkelur Kushtetutën? Ai vazhdon të ngushëllohet me shprehjen e Komisionit të Venecias, se nuk e ka shkelur Kushtetutën aq sa të shkarkohet. Po kjo është një degë lisi që nuk e mban dot Presidentin, se sa e rëndë është shkelja e Kushtetutës nuk e vendos Venecia, por Gjykata Kushtetuese. A e kupton presidenti se çfarë drejtësie kishte vendosur Partia Demokratike që gjykonte popullin? Dhe çuditërish, të gjithë ata që e kanë frikë drejtësinë e re, janë ngritur kundër dënimit të kriminelëve dhe hajdutëve që po denoncon çdo ditë drejtësia. Përse dalin në mbrojtje të tyre, kur ata, që i ka nxjerrë SPAK jashtë sistemit të drejtësisë, nuk e kanë hapur gojën, se e dinë që i kanë bërë hakarete këtij populli? Kjo e ka penguar ngritjen e gjykatave dhe strukturave të reja, në të cilën mbahet në leshin e kokës edhe presidenti.