Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pushoni horra e kopukë e ... mos bëni ”gëëëk”!

Postuar: 25/08/2019 - 08:03

Nuk ka e si mos të ngjallë indinjatë dhe revoltë të brendshme te njerëzit e ndershëm, jo vetëm atdhetarët e vërtetë e bij të denjë të Nënës Shqipëri, nga të katër anët e trojeve tona, por edhe te organizma të ndryshëm e shoqata përparimtare kur vërejnë stuhinë e madhe që ka shpërthyer për të errësuar sado pak, njërën nga epopetë më të lavdishme të popullit dhe Atdheut tonë, atë të “Luftës Nacional Çlirimtare”. Çështja nuk qëndron aty. Pavarësisht se kryeballistët e rinj, të çetave të çarvalitura të Sali Babë Protoberishës, ajo e Ed Ramë Kukaleshit, të udhëhequra nga lideri i tyre shpirtëror Mithat Frashëri, nuk mundën dot të hidhnin asnjë armë, ata me korin zëçjerrë të kukuvajkave, duke atakuar këtë epope aq të lavdishme, me dashje apo pa dashje (unë them se e bëjnë me dashje) kryejnë një akt të poshtër dhe anti kombëtar, i cili na turpëron jo vetëm në opinionin e brendshëm të Kombit tonë, por edhe atë ndërkombëtar. Na ngrihen sot ballistët e vjetër që gjithë kohën u binin poturet era shurrë nga frika, të diskutojnë së bashku me ca Alimëdhenj apo “kokëmëdhenj”-ë të tjerë, me ca pseudo shkencëtarë e historianë të na mbushin mendjen, se kjo na paskësh qenë një gjëmë e madhe, ngaqë Shqipëria paska bërë luftë civile e jo Luftë Nacional -çlirimtare!!.. Pushoni horra e kopukë! Ju që nuk latë më marka armësh e deri te brekët që jua jepte italiani e gjermani, as mos e merrni fare mundimin t’i futeni këtyre gjërave! Duhet ti rrini “ menderit” tuaj përsipër e të mos ndiheni, bile të mos bëni as “gëëëk, për aq kohë sa t’ju thahet e të mos u bjerë më era prapanica dhe ajo që kini nën bythët tuja të qelbura, sepse gjatë asaj periudhe ju, dhe sahanlëpirësit e tjerë qelbët dynjanë! Historinë nuk e bëmë ne partizanët, por çështja jonë e drejtë që ju përkushtuam. Dhe ishte historia, ajo që foli për ne. Malet tona këtu e 75 vite më parë, si asnjë herë tjetër nuk kishin dëgjuar kurrë jo vetëm krismat e armëve, por dhe këngët e partizanëve, teksa ju rrinit e u bëtë haram dhe për shtëpitë tuaja, ngaqë i bënit roje gjermanit që të flinte e ta bënte gjumin rehat. Mos vallë e harruat atë shkresën e Ali Këlcyrës që firmosi qetësinë shpirtërore për fashistët, së bashku me qarkoren e Tates që ju thoshte të mos hidhnit asnjë pushkë ndaj “gjerman agës”?! Atë Luftën si puna e jonë mund ta kishit bërë dhe ju të “Ballit dhe Legalitetit” veçse si t’ia bënit fatit të keq, që ju zuri lufta në kohën dhe vendin e gabuar!! Por vërtetë e kishit ju mendjen për luftë?! Prandaj pushoni mos bëni “gëëëk” horra e kopukë! Pushoni tradhtarë me damkë, që nuk latë sahan pushtuesi pa lëpirë! Merita e vetme që kini nuk qëndron te fakti i koteceve e pulave se ato nuk janë gjë fare, para bëmave tuaja që s’ka peshore ti mbajë, por te armët që mbanit në duar. I kishit gjithfarë markash e modelesh. Erdhi italiani që na pushtoi, ju mburreshit se u pajisët me “ paticka” akull të reja. 

Sa iku italiani i hodhët “patickat” poshtë, ngaqë erdhi gjermani e ju pajisën me “Belgique”( Belxhik- ose armë të prodhimit belg që nazistët i prodhonin në Belgjikë), kur ikën ata, shpresuat te armët e “inglizit” dhe përfunduat mbas lufte te “tomsonët” amerikanë nga ku na erdhët si diversantë. Doemos dhe ne ju pritëm ashtu sikurse e meritonit, apo sikurse thotë populli “sipas kokës ju vumë qylafin” ( ju qylafe kishit, por i deshët të reja, nga që të vjetrit ja u griu djersa për popullin). Është i vetmi moment i juaji i vërtetë luftarak, sepse nga urrejtja që kishit dhe kini, na vratë bijtë e bijat më të mira në prita cubash. Ky ishte e ngeli përherë origjinaliteti i fytyrës tuaj të vërtetë. Prandaj heshtni dhe mos bëni gëëëk kopukë! Ne nuk mundëm gjithë Gjermaninë apo gjithë Italinë, që juve sa u dëgjonit emrin ju zinte (lemeria), por komandantët tanë, komisarët dhe gjithë partizanët mundëm ato ushtri që erdhën dhe u futën si pushtues në tokën tonë dhe bashkë me ta u shpartalluam dhe juve si gjatë ashtu dhe mbas lufte, sepse ne donim dritë, donim bukë, donim dije, donim liri dhe jo bejlerë e agallarë sikurse ishit mësuar ju! Ata i shporrëm një herë e mirë! E qelbët aq shumë, saqë dhe vet Amerikën, Anglinë dhe URSS-në e asaj e kohe e vutë në hall të madh, aq të madh, saqë ata nuk dinin si të mendonin, bënin dhe vepronin me ju! Në atë kohë, këto fuqi të mëdha ishin pjesë e koalicionit të madh antifashist dhe ju jini të skeduar atje si “bandë tradhtarësh e kolaboracionistë”. Nuk ju kemi mundur ne... jo aspak! Por është vet tradhtia juaj e cila mori çmimin që meritonte. Kaq e kaq herë ju bëmë thirrje dhe këto i kini të dokumentuara, mbase dhe në arkivat e mykura të “Tate beut”. Shikoni mbase i gjeni dhe te “Instituti i Tufës tuaj” i cili zvarritet gjithë mundim, t’iu pastrojë gjakun tuaj të qelbët, gërmoni, gërmoni se ndofta atje dhe mund t’i gjeni! Meqenëse përpara kemi një nga ngjarjet më të rëndësishme, 75 vjetorin e Çlirimit i thoni kryeballistit Ramë agë Kukaleshit, se mbase jua u çon në vend nderin që u takon. I thoni edhe “Kënos” së Akademisë, i biri i partizanit trim gjeneral “Golikut”, se dhe ai ju vjen në ndihmë, sikurse dhe ideologëve të tjerë, përfaqësuesit e “rezistencës civile” ( Mos vallë duan të thonë se luftën e bën civilët?!!...apo duan të mohojnë LANC-in?! Në hall të madh janë! Po me të vërtetë janë në hall, sepse Shqipëria tashmë s’ka më burra shteti, por pordhacë që rrotullojnë fjalët nëpër gojë sikur kanë çamçakiza, nga ato të Robertit). Prandaj pushoni horra kopukë e tradhtarë! Mësojeni horra e kopukë! Nuk kanë lindur as dje dhe as sot ata burra që të errësojnë historinë e lavdishme të këtij populli, i cili ka derdhur gjakun me okë duke dhënë jo pak por 28 mijë dëshmorë, teksa ju si bashkëpunëtorë të okupatorëve, ngrinit dolli lumturie për të rënët tanë, që disa prej tyre i kishit spiunuar ju.( I kini me dokumente në arkivat e SIMI-it dhe GESTPO-s. Juve horra e kopukë ju drejtohem dhe ju bythëlëvizurit pseudo historianë, që për një koromane që jua hedh ekonomati (si te filmi “Lulëkuqet mbi mure” ) ulni në mënyrë më të turpshme e të dyfishtë, dinjitetin dhe personalitetin tuaj dhe si njerëz, por dhe në shkencë, duke shtyrë njeri-tjetrin kush e kush të hidhet më shumë që ta kapë fluturimthi koromanen që ju hedh pushteti i tradhtarëve. Tashmë dy fjalë dhe për ballistët modernë të kabareve shqiptare të cilët në kulisat e “Diplomatit” apo lokaleve klandestine, pa dy gramë tru në kokë (se mos kanë pasur ndonjë herë!!) duke manifestuar pikëpamje voluntariste vendosin, firmosin e shpallin të vlefshëm apo të pavlefshëm, akte, ngjarje, data historike dhe aktivitete të kësaj natyre për faqen e lavdishme të luftës. Këta zhonglerë, e pranojnë me gjysmë zëri luftën, por nuk na e përmendin Komandantin (e quajnë herezi të madhe!!!), bile asnjë komandant brigadash, apo dhe komisarët, gjeneralët tanë që dolën nga lufta, ata që çoheshin të parët me thirrjen: Paraaaaa partizanë dhe që shumë prej tyre ranë të parët ndër beteja!

Ne nuk kemi aspak në pozitat që u takon organizata veteranësh, përfaqësues tipik dhe mbrojtës të këtyre idealeve, e sidomos të katër Partitë Komuniste që të marrin përsipër të organizojnë demonstrata të fuqishme për të mbrojtur baballarët tanë ( që Sala Edi, apo lukunia tjetër i kanë mohuar) për të mos lejuar jo vetëm prekjen e Epopesë së lavdishme të Luftës Nacional-Çlirimtare dhe Komandantit të saj Enver Hoxhës, por edhe të prishin dhe të shkatërrojnë çdo bust tradhtari, çdo pllakatë sheshi, që mban emrat e tradhtarëve me damkë. Prandaj dhe revanshi i tipit fashist, sot është në ofensivë dhe Luluja ka hak kur thotë se do zhdukë të gjithë simbolet e komunizmit ( Lulu... mbaje shënim Lulu: “As me zjarr e as me hekur, nuk kini ç’të na bëni, ju që vet jini duke vdekur “! ) Sa qesharake e butaforike tingëllon! Por ai dhe karvani tjetër mbas tij, s’kanë faj sepse nuk kanë dhenë ende llogari për fajet e tyre (dhe këtu do jemi, as që do të japin ndonjëherë, sepse “korbi korbit nuk ia nxjerr sytë)”, teksa tund degën e demokracisë dhe populli nanuriset me dilemat... A do të kemi zgjedhje të tjera më 13 tetor? Po a do dënohen të korruptuarit?... Lëre lëre se dhe “Rilindja” nuk na doli gjë! Hë si thoni ju, do ti lejojë Evropa të hidhen përsëri në demonstrata paqësore?! Në fund ja futin me një “Rama ik!..dhe ikin vet nëpër shtëpitë e tyre. Të mjerët ne! Nuk arrijmë ta kuptojmë se na kanë vrarë krenarinë kombëtare duke na organizuar Konferenca për luftën... dhe kush?! Ballistët e rinj modernë pa qylaf, por me kollare laramane! Nuk ka dhe nuk duhet të ketë asnjë organizëm të kësaj epoke, asnjë lloj institucioni dhe asnjë figurë të lartë shtetërore.Shkurt askush nuk e ka dhe nuk e gëzon dot atë status, që të marrë në analizë historinë dhe epopenë partizane, komandantët dhe komisarët e luftës, madje as Kryekomandantin e luftës Nacional-Çlirimtare Enver Hoxha. Ajo është shkruar në male dhe është firmosur nga 70 mijë partizanë. Tytat e nxehta të pushkëve partizane, kanë luajtur rolin e vulës së historisë dhe bojë kemi pasur gjakun e 28 mijë dëshmorëve që dhanë jetën për lirinë e kësaj toke. Këtë më mirë se kushdo e dinë ballistët klasikë të cilët kur ne mësonim shkrim e këndim në male, ata mbanin shënime targat e makinave dhe thasët me miell, që shkarkonin për llogari të pushtuesve. Prandaj dhe ju ballistë modernë pushoni e mos bëni gëëëk se qelbët dynjanë me bëmat dhe nismat tuaja “postkomuniste”, për t’i treguar Evropës se jini kundër komunizmit dhe demokratë të vërtetë, pse jo dhe në rrugën e liderit tuaj marhëmit Mitaht tradhtarit, që për fatin e keq lindi nga dera e “Frashëllinjve”! Ju si pehlivanë që jini hidheni nga njëri hu me majë, në një hu tjetër me majë duke u ngazëlluar për momentin se po e bëni bukur..., por kujdes se një shkarje këmbe – dhe ju e dini se ku ju ngulet huri! Nëse do të merrni guximin të tentoni të shtrembëroni lavdinë e këtij populli, historia do ju ndëshkojë rëndë, jo se ju do të arrini ta shtrembëroni të vërtetën, sepse sikurse ka thënë dhe filozofi i lashtësisë Aristoteli “E vërteta flet vet dhe se ajo, nuk ka nevojë të mbrohet”, pra nëse do të tentoni do ju shkojë mundimin dëm. Kini vetëm një mundësi: Po qe se me të vërtetë ju do rrafshonit malin e Korabit por dhe të Çikës, atëherë po, atëherë dhe vetëm atëherë do mund ta shtrembëroni të vërtetën historike të Epopesë tonë të Lavdishme!

Nga Ylli Meçe

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/09/2019 - 07:17

Sa herë Presidenti del me deklarata ose jep opinione, konferenca shtypi apo shkruan në rrjetet sociale, jemi tërë sy e vesh për të rejat që kumton, idetë që shpalos, paralajmërimet që bën, objektivat që përcakton për

Postuar: 17/09/2019 - 07:15

....Këtë mund ta besojë vetëm ndonjë mendje si ajo e z.

Postuar: 17/09/2019 - 07:14

Më kujtohet se kur erdhi në pushtet qeveria e Edi Ramës mbas zgjedhjeve të 2013-ës, ju desh njëfa

Postuar: 17/09/2019 - 07:12

Ka kohë që flitet për krisje të marrëdhënieve midis presidentit Meta dhe liderit të selisë blu, B

Postuar: 15/09/2019 - 07:43

Gjatë periudhës së pushimeve në qytetin e Vlorës, më ndodhi, ashtu sikurse i ndodh gjithkujt, që

Postuar: 15/09/2019 - 07:42

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi.

Postuar: 15/09/2019 - 07:40

Nuk është hera e parë që zonja Monika Kryemadhi, Kryetarja e LSI-së, sot bashkëkryetarja e opozit