BREAKING NEWS

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni thirret si dëshmitar për “Gërdecin”, ja faksimilet që e fundosin, zbardhen provat që tregojnë djalin e “non gratës” si pronar në hije të biznesit të vdekjes, si i vendosi ministrat nën urdhrat e...

Fillon sëpata e SPAK mbi familjarët e Berishës, Shkëlzeni
x
BREAKING NEWS

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e prangave për familjarët e tij “tërbojnë” Sali Berishën, kreu i “Foltores” akuza, kërcënime dhe sulme ndaj SPAK

Deklarata e SHBA për “non-gratën” dhe kërcitja e
x
BREAKING NEWS

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash Sula, Lefter Gështenja dhe “rapsodi” Gjekmarkaj distancohen nga Sali Berisha pas ultimatumit amerikan

Fillon “hemorragjia” te grupi i dezertorëve të PD, Dash
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat Bardhit për Sekretar të Përgjithshëm, deklaron se Noka është numri 2, “Foltorja” presion Gjykatës së Lartë për vulën para se të krijojë parti të re

Plas sherri në çetën anti-amerikane, Berisha i pret shpresat
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse kryeministri shqiptar censuroi takimin me ish-ambasadoren amerikane?

Çfarë ndodhi në SHBA midis Yuri Kim dhe Edi Ramës, pse
x
BREAKING NEWS

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon akuzën e ryshfetit 225 mijë USD për lobimin e kryeministrit shqiptar, ish-agjenti i FBI rrezikon 5 vite burg për dosjen shqiptare

Rëndohen pozitat e Edi Ramës në SHBA, McGonigal pranon
x
BREAKING NEWS

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave në sektorin publik, ja kur do ta përfitojnë shtesat mësuesit, policët, ushtarakët, mjekët dhe infermierët

Pagat 900 euro në shtet, zbardhet kalendari i rritjes së rrogave
x
BREAKING NEWS

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me reagimin e fortë: Sali...

McGonigal pranoi akuzat për lobim kundër PD-së, Basha del me
x

Opinion / Editorial

Qafa e Gjinos në Sarandë, si “qafa e patës”

Qafa e Gjinos në Sarandë, si “qafa e patës”

Segmenti rrugor,  Kardhiq-Sarandë, është një nga rrugët që  u realizuar pas një kohe të gjatë. Pjesa më problematike u bë hapja e tunelit të Skërficës, segmenti më i vështirë dhe më i kushtueshmi, megjithatë për ta bërë të kalueshëm këtë segment me interes kombëtar për turizmin u vendosën afate dhe u zbatuan. Kështu, rruga u bë e aksesueshme qysh në  2 korrik të vitit 2022. Për përurimin e këtij segmenti, veçanërisht tunelin mbi 1300 me  gjatësi, u bë një festë me pjesëmarrjen e qindra banorëve, të cilët festuan dhe vlerësuan këtë vepër inxhinjerike që zbut kalimin e qafës së ashpër, veçanërisht gjatë dimrit. Njëra qafë, ajo e Skërficës u kapërcye dhe mjetet nisën të lëvizin duke lënë segmentin rrugor të Muzinës, që njihet  nga të gjithë për vështirësitë që krijojnë për mjetet që kalojnë në këtë rrugë. Veç kthesave të shumta dhe malores, u shkurtua rruga  në drejtim të Tiranës dhe qyteteve  të tjera të Shqipërisë. Po në këtë segment rrugor, kjo nuk është qafa  e vetme. Të tjera qafa takon gjatë udhëtimit për në qytetin e  Sarandës. Njëra prej tyre është, Qafa e Gjinos, vetëm pak kilometër nga qyteti i Sarandës, ngjitur me fshatin Shelgar. Prej korrikut të vitit 2022 deri sot ka kaluar afërsisht një vit. I tërë segmenti nga Kardhiqi në Urën e Gajdarit, ku është vendosur edhe tabela që  tregon firmën e ndërtimit, periudhën e zgjatjes, pra afatet dhe vlerën e investimit,  ka nisur puna edhe për uljen në lartësi të Qafës së Gjinos, një segment afër dy km me pjerrësi të madhe në zbritje dhe malore në ngjitje, ku mjetet e rënda të ndërtimit, derdhnin  beton pa fund, duke e kthyer këtë segment në të pakalueshëm. Pikërisht, ulja e lartësisë  në mënyrë të ndjeshme, natyrisht që kërkonte kohën e vet dhe kjo ka bërë që ende ky segment të mos përfundojë dhe për rredhojë e tërë rruga. Sa zgjati hapja e tunelit, po aq zgjat edhe  Qafa e Gjinos, e cila gjatë këtyre ditëve mbulohet  nga  retë e bardha të pluhurit. Kur bie shi mbushen gropat nga pellgjet e ujit. Nga ana e firmës janë hedhur shtresat në trupin e kësaj rruge, po ende nuk është kryer asfaltimi. Drejtuesit e mjeteve, thonë se mbulohemi nga pluhuri që ngjitet deri lartë në qiell, duke na i bërë  automjetet  nga të zeza në të kuqërremta  apo të bardha. Duhet të lash makinën kur ikën dhe sa kthehesh, ndryshe nuk mund të hysh në qytet se mbush rrugët me pluhur. Ka ditë që në këtë segment rrugor disa mjete vijnë rrotull pa bërë asgjë. Jemi në prag të sezonit turistik. Madje pasi ka hapur siparin, kjo qafë, pra Qafa e Gjinos, u bën dush me pluhur cilitdo që kalon në këtë segment. Veçanërisht motorristët që vijnë varg pa fund nga Vlora apo Tirana. Ata nga veshjet me kostume të zeza u shndërrohen  në të bardha dhe kur zbresin në qendër të Sarandës, janë të detyruar të shkundin rrobat që mbajnë pluhur me bollëk. Kur shikon Qafën e Gjinos, të duket sikur përjeton  legjendën e Rozafës, pasi edhe kjo nuk përfundon  prej muajsh, më kujtohen fjalët  e një specialisti të vjetër të rrugëve, i cili më tha i habitur, kaq kohë ky segment do ishte hapur edhe me qysqi dhe dinamit.  Thjesht me metodat e vjetra, po shumë të sigurta. Këtu punojnë dhjetëra  mjete dhe ende qafa mbetet në vend numëro. Kjo vonesë e  hapjes dhe shtrimit të shtresave të rrugës apo e mbrojtjes së saj  dhe tani së fundi prej muajsh për mungesën e asfaltimit, po kthehet në gangrenë për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe fshatrave përreth që i mbulon pluhuri dhe rruga duket sikur është kalim nëpër duna rëre në shkretëtirë. Ndaj me të drejtë të gjithë thonë: Kjo qafa e famshme e Gjinos na u bë si qafa e patës, që na ka ngecur në grykë. Të besojmë se firma ndërtuese do t’i japë zgjidhje para vjeshtës kësaj gangrene  që nuk i shërben as turizmit as turistëve. Përkundrazi, duket se të gjithëve iu  është bërë tmerr nga pluhuri që ngjitet shtëllunga lart drejt qiellit, duke e ndotur edhe vet kaltërsinë e tij. Me të drejtë drejtuesit e mjeteve pyesin: Deri kur? Kur keni ndërmend ta prisni shiritin e Qafës së Gjinos? Një pyetje që kërkon zgjidhje urgjent. Ndryshe, turizmit i shtohet një hall. Një mungesë më shumë për Sarandën turistike!