BREAKING NEWS

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me paralajmërimin ‘bombë’ për Sali Berishën: Tani jetojmë vetëm për të parë fundin tënd! (VIDEO)

“I pashpirt dhe i poshtër”, Romeo Kara del me
x
BREAKING NEWS

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu që u shkarkua nga detyra jep lajmin fantastik: Së shpejti...

“Krenar për fitoren e thellë”/ Mjeku i njohur Petrit Vargu
x
BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Opinion / Editorial

 Pyetjeve që s’u jep dot përgjigje Berisha

 Pyetjeve që s’u jep dot përgjigje Berisha

Pas shpalljes “non grata” nga DASH, Berisha, i shfaqur në disa ekrane televizive, është munduar t’i ngrejë piedestal pafajësisë dhe ndershmërisë e tij si ish-president, ish-kryeministër dhe deputet i Shqipërisë gjatë këtyre 30 vjetëve. Por lufta e tij për të mbrojtur “dinjitetin” dhe krenaria e sipërfaqshme, si dhe pyetjet përkëdhelëse që i bëjnë gazetarët që “e kanë për zemër doktorin”, nuk mund të riparojnë asgjë nga goditja e rëndë që i ka dhënë DASH. DASH është tempulli i drejtësisë dhe demokracisë ndaj matet mirë kur godet. Berisha e ka të qartë se DASH nuk janë as zyrat e drejtësisë shqiptare ku ai nuk u paraqit asnjëherë të japë provat e duhura për ndershmërinë e tij, as Parlamenti shqiptar, i cili sa herë akuzonte me fakte, Berisha i quante legena dhe kërcënonte se “ata s’e trembnin dot Sali Berishën”, as komisionet hetimore qesharake, ku ai nga i akuzuar kthehej akuzues rebel. Dhe këtë e di mirë Berisha, ndaj është i trembur. Po pse Berisha duket kaq i vullnetshëm për të mbrojtur pastërtinë e figurës së tij? Kot fare,për të shtyrë me luftë e debate ditët që i kanë mbetur. Çdo i akuzuar nuk i pranon ato, sado që të jenë të mbështetura në fakte e prova. Edhe Al Kapone kryemafiozi që mbarte mbi shpinë qindra krime nuk e pranoi kurrë akuzën. As Toto Rino ish-bosi i Cosa Nostra-s edhe pse dëshmitarët i vërtetuan qindra vrasje e vënie bombash, nuk pranoi asnjë akuzë, përkundrazi në sallën e Gjykatës së Palermos deklaronte: “Unë jam burrë i ndershëm, familjar. Kam një grua të bukur, të mrekullueshme dhe dy fëmijë xhevahirë”. Pseudolufta e Berishës për dinjitet po mbahet në këmbë edhe nga një pjesë e mirë e PD, liderët e së cilës afruan edhe datën e zgjedhjes së kryetarit të tyre për të larguar vëmendjen e opinionit nga goditja e argumentuar që i dha në emër të SHBA, Sekretari i Shtetit, Blinken. Pyetjeve që i bëjnë gazetarët e zgjedhur dhe që e ftojnë në studio për t’i ngritur lart moralin, Berisha u përgjigjet kollaj, duke hedhur më shumë tym mbi rrugën e tij kriminale 30-vjeçare. Por Berisha nëse kërkon të mbrojë vërtet dinjitetin e tij duhet t’u japë përgjigje pyetjeve: Cilat ishin zgjedhjet e 26 majit 1996 dhe pse u rrahën deputetët e opozitës në 28 maj në sheshin “Skënderbej”? Ku janë sot të gjithë ata intelektualë që themeluan PD dhe dhanë kontributin e tyre të madh për vendosjen e demokracisë në vend? Të japë Berisha një përgjigje se cili ka qenë qëndrimi i tij ndaj mendimit ndryshe në PD, që nga dita e themelimit të saj. Si ka mundësi që Berisha nuk dinte nga binte Gërdeci dhe si i ngatërroi “ padashje” emrin baxhanakut të tij? Ç’ përgjigje ka për dokumentet e botuara që vërtetojnë lidhjen e djalit të tij me kompaninë e demontimit të armëve në Gërdec? Pse autorët e tragjedisë së Gërdecit e “kaluan lumin” me dënime të lehta, e përgjegjësi kryesor imunizohej nga dënimi duke u strehuar në listat e Berishës si deputet? Cilat kanë qenë qëndrimet e qeverisë Berisha me veprimtarinë e CEZ-it në vendin tonë, e cili qe përfundimi i kësaj kompanie? Pse vrasjet e “21 Janarit” deshi t’ia hedhë opozitës, duke akuzuar protestuesit se ishin të armatosur me “thika me helm e çadra pistoletë”? Pse pengoi arrestimin e gardistëve vrasës me presion të hapur e brutal ndaj organeve të drejtësisë,duke e quajtur Prokuroren e Përgjithshme lavire dhe presidentin horr bulevardi? Si mund të quhet veprimi i tij si kryeministër, kur i shkoi tek shtëpia Ilir Metës mbrëmjen e së nesërmes që do të zhvillohej gjyqi i tij nga Gjykata e Lartë? Cilat kanë qenë lidhjet e Berishës dhe familjes së tij me Faslliçin, cili ka qenë qëndrimi i qeverisë së tij për kompanitë e themeluara e pronat e dyshimta të këtij në Shqipëri? Pse Berisha ka qenë gjithmonë arrogant ndaj komisioneve hetimore të parlamentit dhe pse ka shpërfillur organet e drejtësisë sa herë është thirrur, ku ka patur rast të tregojë pafajësinë dhe ndershmërinë e tij që pretendon? Këto e shumë pyetje të tjera duhet t’i bëjnë gazetarët e vërtetë Sali Berishës dhe ai t’u japë përgjigjen që meritojnë. Ndryshe, as ledhatimet e gazetarëve dhe as gjyqi ndaj Blinkenit, nuk provojnë ndershmërinë e tij, përkundrazi e njollosin atë më keq. Se si qëndron e vërteta në raport me Berishën, e di mirë Amerika, por më mirë se gjithkush e dinë shqiptarët.