BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Pushtimi ekonomik dhe shpirtëror i Shqipërisë nga Turqia

Pushtimi ekonomik dhe shpirtëror i Shqipërisë nga Turqia

Tre dekadat e fundit, që mbas tradhtisë dhe sabotimit që ju bënë socializmit në Shqipëri, krahas pështjellimit tonë të brendshëm, jo më pak është vënë re dhe një pështjellim i jashtëm, që vërehet në ringjalljen dhe aktivizimin e mentaliteteve të vjetra evropiane por dhe atyre bizantine, se kush do të luaj “primarin” në influencën politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Natyrisht kanë ardhur kohë të reja, që nuk duhen deklaruar hapur qëllimet dhe synimet e vendeve imperialiste, sikurse i deklaronin dikur fuqitë e mëdha, për të kënaqur orekset shoviniste të fqinjëve tanë, që na linin “ të lirë” nën protektoriatin italian, apo sikurse lejonin të pavarur “Epirin e jugut” që të bënte si të dëshironte Greqia, e teksa Franca shpallte Republikën franceze të Korçës, pa lenë mënjanë gryksinë sllavo-maqedonase, kryesisht drejt trevave tona të veriut. Jooo... Kohët e sotme janë moderne, sot jemi ne, ata që lutemi duke shpresuar në miqësitë tona të hershme e “tradicionale” për lidhjet e ngushta me Evropën e deri te “byrazerët tanë turq” duke rikujtuar lidhjet e ngushta 500 vjeçare ( Veçse duke e mos përmendur shprehjen ... “e sundimit skllavërues të tyre” ).

Natyrisht nga këndvështrimi i këtyre lidhjeve, duhet të përjashtojmë popujt, të cilët në thelb të gjithë janë paqedashës dhe pse në ndonjë rast të caktuar historik, e humbin vigjilencën dhe vetëdijen e tyre politike, duke renë pre e propagandës “tejet dashamirëse dhe miqsore” që lidhin popujt me njëri-tjetrin. Shqipëria dhe bashkë me të dhe pjesa e saj artificialisht e ndarë, Dardania, sidomos kjo mbas Luftës së Kosovës, në pamjen e parë duken sikur janë shtete sovrane e të pavarura. Por në realitet a është ashtu? Jo, aspak nuk janë të pavarura. Nuk ka çështje me rëndësi jetike si në politikën e brendshme ashtu dhe në të jashtme të mos ndërhyjnë dhe japin “mend” jo vetëm evropianët me rendingotën ( frakun) e çarë deri mbas bythe, por dhe “vëllai Erdogan me çallmë në kokë” i cili bën si bën, është ulur këmbëkryq në sofrën shqiptare, madje qysh në fillesat e para të  “demokrasi türleri” vet Demireli nxitoi për të zënë një qoshe në konkaun shqiptar. Thonë, por mund të jenë dhe zëra, se Rama për nder të Erdoganit qepi dhe një palë tumane me oshkurë dhe u ul pranë oxhakut në qoshe me tespie në dorë, teksa shikonte në qoshen tjetër kutinë e duhanit të Erdognit, se çfarë do të kish ajo brenda, direkt dollarë kesh në kuti, apo letër duhani me vlerë... ?)

Doemos, që kjo sjellje e preku shumë Erdoganin aq sa ai kërcënoi dhe grekët se nëse do guxojnë të prekin Shqipërinë do të kenë punë me Turqinë. Por kjo nuk është sfidë vetëm ndaj Greqisë por dhe ndaj vetë NATO-s, Euro-Amerikës, sepse si Shqipëria, Turqia dhe Greqia janë aleate të Paktit të Atlantikut verior. Pra, me sa kuptohet dhe vetë brenda për brenda Aleancës atlantikase, problemi i Turqisë e cila radhitet e 16-ta në fuqitë ekonomike botërore, është një “nyje gordine” tepër delikate. Po pse Turqia e kërcënoi Greqinë më 1997 ose sikurse i thonë rëndom “në vitin e mbrapshtë të Saliut”...për ti tërhequr trupat nga kufiri jugor i Shqipërisë dhe po të qe se Greqia do ndërmerrte ndonjë hap të pa matur mirë, atëherë Turqia do tu shkonte në ndihmë “vëllezërve të tyre shqiptarë”... Cili ishte qëllimi? Qëllimi i “Xhon turqëve” të Demirelit dhe më vonë të Erdoganit nuk ka qenë, apo dhe është, se u dhimbsen shqiptarët, sepse në memorien tonë kombëtare ende nuk është fshirë barbarizmi turkoshak i sulltanëve të hershëm, por sepse sulltanët rinj të Turqisë nëpërmjet të ashtuquajturës “vëllazërisë islame”, kërkojnë me çdo kusht rritjen e influencës politike dhe ekonomike në Shqipëri, influencë kjo, që shtrin metastazat e shfrytëzimit ekonomik në mënyrë shumë të rafinuar. Intervecioni turk, është shumë i dukshëm, ashtu sikurse dhe intervecioni i BE në të gjitha sferat. Dhe për të arritur këtë qëllim final, për të shtrirë tentakulat e tyre të qëllimeve imperialiste ata, përdorin me sukses jo vetëm propagandën e “miqësisë tradicionale” por dhe “helmimin fetar” që shoqërohen dhe me aktivitete konkrete të “ndihmës vëllazerore”.

Turqia, si një vend i dukshëm me qëllime imperialiste pikërisht në “lidhjet e vjetra tradicionale me Ballkanin” (lidhje që e kanë zanafillën nga pushtimet e Perandorisë Osmane) në shumicën e vendeve janë ulur ekonomikisht këmbë kryq.

Në vendin tonë, fill mbas kalimit të Shqipërisë në rrugën kapitaliste, vërshuan nga bota arabo-islamike “ të bekuarit e perëndisë”, teksa në 97-tën Shqipëria, u bë jo vetëm arenë e luftës civile, por dhe arenë e kacafytjeve politike e diplomatike të Turqisë - Greqisë - Italisë, teksa Serbia nuk po mbante nën kontroll dot Dardaninë. Deri në luftën e Kosovës, Turqia u jepte shqiptarëve vetëm mbështetje nga pikëpamja fetare, por asnjë here ajo nuk e kërcënoi Serbinë për raprezaljet që ndërmerrnin shovinistët serbë ndaj popullatës dardane edhe pse ajo nga pikëpamja fetare, anon nga islamizmi. Po pse nuk e bëri këtë Turqia? Nuk e bëri sepse ajo kishte marrëdhënie të mira me Rusinë dhe nuk dëshironte të prishte ekuilibrat e vendosur. Më vonë, mbasi Shqipëria e pushoi luftën e vet civile sikurse dhe dy vjet më pas, po ashtu dhe Dardania shpalli “pavarësinë e kontrolluar” nga Evropa; Turqia vërshoi drejt Ballkanit, me të gjitha mjetet dhe mënyrat, duke paraprirë me idenë apo devizën se...."Ne duhet të shkojmë kudo atje, ku kanë qenë paraardhësit tanë". Pra duhet nënkuptuar, te e gjithë ish perandoria e sulltanëve të hershëm. Dhe ata në një farë mënyre, ia kanë arritur qëllimit thuajse në të gjitha fushat dhe sektorët e jetës ekonomike por dhe etiko-fetare, madje këtë të fundit e përdorin dhe si një “ ferexhe, apo perçe” për të maskuar fytyrën e tyre të vërtetë dhe qëllimet e pushtimit ekonomiko-shpirtëror. Ndihmat e të ashtuquajturës “vëllazërore” të Turqisë në sektorin e mbrojtjes, të energjetikës, të industrisë etj etj ,kishin dhe kanë për qëllim, futjen dhe dominimin e kapitalit turk në Shqipëri dhe Dardani, me qëllim vartësie ekonomike të të dy vendeve tona (që fatkeqësisht nuk u bëmë dot një). Turqisë, në këtë rast i vjen në ndihmë dhe statusi që gëzon Shqipëri dhe Dardania, të cilat ende janë jashtë dyerve të BE-së. Me këtë rast Turqia, pothuajse është shtrirë në ish kufijtë e osmanllinjve dhe vilajetet e dikurshme të tyre, si në Bosnje Herzegovinë, Shqipëri, Dardani etj. Kështu psh Turqia e Erdoganit ka investuar rreth 3 miliardë dollarë në Shqipëri dhe kjo po sipas ambasadorit turk Murat Ahmet Yoruk në një intervistë në emisionin “Passaport”, ka ende fusha të tjera të pa lëvruara, paçka se deri tani janë ulur këmbë kryq më shumë se 400 kompani turke. Por që të ketë një bazë të sigurt dhe të pa cënuar, ndryshe nga propaganda e perëndimit, e cila tund degën e “demokracisë perëndimore”, Turqia e Erdoganit ka filluar në mënyrën më agresive kultivimin dhe helmimin shpirtëror të masave të gjera të popullsisë, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Janë ngritur me qindra e qindra objekte kulti, xhami të ndryshme në të gjitha anët. Vrapojnë fëmijët e vegjël dhe vajzat me fytyrën e mbuluar nëpër shkolla ku mësojnë turqisht e arabisht, e në të pastajmen nëpër medrese dhe shkolla të ndryshme fetare duke ju lutur Allahut, për një jetë më të mirë. Jerarkë të lartë shtetërorë të botës dhe fesë islame, harxhojnë miliona e miliona dollarë, për objektet e kultit, sikurse ka ndodhur me xhamitë në kryeqytetin tonë Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, apo xhamia që kërkojnë të ndërtojnë në Prishtinë që kap vlerën e afërisht 40 milionë dollarëve. Të jenë kaq idiotë dhe miopë pushtetarët tanë si këtej ashtu dhe matanë kufijve? Nuk e kuptojnë se të ashtuquajturat “ndihma” në ngritjen e objekteve dhe shkollave të kultit, janë si buka e helmët e patriarkanës greke? Edhe djallëzia bizantine nuk njeh kufij. Duke luajtur dhe përdorur me mjeshtëri besimin fetar dhe të shumë njerëzve të ndershëm ( të cilët edhe pse i kemi njerëz të mirë – ata nuk arrijnë ta kuptojnë thelbin helmues të fesë në përgjithësi) , shteti turk dhe qarqet fetare islamike, si objektiv kryesor të sulmit të vet religjion, ka gjininë femër dhe jo rastësisht zgjedhin femrën, sepse ajo është, apo në të ardhmen e nesërme do bëhet nënë dhe si e tillë, këtë brumosje, indoktrinim të sajin fetar, ajo do ta mëkojë dhe përcjellë te fëmijët e vet. Nuk është aspak e rastësishme se kurba e ngritjes së besimit fetar si në Shqipëri në Kosovë në Bosnjë apo Herzegovinë është rritur ndjeshëm në përqindje, teksa në vendet perëndimore kanë dhënë e japin alarmin, për rënien e besimit fetar. Kështu psh në Vendet Nordike besojnë nga 12-15% ( Norvegji- Suedi Finlandë ) po kështu dhe Anglia. Vendin e parë në Evropë si shtet që besojnë më pak, janë zvicerianët me 9%, teksa Italia nga 80 ka zbritur ne 60%. Është interesant fakti, se vendet që kanë nivel të lartë ekonomik, besimi është i ulët, teksa Somalia që është në kufijtë e varfërisë beson 97% e ndjekur nga Kosova me 93% që besojnë dhe 7 % që nuk besojnë. Kështu që nuk janë aspak të rastësishme nxitimet e qarqeve imperialiste të Turqisë që ta shtrijë ekspansionin e vet ekonomik duke i paraprirë atij, me atë fetar. Me qindra shkolla fetare janë hapur nga Turqia, e me këtë rast pyes ambasadorin turk: Po vetë Turqia a ka hapur ndonjë shkollë shqipe kur dihet se atje jetojnë me qindra mijëra shqiptare ( ku sipas statistikave ka më shume se 1.5 milionë shqiptarë, teksa flitet se shifra arrin deri ne 4-5 milionë). Përse ky diskriminim i shqipes në Turqi? Apo mos vallë Turqia është në rrugën e mallkimit të shqipes dhe ne u duhemi vetëm për të na shfrytëzuar ekonomikisht e shpirtërisht? Populli i Kosovës, intelektualët më në zë, forcat progresiste duhet nëse kërkonjë dritën e vërtetë, le të marrin nga Turqia investime për shkolla, spitale, kopshte, dhe shërbime të tjera sociale e jo të pranojnë ashtu sikurse pranuan dhe liderat e Shqipërisë ngritjen e xhamive, për të qetësuar me anë të fesë shpirtrat e trazuar të shqiptarëve për paudhësitë e tyre. Zoti ambasador, për 500 vjet të pushtimit tuaj, do të ishit të besueshëm nëse do ti kërkonit falje popullit shqiptar dhe gjithë popujve të Ballkanit. Por ju këtë nuk e bëni dot, sepse jeni në rrugën e re të vazhdimësisë së osmanllinjve të vjetër.