BREAKING NEWS

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se ç'po ndodh me monedhat e tjera të huaja

Nuk ndalet 'kriza' e Euros dhe Dollarit, mësoni se
x
BREAKING NEWS

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë është diskutuar mes tyre

Rudina Hajdari pranon takimet me Agron Nezën, zbulon se çfarë
x
BREAKING NEWS

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund të dalë si i përdorur

Tragjedia e Gërdecit/ Gazetari ngre dyshimet e forta: Fatmir Mediu mund
x
BREAKING NEWS

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin, zbuloni se çfarë nga pret sot

Pritet kthesa e motit! Acari dhe i ftohti "mbërtheu" vendin,
x
BREAKING NEWS

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj përfitoi nga Klodian Zoto

Jo vetëm pagesa për hotele luksoze, zbulohet vila që Ahmetaj
x
BREAKING NEWS

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi tokë!

Gazetari Hoxha ngre tonet: Mjerë kush shkon atje, ferri është mbi
x
BREAKING NEWS

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto, ish prokurori zbardh detaje të forta: Indicie të rëndësishme...

Skandali Inceneratorëve/ Pagesat për Arben Ahmetajn nga Klodian Zoto,
x
BREAKING NEWS

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i brendshëm është më i rrezikshëm se ai i jashtëm

Artan Hoxha ka një mesazh për kryeministrin Rama: Armiku i
x

Opinion / Editorial

Pse u zgjodh Tirana për samitin e 6 dhjetorit?

Pse u zgjodh Tirana për samitin e 6 dhjetorit?

Vërtet, pse përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Evropian dhe presidentët ose kryeministrat e 28 vendeve anëtare të BE-së, nesër udhëtojnë për në Tiranë, dhe jo në Shkup? Të gjithë drejtuesit e strukturave kryesore të Bashkimit Evropian(Këshilli i Evropës, Komisioni Evropian, etj), nesër do të jenë në Tiranë. Po pse nuk vendosën për Shkupin, apo Beogradin? Ky i fundit është kryeqytet i shtetit dhe ekonomisë më të madhe të Ballkanit Perëndimor, tek e fundit. Por jo. Bashkimi Evropian vendosi ndryshe. Ja përse, nesër pasdite është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët në përgjithësi. E ftuar është edhe Kosova, me Presidenten e saj. Bashkimi Evropian shikon më shumë nga Tirana, për pesë arësye strategjike. Së pari, është faktori shqiptar në rajon. Ky faktor jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, Maqedoni të Veriut dhe në Mal të Zi, është i gjithi pro Perëndimit dhe Bashkimit Evropian. Si dhe i gjithi kundër ndikimit të Rusisë së Putinit në rajon. Ndryshe nga faktori serb apo i maqedonasve të veriut, ku shumë parti politike në këto dy vende, në mos edhe vetë qeveria e Beogradit, flirtojnë, ku hapur dhe ku fshehurazi, me Rusinë. Së dyti, Shqipëria, që nga 1 janari 2022, është anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit për periudhën 2022-2023. Në këto njëmbëdhjetë muaj, Shqipëria ka luajtur një rol aktiv dhe konstruktiv, duke bashkuar përpjekjet me të gjitha ato vende që synojnë ta bëjnë Këshillin e OKB-së më efiçient, më të përgjegjshëm, më transparent dhe më ndërveprues. Shqipëria u shqua në nismat e përbashkëta me SHBA-të dhe BE-në, për të dënuar agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës. Ky qëndrim nuk ka kaluar pa u vlerësuar nga Brukseli. Së treti, Bashkimi Evropian kërkon t’i japë mbështetje të ndjeshme dhe një vëmendje edhe më të madhe faktorit shqiptar, sidomos qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Jo më kot, edhe Presidentja e Kosovës ka marrë një ftesë zyrtare për takimin në Tiranë. Pavarësisht kundërshtive të forta në çështjen e targave të automjeteve të Serbisë në qarkullimin e tyre në Kosovë, Bashkimi Evropian po synon barazi në trajtimin e të dyja palëve, ndryshe nga sa ka vepruar më përpara, kur ka favorizuar disi palën e Beogradit, me shpresë se mos e joshte të shkëputej nga ndikimi rus. Tani që kjo joshje ka rezultuar dështim i plotë e gjitha, BE po kërkon të fuqizojë edhe më shumë faktorin shqiptar. Kjo është arësyeja kryesore pse ende në Beograd nuk kanë vendosur, as edhe 48 orë përpara mbledhjes, se kë do të dërgojnë në Tiranë, presidentin apo kryeministren e vendit. Së katërti, për Brukselin është parësore një qëndrim i unifikuar i shteteve të Ballkanit Perëndimor, të cilat ai i quan partnerë. Në draft-Deklaratën e samitit të Tiranës, thuhet se “Përderisa thellojmë bashkëpunimin tonë me partnerët, kërkojmë nga ta që të bëjnë përparim të shpejtë dhe domethënës drejt përshtatjes së plotë me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë“. Me fjalë të tjera, Bashkimi Evropian pret që edhe Serbia, në perspektivën e anëtarësimit në BE, duhet t’i bashkohet sanksioneve ndaj Rusisë, për shkak të agresionit të saj ushtarak dhe luftës që ka shkaktuar në Ukrainë. Serbia është i vetmi shtet në rajonin tone, që nuk iu është bashkuar sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë. “Qëndrimi krah BE-së është një sinjal i qartë strategjik i partnerëve, në kohën kur Rusia përshkallëzon luftën e saj agresive në Ukrainë. Vizioni i përbashkët i së ardhmes nënkupton edhe përgjegjësi të përbashkëta dhe vlera të përbashkëta“, theksohet në draft-Deklaratën e Tiranës. Edhe për këtë arsye të katërt, strukturat drejtuese të Bashkimit Evropian zgjodhën Shqipërinë. Pa dyshim, realizimi i takimit të nesërm në Tiranë është një vlerësim për qeverinë e sotme tonën dhe kontributin e saj në mbajtjen e paqes dhe dëshirës për integrim të rajonit drejt Bashkimit Evropian. Drejtuesit e Evropës së Bashkuar u besojnë fort sondazheve(pyetjeve paraprake mes grupeve të caktuara të popullsisë) dhe fakti që ende shqiptarët janë populli më entuziast dhe besues ndaj vlerave të integrimit në familjen e madhe evropiane, në krahasim me serbët, apo maqedonasit e veriut, është një arsye e pestë jo e pakët, pse Bashkimi Evropian zgjodhi Tiranën, dhe jo Shkupin, apo Beogradin.