
Ja dosja e re që rrezikon Edi Ramën, marrëdhënia me kinezin Patric HO që i hapi ekspozitë dhe pazaret Duçka-McGonigal me biznesmenin e goditur nga SHBA

“Senatorët” e PS i dalin kundër Edi Ramës për tradhtinë ndaj Kosovës dhe lojërat me serbët, lëvizja kundër Albin Kurtit e dyshimtë, kërkojnë mbështetje për kryeministrin kosovar

Ja prapaskenat që po luan Edi Rama me qarqet serbe për të futur KFOR në Veri të Kosovës dhe për të nxjerrë jashtë loje shtetin kosovar, skenar për ndërrimin e territoreve

Një dëshmitar i ri mund të zbarkojë në SPAK për të fundosur Shkëlzenin, ja informacionet “përvëluese” që ka për djalin e Berishës që e implikojnë në aferën e “Gërdecit”, nga takimi në zyrë me një mafioz, tek gabimi i madh që i kushtoi jetën Kosta Treb...

“Bomba” e Spartak Brahos: SPAK do fundosë një tjetër ministër, ja pse Sali Berisha sulmon Prokurorinë e Posaçme dhe kush është politikani që pritet të zëvendësojë Edi Ramën në krye të PS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Puçet ushtarake në kontinentin e zi dhe Rusia

Shkruar nga Dr. Elton Demollari 8 Shtator 2023

Mediat botërore kanë disa kohë, që po trajtojnë disa problematika të rëndësishme, që po ngjasin në disa vende afrikane të pasura me burime nëntokësore të mëdha. Nëpër këto flitet dhe shkruhet gjerësisht për grushte shteti të ndodhura nga ana e ushtrisë vendase, e cila ka marrë menjëherë pushtetin kryesor. Kaq papritur? - Janë ngritur kundër pushteteve shumëvjeçare dhe të korruptuara, që kanë zhytur vendet drejt greminës politike dhe ekonomike. Në fund të korrikut në Niger ushtria përmbysi presidentin e vendit Mohamed Bazoum në një grusht shteti, i cili nuk njihet nga asnjë vend në botë. Madje Unioni Ekonomik i Afrikës Perëndimore (ECOWAS) vendosi sanksione ndaj tij dhe ato do të jenë në fuqi, derisa të rikthehet ligjshmëria dhe shteti i së drejtës. Gjithashtu ECOWAS ka kërcënuar me ndërhyrje ushtarake në vend, ç`ka do ta pështjellonte dhe do ta përshkallëzonte edhe më shumë situatën në vend. Pavarësisht këtyre indiceve puçistët ushtarakë në Niger nuk ua bën syri tërr. Kjo vjen prej faktit, që të rinjtë në Niger po regjistrohen vullnetarisht për shërbimin ushtarak, sepse me këtë tregojnë mbështetjen e tyre për juntën ushtarake. Dhe e dyta, popullsia i frikësohet një zhvillimi si ai në Libi. Abdourahamane Tiani, sundimtari i ri i vetëshpallur në Niger, në një prononcim të fundit ka deklaruar: „As "Këshilli Kombëtar për Ruajtjen e Atdheut" dhe as populli nigerian nuk do të donin një luftë. Por, në mënyrë që të kuptojmë njëri-tjetrin saktë: nëse ka agresion kundër Nigerit, nuk do të jetë një shëtitje në park, siç imagjinojnë disa njerëz." Një fakt duhet ditur përpara grushtit të shtetit, që Nigeri ishte një nga partnerët e fundit demokratikë të SHBA-së dhe shteteve evropiane në zonën e Sahelit në skajin jugor të Saharasë. Amullia dhe kaosi vazhdon prej disa ditësh në këtë vend. Drejtimi më vonë nuk dihet. E njëjta situatë mbizotëron edhe në Mali, ku sundon juntat ushtarake, në një vend, që ka të gjitha kushtet më të mira për sukses ekonomik dhe lulëzimin e turizmit, por shteti afrikano – perëndimor ka vuajtur dhe vuan ende prej një kohe të gjatë nga konfliktet e brendshme politike, që kanë shkatërruar çdo mundësi për përparim avangard. Disa misione të OKB-së po përpiqen të stabilizojnë vendin dhe të rivendosin autoritetin shtetëror. Madje edhe Marrëveshja e Paqes e Algjerit e vitit 2015 kishte për qëllim të sillte paqen dhe pajtimin. Por zgjidhja për konfliktin e brendshëm është një mirazh, që duket se zhduket, sa afrohet. E njëjta situatë po ndodh edhe në Burkina Faso, ku sundojnë gjithashtu puçistët ushtarakë, të cilët kanë marrë pushtetin pas tërheqjes të trupave franceze nga vendi. Situata në vend vazhdon gjithmonë të përkeqësohet nga dhuna xhihadiste, si edhe nga prania në rritje e trupave Wagner, megjithëse qeveria e Burkina Fasos e ka mohuar dhe e mohon vazhdimisht punësimin e mercenarëve të Prigozhini si trajnerë për të trajnuar ushtarët e saj për përdorimin e pajisjeve të blera nga Rusia. Gjithashtu nuk duhet harruar pakti i bashkëpunimit, që kanë nënshkruar Nigeri, Burkina Faso dhe Mali, në të cilën është përcaktuar qartazi, nëse një nga këto tre shtete sulmohet nga armiqtë, atëherë të treja ushtritë duhet të ndërhyjnë dhe të vijnë në shpëtim. Një aleancë tipike fqinjësh! Këtij trendi nuk mund t`i shpëtonte edhe shteti i Gabonit, që shtrihet në Afrikën Qendrore në brigjet e Atlantikut. Pavarësisht se Gaboni ka pasuria të jashtëzakonshme me naftë, përsëri popullsia e tij, rreth 2.3 milionë banorësh, jeton kryesisht në varfëri dhe në skamje të tejskajshme. Të mos harrojmë, se Gaboni është shtet - anëtar i OPEC-ut (Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës). Ushtria gaboniane deklaroi, se barë puç ushtarak disa ditë pas bërjes së zgjedhjeve “demokratike” në vend, ku figura kryesore Ali Bongo Ondimba ishte rikonfirmuar në detyrën e presidentit të vendit. Ushtarakët – puçistë deklaruan anullimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe mbyllën kufijtë shtetërorë. Në vazhdën e kësaj fryme institucionet shtetërore vendase janë shpërbërë totalisht. Komiteti për Tranzicionin Institucional dhe Restaurimin (CTRI) vendi arrestimin e të gjithë familjes presidenciale dhe të rrethit të saj të ngushtë me akuzën për Tradhëti të Lartë ndaj shtetit. Duhet të vëmë në dukje, se familja Bongo e sundoi Gabonin në mënyrë autokratike për më shumë se 50 vjet dhe është akuzuar prej kohësh për korrupsion të lartë shtetëror. Sipas organizatës joqeveritare Transparency International mendohet, se Bongot janë një nga familjet më të pasura në botë, pasi zotërojnë një flotë private avionësh, disa makina luksoze dhe besohet se zotërojnë dhjetëra rezidenca në Francë, që vlerësohen miliona e miliona euro. Transparency International në vitin 2008 paditi Bongo për shpërdorim të të ardhurave të qeverisë nga nafta përmes llogarive private në Francë, por siç gjithmonë ndodh rëndonm, hetimet u mbyllën menjëherë. Me shpalljen e gushtit të shtetit dhe rrëzimit të regjimit Bongo mijëra e mijëra banorë dolën në rrugë për të festuar këtë ngjarje të madhe. Por ajo, që shqetëson më shumë, është pyetja: Çfarë po ndodh në këto vende, të cilat dikur kanë qënë partnere dhe aleate të besuara të shteteve evropiane dhe të SHBA-së, të cilat kanë përfituar miliona e miliona euro dhe dollarë si mbështetje financiare dhe ekonomike nga këto shtete? Nga ajo, që duket dhe nuk duket, vihet re një zëvendësim i kolonizatorëve evropianë me kolonizatorë të rinj, ata rus, të cilët nën flamurin e ndihmës për pavarësi „reale“ politike, ekonomike dhe financiare po zëvendësojnë gjërat e vjetra me ato të reja. Një fakt, që e mbështet këtë teori, është momenti, kur qeveria e Burkina Fasos kërkoi afro 30 milionë dollarë ar nga minierat e vendit për "qëllime publike", d.m.th. shpërblim për trupat Wagner, të cilat janë shumë aktive në këto vende afrikane të përfshira nga konfliktet. Dhe nga ajo që shihet, është që këto vende afrikane po i drejtojnë anijet e tyre drejt portit rus. Apo duhet të besojmë, që këto vende dhe qeveritë e tyre po marrin situatën në dorë dhe duan të qeverisin pa ndihmën e askujt. Kjo më duket e pamundur! Tjetër gjë shqetësuese janë edhe rastet e shumta, ku këto vende nuk po respektojnë marrëveshjet ekzistuese me kompanitë ndërkombëtare dhe po i detyrojnë kompanitë minerare, që të paguajnë kontraktorët ushtarakë rusë. Prandaj ekspertët ndërkombëtarë mendojnë, se Rusia dhe aleatët e saj (Wagner) po përpiqen të shtrijnë tentakulat e tyre të sundimit neokolonial në këto vende të dobëta politikisht. Në këtë mënyrë Rusia dobësohet në Evropë dhe në Ukrainë, ama në Afrikë ajo po merr frenat e situatës amulli në dorë. A do ta ndihmojë kjo gjë Rusinë në të ardhmen? – Le të presim dhe të shikojmë, çfarë do të ndodh më tej.
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
