BREAKING NEWS

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit
x
BREAKING NEWS

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data
x
BREAKING NEWS

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që
x
BREAKING NEWS

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe
x
BREAKING NEWS

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

"Kryeministri duhet të përballet me të
x
BREAKING NEWS

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja
x
BREAKING NEWS

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë
x
BREAKING NEWS

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon
x

Opinion / Editorial

Pse “Samiti i BE për Ballkanin perëndimor”, pikërisht në Tiranë?!

Pse “Samiti i BE për Ballkanin perëndimor”, pikërisht

Duke parë se çfarë do të diskutojë  Samiti i BE në Tiranë, me datën 6 dhjetor 2022, nuk gjej ndonjë lidhje të veçantë me Tiranën, as me Shqipërinë e as me Ballkanin. Samiti në fjalë, mund të mbahej në kryeqendrën e BE, Bruksel, ku shpenzimet për organizimin, zhvillimin dhe sigurimin e tij, do të ishin më të pakta në këtë kohë krize e rreziqesh. Shqiptarët i gëzoheshin këtij Samiti, që mbahet në kryeqytetin e tyre, se mendonin që do të fliste e vendoste konkretisht për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës dhe për përshpejtimin e proçesit të pranimit të Shqipërisë e të Kosovës në Bashkimin Europian. Por axhenda e këtij samiti do të jetë: Çështjet e luftës në Ukrainë; Kriza e energjisë; Çmimi i naftës dhe gazit; Siguria; Sfidat e klimës; Bursat për të rinjtë; Heqja e tarifave për “roaming”. Ajo që e lidh vendin tonë drejtpërsëdrejti me Samitin në fjalë, është “kuota” prej 50 milion lekëve (sigurisht lek të rinj), që qeveria shqiptare do të vërë në dispozicion për pritjen, akomodimin dhe sigurimin e personaliteteve të BE dhe shpurës shoqëruese të tyre. Po ku qëndron dilema, që unë ceka qysh në kryetitull, për këtë çështje? Plot 46 vjet, Europa plakë, nuk la gurë pa lëvizur për të futur këmbën e saj “lyer me miell të bardhë”, brenda piramidave tona me mbishkrimin RPSSH. Plot 46 vjet pa ndërprerje, nuk e pushoi propagandën kundër sistemit socialist në Shqipëri, shoqëruar edhe me ankimet e mallkimet e Papës së Romës, për shtypjen që “regjimi diktatorial” u bënte qytetarëve shqiptarë.  Plot 46 vjet, “sirenat” e Circes europiane, nuk pushuan së ndjelluri shqiptarët, që të kapërcenin, ose më saktë, ta shembnin “murin” që i ndante nga “Nënlokja” Europë“, ku i priste “parajsa tokësore perëndimore”. Më në fund, “muri” në fjalë ra, por sapo shqiptarët morën “yrysh” që të përqafonin “Nënloken” e madhe Europë, ajo u ktheu prapanicën, duke u thënë: Daleni, këtu hyhet me rregulla, me leje, me përzgjedhje, me para me vete, etj. etj., pengesa që në vitet e para të “yryshit”, shumë nga shqiptarët i detyruan të linin kockat nëpër malet e Gramozit dhe në ujërat e Adriatikut e të Jonit. Sigurisht më vonë, u krijuan edhe lehtësira, gjer në liberalizimin e vizave, por edhe pas kësaj, shumica e shqiptarëve vijon të punojë në të zezë, duke zëvendësuar “skllevërit” e shekujve 18 e 19, të kolonive të dikurshme të Europës.  Ajo që është një paradoks i vërtetë, edhe pas tridhjetë viteve të lëvizjes së lirë, pa “piramida” e “klone kufiri”, Europa plakë, ende nuk e pranon Shqipërinë në oborrin e saj. Plot tri dekada ajo luan me vendin tonë “si macja me miun”, megjithëse Shqipëria dhe shqiptarët janë qendra e Kontinentit, dhe madje ata që nisën zanafillën e këtij kontinenti. Nuk po flasim për “lojën” me liberalizimin e vizave për shqiptarët e Kosovës dhe as me mosnjohjen e Republikës së tyre nga disa prej shteteve të Europës, lojë që së bashku me “bisedimet” e stërzgjatura që BE drejton midis qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, përbëjnë një “pëlhurë të dytë” të Penelopës së lashtë greke. Dikush, që lexon këto radhë, mund të më kundërvihet, duke më thënë  se kështu siç po flas, bie në kundërshtim me mikpritjen e përmendur të shqiptarit. Përgjigja ime: Miku që vjen në shtëpinë e shqiptarit, nuk ka nevojë të marrë me vete roje sigurie. Mikun e shqiptarit nuk mund ta prekë kërkush, sepse për shqiptarin miku është më i rëndësishëm se gjithë robtë e shtëpisë. Një Zot Shtëpie që nuk është në gjendje të sigurojë mikun e konakut, ai nuk është zot shtëpie, dhe si i tillë, nuk mund të ketë, e as të presë miq. Po, në fund të fundit, pse BE zgjodhi të zhvillonte Samitin e saj në Ballkan dhe konkretisht në Tiranë, duke vënë në rrezik edhe zhvillimin normal të punimeve të tij? Sipas meje, dy janë arsyet: E para dhe më kryesorja: Lufta në Ukrainë, çka e vërteton edhe pika e parë e diskutimeve të Samitit në fjalë. Së dyti: Kryeministri ynë, Edi Rama, në tiradën e tij për të lënë “gjurmë” në histori, ka lobuar pranë drejtuesve të BE, që Samitin e radhës, ta quajnë “Samiti për Ballkanin” dhe ta zhvillojnë në Tiranë. Kësaj kërkese, nuk kishte asnjë arsye të mos  i përgjigjeshin pozitivisht. Liderët e BE, kanë plot mundësi financiare t’i zhvillojnë mbledhjet e tyre në çdo vend të Europës, e madje edhe më tej saj, përderisa kanë në dispozicion taksat e rreth gjysëm miliardi qytetarësh të komunitetit të tyre, pa llogaritur qindarkat tona. Duke shkruar këtë pikën e dytë, m’u kujtua një episod nga marrëdhëniet e vendit tonë me ish Bashkimin Sovjetik të viteve gjashtëdhjetë. Delegacioni i PPSH, kishte shkuar në Moskë, për bisedime me Hrushovin dhe udhëheqës të tjerë të partisë e të shtetit sovjetik. Ishte periudha kur marrëdhëniet tona me Hrushovin ishin plasaritur. Gjatë pritjes, me qëllim që kjo “plasaritje” në marrëdhëniet të mund të “saldohej”, në muhabet e sipër, nxorën dhe ofruan “karotën”, duke thënë:  “Po sikur të zhvillojmë një mbledhje të përbashkët të Byrove Politike të Partive tona në Tiranë, jeni dakord ju shqiptarët”? Sigurisht propozimi kaloi së bashku me dollinë e radhës, por realisht nuk u realizua. Se ai që drejtonte delegacionin tonë, kishte arritur ta njihte fort mirë “mikun” e madh, i cili, asgjë nuk bënte jashtë interesave të shtetit të tij të stërmadh. Se si më ngjau ky episod me Samitin e BE, tashmë të fiksuar për t’u zhvilluar në Tiranë!