Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Pyesni çamët t’ju rrëfejnë grekët!

Postuar: 11/11/2018 - 07:44

Nuk janë as të parat dhe as të fundit ato pamje me deklamacione që grekët bëjnë në tokën shqiptare dhe asnjë deputet, asnjë qeveritar dhe asnjë shtetar nuk thotë ndal, çfarë bëhet, ku po bëni thirrje antishqiptare. Për fatin e keq një ceremoni mortore e ligjshme që u kthye në një manifestim të paligjshëm pati të pranishëm edhe të dy deputetëve të Parlamentit Shqiptar, një ish deputet dhe një eurodeputete greke që u bënë protagonistë, që në thirrjet nacionaliste antishqiptare të kishin në themel Vorio-Epirin dhe urrejtjen tipike greke për një varrim të një shkelësi të ligjit shqiptar që mori ndëshkimin.

Nëse një kryeministër flet si facebukas, një ish kryeministër flet nga portal, një President që ka axhendë arbëreshe dhe një kryetar opozite që nuk artikulon asnjë fjalë për këtë ngjarje, atëherë me siguri që kjo ngjarje dhe të tjera si këto këndej e tutje do të përsëriten një pas një. Ajo ditë mortore ishte një test, ashtu si akti i vetë Kostandino Kaçifa më 28 tetor. Ngjarje të tilla do të ndodhin në forma dhe mënyra të ndryshme, në vende të ndryshme dhe për shkaqe të ndryshme.

Janë po ata grekë, që bënë Megaloidhenë, janë po ata që helmuan mësuesit e Rilindjes, janë po ata që zhdukën edhe gjeneral Telinin, janë po ata që më 1913 filluan pa kthim masakrat ndaj shqiptarëve të Çamërisë dhe që e përfunduan atë pas 27 qershorit 1944, janë po ata që rrëfen vetë ideologu i madh Faik Konica në pamfletin e tij “Ju rrëfej grekët”. Në këtë rast do të doja të thoja me bindje në një formë tjetër atë shprehjen e Konicës “Pyesni çamët t’ju rrëfejnë grekët”. Historia na ka mësuar se grekët mbeten grekë, ata s’duan të dinë as për Europën dhe ligje europiane të detyrueshme, nuk duan t’ia dinë as për NATO sa i përzunë edhe bazat e saj nga Greqia para disa vjetësh, ata nuk duan të dinë as për Amerikën sa ia kanë djegur edhe flamurin dhe Presidentin Klinton e kanë gjuajtur me domate dhe as për Zot se atë e kanë vetëm për formë, por duan veç të realizojnë qëllimet e tyre.

Paramilitaristët grekë kanë bërë që ushtarakët e lartë grekë kënaqen me mesazhin e pandryshuar për rreth 80 e ca vjet më parë “Mos e harroni katastrofën e Mikrasias”, katastrofa që i shkaktoi Qemal Ataturku ushtrisë greke që kërkoi të pushtonte këtë vend. Janë këto mesazhe dhe këto manifestime që rikthehen të frikshme për atë çfarë ka provuar kombi shqiptar nga grekokriminalistika e modelit Napoleon Zerva me andartët e tij të lindur dhe rritur me urrejtjen antishqiptare. Është ky moment që na bën të themi se duhen pyetur çamët që t’ju rrëfejnë grekët. Por më shumë se kaq, duhen besuar çamët se çfarë krimesh, çfarë barbarish, çfarë genocidi shtetëror ka ushtruar Greqia dhe grekomania ndaj emrit dhe të qënit shqiptar. Është ky fakt që na bën të citojmë shprehje që përdoren nga pleqtë dhe plakat tona në tërë Shqipërinë : “Ç’ke biro që vrapon kështu sikur të ndjek greku prapa”, çka është një dëshmi e bëmave që kanë kryer grekët, andartët dhe antishqiptarët me uniformat e Greqisë dhe nën monitorimin e shtetit grek që gjithnjë ka heshtur para “veprave” kriminale që bënin ata që rikthehen tashmë përsëri në skenën e opinionit botëror.

Në cilësinë e një njeriu që jo pak shkrime dhe komente kam bërë në lidhje me këtë çështje, jam i detyruar të them se asgjë nga këto që thuhen apo se gjoja shqetësohen zyrtarë grekë, se ata marrin masa apo gjoja dënojnë fajtorët, nuk është e vërtetë. Çdo frymëzim kryhet nën ombrellën e shtetit dhe kishës greke, që gjithnjë tregon dhëmbët për interesat e tyre. Nuk është vetëm Vorio-Epiri që trumbetohet shpesh e më shpesh nga falangat greke, por është një strategji dhe taktikë greke që ka shtrirë tentakulat e saj kanceroze në trupin shqiptar përmes PBDNJ dhe kishës së Janullatosit. Është i njejti Janullatos që gjithnjë hesht dhe nuk prononcohet për këto shpërthime raciste greke, që nuk ka folur asnjëherë kreu i kishës ortodokse shqiptare Anastas Janullatos që gjithsesi gjen kohë të flasë për çështje ndërkombëtare si ajo kundër Kosovës në Moskë para disa vjetësh.

Në këtë realitet edhe tendenca për të bërë të përbashkët historinë e Shqipërisë me atë të Greqisë, është një provokim tjetër që i bëhet shtetit shqiptar që gjithsesi hesht, sikur ka frikë nga ndonjë genocid që po vazhdon sipas porosive të Geixhopolitikës që është edhe frymëzuesi i tyre, fatkeqësisht me petk amerikan edhe përmes veprës së tij “Eleni” që është hapur një akuzë antishqiptare.

Nuk e di përse ka kaq shumë heshtje, por di të them se heshtja ndaj bëmave greke ka brenda saj gjellën që gatuajnë njerëzit e blerë të Greqisë në çdo sektor të jetës shqiptare. Greqia punon dhe nuk rri të dëgjojë kot më kot përrallat e politikës shqiptare, por thur e tjerr mekanizma që i vë në shërbim të Elladhës dhe qëllimeve të saj për invazion të pandërprerë. Edhe heshtja e ndërkombëtarëve europianë ndaj një vendi anëtar në Bashkimin Europian e në NATO, janë një provokim tjetër për shqiptarët e pambrojtur nga parzmorja e të Drejtave të Njeriut. E çuditshme është heshtja e akademikëve, e profesorëve të historisë, e politikanëve dhe diplomatëve.

Ajo që duhet të theksohet në mënyrë të veçantë, është dukuria se marrëdhëniet shqiptaro-greke në këto 27 vjetët e fundit, kanë diktuar një fenomen tipik ekspansionist të Greqisë ndaj Shqipërisë, edhe pse fqinji shekullor në Ballkan. Qeveritë e njëpasnjëshme greke, kanë zbatuar me përpikmëri, programe të helenizimit përmes parimit: “çdo ortodoks është një grek”. Greqia është munduar të fitojë kohën e “humbur” gjatë diktaturës dhe ka implementuar në një shkallë cilësore të gjitha politikat e shtrirjes së çdo interesi në favor të saj.

Që prej përfundimit të genocidit në Çamëri në vitet 1944-1945, Greqia ishte prezente në këtë vend përmes filogrekëve të infiltruar në të gjithë strukturën e partisë-shtet. Ata gjithnjë punonin për Eladhën, por duke mos shprehur tendenca të hapura. U desh përmbysja e diktaturës, që të risillte në skenë “fuqinë” e Megalidhesë, si një nga programet më jetëgjatë antishqiptare.

Por edhe ardhja e eksarkut Anastas Janullatos, si një kryepeshkop në krye të kishës ortodokse autoqefale shqiptare, i hapi rrugën një ekspansioni në shumë drejtime të tentakulave helenizuese në jetën e shqiptarëve. Kishat shqiptare, përveç asaj “Shën Maria” në Elbasan, flasin, veprojnë dhe mendojnë greqisht, se priftërinjtë e tyre janë shpirtëzuar në Greqi duke shkelur parimet e statutit të KOAKSH 1922. Rezultati i fundit ishte edhe mazhoranca me greqisht folës në senatin e kësaj kishe, si një vepër me dorë të lirë Janullatusiane.

Nga ana tjetër, përmes një sistemi shkollash, kudo, jo vetëm në Dropull ku vërtet ka minoritet, synohet që të shtrihet një dorë e zezë greke në përgatitjen e një grupimi nxënësish si prapavijë helenizuese. Ngritja së fundi e kolegjit greko shqiptar me emrin e një renegati si Arsakieo (Arsaqos) në afërsi të Saukut në Tiranë, po zbaton idenë e një qarku të mbyllur në vëmendje të interesave greke. Po kështu edhe me spitale dhe klinika që financohen nga Kisha e Janullatosit.

Për të portretizuar këtë shpërthim të racizmit të tipit andartë sinkron Agimi i Artë, po jap një panoramë të rrëfimit të një çami, Xheladin Abdullai, lindur dhe rritur në fshatin Galbaq të Çamërisë, shumë pranë Filatit që ka parë me sytë e tij masakrat e andartëve dhe zervistëve, për të kuptuar se cilët janë grekët dhe për të besuar më pas se kombi shqiptar duhet të ketë një kuvend mbarëshqiptar për të mbrojtur shqiptarizmin sipas parimit të rilindasit të madh Pasko Vasa.

Më 5 maj 1944 në mal të Sidherit, te lisi i Dalanit në Çamëri, u bë një mbledhje e fshehtë e të gjithë dashamirësve dhe besnikëve të Zervës (Napoleon Zervës). Ai kishte fjetur në darkë te Sotir Pandua dhe të nesërmen në mëngjes erdhi në mbledhje, ku kishin ardhur të gjithë të lajmëruarit. Kishte shumë nga bandat zerviste. Napoleon Zerva filloi të flasë : “Elines, ka ardhur koha që t’i shërbejmë çështjes sonë. Këto që do të dëgjoni këtu sot, janë tepër sekret. Nuk duhet t’ua tregoni as grave dhe të afërmve tuaj. Kush do të nxjerrë sekreti, do të dënohet me vdekje. Kemi vendosur që do të sulmohen fshatrat muslimane në një ditë të caktuar dhe me të gjitha forcat. Burrat do t’i shfarosim, ndërsa gratë dhe fëmijët do t’i përzëmë nga ky vend që i takon Elladhës. Kjo punë do të bëhet në të katër kazatë, në të njejtën orë dhe për këtë janë caktuar forcat që do të veprojnë njëherësh”

Zervistët ditën e parë nuk bënë ndonjë të keqe, - tregon Xheladini. Të nesërmen shkojnë në Spatar dhe në fshatrat e tjera. Grumbulluan të gjithë burrat dhe i shpunë në burg. Në darkë i marrin, i lidhin dorë pas dore dhe i varnë shumicën tek Vanra e Filatit. Është për t’u theksuar se Avdul Nurçja nga Spatari kishte bërë të mira kudo dhe kurdoherë. Gaq Sholiu, komandanti i zervistëve, mblodhi anëtarët dhe u tha: “Avdul Nurçja më ka shpëtuar fëmijët nga thonjtë e gjermanit. Ai vuri veten në rrezik për këtë punë. Ai të vritet i pari”. Xheladin Abdullai avzhdon të rrëfejë edhe këtë ngjarje. Vanthia, grua e Spiro evgjitit që i binte daulles në fshatin tonë në Galbaq në kohën e Ramazanit më ka më tregoi një ngjarje kur unë u ktheva nga Konispoli: “këtu pranë, - dhe më tregoi vendin ajo, - është vrarë një familje e tërë 9 ose 10 vetë. Kishte mbetur gjallë një fëmijë i vogël që ishte pak më shumë se 1 vjeç. Ai kërkonte të pinte sisë nga gjiri i së ëmës që kishte vdekur. Një nga zervistët tha se na ka shpëtuar gjallë një kulish musliman dhe u bë gati ta vriste. Një shoku i tij i tha mos e bëj këtë. Unë s’kam fëmijë dhe do ta marr ta rris. Me lutjet e tij për të mos e varë, zervisti i parë nuk e dëgjoi dhe e vrau. Këtë ngjarje e kam parë me sytë e mij. Tre herë pushka nuk i ndezi. Ai e theri me thikë pastaj”, - përfundoi me lot rrëfimin e saj Vanthia.

Ky ishte sinjali i parë për kasaphanën që u bë atë natë dhe që vazhdoi më pas me të gjithë forcën e kriminelëve grekë që kurrsesi s’mund të shlyhen nga kujtesa e një populli dhe një kombi, nëse me të vërtetë do që ato të mos përsëriten më tragjikisht. Për këtë duhen pyetur çamët që t’ju rrëfejnë grekët dhe histeritë e tyre antishqiptare. Ata janë të pandryshuar në çdo kohë dhe dinë të përsërisin masakra të pashembullta me çdo mjet, sa herë që frymëzohen nga Megalidheja dhe shteti e kisha greke.

Kjo që ndodhi me varrimin e Kostandino Kaçifa është vazhda e qëllimeve të tyre dhe për të gjitha këto ka një komunitet si çamët që i njohin mirë dhe ua dinë të gjitha marifetet dhe kjo ka qenë arsyeja që edhe diktatori Hoxha e shprehu urrejtjen ndaj çamëve me eleminimin e elitës dhe denigrimin e gjithë popullatës. Çamët i kanë provuar të gjitha dhe për të kuptuar grekët dhe sjelljet e tyre këshilla e parë është “pyesni çamët t’ju rrëfejnë grekët”. Këtu do jemi dhe do shikojmë se çfarë kanë për të ndodhur në këtë vend në marrëdhëniet shqiptaro-greke, ku Greqia kërkon vetëm realizimin e qëllimeve të veta me të gjitha mjetet e mundshme, të tjerrura me dinakërinë tipike të pabesë.

Të gjitha këto do të ndodhin për aq koha sa nuk ka një qëndrim të unifikuar shqiptar ndaj Greqisë, kur nuk ka një strategji kombëtare ndaj grekëve dhe serbëve dhe nëse ne merremi me politikat e ditës dhe harrojmë se në këtë tokë do jetojnë breza shqiptarësh që do të kenë po të njejtat probleme nëse nuk i vihet kufiri tek thana siç thotë një fjalë e urtë./ Nga Hyqmet ZANE

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 17:44

Nëse jeni duke pyetur veten se si mund të humbisni peshë në 7 ditë, e dini se tashmë është e mundur?! Këtu është fruti juaj më i preferuar i sezonit. Është shija dhe zgjidhja që ju duhet.  

Postuar: 14/12/2018 - 07:09

Është një çudi, pse lëvizja e studentëve ka tërhequr aq shumë vëmendjen? Aq shumë komente.

Postuar: 14/12/2018 - 07:07

Një tjetër ciklon i afrohet uraganit të protestave të studentëve...

Postuar: 14/12/2018 - 07:06

Në kuadër të arritjes së objektivit strategjik për rritjen e numrit dhe të cilësisë së auditimeve

Postuar: 14/12/2018 - 07:04

Protesta e studentëve është në vetvete një revolucion ndryshimi, për ta nxjerrë arsimin shqiptar

Postuar: 13/12/2018 - 07:12

U desh lëvizja studentore të dilnin në sipërfaqe tërë ata që kërkojnë të riciklohen në politikë n

Postuar: 13/12/2018 - 07:11

Nuk ishte ndonjë shfaqje kaq interesante dhe sidomos kaq dobiprurëse ajo e Kryeministrit me Dudus