Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Puçrra e qelbit "Gjiri Lalëzit", simbolizon fatkeqësisht turizmin shqiptar!

Postuar: 09/11/2019 - 07:14

Ndodhia afër mbikalimit, ishte fillimi i hapjes së detyrueshme ose plasjes së detyrueshme të atij qelbi, të cilin nuk e mbante më flluska puçërr e krimit dhe korrupsionit të investuar prej vitesh në turizëm! Në zonat më të mira turistike jo vetëm në det, por dhe lumenj dhe liqene, në alpe dhe pika turistike kudo në Shqipëri, sa në veri dhe jug, por dhe lindje-perëndim! Ky do të ishte destinacioni i parave të drogës, trafikut, pisllëkut të korrupsionit në Shqipëri! U kuptua sidomos këto dhjetë vitet e fundit, që investimi në fushën e turizmit, do të justifikonte eurot dhe financat e krimit të organizuar, korrupsionit dhe lidhjes mes politikës e trafikantëve në të ardhmen! Kushtet ishin padyshim nga më të favorshmet në rajon dhe më të mirat se kudo në botë! Kushti i parë ishte bashkimi i parave të krimit me politikën! Askund në shtetet me demokraci të dyshimtë si te ne, nuk ka pasur më shumë lidhje të politikës, politikanëve me kriminelë ordinarë, vrasës dhe trafikantë! Politika shqiptare, i ka katapultuar ato deri në Kuvendin e Shqipërisë dhe imagjinohet lehtë se çfarë bëjnë ato më poshtë! Kushti tjetër: ekonomi e kriminalizuar! Askund se sa këtu te ne, nuk ka miliarderë dhe monopolistë që në saj të plutokracisë të krijuar tashmë qartë, të mos kenë investim të parave të pista dhe të pajustifikueshme dot, deri kur të vijë momenti i shpjegimit të tyre ligjor! Kushti tjetër i qartë është se - politikanë të lartë, pa asnjë kujdesje kanë investuar dhe jetojnë në të tilla "fusha turistike" pa asnjë teklif, sepse kanë menduar se gjithmonë do të jenë të paprekshëm! Përhapja e tyre është që nga Vermoshi, Thethi, Razma e më poshtë Velipoja, Rana e Hedhun e Lezha, Kune e Tale, apo Laç e Durrës, Golem e më poshtë Spille e deri në jug si Vlorë e bregdeti i saj! Kudo janë interesat e tyre! E nuk i ka penguar kush! Kushti tjetër është sëmundja e drejtësisë shqiptare! Ky është kushti më i mirë që mafies dhe pronave, por dhe investimeve të krimit në turizëm! Si në gjykata dhe prokurori! Ky kusht bëri të pasur prokurorë e gjyqtarë dhe i dha fund të drejtës në pronat e turizmit në tokën e shteti dhe pronën e privatit! Kushti tjetër i bazuar këtu është investimi i mafies dhe krimit të organizuar me mbështetje nga politika mbi drejtësinë! Mafia e turizmit, tokave të grabitura dhe pronave të mbivendosura e palosura disa herë, kishte dhe ka në dispozicion miliarda, për avokatët, prokurorët dhe gjykatësit dhe ka të vetët kudo, megjithëse tashmë ka ardhur koha e përballjes së vetingut dhe kjo i hapi dhe punë drejtimit të krimit në përgjithësi! Kushti tjetër ishte marrëzia 7501 dhe akoma më shumë krimi i moralit të degraduar me "legalizim"! Këto kushte kanë bërë, që nuk ka pjesë turistike në Shqipëri, që mos të jetë një "Gji i Lalëzit" herë më i vogël dhe herë më i madh, por që në fund të fundit, një problematikë kanë dhe të njëjta simptoma e sëmundje demonstrojnë! Mbas krimit të organizuar dhe politikës së korruptuar, ka hyrë dhe krimineli faqeza, sepse në fund të fundit, ai ka zgjidhur më shpejt problemin se sa mbështetjet politike te institucionet që kanë pasur kryetarë bashkie të mafies së tokave dhe pronave në bregdet! Dikur ishin kryetarët e komunave dhe ai i bashkisë ku kishte territor dhe sot janë kryetarët e bashkisë me sejmenët që dalin nga partia dhe i shërbejnë mafies apo krimit, duke u bashkuar me drejtësinë e krimbur në para nga krimi! Gjiri Lalëzit ka bërë që kjo puçërr të plasë dhe derdhi qelbin që ka mbledhur në vite! Por ky qelb është kudo në Shqipëri në zonat turistike, ku investimet asnjëherë nuk janë të "kompanive të mëdha botërore" apo të firmave të mëdha botërore, por të plutokracisë së qelbur me gangrenë të pashëruar, e qartësisht shqiptare! Sa e sa të fortë të partisë (si nga njëra dhe tjetra, apo të gjitha bashkë) ka në veri të Shqipërisë, që kanë njerëzit e tyre influentë në zonat turistike dhe askush nuk flet për të vrarët në veri dhe kohët e fundit që kanë lidhje me këtë fenomen! Këto të fortë të partisë dhe gangsterët e tyre manipulojnë dhe përdorin zyrat e hipotekave dhe tashmë kadastrat! Për çfarë? Pikërisht për zonat e shfrytëzimit turistik dhe ka pasur dhe ka njerëz që hynë e dalin nga burgu dhe dikur kanë vdekur dhe në burg! Në këto zona investohet dhe në fushatat elektorale dhe aty jepet para e madhe për të marrë vota! Aty katapultohen njerëzit e individëve të krimit në parti dhe pastaj ju vendosen qytetarëve në qytete dhe bashki individë kriminalë në hipoteka që shpejt ose ngatërrohen me njëri-tjetrin, ose largohen nga lart ose japin dorëheqjen ose e pësojnë dhe hyjnë në burg! Tani ka ardhur koha e ngatërrimit të mafies dhe krimit mes tyre! Tanimë me fillimin e largimit nga sistemi i gjyqtarëve dhe prokurorëve ka filluar alarmi dhe dilema e madhe se çfarë bëhet me investimet dhe letrat e tyre! Kudo në Shqipëri është ky problem i madh dhe këtu kemi të bëjmë me miliarda euro ose të hedhur dhe pastaj dhe të menduara për investim! Plutokracia ka akoma politikanë, akoma gazetarë në programe çdo natë, akoma avokatë dhe akoma policë apo dhe prokurorë e gjyqtarë, por tashmë është futur në konflikt me veten! Në konflikt, sepse i janë futur në territor njëri-tjetrit! Territori i tyre ose i mafies është bashkë me territorin e qytetarëve apo dhe shtetit, por konflikti nuk është me qytetarin e shkretë të rrënuar dhe as me shtetin e dobësuar, por mes njëri-tjetrit për të njëjtin territor të zaptuar në mënyrë të padrejtë! E sigurisht që do të ketë viktima! Është një konflikt me miliarda dhe nuk ka më shaka! Akoma më shumë kur si nga SHBA-të dhe institucionet e inteligjencës europiane tashmë dihen shumë parajsa fiskale, shumë banka dhe shumë modele të riciklimit të financave të krimit që ka investuar dhe kërkon të investojë në Shqipëri. Ju dihen mbrojtësit pronarë në politikë dhe ju dihen dhe se ku i kanë paratë dhe se ku i kanë dizenjuar ti investojnë! Ju dihen dhe gjyqtarët e prokurorët e tyre! Gjithsesi ne si shoqëri nuk jemi të zot ti largojmë të tillë brutalë të ligjit dhe të demokracisë! As ato të rrugës, ekonomisë dhe akoma më keq ato në politikë! Ne dhe kur ngrihemi në protestë i bëjmë keq vetes si në ‘97-ën! Nuk kemi as sistem referimi se mund të ndërrohet një shumicë dhe të vijë një shumicë tjetër e papërlyer! Këtu të gjithë në politikë, janë me mafien kundra popullit të tyre! Ne kemi vetëm dy shanse! Ose të fillojë drejtësia nga ndërkombëtarët, ose të largohemi ne qytetarët normalë jashtë Shqipërisë! Përndryshe jemi të humbur!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:21

Sikur kryeministër i vendit të ishte Tufa i Institutit të Krimeve të Komunizmit, jam i sigurt se nuk do të kishte guxuar t’ia hiqte stadiumit kombëtar emrin e Heroit të Popullit, Qemal Stafa.

Postuar: 14/11/2019 - 07:19

Përgjatë gjysmës së dytë shekullit 20-të, në vendin tonë, në të folurën e përditshme sunduan rënd

Postuar: 14/11/2019 - 07:18

Nga i gjithë diskursi i zonjës Arta Marku përpara KLP, besoj se u qartësua dhe për publikun dhe g

Postuar: 13/11/2019 - 13:23

Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.

Postuar: 13/11/2019 - 07:20

Kontrolli i Lartë i Shtetit kryen auditime sipas planit vjetor të miratuar nga Kryetari Bujar Les

Postuar: 13/11/2019 - 07:17

Edhe pse për herë të parë, ndjesa e Lulzim Bashës për taksën e pronës tetë për qind është një ris