BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Pse shoqëria shqiptare “21 janaristët” do t’i votojë më 25 prill?!

Pse shoqëria shqiptare “21 janaristët” do t’i

Sot është një ditë mbas dhjetë viteve të 21 janarit 2011. Jemi dhjetë vite mbas në kohë të asaj ngjarje, e cila jo vetëm i dha fund protestës normale demokratike në Shqipëri, por ka devijuar demokracinë në mënyrë gati të pakthyeshme ndaj tiranokracive funksionale në të ashtuquajturin “shteti ligjor” në Shqipëri. Njerëzit e përgjegjësisë së vrasjeve politike ose Sali Berisha dhe Lulzim Basha në atë kohë kryeministër dhe ministër i Brendshëm dhe njeriu me lot krokodili sot Edi Rama bashkë me Presidentin e Shqipërisë si subjekt për të cilin po bëhej protesta me 21 janar, janë dhe njerëzit që populli shqiptar do të votojë në 25 prill. Po ju kërkojnë votën. Këta individë janë “21 janaristët” ose katër individët, rreth të cilëve sillet jo vetëm 21 janari, por dhe demokracia e gjymtuar dhe shëmtuar shqiptare dje dhe sot. Sali Berisha ose kryeministri i cili mbrojti godinën e sulmuar nga dy axhendat e PS-së si pas ambasadorit Arvizu, duke vrarë katër të pafajshëm në bulevard, duke ndaluar hetimet, duke mbrojtur kriminelët që qëlluan dhe duke kërcënuar se do të vriste shefin e opozitës po të dilte dhe një herë në shesh. Lulzim Basha si ministër i Brendshëm të cilit policia iu kap në kurth dhe rrahu njerëz mbasi lejoi të goditet, por dhe nuk mbrojti institucione, duke vrarë pa faj katër qytetarë në bulevard nga e ashtuquajtura gardë. Ilir Meta për të cilin u bë protesta e socialistëve. Njeriu që ishte fokusi dhe subjekti i protestës dhe që u kap me bllokun (700.000) e regjistrimeve të mikut të tij të partisë. Edi Rama ose shefi opozitës që kishte partinë e protestës paqësore afër vetes dhe pastaj afër Kryeministrisë “dispononte” ose po shikonte dhe agjendën e forcës kundër godinës dhe policisë, duke goditur atë me dhunë dhe një egërsi të madhe dhe duke djegur dhe vandalizuar çdo gjë. Njeriu që premtoi për drejtësi dhe nder të vrarëve dhe tani me cinizmin patetik të tij thotë nuk jemi në 1945-n që të bëjmë drejtësi të atillë. Po dhe harron që një gardist e ka bërë shef të madh lokal Partie Socialiste. Njeriu që vendos karafila me pikërisht cinizmin e një artisti që pikturën e tij politike të shëmtuar e shet për gjënë më moderne dhe të realizuar në botë. Tani të katër këta “21 janaristët” e famshëm shqiptarë, ky vend, Shqipëria, kjo shoqëri ose ky popull sikundër jemi mësuar t’i themi vetes, do t’i votojë me 25 prill të 2021-shit. Sepse po ato janë. Sali Berisha dhe Lulzim Basha, por dhe Edi Rama dhe Ilir Meta që janë aktorët, regjisorët dhe skenaristët e 21 Janarit, do t’i kërkojnë votat shoqërisë shqiptare me datën 25 prill. Berisha do t’u marrë votën shqiptarëve si ish presidenti i vjedhjes së zgjedhjeve në 26 maj 1996, si fajtori kryesor i piramidave dhe rënies së shtetit në 1997, si autori kryesor i sulmit mbi institucione në 1998. Si njeriu kryesor i plasjes së Gërdecit. Si njeriu i urdhërit apo dhe komandanti i madh i 21 Janarit ku u vranë katër të pafajshëm. Lulzim Basha do t’iu kërkojë votën si ministri i Brendshëm i 21 Janarit dhe ministri Transporteve të Rrugës së Kombit dhe ministri Jashtëm i firmës për detin. Por Lulzim Basha do të kërkojë votën përsëri dhe për 17 majin e 2017-s ku shiti kauzat dhe opozitën në përgjithësi te Rama. Meta do t’i kërkojë votën me anën e LSI-së për bllokun dhe pastërtinë e figurës për të cilën u çua Rama dhe opozita më 21 janar dhe që mbasi u vranë katër të pafajshmit, Rama që thotë “nuk jemi në 1945-n” e bën President të vendit njeriun për të cilin u bë protesta. Kurse Rama vetë, do t’ua kërkojë votën për shumë arsye dhe sërish dhe për 21 janarin e karafilave të tij ku drejtësia sigurisht nuk ka vepruar, por Rama nuk ka harruar për t’i pasuruar familjet e ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të Brendshëm të 21 janarit. Nuk ka harruar dhe nuk ka penguar për t’u pasuruar familjet e “autorëve të 21 Janarit”. E sigurisht asgjë nuk iu ka munguar si afera të tilla korruptive as atyre dhe kryesisht as vetes. Por ajo pjesë e shoqërisë që voton të katër “21 janaristët” nuk ka faj fare. Ajo i ka të katër komponentët e njerëzve që bënë 21 janarin dhe në prill kërkojnë votën në karakterin e saj. Sepse ajo shoqëri që voton të katër individët është po ashtu në karakter si ata të katërt. Po pra është ish-komuniste si Sali Berisha dhe iu thotë atyre që nuk kanë qenë kurrë komunistë se – jeni komunistë. Po një pjesë ish-komuniste e fundit e votuar “demokrativisht” në Europë. As PK e Kinës nuk ka komunistë të kohës së Mao Ce Dunit sikundër kemi ne bie fjala Sali Berishën. I ngjan Berishës se kujton se Kryeministria është kulla tij. I ngjan Berishës se kujton që “demokracia” është lufta e klasave e dikurshme e PPSH-së, por e plazmuar në PD-në e djeshme dhe të sotme. I ngjan Berishës se kryetarin e partisë e di dhe pronarin e saj. I ngjan Berishës se nuk njeh ligjin dhe nuk pranon mendimin ndryshe. Por ka dhe një shoqëri që i ngjan Ilir Metës. Po, që e duan partinë personale dhe familjare dhe mundësisht fabrikë parash me poste pune. Ka një shoqëri shqiptare që si karakter i ngjan dhe Bashës dhe që “nuk ka bosht kurrizor politik”. Që nuk ka fjalë të mbajtur dhe nuk ka veprim kauze të çuar deri në fund me vullnet politik konstant. Një shoqëri që si Basha nuk ka forcë vullneti dhe asnjë të dhënë për të qenë lider i fortë në ide dhe program politik. Ka në shoqërinë shqiptare një pjesë që si Basha nuk do të jenë kurrë alternativë politike e konsoliduar dhe besnike në demokraci. Por në Shqipëri është dhe një pjesë shoqërore që i pëlqen dhe është si Rama. Por që si të gjithë ato më lart korruptohen, por si Rama e shesin artistikisht për ndershmërinë më të përkorë. Është një pjesë e shoqërisë që sillet si Rama, pikërisht cinike dhe fyese me ata poshtë dhe padyshim përkëdhelin dhe përdorin servilo-sejmenët sidomos gra afër tyre. Ka në shoqërinë tonë plot që si Rama pikturojnë shtetin dhe nuk e ndërtojë kurrë atë. Ka plot në shoqërinë shqiptare që bëjnë arrogantin sa më shumë të akuzohen për korrupsion dhe krim ekonomik dhe politik. Në shoqërinë shqiptare është një fashë e madhe që nuk i bën përshtypje vjedhja shtetërore dhe grabitja e parave tona, të taksave tona. Po dhe iu ngjan të katër individëve të 21 janarit të vitit 2011. Prandaj dhe do të dalin dhe do t’i votojnë. Do të votojnë se kanë një të përbashkët të madhe që është “mitomania”. Të përbashkëtën e madhe të “folklorizmit primitiv mesjetar shqiptar” në politikë. Po e kanë këtë të përbashkët një pjesë e shoqërisë me Berishën, Bashën, Metën dhe Ramën. Prandaj dhe do t’i votojnë më 25 prill të 2021-shit të katër “artistët” e krijimit dhe lartësimit të 21 Janarit.