BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Pse s’ndalet revanshi antidemokratik i Sali Berishës?

Pse s’ndalet revanshi antidemokratik i Sali Berishës?

Që pas shpalljes “non grata” nga DASH, revanshin antidemokratik i Sali Berishës  për  të pushtuar  me çdo kusht PD e për të përçarë opozitën nuk ka të ndalur. Ai nisi me foltoret mbushur me fanatikë të tij që I thurnin elozhe,  vazhdoi me  zgjedhjet farsë në bazën e PD, me  Kuvendin  grotesk të 30 prillit e mbledhjen e Këshillit Kombëtar më 6 maj, dhe do të finalizohet me rrëmbimin e postit të kryetarit të PD me 22 maj. Sali Berisha që nisi luftën  për demokratizimin në e  PD, vendosi autokracinë më të egër në PD, duke  emëruar  në strukturat drejtuese të saj njerëzit e tij besnikë. Sali Berisha që ulëret  me të madhe se shembi kryetarokracinë, u bë kryetarokrati më i madh, duke garuar i vetëm,pa lejuar kandidaturë tjetër alternative. Sali Berisha marshon drejt  uzurpimit dhe përçarjes “me sukses”  të PD  dhe gjithë opozitës, edhe pse ka përballë shumë  faktorë  kundër, brenda  dhe jashtë  vendit . Së pari, kundër synimeve të tij antidemokratike, është SHBA, kundërshti që e ka shprehur  hapur e në mënyrë të padiskutueshme  Sekretari  Amerikan i  Shtetit, Blinken, i cili  e shpalli atë dhe familjen e tij “non grata”  më 19 maj, me argumentin e patundur si “ish presidenti i korruptuar i Shqipërisë dhe minues i demokracisë.”  Edhe pse Sali Berisha, po përpiqet ta ndajë qëndrimin e Ambasadores Kim nga ai i DASH, nuk ka bërë gjë tjetër veçse e ka shtuar më shumë dozën e antiamerikanizmit. Zyrtarët më të lartë amerikanë  që kanë   vizituar Tiranën, jo vetëm kanë shmangur takimin me Berishën dhe anëtarë të tjerë të Komisionit  të Rithemelimit, por kanë deklaruar prerë,siç  ishte ai i zyrtares së lartë të DASH, Karen Donfried, që vizitoi Tiranën dy ditë para Kuvendit të Berishës se: ”Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë  dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Mund  t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim. Dhe është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së.”  I dërguari i SHBA për Ballkanin Perendimor, Gabriel Eskobar,është  shprehur hapur: ”Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptar . Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara .” Një zyrtar tjetër i lartë, Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi,  përsëri  e ka  injoruar plotësisht Berishën, duke shmangur takimin me të.  Si një nga pushtetarët më  të korruptuarit  Berishën e kanë cilësuar dhe personalitete të tjera si Tanya Domi, profesoreshë në Universitetin Columbia dhe eksperte e Ballkanit dhe  aktivisti shqiptaro amerikan,Geri Kokalari, një i persekutuar nga komunizmi , i njohur edhe si mbështetës i Berishës, duke u shprehur se  Berisha “është një autokrat i korruptuar dhe, në rastin më të keq, një diktator i vërtetë.” Përveç  faktorit ndërkombëtar, me qëndrimet uzurpuese dhe autokratike të Berishës, nuk pajtohen  as 35 deputetë të grupit parlamentar të PD, dhe të gjithë aleatët e saj , përveç Ilir Metës dhe Nard Nokës. Gjithashtu Sali Berisha sot është i papranueshëm për shumicën e strukturave  drejtuese të PD në bazë.  PD përgjithësisht nuk e ndjek më Berishën ,sepse nuk e do atë. Por kundërshtari  më i madh i Berishës  janë votuesit  shqiptarë, që e  larguan atë  me një milon shuplaka dhe i tmerron rikthimi i tij në pushtet. Sali Berisha i tillë,anti-demokrat dhe antikombëtar nuk u bë sot, por   ka qenë gjatë gjithës kohës  që ka drejtuar vendin, si president dhe kryeministër. Por si shpjegohet që   Sali Berisha çan me “shpatë në dorë” drejt fitoreve, pa pyetur  për “armiq” të  brendshëm dhe  të jashtëm?“. Madje kryeneçësia e tij  arrin deri atje, sa të  shkrehi dhe fishekun e   fundit ndaj SHBA, duke nxitur  frymën e antiamerikanizmit  me  hartimin e një peticioni drejtuar DASH, ku  kërkon largimin e ambasadores Kim, ose “guvernatores” siç e quan Berisha, duke i përmendur ambasadores  së nderuar  “Konventën  e  Vjenës”  dhe “statusin  diplomatik  të ambasadorit” e duke e cilësuar atë si ”përçarëse të opozitës.” Mos vallë Ambasadorja  Kim nuk e njeh Konventën e Vjenës!? Pastaj kush e përçau  opozitën,  Ambasadorja, e cila  këtu ka qenë prej dy vjetësh, apo Saliu pasi u shpall “non grata!?” A e njeh realitetin e viti 2022 dhe a e njeh situatën që kalojmë  plaku 80 vjeçar, me “ non gratan” mbi shpinë , që bën  veprime të tilla donkishoteske?   Lind pyetja ;  ku e gjen revanshisti   Sali Berisha forcën dhe kurajon për t’u  shpallur luftë të gjithëve? Së pari  duhet thënë se faktori  ndërkombëtar, dhe sidomos SHBA, janë kujtuar shumë vonë për t’i dhënë ndëshkimin e merituar Berishës, sepse krimet e tij kanë qenë të dukshme prej kohësh. Jo rrallë mbrojtja e tij është justifikuar për “ ruajtjen e stabilitetit në Shqipëri dhe me anë të kësaj, edhe në rajon”. Ish Ministri i Jashtëm , Milo,  ka deklaruar me përgjegjësi  ligjore se: “Pas  grushtit të shtetit në vitin 1998, u mblodh Parlamenti për heqjen e imunitetin të Sali Berishës. Gjatë asaj kohe, nën cilësinë e ministrit, pata takime me ambasadorin amerikan, gjerman dhe italian. Thuajse njëzëri  më thane,  se nëse arrestoni Sali Berishën, atëherë do t’u ndërpresim të gjitha ndihmat!”  Po nuk është vetëm  kjo mbrojtje e hapur e arrogante e Berishës pa asnjë argument. Në 21 janar, fill pas vrasjes së  katër protestueseve , Ambasadori Arvizu e quajti  Berishën “burrë shteti”, ndërkohë që  ndëshkimi  i tij duhej të ishte  maksimal. Edhe ish ministri  i Jashtëm  gjerman Rifkind, në vitin 2016, “i sforcuar” kërcënoi se “do të ndërpriste ndihmat e huaja në shenjë proteste ndaj sjelljeve diktatoriale të Berishës”, por ky “zemërim “  u fashit shpejt dhe vazhdoi mbështetja e verbër ndaj Berishës e cila vazhdon edhe sot. Këtë e tregoi para ca kohësh edhe ambasadori gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, i cili kur u pyet për shpalljen “non grata “ të Berishës, nuk pranoi të bënte asnjë koment. Akoma më tolerant ka qenë qëndrimi  Luigi Sorecës ndaj Berishës: “Ne punojmë me të gjitha forcat politike, ne kemi  bashkëpunuar me PD, edhe kur ajo ishte jashtë Kuvendit, dhe ne do të ndjekim zhvillimet  brenda partisë, asgjë nuk do të ndryshojë. Ne do të vazhdojmë të punojmë me të gjitha forcat politike.”  Së dyti vetë klaneve të caktuara politike në Shqipëri, u ka leverdisur që Berisha të endet i lirë, ose për të bërë politikë me të, ose për të mbuluar lidhjet e fshehta nepotike e pasuritë e paligjshme. Së treti Berisha është ngazëllyer edhe nga mbështetja që i japin  një grup  deputetësh e pseudointelektualësh që dinë t’i thurin atij vetëm elozhe. Madje një avokate berishistë, firmëtar e peticionit ,ka bërë padi ndaj Ambasadores Kim dhe shpreson se do ta ndëshkojnë atë, se siç mburret  ajo “paska larguar edhe Sorekën” me denoncimin “me fakte” që i kishte bërë. Së fundi veprimet e Berishës, si i korruptuar dhe minues i demokracisë, i ka mbuluar hapur ajo pjesë e drejtësisë së kapur prej tij, që ka vite që hesht para prapësive të tij. Kundër  kultit jetëgjatë të Berishës dhe krimeve të tij, nuk ka vepruar as ligji si drejtësi  dhe as demokracia si rotacion. Po të ishte ndëshkuar në kohën e duhur  Sali Berisha, nuk do të kishim as Gërdec, as 21 janar dhe as përçarje katrastofale të opozitës. Por, sado të mburret Sali Berisha për “fitore” ,e ardhmja e tij është e vdekur. Të mbaruar janë edhe ata që ndjekin atë. Berishën  nuk e shpëtojnë dot as lotët prej krokodili  të  Jozefinës, as buzëqeshja naive e Rudinës,  që pasi  nuk e kënaqi  karrierën e saj të sëmurë  në partinë që krijoi, u rikthye   tek familja “më e bukur në botë”, “në kujtim dhe plotësim edhe të amanetit” të të atit, as burrëria e Arben  Imamit, që zbriti nga tanku i ‘97 dhe  erdhi të mbështesë “ndryshimin”   që po bën “demokrati “  i madh Berisha , as Murrizi, që deri tani i ka ngulur shumë ”gjemba” Berishës  duke i quajtur “banda të dyja partitë”, as ideja “konservatore “ që po i veshin “Rithemeluesit “asaj, dhe    askush tjetër që ia rëndon  shpatullat  korrupsioni e pandershmëria.  Zotërinj të Rithemelimit, dëgjojeni zërin e faktorit ndërkombëtar, se  vërtet  ai nuk të sjell në pushtet, por ama të mban larg pushtetit…