Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pse shqiptaret duhet të bashkohen me LDE

Postuar: 20/03/2019 - 07:09

Miq,

LDE - Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë ka një kumt për çdo shqiptar.

Kushdo që e do ndryshimin, të lërë mënjanë frikën dhe ankimimin e të na bashkohet neve. Ne jemi partia e së nesërmes. Asgjë nuk do të jetë më si është sot. Të mëdhenjtë dhe të fuqishmit e së djeshmes dhe së sotmes do ti shihni të bien dhe zvarriten si vemje, si e meritojnë. Asnjë shans nuk e kanë ti mbijetojnë kohëve të reja që po vijnë e do të vijnë se s'bën. Shqipëria do të jetë Perëndim dhe Perëndimi do ta ketë Shqipërinë, shtëpinë e tij të paqtë, të zhvilluar e të sigurtë. Mos kini më frikë nga askush. Të gjithë këta trimat, horrat, sundimtarët dhe çakejtë e batakçinjtë e djeshëm dhe të sotëm, nuk kanë më dhëmbë. Janë duke ikur. Nuk ju bëjnë dot më gjë juve. Dhëmbët që u kanë ngelur i kanë veç për rezistencën e fundit në vetëmbrojtjen e tyre. LDE po ngrihet ngadalë por sigurtë me fuqinë e qytetarit të ndershëm, tê thjeshtë e të papërlyer. Bashkohuni me ne, që të jemi së bashku historibërës në këtë vend. Ne të mirët dhe të merituarit, të ndershmit dhe të vuajturit, sakrifikuesit dhe të papërlyerit jemi shumica absolute në këtë vend. Guxoni. Guxoni. Guxoni. Së bashku jemi fitimtarë.

Bashkohuni me LDE e të konkurojmë së bashku në çdo bashki si alternativa dhe sigla e qytetarëve të thjeshtë, të ndershëm dhe të papërlyer. Të guxojmë si të mirë, të gjithë bashkë për të ndryshuar lagjet tona, fshatrat tona, qytetet tona, vendin tonë. Herët a vonë ne do t’ia dalim. Patjetër. Kjo është pak, por e sigurtë. Ju mirëpresim në LDE. Na kontaktoni:

E-mail: [email protected]

Whatsapp: 0684060131

Ose na shkruani edhe këtu në inbox në facebook, linkedin apo instagram.

Koha e të mirëve po vjen. Ne jemi parti opozitare. Ne jemi parti e qendrës së djathtë. Ne jemi besëlidhja e të mirëve dhe të merituarve. Ne jemi LDE. Ne jemi Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë.

Nga Arian GALDINI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/04/2019 - 07:28

Në të gjitha qeniet e gjalla, ku sipas ligjeve të natyrës ato lindin, rriten, zhvillohen, plaken dhe në fund vdesin, edhe te njeriu ndeshen këto procese, ku padyshim një vend me rëndësi zë edhe plakja.

Postuar: 24/04/2019 - 07:24

Tashmë të shkatërruar nga dështimet politike dhe nga rruga anti demokratike e braktisjes së vendi

Postuar: 24/04/2019 - 07:21

Kontrolli i Lartë i Shtetit, krahas idesë së ndalimit të përkohshëm të koncesioneve dhe partnerit

Postuar: 23/04/2019 - 07:26

Dihet fare mirë se ditëlindja e Heroit tonë kombëtar ka qenë më 23 Prill 1405.

Postuar: 23/04/2019 - 07:24

Çdo ditë e më shumë, opozita po u afrohet armëve për të shpëtuar nga krimet e vjedhjet që i ka bë

Postuar: 23/04/2019 - 07:23

Ditët e fundit mes lokalëve të Shkodrës dhe shtetit, nisi një polemikë mbi largimin e "DAR&q

Postuar: 23/04/2019 - 07:21

Lëvizjet e hazdisura të opozitës së vjetër, i ngjajnë filozofisë "kultiste" që adhurojn