BREAKING NEWS

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90 dëshmitarët e mbrojtjes, GJKKO thërret Shkëlzen Berishën dhe 71 dëshmitarë të akuzës për aferën e “Gërdecit”

SPAK rrëzon Fatmir Mediun, bie kërkesa për 90
x
BREAKING NEWS

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë Shkëlzen Berishën, ja çfarë pritet të thotë dëshmitari “kyç” i tragjedisë së Gërdecit

Hyn në skenë njeriu i amerikanëve që do fundosë
x
BREAKING NEWS

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria pas sinjaleve të shërbimeve të huaja

SPAK nuk i ndahet Saimir Tahirit, ish-ministrit i merret nën hetim pasuria
x
BREAKING NEWS

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe “Sky” me kriminelët, Balla paralajmëron "tërmet" në Policinë e Shtetit

Dosjet e SPAK për përgjimet në “EncroChat” dhe
x
BREAKING NEWS

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i pjesëmarrjes të deputetëve, nis dezertimi nga aksioni politik i ish-sekretarit të Përgjithshëm të PD

Shkalafitet çeta anti-amerikane Berisha-Bardhi, bie numri i
x
BREAKING NEWS

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën në veri të Kosovës, ja dokumenti që zbërthen prapaskenat e bujshme

Edi Rama merr udhëzime nga Vuçiç për situatën
x
BREAKING NEWS

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk programohen disbursime nga programi deri në 2025

OLAF do të vijojë hetimet për fondet nga IPARD II; Nuk
x
BREAKING NEWS

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë Toptani përballë Ismail Qemalit

Tradhtari Edi Rama përballë heroit Albin Kurti si Esat Pashë
x

Opinion / Editorial

Pse rriten investimet e huaja?

Pse rriten investimet e huaja?

Në dy vitet e fundit, investimet e huaja të drejtpërdrejta tek ne kanë shënuar rritje të shpejtë. Shtimi i fortë në turizëm(vetëm gushti 2023 solli mbi dy milionë vizitorë të huaj) dhe politikat nxitëse qeveritare në të gjithë sektorët e ekonomisë, kanë gjeneruar shtim të kapitalit  të huaj në sektorë si hoteleria në bregdet, hidrokarburet, energjia e rinovueshme nga dielli dhe era, aeroportet, si dhe në pasuritë e paluajtshme. Të huajtë tanimë nuk i step dhe frikëson më mish-mashi me të drejtat e pronës private në Shqipëri. Reforma në drejtësi dhe veprimtaria e SPAK, edhe pse në dukje pa shumë domethënie mbi kapitalin e huaj, në të vërtetë ka rritur garancitë për shtetin e së drejtës tek ne.Të huajtë ndihen të sigurtë jo vetëm kur kalojnë rrugëve tona, por edhe kur investojnë paratë e tyre. Vitin e kaluar, investimet e huaja të drejtpërdrejta arritën në 1.4 miliardë euro, ose 33 përqind më shumë se në vitin 2021. Ato shënuan rekord të ri edhe në dy tremujorët e parë të këtij viti. Shtimi domethënës i investimeve të huaja direkte në Shqipëri është evidentuar edhe nga UNCTAD, agjensia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ekonominë dhe Tregtinë. Në një raport të tij të botuar kohët e fundit, UNCTAD bën një analizë të investimeve të huaja mes 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor(duke mos përfshirë Kosovën, pasi Kosova nuk është vend anëtar i Kombeve të Bashkuara). Sipas UNCTAD, Shqipëria në Ballkanin Perëndimor renditet në vend të dytë për investimet e huaja direkte për frymë dhe si total të investimeve, duke lënë pas  vende si Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina. Në raportin e UNCTAD, vlerësohen nismat e ndërmara nga Shqipëria në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe prodhimit të energjisë së rinovueshme. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimeve të huaja arriti në 308 milionë euro vetëm në tremujorin e parë janar-mars 2023. Kjo shifër përfaqëson vlerën më të lartë të investimeve të huaja të drejtpërdrejta, të regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit. Fitimet e riinvestuara kanë qenë faktori më përcaktues në shifrat rekord të investimeve të huaja edhe për këtë vit. Gjatë vitit të kaluar, sipas Bankës së Shqipërisë, fitimi i riinvestuar përbënte më shumë se 53 përqind të totalit të investimeve të huaja. Gjatë këtij viti, ato u përqëndruan kryesisht në sektorin e hidrokarbureve, në masën 21 përqind, në industrinë e nxjerrjes së naftës bruto. Investimet nga kompania e mirënjohur ndërkombëtare Shell, e cila ka 12 vite në Shqipëri, kulmuan me zbulimin e naftës në thellësinë 6002 metra në Pusin Nr. 5 të Shpiragut në Berat, në gusht të këtij viti. Rritja e çmimeve të naftës bruto në bursat ndërkombëtare krijon stimuj për rritje të mëtejshme të investimeve në këtë sektor. Po mbi një të pestën e investimeve të huaja direkte e ka përbërë në këta dy tremujorë të parë të këtij viti, tregu i pronave. Ndër pasuritë e paluajtshme, janë kryesisht apartamentet, ato që janë blerë nga shtetasit e huaj, sidomos në bregdetin e Shqipërisë. Kjo është arësyeja pse investimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhanë edhe ato kontributin kryesor në shifrën rekord të investimeve të huaja direkte edhe për vitin 2022. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për vitin e kaluar, investimet e të huajve në pasuri të paluajtshme në Shqipëri kapën vlerën e 291 milionë eurove, ose mbi 21përqind të vlerës së përgjithshme të investimeve të huaja direkte në vendin tonë në vitin 2022. Të tjerë sektorë me peshë të lartë të investimeve të huaja direkte ishin ai i ndërmjetësimit financiar, në masën 14 përqind dhe ai i energjetikës, në masën 12 përqind. Sektori financiar dhe sidomos ai bankar përfaqëson në vijimësi një faktor me peshë në investimet e huaja direkte, falë nevojave periodike që kanë bankat për të shtuar kapitalin e tyre aksioner. Duke parë kontratën e përfunduar nga qeveria shqiptare për ndërtimin e një kompleksi turistik dhe marine në Durrës, me vlerë 2.1 miliardë euro, kontratën për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, si dhe kontratat për parqet fotovoltaike dhe eolike, parashikimi për investimet e huaja direkte deri në fund të këtij viti është që ato do të tejkalojnë shifrën rekord të vitit të kaluar prej 1.37 miliardë euro. Me këtë ritëm, investimet e kapitalit të huaj mund të kalojnë edhe vlerën e 1.5 miliardë eurove këtë vit, si dhe të jenë në rritje të mëtejshme edhe gjatë viteve 2024 dhe 2025.