BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së, Paloka nxjerr mediat jashtë

Çfarë ndodhi në Mbledhjen e Këshillit Kombëtar
x
BREAKING NEWS

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Janë të përfshirë edhe grupe nga Rusia dhe Serbia, ja pse Rama ua fsheh informacionet qytetarëve

“Sulme kibernetike në Shqipëri, Berisha plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x

Opinion / Editorial

Pushteti merret dhe mbrohet me “grykën e pushkës”!

Pushteti merret dhe mbrohet me “grykën e pushkës”!

Strategji kjo, që është ngulitur thellë në mendimet e komunistëve anarkodemokratë të PD-së! E kanë treguar këtë, edhe me veprime praktike në këta tridhjetë e ca vite!.Këtë tezë leniniste, Komunisto PD-istet e kanë mbrojtur me vendosmëri gjatë tërë kohës së tyre. Nuk kuptohet se ç’farë duhet të thonë ata që nxitojnë e flasin për thirrjen e një farë Avokateje Pd-iste, që mbron njeriun që është në kundërshtim me Ligjin duke i thënë “Të lumtë pushka more djalë, “trimëri” paske treguar”! Nuk janë këto ato vargjet e këngës  që i këndojnë atyre që i kthyen pushkën pushtuesve, por u bën thirrje të jashtëligjshmëve  t’i tregojnë pushkën atyre që mbrojnë ligjin....”Ç’janë këto thirrje për nxitjen e dhunës dhe luftës së armatosur kaq hapur sa nuk mund të thuhet? Është kjo një rrezikshmëri e madhe që po i kanoset këtij vendi e këtyre qytetarëve. Guxuan disa PD-istë e të thonë sikur ... “Ky ishte një mendim personal i Kalasë” por që nuk është e vërtetë  mbasi kjo është një strategji e tërë e kësaj Partie që kërkon me ç’do kusht e me ç’do çmim të vijë në pushtet, qoftë edhe me forcën e armëve..Kalaja, pavarësisht që nuk është as kasolle e ndërtuar me kashtë dhe e lyer me bajga, në fund të fundit, nuk e tha në ndonjë kafene, as në rrugë por e bëri këtë deklaratë  nga Zyra e Avokatit, që është në vijën e parë për të mbrojtur dhe zbatuar ligjet. Kjo është e para. E dyta, kjo Kalaja nuk është ndonjë shërbyese pa shkollë atje në zyrat e PD-së, megjithëse edhe ato nuk mund të shprehin një gjë të tillë,por është Avokate, që njeh mirë ligjet njeh mirë thirrjet për destabilizim e del e bën thirrje të tilla... Këto janë për sa i përket “kasolles” me kashtë nga brenda e jashtë të quajtur “Kala”!. Po të thellohemi edhe më shumë do të dalim në konkluzion që kjo thirrje është një strategji e tërë që zbatohet në këtë parti,të cilat, më së shumti, nxjerrin kokë tash që po i vjen fundi dhe arma e vetme që i ka mbetur për të ardhur në pushtet është pushka!. Kur them që është një strategji e tërë, a nuk është ende e freskët thirrja e atij që gjoja është Kryetar i PD-së, që nuk ka në dorë as hapëset e kashtës, kur çirrej: “I bëj thirrje popullit, të armatoset, për të mbrojtur shtëpinë e vet, pronën e vet nga hajdutët e shtetit”! Po në këtë rast, pse nuk u prononcua e të thoshte ndonjë “Luçiano”, që “Ky ishte mendimi personal i Berishës..? Shok më tej. U vranë katër vetë në Bulevard. Si mund të shpjegohet që krimi u fsheh, u fshinë pamjet filmike të kamerave dhe kriminelët u morën në mbrojtje? Pra kemi të bëjmë këtu me dyfish krim, edhe krim edhe fshehje e tij. Shkojmë edhe më tej A nuk ishte një farë Jozefina, ajo që para disa viteve kërcënonte: “ Ka faj Sali Berisha, që nuk u jep plumbin ballit”! Edhe  kjo ishte mendimi personal i Jozefinës? Po të vazhdoj    edhe akoma më tej do të themi edhe për Mziun, për deklaratat me vrasje që gjoja lan mëkatet duke bërë autokritikë, për njëfarë Mesila që kërcënon me vrarje kundërshtarët politikë tek palma e Kryeministrisë e shumë e shumë të tjera të tilla dhe e çuditshme është që edhe  drejtësia,as që qederoset fare!. Dalim kështu në konkluzion që këto thirrje, për  rrëmbimin e  armëve, nuk janë mendime të një njeriu të vetëm, as sporadike, por janë pjesë të një të tëre, është një strategji e tërë e “instaluar” në trurin e kësaj force politike për të ardhur në pushtet, qoftë edhe me forcën e armëve... Nga njëra anë, mirë bëjnë që qytetarët, t’i njohim mirë se me cilët kanë të bëjnë. Avokaten Kalaja, askush nuk e pengon për të denoncuar korrupsionin dhe vjedhjen  në strukturat e Qeverisë nga anëtarët e saj apo të personave pranë saj. Por kjo, një deklaratë e tillë  e ndëshkon rëndë Kalanë dhe e nxjerr zbuluar se sa tru ka ajo, që ashtu si syzet i kanë ikur nga koka!. Nuk është vetëm Kalaja që ka këto mendime por edhe të gjithë “kasollet” rreth saj  që vetëm Zoti t’i fali sepse nuk e dinë ç’farë bëjnë! Kohët e fundit, as në median vizive, as në atë të shkruar, nuk dëgjojmë ndonjë fjalë se ç’masa do të merren për lehtësimin sado pak të krizës, e gjithçka që vjen si pasojë  saj, Nuk ka folur ajo që quhet Parti Demokratike” se ç’do të bëjnë as për Sezonin e korrje shirjeve që ikën, as për sezonin e qershive që fermerët morën “falënderime” vetëm nga zogjtë, as për Sezonin e mollëve, fjala vjen, për t’iu ardhur në ndihmë fermerëve, as për bulmetin që çmimet rriten përditë, as për bukën që çmimi rritet e pesha ulet..  Rrumpallë hesapi! Jo, ata, mendjen e kanë vetëm tek Sezoni i Protestave që po afron sepse kështu do të bëjnë të mundur të tërheqin zvarrë qeverinë Rama, sipas një “egërsire” nga më të mëdhatë që ka njohur Historia. Edhe vetë janë të bindur, që qeveria, nuk rrëzohet me protesta politike por me votë, me protesta mbarëpopullore e jo me protesta militantësh për të sjellë në pushtet, partinë e dhunës, që e ka afirmuar veten si e tillë. Një tjetër problem është edhe bashkimi i të gjitha “kalbësirave” rreth asaj që quhet Parti Demokratike, që as kjo nuk është si e tillë, sepse nuk ka as logo e as program, por vetëm ekziston si  një nocion i thjeshtë.. Kështu e quante Saliu para disa kohësh kur deklaronte: “Ç’janë PS dhe LSI ? Një mollë e kalbur e ndarë në dysh .”! Ja tek erdhi koha që njëra nga “kalbësirat” t’i bashkohet Partisë së “hurit e të litarit”! Me këtë rast, ata do të bëjnë edhe koordinimin e llojeve të armëve që ka “kampi” demokrat me “Partinë e Lirisë”! Ndërsa njëri ka dhënë prova për luftë ballë përballë në fushën e betejës  me armë të kohës, të rënda e të lehta si tankse, avionë, mortaja,  topa të të gjitha kalibrave, etj, “kalbësira” tjetër është e pajisur me një armatim që nuk janë armë zjarri, por një prodhim tradicional i armëve të ftohta që nuk janë të destinuara për luftë por më shumë për punët në bujqësi. Të tilla janë kosoret, sfurqet, sëpatat, gjembat e plehut, çomagat e deri tek mjetet prerëse që edhe  atij që vjedh qoftë edhe një votë, i pritet krahu nga bërryli e poshtë për ta bërë të paaftë fizikisht, më shumë për të vënë mënd të tjerët.  I doli “huq”edhe  ky “vendim” sepse të parët që vodhën vota ishin të “taborit” të tij dhe nuk e zbatoi. Mirë do të ishte ta kishte bërë të qartë qysh në fillim që ky nen i “Kushtetutës” së tij do të zbatohej vetëm për kundërshtarët politikë..”Tani, këtej e tutje do të më shihni kush jam unë “!. Kështu thotë sepse kemi nevojë edhe për të qeshur pak në këtë kohë krize, nga vapa e Gushtit, nga çmimet e shumë të tjera sepse nuk e pamë cili ishte kur ishte në Majën e piramidës e jo tani që ka hyrë në radhën e atyre që shesin domate në rrugë apo tek Pazari i Ri !. Dikur, si i “fortë” që ishte e kapte atë më të fortin  dhe e këpuste në mes, sado i fortë që të ishte, duke aluduar për Ramën. Meqenëse i është errur arsyeja, i ka ikur logjika në “drejtim të paditur”dhe mirë bën që prezantohet si i tillë, por përsëri nuk qëndron rehat në punën e tij, të shijojë “kënaqësinë” që me një të ndërruar të ngjyrës së xhaketës i lau të gjitha mëkatet që ka bërë ai dhe LSI-ja sepse ai nuk mban përgjegjësi si puna e Shvejkut “Ç’më duhet mua ç’farë kam bërë unë”, që nuk ka bërë asgjë që i ka lejuar hajdutët të vjedhin, anarshistët të shijnë dhe kriminelët të vazhdojnë punën e tyre. E quan një “sukses” të madh kur edhe një koncert politizohet dhe entuziazmohet nga thirrjet “Rama Ik”! Ja ç’shkruan ai që jo një ish President nuk i shkruan por as edhe një kryetar i ndonjë Njësie Administrative të ndonjë zone të thellë;! “Ju uroj një javë të mbarë, me këtë thirrje frymëzuese dhe buçitëse të mijëra të rinjve, për largimin dhe ikjen pa kthim të armikut të së ardhmes së tyre, të grabitësit të miliarda euro të shqiptarëve dhe të tradhtarit të interesave tona kombëtare. Armiku i Lirisë, Ligjshmërisë dhe Rinisë, do të japë llogari shumë shpejt përpara Drejtësisë dhe popullit për të gjitha dëmet kolosale, që i ka bërë vendit” !. Asnjë grimë përgjegjësi nuk ndjen ky për largimin pa kthim të “armikut të së ardhmes së të rinjve” , dhe grabitësit të miliarda eurove të shqiptarëve dhe tradhtarit të interesave kombëtare! Ky për vete i lan duart dhe nuk është, po të jetë kështu, as bashkëfajtor, as vjedhës.!. Të presim e të shohim kush do vihet para përgjegjësisë sepse, pilafi, nuk mban më ujë...