BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse qytetit të kulturës, ja urrejnë pranverën "tuj ja ndalu me ardhë"?!

Pse qytetit të kulturës, ja urrejnë pranverën "tuj ja

Nuk ka më mrekulli shpirtërore, kur në makinë dëgjon Rrik Ndocin me "Pranvera ka fillu me ardhë" dhe që vazhdon - "e bylbyli nis me k'ndu". Nuk ka asnjë qytet tjetër, jo vetëm në Shqipëri që i këndon pranverës si në Shkodër. As si sasi këngësh, as si tekste dhe as si zëra e talente muzikore. Por qyteti i madh i veriut dhe kryeqyteti kulturor e historik në shekuj prej kohësh nuk njeh "pranverë". Nuk ka qytet tjetër që i ka "recitu e k'ndu" më shumë begatisë, lulëzimit, virtyteve, dashnisë, bukurisë, lagjeve, sportit, dritareve me lule dhe vajza, portave, ballkoneve, plot me flokë të verdhë apo sy të zinj, gazit njerëzor dhe humorit shoqëror dhe sidomos luleve. Po po, kalojnë mbi 1000 këngë të dikurshme dhe të kohës më vonë. Askush më shumë dhe më me mrekulli muzikore dhe letrare, nuk ka një sasi të tillë. Nuk mund të përmend emrat e njerëzve të artit dhe muzikës apo poezisë e prozës, sepse jo vetëm janë kaq shumë dhe për kohë të gjata pa shkëputje (kur shumë qytete në Shqipëri nuk ekzistonin), por sepse po t’i mbledhësh të gjitha trevat shqiptare nuk vijnë as te gjysma e kësaj mrekullie shkodrane. Dikush mund të lodhet, por nuk i mbledh normalisht në trashëgimi të vjetra, kurrë një sasi të tillë impresionante.

Por sot "pranvera realisht nuk vjen dot". Për fat të keq, por për faj të madh të vet shkodranëve dhe për krim të armiqve kulturorë dhe politikë të saj në themel dhe me një patologjizëm shumë vjeçar, të pështirë e të ndyrë. Në të vërtetë sot në 2020-ën Shkodrën nuk e duan që ajo të këndojë "pranvera ka fillu me ardhë". Praktikisht ja urrejnë pranverën e saj. E kanë alergji dhe pa frikë e them një tmerr nëqoftëse ju vjen kur ata nuk e kanë mendjen. Shkodra këndon bukur dhe është prodhuese kulturore kur jeton mirë. Ajo përpara se të jetë një "kreshnike malesh" është një "dashnore shekujsh". Por monstrat politike e kanë kuptuar se po ta bëjnë të jetojë keq - ajo është si bylbyli që nuk këndon më ose kur "asht në kafaz k'ndon për maraz". Por Shkodra ka fajet e veta. Meqë sot jemi një ditë mbas 85 vjetorit të lindjes së një prej korifenjve të letrave shkodrane apo njeriut më të drejtpërdrejtë (ka dhe të tjerë) që ka pasur Shkodra si në diktaturë dhe post diktaturë Skënder Drinit, mu kujtua një e thënë e tij. Po më tregonte se si babai i tij, njeri më influencë dhe zyrtar i lartë në kohë monarkie kishte shkuar me pajton në një nga rrethinat e Shkodrës dhe kishte parë që fshatarët aty lejonin gomarin dhe lopët që të shkonin përpara në shtëpi dhe vetë ishin pas tyre. Gomari dinte rrugën dhe njerëzit "fill pas tij". Drini më thotë: Babai im më tha se megjithëse kishte shëtitur botën, Ballkanin, nuk kishte parë askund që gomari të printe njeriun dhe ta çonte në destinacion. Këtë po e shikonte vetëm këtu. E Shkodrës sidomos mbas viteve 1990 (edhe më përpara sidomos mbas 1945-ës) i ka ndodhur që ti prijë gomari dhe lopët. Qeshja me të dhe isha i qartë se nuk po bënte shaka - e kishte përnjëmend. Sot Shkodra është eksperimenti më i turpshëm në Shqipëri. Ku një administratë "bashiste" bashkëpunon marrisht me një këshill bashkiak rilindist. Medemek antikomunistët e famshëm me ato që ju thonë bij dhe pasardhës të komunistëve, punojnë bashkë. Nga ky produkt administrimi Shkodra është qyteti i madh i Shqipërisë, që nuk ka asnjë shërbim, asnjë investim dhe asnjë përparim ekonomik dhe urban. Po asnjë fare. Qoftë dhe një fasadë të lyer, absolutisht asgjë. Sidomos këto gjashtë shtatë vitet e fundit të një deliri administrativ pa krahasim. Imagjinoni qytetit të Luigj Gurakuqit, Hil Mosit e Daut Buriçit me Ivanajn, kryeministri Rama i ka larguar Drejtorinë e Arsimit dhe arkivat. Njërën e ka çuar në Lezhë dhe tjetrën në Rrëshen. Në fakt edhe Drejtorinë e Arsimit të Tiranës e ka çuar në Durrës, por Durrësi ka qënë një kryeqendër dikur dhe Tirana një hiç përpara se Kongresi Lushnjes ta bënte kryeqytet. Me Shkodrën është patologjizëm i Komandantit të Legjionit të Surrelit. Më kujtohet se kur ja kishin shkruar një fjalim (termat referuese për Shkodrën) ta mbante në fushatë elektorale, një nga këto poetet femra apo arkitektët në Tiranë që ja tregonte "lavdinë e Shkodrës", kaq marrëzisht e kishte mbushur fjalimin me emrat e qytetarëve të një religjioni të vetëm, saqë të tjerët kur mbaroi fjalimin komandanti thanë: Mor ky burri që foli e di Shkodrën vetëm të.... kësaj feje... Pastaj erdhi një ditë që ja dorëzoi Shkodrën horrave dhe akoma më vonë po ashtu partinë dhe ju dha një shqelm qytetarëve shkodranë të majtë, të cilët u vunë mes dy zjarreve. Po në mes të "antikomunistëve të famshëm të Sali Berishës gjysma bashkëpunëtorë të sigurimit" dhe horrave të Ramës që as kishin "din e iman" dhe nuk njihnin as shkodrançen qytetare, e dikush nuk kishte as pasaportizim në qytet. Pa ndonjë dallim kaq të madh nga Sali Berisha që deklaronte se për Kuvajtin i kishte folur babai, kurse për Shkodrën kishte lexuar librat e Edith Durhamit. E ky burri i sillte Shkodrës për ta mbajtur nën kontroll një filozof politikash hahaha të djathta si Jemin Gjana, i cili duhet të komandante qytetarë të Shkodrës me shtëpi treqind vjeçare në qytet dhe lidhje patriotizmi shtet formuese të tilla që bëjnë të ulë kryet kushdo në Shqipëri, por dhe pinjollë familjesh të rrahura, por dhe lartësuara nga turku, Zogu, Italia dhe Enveri. Familje me piano kur krahina e të deleguarit kishte rrugë kohore të gjatë për urbanitet. Kurse Lulzim Basha po këtyre ju dërgonte Flamur Nokën dhe i "bindeshin" aty njerëz të një lagjeje në Shkodër që ka nxjerrë Gurakuqin, ose artin dhe kulturën, por dhe patriotizmin e Shqipërisë, që të gjuanin me "molotov" sikundër thoshte kryetarja e bashkisë si qytetare e Shkodrës së tregtisë së persekutuar nga siç thonë - "komunizmi". PD-ja në Shkodër e "instruktuar" nga post komunistët e Tiranës dhe e komanduar nga shumë prej shërbëtorëve të Sigurimit të Shtetit prishi koherencën qytetare duke akuzuar sa andej e këndej - komunist ky, komunist ai dhe ndërkohë që prishnin jetën e shumë qytetarëve normalë që kishin vuajtur njësoj si të gjithë nën komunizëm, lejonin të hipnin dhe bënin qejf sigurimsa dhe maskarenj hajdutë të kohës së Enverit që kishin vjedhur, ishin kapur dhe pastaj kishin shërbyer. E bënin këtë se kishin në majë tyre kryekomunistin e partisë ose Sali Berishën. Me të tilla marrëzi lanë dhe Shkodrën për faqe të zezë, akoma më keq partiake dhe politikisht armiqësore që i ngjante si dy pika uji të dikurshmes me komitet partie, për të mos thënë akoma më keq. Futeshin në punë vetëm njerëzit e kësaj kategorie dhe po ashtu u zotëruan arti, kultura, biznesi, ndërtimi, tregtia, policia, doganat, të gjitha me flamurin e PD-së dhe fotografinë e Sali Berishës. Sot Basha i ka ndarë në disa "tarikate" që nuk dihet se ku fillon dhe mbaron inati dhe urrejtja për njëri-tjetrin. Kurse PS-ja i bënte fresk dhe ju bën sërish fresk. Të dy partitë e mëdha dhe LSI-ja apo partia e kuotave dhe vendeve të punës njëherë të hequra për socialistët dhe një herë për demokratët, i kanë bërë keq Shkodrës dhe ajo i ka lejuar të tallen me të. Dikur Nano i binte një nga Puka si "filozof" për të kontrolluar dhe mësuar PS-në e Shkodrës dhe Fatos Nano kishte dhe një batutë të tijën që thoshte: Ça rri në Shkodër or burrë, a nuk e di se ajo e bën "shu..ën" kundra erës. Hahaha, po po, deri këtu ishte i qartë dhe djali i Thanasit. Megjithëse ishte më liberali dhe më i "dashuri" në konceptet e tija - liberal "zyrë dhe punë harruese". Po pse Berisha, Nano, Rama, Basha dhe shumë të tjerë në Tiranë nuk e duan realisht në qenësinë e tyre qytetin e Shkodrës? Pse, çfarë kanë me të?

Ata e dinë ose dikush ja thotë, se Shkodra, njerëzit e saj, janë trashëgimtarë të pjesës më aristokratike legjendare të kombit. Borgjezë deri në palcë e tregtarë deri në fije të flokut. Janë kapadainj, mendjemëdhenj dhe të gjatë, por dhe të humorit dhe trimnisë. Janë të zotë dhe sportivë, letrarë dhe ekzibicionistë të gjithanshëm. Të talentuar dhe intelektualë si majtas dhe djathtas. Të rebeluar ndaj të gjithë regjimeve. Kështu që akoma më me ashpërsi dhe më me perversitet se sa Enver Hoxha, tentuan dhe pothuaj ja kanë arritur ta shpartallojnë qendrën e saj, ta varfërojnë, t’iu japin arratinë talenteve dhe ta mbushin Shkodrën me kopukë që kanë mbushur zyrat sot dhe disi dje. E djathta mashtruese e Berishës, ju hoqi aristokracinë dhe kreativitetin, por dhe pasurinë, kurse e majta korruptive horre e Ramës po ju heq përfundimisht qytetarinë. Berisha e dinte që në Shkodër dikush do t’ia "kujtonte" se ku kishte lindur dhe pse kishte shkuar aty, do t’ia përmendte origjinën e tij dhe besimin e vërtetë politik të tij. Veprimtarinë e tij pranë Enverit dhe partisë së tij. Rama e di se nuk do të merret vesh kurrë me qytetarët shkodranë, sepse ato jo vetëm ja kthejnë, por dhe tallen me të. Po po dhe me çorapet me ngjyra dhe brekushet dhe fluturat në mure. Tregohen arrogantë më shumë se ai vetë dhe nuk mund ti frikësojë dot. Kaq shumë frikësohej dikur sa që kur ishte në rrezik, thërriste gangsterë t’i siguronin rrugën në ndryshim kur donte të vinte në kohë të Nanos (që e linte me të ndenjura në çimento) dhe që në Shkodër e sillnin - shoqëronin intelektualë, që më vonë ai i flaku në rrugë si e ka zakon. Po këto gjëra di dhe Basha, i cili kupton se në Shkodër qytetarët normalë e dinë se për kë punon dhe kujt realisht i shërben. Prandaj nuk e duan dhe nuk do ta duan kurrë Shkodrën të tillë levendë politikë të korruptuar dhe antishkodranë. Prandaj nuk duan as pranverën të fillojë me ardh në Shkodër. Mirëpo "tash e mbrapa" nuk e kanë fajin ata, por Shkodra vetë.