BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Pse SHBA-të nuk kanë dështuar kurrë në Ballkan

Pse SHBA-të nuk kanë dështuar kurrë në Ballkan

Vendi më demokratik dhe më i fuqishëm në botë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një ndikim të jashtëzakonshëm në Ballkan, sidomos në vendet e Ballkanit Jugperëndimor. Në çdo nismë të tyre të 25 viteve të fundit, ato kanë qenë të suksesshme. Mjafton të kujtojmë bombardimet e NATO-s në Serbi në mars-qershor 1999, të kryesuara nga forcat amerikane. Këto bombardime i sollën lirinë Kosovës dhe shtruan udhën e krijimit të shtetit të lirë të saj 9 vite më vonë. Në maj 2017, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-ve për Europën dhe Euroazinë, Hoyt Brian Yee, i mbiquajturi “buldozeri”, ngaqë tregohej mjeshtër për të sheshuar mosmarrëveshje politike, brenda pak orësh zgjidhi situatën e komplikuar në Maqedoni, pas sulmit të dhunshëm mbi Parlamentin maqedonas të përkrahësve të kryeministrit Gruevski. Qetësoi gjendjen në Kosovë që mbante zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe përgatiti terrenin për marrëveshjen e 17 majit 2019 në Shqipëri. SHBA-të ishin pas uljes së tensioneve dhe zgjidhjes së çështjes së emrit të Maqedonisë së Veriut një vit më vonë, mes kryeministrit maqedonas Zoran Zaev dhe kryeministrit grek Aleksis Tsipras. Ky kontribut solli anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancën Atlantike të Veriut (NATO). Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin kumbarët e reformës në drejtësi tek ne, me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili në letrën drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë më 7 korrik 2016, cilësonte se “SHBA-të janë aleat strategjik i Shqipërisë. Ndikimi politik në drejtësi kërcënon shoqërinë. Kërcënimi i shoqërisë dobëson aleancën tonë. Shqipëria me demokraci të fortë, interes kombëtar i SHBA-ve. Kurse vetëm dy ditë përpara votimit në Kuvend të paketës së ligjeve për reformën në drejtësi, duke ndryshuar dhe shtuar shumë nene të reja në Kushtetutë, gjatë një proteste të shoqërisë civile në Tiranë, Ambasadori Lu deklaronte se “Qytetarët po kërkojnë ndryshim. Pushtetarët kanë frikë. Unë po i dorëzoj partive politie udhëzimet mbi këto pasoja që vijnë direkt nga Uashingtoni, por i siguroj se janë të rënda dhe afatgjata” (https://www.dailymotion.com/video/x4ttzk8). Ishte ky kërcënim dhe presion fare i hapur, që detyroi ata jo të paktë ndër të 140 anëtarët e Parlamentit tonë që i ndruheshin reformës, ta votonin që të gjithë të frikësuar reformën në drejtësi natën e 21 korrikut 2016, duke u gdhirë 22 korriku 2016. Me shpresë se më vonë do të arrinin ta mbysnin në djep këtë reformë. Dhe në fakt, e ngadalësuan seriozisht atë, por nuk mundën ta ndalnin. Shpallja më 19 maj 2021 e ish-drejtuesit historik të Partisë Demokratike si person të padenjë, së bashku me familjen e tij, për të udhëtuar në SHBA, është sprova më e fundit e vendit më të madh demokratik në botë se e ka seriozisht me garantimin e ndërtimit të shtetit të së drejtës tek ne. Një shpallje e tillë shërbeu si një vendim gjykate për moralin publik të shërbimit ndaj qytetarëve, i cili ndan dy epoka në Shqipëri. Atë të pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë publikë, të kapur qoftë edhe thjesht në trafikim influence në kryerjen e detyrave të tyre, me epokën e shtetit të së drejtës, ku secili zyrtar që abuzon me postin, e ka të pamundur t’i shpëtojë ndëshkimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë thjesht të pamundur të dështojnë në Ballkanin Jugperëndimor, veçanërisht në Shqipëri. Janë me mijëra arsye për këtë, por po përmendim vetëm dy. Në 6 mars të vitit 1920, 101 vite më parë, Presidenti i 28-të i SHBA-ve, Woodrow Wilson vendosi të mos lejojë copëtimin e Shqipërisë, të ndarë nga Traktati i fshehtë i Londrës i vitit 1915 dhe marrëveshja e fshehtë Tittoni-Venizelos( përkatësisht ministër i Jashtëm i Italisë dhe Greqisë së asaj kohe), duke mbrojtur me forcë parimin e vetëvendosjes së popujve. Ky parim ishte ndër më të rëndësishmit në planin e tij prej 14 pikash, për t’i dhënë fund Luftës së Parë Botërore. Ne sot ia dedikojmë ekzistencën tonë si shtet pikërisht këtij personaliteti dhe politikës së hapur dhe në garantim të së drejtës së vetëvendosjes për popujt e vegjël, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. SHBA-të e kanë mbrojtur gjithnjë kombin tonë dhe në vitin 1999 i thanë “NDAL” gjenocidit të Millosheviçit në Kosovë, me bombardimin e NATO-s mbi Serbinë në muajt mars-qershor 1999. SHBA-të ishin po ashtu arkitektët e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës 9 vite më vonë, më 17 shkurt 2008. Nëse sot ne kemi dy shtete shqiptarë në gadishullin tonë dhe faktori shqiptar është më i fortë se kurrë për të mbrojtur interesat tona të ligjshme, kjo i dedikohet vetëm amerikanëve. SHBA-të nuk dështojnë kurrë në Ballkan, sidomos në Shqipëri. E ardhmja e reformës në drejtësi dhe ndërtimit të plotë të shtetit të së drejtës tek ne është më e sigurtë se kurrë më parë.