BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Pse u tronditën kaq shumë me përmendjen e barit nga ambasadorja Kim, komunistët antikomunistë?

Pse u tronditën kaq shumë me përmendjen e barit nga ambasadorja

Kushedi sa herë për vite me radhë kemi dëgjuar shprehjen e famshme, e cila na ndiqte këmba- këmbës, në sallat e mbyllura, në ara, reparte ushtarake, në kufi, stane,s htëpi, vatrat e kulturës se: “Ne shqiptarët, bar do hamë dhe marksizëm leninizmin nuk e tradhtojmë”. Ishte një deklaratë standarde, që e citonim si papagaj dhe e përmendnim në çdo takim edhe ato rutinë, kudo që ndodheshim, si një mburrje e vendosmërisë dhe besnikërisë për idealin komunist. Ideal për të cilin dukej sikur ishim gati të vdisnim. Ishim kaq këmbëngulës në një kohë kur ata që e krijuan ideologjinë, ata që bënë revolucionin e parë socialist, vende të mëdha, të zhvilluara e kishin braktisur sistemin pasi ia kishin parë të këqijat dhe kishin vuajtur kufizimin e lirive dhe të drejtave, duke zëvendësuar demokracinë me diktaturën e proletariatit. Shqiptarët prej një gjysmë shekulli udhëhiqeshin nga kjo filozofi, e cila na dukej se ishte vetë jeta jonë. Të gjithë mburreshim se ishim nga pak komunistë dhe në gjak kishim me shumicë, Marksin e Leninin, ca më shumë Stalin e Mao Ce Dun, le më t`i ngjanim sadopak udhëheqësit tonë të shtrenjtë Enverit. Aq të vendosur e këmbëngulës ishim në shqiptarët në rrugëtimin tonë, sa jetën e jepnim, po ideologjinë kurrë nuk e tradhtonim. Kjo ndjenjë na shoqëroi për dekada dhe u rrënjos në ndërgjegjen tonë, si një injektim i fuqishëm nga i cili nuk u shkëputëm dot deri sa rinia shqiptare përmbysi sistemin që në themel kishte pikërisht ata barin që rritej lëndinave dhe si destinacion i parë shërben si ushqim për kafshët, po tek ne u kthye në ushqim për njerëzit në mungesë të të mirave materiale në kuptimin simbolik si sakrificë që ishim gati të bënim në emër të marrëzisë në një kohë kur ata që e propagandonin si filozofi na thonin të hanim bar, vetë jetonin në luks në bllokun e famshëm që kishte pak borgjezi në lulëzim dhe në ndryshim me Shqipërinë përtej gardheve, me dyqanet plot ku nuk mungonte asgjë. Kjo puna e barit, si betim dhe marrëdhëniet tona me të, janë të ditura dhe të njohura nga të gjithë shqiptarët. Po sakrifikimi i jetës, braktisja e të mirave materiale deri tek ushqimi në emër të idealit absurd, ishte vërtet teprim dhe përçmim për vetë jetën. Ne shqiptarët e të gjitha moshave, jo vetëm shtresa që jetoi në sistemin komunist, brezat që e sollën nga malet me pushkë dhe ata që e rindërtuan dhe instaluan themelet e socializmit ideologjikisht dhe fizikisht, po edhe brezat e mëvonshëm kanë lexuar për sakrificat e brezave të vjetër në emër të absurdit për një ideal, i cili ishte empirik, subjektiv, fluid që bashkëkombësit e ideologëve marksist nuk e kishin përfillur, përkundrazi e kishin hedhur tutje si ideologji që e zhvesh shoqërinë dhe njerëzimin nga shpirti dhe vetë jeta. Kur këtë temën e barit e citonte doktor Berisha dhe shumë të tjerë në temat e politikës në çdo auditor apo takim me mjekët, ky bari, kishte vlerën e arit, se e kishin thënë ata atje lart.

Kuptimi filozofik i shprehjes, doktor Berishën, si dhe shumë komunistë të tjerë e bënte krenar ideja se shqiptarët ishin të gatshëm të sakrifikonin jetën materiale për atë ideale, të braktisnin deri edhe bukën dhe ujin, veshjen dhe strehimin, komoditetin për ideologjinë. Atëherë, Berisha i jepte vetes të drejtë, ishte brenda kornizave të idealit komunist nga i cili udhëhiqej dhe nuk ishte i vetëm. Deri në nëntëdhjetën, sakrifica për t’u ushqyer me bar ishte e arsyeshme dhe e pranueshme, veçanërisht për ata që e propagandonin ideologjinë dhe ishin gati të sakrifikoheshin në emër të kësaj ideologjie. Atëherë bari, kuptohet simbolika e tij nuk i bënte përshtypje Berishës dhe askujt në bllok, gjithë atyre që ishin në shërbim të Byrosë Politike, ku doktori ishte pjesë e stafit të mjekëve, në roje të shëndetit të udhëheqësve komunistë. Edhe pse të ambientuar dhe rritur me këtë barin çudibërës në vend të bukës, duke ua grabitur bagëtive, sapo Ambasadorja e SHBA,Yuri Kim kërkoi që shqiptarët të mos mbeten peng të asaj ideologjie të sistemit të kaluar kur na udhëhiqnin komunistët, duke iu kujtuar se nuk duhet të mbeten robër të barit, ideologjisë, të vjetrës, të asaj që përmbysëm domethënë të ambientimit me atë ideologji që u përmbys me kontributin e PD që në fillimet e revolucionit antikomunist luajti rol të veçantë siç nënvizoi edhe zonja Kim. Po sa përmendi atë punën e barit, ambasadorja e cila ka të vetmin synim që demokracia në Shqipëri të përparojë e të zhvillohet që gjithnjë e më shumë të përqafohet e ardhmja e rrugëtimit europian të vendit tonë që të thellohen reformat në të gjitha fushat dhe efektit të menjëhershëm tek doktori që reagoi sikur ajo fjala bar trazoi folenë e grerëzave të cilët e pickuan. Pse vallë të mësuar dhe rritur me këtë punën e barit u hodhën përpjetë më shumë se kushdo ish-komunistët antikomunistë? Përmendja e barit të komunizmit, thënë nga ambasadorja, natyrisht nuk është në kuptimin e ngushtë apo morfologjik të fjalës. Të gjithë e kuptojnë se bëhet fjalë që në demokracinë që pretendojmë në këto tri dekada, askush dhe në radhë të parë liderët politikë duhet të jenë mendjehapur dhe të mos sakrifikojnë të sotmen, veçanërisht të ardhmen në emër të disa relikeve të politikës së vjetër, duke zbatuar në kushtet e reja të sistemit të ekonomisë së tregut të njëjtën logjikë, jetën e japim prijësin jo. Diplomatikisht, po pa doreza, ambasadorja Kim, kërkoi që politika dhe legjislativi shqiptar të pastrohet nga ata që konsiderohen non grata, siç u kërkua edhe më parë për të tjetëë, protagonist i cili u vendos në grykë të pushkës nga udhëheqësjia e PD-së, Basha së pari, i cili ngriti furtunë kundër Tom Doshit si të ishte armiku i këtij vendi dhe tani mban tjetër standard, mbron atin e vet shpirtëror, duke iu kundërvënë SHBA dhe nuk thotë asnjë fjalë mbi qëndrimin që i kërkohet të mbajë në emër të parimësisë mos pranimin në Parlament të non gratësit Berisha me të cilën krenohet e mburret si lideri i përkushtuar për dekriminalizimin e politikës shqiptare. Shembullin më shprehës në mbrojtjen e Berishës e dha Kongresi i PD, ku u tregua kujdes maksimal për t`i dhënë suport ish-kryeministrit, duke e mbrojtur me të gjitha forcat, duke iu kundërvënë vendimit të DASH për shpalljen non grata të Berishës. Kongresi në një sekuencë të regjisë të shfaqur, shpalosi duartrokitjet dhe brohoritjet pa fund për ish-udhëheqësin, sa eklipsuan edhe vetë kryetarin e saporizgjedhur, Lulzim Basha. Ishte organizim i menduar dhe skenari i shkruar që të gjithë të kuptonin, këtu në Shqipëri, po edhe përtej oqeanit DASH së pari, se demokratët e Shqipërisë për Berishën janë gati të sakrifikojnë marrëdhëniet me aleatin tonë strategjik, pa të cilin zor se do shijonim sot edhe pas tri dekadave demokracinë, le më të realizoheshin reforma kaq të thella që as mund të mendoheshin më parë. Duartrokitjet dhe brohoritjet u paraprinë dhe u shoqëruan me takimet e përzemërta të kryetarit aktual Basha me ish-kryeministrin Berisha. Demoktrativisht me përqafime të zjarrta, të ngrohta, kjo u pa si demonstrim uniteti dhe besnikërie, po edhe karshillëk ndaj vendimit të DASH që e shpalli non grata Sali Berishën.

Është vërtet e çuditshme si të gjithë ambasadorët e SHBA, politika e të cilit i dha pushtetin PD-së, janë shpallur të padenjë nga kjo parti, lidershipi i saj ndër vite! Në zgjedhjet e para pluraliste pas atyre të marsit, ishte kjo mbështetje që solli PD në pushtet. Po sot ambasadorët trajtohen si kundërshtarë, albanofonë që i kanë shërbyer partisë kundërshtare. E njëjta skemë pa asnjë ndryshim në qëndrimin ndaj ambasadorëve të SHBA vijon sot e gjithë ditën. Këtë herë, radha i ka ardhur ambasadores Yuri Kim. Faji i vetëm i së cilës është se do më shumë demokracinë dhe Shqipërinë se politikanët rrumpallë. Në konceptimin e saj është mbrojtja e lirive dhe të drejtave të qytetarëve të Shqipërisë dhe jo e politikanëve të djeshëm apo të sotëm. Pikërisht me këtë nuk është dakord Berisha ndaj ka mobilizuar tërë mullinjtë e erës për t`i vënë në shërbim të mbrojtjes të Berishës, gjoja se u fyen demokratët dhe qytetarët shqiptarë se Kim u përmend barin domethënë i këshilloi të largojnë nga mesi i tyre leshterikët. Po cili është ai shqiptar që nuk e kupton për çfarë bari flet Kim dhe përse qenkan fyer shqiptarët! E gjitha kjo është beteja tinzare e inatçore e Berishës, i cili e paraqet shpalljen non grata si vepër e lobingjeve të sorosistëve pa diskutim edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët si një komplot mbarë botëror paskan grumbulluar shpifje e thënie të kundërshtarëve dhe kanë bindur DASH t`i heqi vizë ish-kryeministrit?! Nuk kishte si ndodhte ndryshe. Si gjithnjë Berisha akuzon qeverinë dhe institucionet e shtetit për të dëmtuar figurën e tij. Për këtë punën non grata askush nuk mund të influenconte një vendim kaq serioz, i cili është marrë në koshiencë të plotë dhe është idiotësi të akuzosh qeverinë ministrat dhe kryeministrin se i paskan përgatitur letrat për non grata Berishës?! Nuk besoj të ketë një qytetar të botës pranë dhe larg që të ketë lexuar edhe një libër rë vetëm në jetën e tij, të besojë përralla të tilla, pa sens. Jo Sorosi, po askush nga institucionet dhe organizatat shoqërore nuk mund t`i japin mend DASH apo të ndryshojnë politikën rigoroze dhe të painfluencuar të SHBA. Është vërtet përrallë që duhet flakur akuza e Berishës se DASH vepron me porosi dhe mund të manipulohet nga njeriu i parë që mund t`i dalë përpara. Lidhja pa logjikë që bën Berisha për informacionet sekrete të Edi Ramës dhe pastaj kthimi i tyre në prova për shpalljen non grata të Berishës në Amerikë është vërtet një lajthitje logjike që nuk e besojnë as fëmijët, le më të rriturit e politikanët. Po pse Berisha sulmoi ambasadoren Yuri Kim dhe cili është qëllimi i deklaratës se do ulet denjësisht në sallën e Parlamentit pasi do përfaqësojë atje besimin e popullit? Dhe më tej Sali Berisha hidhet në sulm dhe fyen ambasadoren e SHBA, duke e akuzuar për cënim të dinjitetit të tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë?! Si është e mundur që ish-kryeministri flet me kaq pasion dhe shpall çfarë ai ka bërë për t`i treguar Sekretarit të Shtetit të SHBA që të studiojë edhe njëherë provat dhe informacionet pasi ai është i pastër dhe nuk ka asnjë hije mbi vete? Si është e mundur të akuzosh SHBA se të paskan goditur me të padrejtë dhe bën lidhje pa vend mes treshes, Rama-Soros-Fico? Kjo është qesharake. Shteti kampion i demokracisë nuk mbështet një palë kundër tjetrës dhe nuk është shtet që manipulohet nga askush aq më pak nga politikanët shqiptarë. Për të gjitha këto nuk tingëllojnë aspak normale sulmi i fuqishëm gati si furtunë kundër zonjës Kim nga ish-kryeminstri Berisha, i cili kot u trondit kaq shumë nga puna e këtij barit që citoi ambasadorja. Vallë bari fizik apo simbolika e tij pezmatoi dhe e tronditi kaq keq Berishën?!