BREAKING NEWS

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur paralajmëron arrestimin e Edi Ramës, ja aferat ku dyshohet se është përfshirë kryeministri

SPAK para “provës së zjarrit”, avokat i njohur
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me valixhet me euro nëpërmjet dy njerëzve të tij të besuar nga Kukësi dhe Fieri që përfunduan në burg, ja detajet nga afera e madhe që ndodhet në duart e SPAK

Idajet Beqiri: Si e ngriti Flamur Noka mini-fabrikën në Greqi me
x
BREAKING NEWS

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën, si po i varin shpresat tek njeriu i Donald Trump për të shpëtuar nga sanksionet e SHBA duke shitur ishullin e Sazanit, Evi Kokalari nxjerr detajet e forta

Ja pse Grenell është lidhja e dyshes Berisha-Meta me Edi Ramën,
x
BREAKING NEWS

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja detajet e marrëveshjes me dhëndrin e Donald Trump

Richard Grenell konfirmon pazaret Rama-Berisha për ishullin e Sazanit, ja
x
BREAKING NEWS

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për të ringjallur idenë e copëtimit të Kosovës, media gjermane plas “bombën”, ja çfarë fshihet pas investimit të dhëndrit të Donald Trump në ishullin e Sazanit

Edi Rama pazare të pista me Vuçiç dhe Grenell për
x
BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x

Opinion / Editorial

Pse (tanët) nuk kanë ngjashmëri me Presidenten Kolinda G. Kitaroviç?!

Pse (tanët) nuk kanë ngjashmëri me Presidenten Kolinda G.

Sigurisht që shoqëria jonë u afeksionua me presidenten karizmatike kroate dhe mike të shqiptarëve, zonjën Kolinda Grabar Kitaroviç! Po po, shumica e shqiptarëve dhe me kombëtaren e kroatëve u bënë dhe për këtë lloj afeksioni, për një grua të bukur dhe serioze, por dhe një presidente, e cila kishte dhënë shëmbuj të një personaliteti politik në përkujdesje ndaj shoqërisë kroate dhe vetë shtetit kroat, në drejtim të integrimit dhe europianizmit të theksuar!

Mirëpo si shoqëri jemi paksa sipërfaqësorë dhe padyshim kujtojmë se ky respekt vjen nga një grua me cilësitë e mësipërme, futbolli kroat, deri te vizita te ne, kështu që një shumicë njerëzish nuk interesohen më gjatë se ku qëndron dallimi i madh midis saj dhe krerëve të lartë të shtetit shqiptar si homologë dhe si figura të mëdha të politikës së vendit!

Në fakt, ka një dallim esencial mes homologëve të saj si presidentë dhe kryeministra në Shqipëri por dhe kur ishte ministre integrimit dhe ambasadore në USA! Kush është ky dallim që unë e konsideroj hendek të madh kulturor dhe politik mes Kolindës dhe personaliteteve të larta të politikës shqiptare!? Pse Kolinda është një prodhim ndryshe tyre?! Pse perëndimi demokratik i ka besuar dhe i beson Kolindës haptas dhe me kualitetin e figurës së qartë dhe të pranuar Europiane, një ballkanaseje, e cila nuk ka aspak nevojë për delirin kombëtaro-futbollistik "iliro kroat", që tifozeria brohoriti gjatë mondialit rus! Çfarë e bën Kolindën të ndryshme nga Berisha, Nano, Mejdani,Topi, Nishani, Majko, Meta, Rama në rolete tyre si Presidentë dhe Kryeministra të Shqipërisë!?

Unë e shikoj shumë të thjeshtë dhe padyshim ne na duhet kohë të fillojmë të nxjerrim "produkte njerëzore" politikisht dhe diplomatikisht perëndimorë si shkollim dhe jetë të tillë në "kohështrirjen e tyre biologjike"! Nuk është suksesi dhe siguria e Kolindës te bukuria dhe gruaja e tillë, as të gjuhët e shumta të saj, se sa te edukimi dhe arsimimi i kahershëm i saj në perëndim! Ajo ka lindur në Rijeka me 29 prill 1968 dhe si studente e mirë hyn në programin e shkollave të mesme që në moshën 17 vjeçe transferohet në Los Alamos në Neë Mexico për t’u diplomuar në Los Alamos Hihg School në 1986?! dakord? Tani cili prej atyre që përmenda më lart (jo vetëm ata, por dhe një dorë e madhe që nga Topalli dhe njerëz me të kaluar në persekucion) nuk ka bërë "hartime për PPSH-në" dhe nuk ka mësuar Marksizëm Leninizëm dhe u marrë me politikat anti religjion, anti kapitalizëm, anti demokraci e me anti treg të lirë e me anti NATO, por dhe anti USA e anti perëndim?! Ndërkohë që Kolinda shkollohej në Los Alamos këto që përmenda unë vazhdonin edukimin marksist leninist jo në Çeki, as ish Jugosllavi, as Hungari, biles as Poloni, as Rumani dhe as Bullgari, por në Shqipëri!? Ku nuk kishim bukë në bark për shkak të idiotëve që po linin popullin t’ju vdesë, nuk kishin veshje normale, nuk prodhonin më asgjë dhe mashtronim sepse kishte marrë fund dhe socializmi predikuar ngaqë e kishte vdekur vetë një klikë injorantësh dhe "aristokratëve" të klasës punëtore, nga më të pa arsimuarat në botë! Po pra Berisha, Nano, Mejdani, Topi, Nishani, Majko dhe Meta sëbashku me Ramën! Jepnin mësim në diktaturën më groteske të Europës, drejtonin organizatave partie, jepnin mësim arti në diktaturë të realizmit të marrë fund socialist, ishin ushtarakë të besuar, pedagogë të besuar të regjimit dhe studentë të mirë të regjimit si Majko dhe Meta?! Kolinda çohet të mbarojë shkollën e mesme në Los Alamos?! Vjen nga USA zonja Kolinda dhe mbaron tashmë në vitin 1993 Bachelorin e Fakultetit të Shkencave Humanistike e Shoqërore në Zagreb?! Nga ’95-’96, kur ne bënin marrëzinë e firmave piramidale dhe prishnim zgjedhjet e lira, zonja Presidente e Kroacisë diplomohet në Vienë në Akademinë Diplomatike! Në 2000-shin mori një master në "Relacionet Ndërkombëtare" në Zagreb! Nga 2002-203 ka vijuar "George Ëashington University" dhe ka marrë dhe bursë nga studio Luksiç për në "Kennedy School of Goverment" në Universitetin e Harëardit?! Por ka ndjekur dhe "School of Advanced International Studies" e Johns Hopkins University!? Në 2015-tën vijoi doktoraturën në fakultetin e Shkencave Politike në Zagreb!

Më vjen keq, por lidershipi ynë që prej 27 vitesh janë prodhim i shkollës së "Hell-it" dhe e kam fjalën jo të "hellit që piqet mishi" por të ferrit ideologjik të PPSH-së, pa pasur mundësinë e përvijimit dhe realisht shkollimit që në moshë të vogël jashtë dhe sidomos në USA!

Kolinda Kitaroviç, është prodhim amerikan dhe për më tepër ka qenë ambasadore në USA në kohën e Mesiç ose në vitin 2008! Të gjithë sukseset e saj si ministre dhe deri sa u bë presidente, janë një moment edukativ dhe shkollimi të vazhdueshëm perendimor?! Kolinda Grabar Kitaroviç është një prodhim politik dhe diplomatik thellësisht perendimor dhe kjo e dallon seriozisht dhe realisht nga këto tonët! Më vjen keq, por tanët janë prodhim thellësisht lindor dhe politikisht një edukim i ferrit ideologjik shqiptar! Që në vegjëli dhe deri sot, ata nuk kanë shanse të jenë perëndimor kulturalisht! Edhe ai që shet mend se është modern dhe është perëndimor, nuk është asgjë përveç se i llastuar i regjimit enverist dhe një oriental otoman me religjion jo të osmanëve si perandori!

Më vjen keq, por as amerikanët dhe as europianët, nuk kanë një lider të rëndësishëm dhe të besuar të tyrin në Shqipëri që të jetë prodhim i shkollës dhe vijueshmërisë të tillë – perëndimore! As zëvendësi i SB-së nuk është prodhim kulturor perëndimor, ka vetëm një pasaportë të tillë, por jo edukim real të tillë, sepse gjilpërën e "pushtetmbajtjes dhe kolerës së politikës idiote" ja kanë bërë që kur ishte adoleshent!

Kurse Kolinda është krejtësisht gjë tjetër dhe nuk ka lidhje me të tillë folklorikë ballkanas me edukatë enveriste! Ky është dallim i thellë. Ajo përfaqëson perëndimin dhe interesat e tij në Kroaci! Tanët përfaqësojnë "hell-in" dhe interesat e tij në Shqipëri!