BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në fshehtësi të plotë e me dredhi, i orientuar, i udhëzuar, dhe i detyruar prej agjenturave të huaja organizoi lëvizjen e Dhjetorit ’90, nga infiltrimi i spiunëve të ish-Sigurimit të Shtetit, te pazar...

Muharrem Xhafa rrëfen të pathënat: Ja si Ramiz Alia në
x
BREAKING NEWS

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u plas skandalet Shkëlzenit, Ilir Metës, Albana Vokshit, Flamur Nokës, Edi Palokës dhe Abi Malltezit: Si më kanë kërcënuar njerëzit e Sali Berishës, ju tregoj të gjitha pazaret e tyre të pista...

Ja sekretet e errëta që fsheh “Foltorja”, Evi Kokalari u
x
BREAKING NEWS

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve dhe paralajmëron një tjetër listë me “non-grata”, Londra e përkushtuar të çmontojë lidhjet mes krimit, korrupsionit dhe politikës...

Britania “mesazh” SPAK-ut për Sali Berishën, ambasadori
x
BREAKING NEWS

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta Xhaçkës, nga apartamentet, garazhet, te llogaritë bankare, ja dokumentet

SPAK i ka futur nën hetim, zbardhet pasuria e Damian Gjiknurit dhe Olta
x
BREAKING NEWS

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista me deputetë, ish-deputetë, ministra, ish-ministra dhe kryebashkiakë që presin radhën për në qelinë e burgut

Ja pse Edi Rama sulmoi amerikanët dhe SPAK në Kongres, zbardhet lista
x
BREAKING NEWS

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz Pashko, te Sabri Godo dhe Remzi Lani, Ilir Demalia nxjerr listën “bombë” të personazheve “VIP” që ishin pjesë e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Partisë së Punës, ja pseudonimet...

Nga Azem Hajdari, Shinasi Rama, Sali Berisha, Aleksandër Meksi, Gramoz
x
BREAKING NEWS

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi kërcënon Edi Ramën dhe pritet të bëjë publike më 14 dhjetor 2023 dosjen e vëllait të kryeministrit

Olsi Rama i përfshirë në trafiqe, Gazment Bardhi
x
BREAKING NEWS

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh Kongresin e PS dhe nis sulm frontal kundër SHBA dhe SPAK, në panik nga republika e prokurorëve

Gjysma e qeverisë në burg dhe gjysma nën hetim, Edi Rama mbledh
x

Opinion / Editorial

Putinizmi në gjurmët e Ivanit të Tmerrshëm

Putinizmi në gjurmët e Ivanit të Tmerrshëm

Putini në Rusi po zbaton thënien brilante të Sofokliut, që është aktuale edhe për ditët e sotme, i cili thoshte;" Nuk ka shtet atje ku sundon një njeri". Sot në Rusi nuk guxon kush të flasë kundër tij, sepse në se dikush pëshpërit për gjithçka që po ndodh, përfundon në "gijotinë".Të gjitha sjelljet, qëndrimet dhe veprimet e Putinit, po portretizohen me carin e parë të Rusisë Ivanin e Tmerrshëm, apo Duka i madh i Perandorisë së Moskës, që sundoj në shek XVI nga viti 1533-1584. Huqet e egërsisë dhe barbarisë së tij, ishin aq mizore sa që vrau të birin dhe mbyti vajzën me grushta shtatzënë. Në planet e tij gjetën zbatim, pushtimi i tokave që më parë ishin subjekte të mongolëve dhe tartarëve. Po në këto gjurmë është edhe Putini, i cili kërkon të shkojë në kufijtë e unionit sovjetik, kur sundonte diktatura staliniane. Me këto ide të çmendurisë së tij, po modelon së bashku me aleatët  anti-demokraci, një rend të ri botëror, për shkatërrimin e demokracinë liberale me në krye SHBA. Ky aventurizëm i tij së bashku me mbështetësit gojë kyçur, po e shkatërrojnë Rusinë, më shumë se sa gjatë sundimit të Ivanit të Tmerrshëm. Këtë shkatërrim po e konfirmojnë shifrat e ekonomisë në rënie, si dhe përkeqësimi i situatës demografike, prapambetja teknologjike, si dhe hipokrizia e propagandës përgënjeshtruese të situatës, që po e ulin akoma dhe më shumë dinjitetin dhe autoritetin e një kombi me emër të madh në botë. Por Putini më sa duket nuk është bindur akoma, se diktatorët kanë përfunduar në koshin e plehrave të historisë. Ai nuk është i bindur akoma se bota demokratike, nuk e sheh më Rusinë si në Luftën e Dytë Botërore kur bashkëpunoj për shkatërrimin e murtajës fashiste. Prandaj dje, në se ajo bashkëpunoj, sot ngulmon të bashkohet kundër kërcënimeve të saj, por mbi të gjitha për t'i kthyer asaj dinjitetin e marrë nëpër këmbë nga oligarkia sunduese e Moskës. Pas goditjes politike,ekonomike e morale që i dha Rusisë bolshevizmi, tani të njëjtën gjë po e pëson nga putinizmi. Idetë e tij e kanë kthyer vendin në një territor që s’ka lidhje me Rusinë, me kulturën dhe figurat e mëdha që kanë bërë histori. Idetë e tij janë një refuzim i kulturës ruse, para lindjes së bolshevizmit me 1917. Para revolucionit të Tetorit, Rusia përjetoj epokën e madhe të armatës së shkrimtarëve si Dostojevski,Tolstoj, Pushkini, Cehovi me dramat e tij që luhen në të gjithë botën, ashtu si dhe veprat e papërsëritshme të Cajkovskit, baleti Liqeni i Mjellmave dhe Bukuroshja e Fjetur. Ata përsëri janë aty, por duken sikur nuk kanë lidhje me kulturën ruse, sepse pas këtyre ngjarjeve që po ndodhin, duket sikur ka vetëm zbrazëti. Shteti Rus ka qenë i lidhur me të mirat dhe të këqijat, me diktaturën staliniane, me kampet,burgjet, internimet në Siberinë e largët, me fluturimet e para në hapësirë, me fitoren mbi fashizmin etj. Por të gjitha këto i përkasin të kaluarës, sepse sot fjala Rusi është venitur, ajo bie erë agresion, genocid, vdekje, shkatërrim dhe propagandë hipokrizie me pallavra gënjeshtrash. Nuk ka më ushtri çlirimtare, që krijoj aleancën e madhe me SHBA dhe Anglinë kundër fashizmit, sepse sot ajo është kthyer në një mekanizëm agresiv, në duart e Putinit që po mbjell vetëm vdekje. Ajo nuk mund të quhet ushtri moderne, si ushtritë e tjera me disiplinë, që mbrojnë lirinë dhe vlerat e demokracisë liberale. Kjo ushtri e e mobilizuar forcërisht  dhe e armatosur, është vrasëse dhe përdhunuese e vëllezërve të djeshëm, e shkatërrimit të institucioneve, banesave, spitaleve, shkollave e kopshteve të fëmijëve. Ajo është zhveshur nga çdo sentiment i një fuqie të madhe ushtarake, duke i treguar botës me këto veprime se nuk ekziston më. Me qëndrimet mospërfillëse dhe arrogante ndaj propozimeve, për t'i dhënë fund kësaj aventure, ai akuzon NATO-n për kërcënim, ndërsa akteve mizore në Ukrainë u thur lavde patriotike. Ky president car apo sulltan sido që mund ta quash,nuk ka legjimitet elektoral, sepse kushdo që është në këto rrole në botë, të paktën komunikon, pavarësisht se çfarë rendi ekziston brenda kufijve të çdo shteti. Por në Rusi që me ardhjen e Putinit në krye të shtetit, si rendi edhe kushtetuta nuk kanë funksionuar. Vetvetiu kujdo i lind pyetja, për çfarë duhet të flasë Rusia në forumet ndërkombëtare? Ajo as në forumin e G-20 nuk mbajti fjalim, të paktën t'i thoshte botës, se në se ju gaboheni që me kundërviheni mua, atëhere un kam të drejtë për gjithçka po bëj me Ukrainën dhe fqinjët. Populli rus dhe ndërgjegjja e pastër e tij, që kërkojnë ndryshimin historik të këtij rendi, kanë nxjerrë mësime nga historia. Ata tani janë plotësisht të vetëdijshëm se Rusia, ka marrë rrolin e Gjermanisë të vitit 1944. Por fatin e humbjes dhe ndëshkimit të saj, për krime kundër njerëzimit do ta pësojë edhe ushtria e Putinit. Sepse veprimet dhe retorikat e propagandës së saj, nuk kanë ndonjë ndryshim nga ato të Gebelsit. Por Gjermania dhe kultura gjermane nuk humbi, ajo u rilind ashtu siç do të ndodhë edhe në Rusi, por pas përmbysjes së oligarkisë putiniane. Sado e pabesueshme dhe e çuditshme të duket kjo analogji, bota përparimtare është e bindur, se edhe Rusia do të rilindë,duke ju bashkuar demokracive moderne. Por Putini nuk duhet të mohojë çfarë ka thënë para disa vitesh në një forum;" se perse do na duhej një botë pa Rusinë"? Por luftëtaret me të fuqishëm për ndryshimin e rendit në Rusi,janë koha dhe durimi.