BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Opinion / Editorial

Qarku i mbyllur i deputetëve tanë!

Qarku i mbyllur i deputetëve tanë!

Dy herë në javë shqiptarët kanë fatin e madh të ndjekin parlamentin e Shqipërisë. Salla e ndarë në kuadrate, si mozaikët shumëngjyrshë të lashtësisë shfaq spektrin politik nga roza, mavia,bluja e thellë, vishnja, deri tek e verdha dhe në fund copëzat pa ngjyrë, të shgjyrosurat. Salla e parlamentit, godina karakteristike në mesin e lulishtes në qendër të Tiranës, rrethuar nga rojet e gardës,  është qarku i pare, ku rrotullohen deputetët tanë. Është rrethi qendror, ku shpalosen idetë, propozimet, fjalimet e zjarrta, bëhen akuzat, shkëmbehen sharjet me libër shtëpie, fyerjet, krahasohen ministret me bodigardët e Gedafit, siç bëri Berisha, shqyhen duart me drejtim  nga podiumi me kërkesat e shpeshta për procedurë. Në këtë qarkun e pare, kemi njohur ndër vite, oratorët, gojëtarët e zjarrtë, deputetët që fyejnë e akuzojnë pa kufi si dhe ata që etiketojnë cilindo deputet kundërshtar, bandit, kriminel, të korruptuar, armiq të demokracisë apo tradhtarë të Shqipërisë. Është qarku më i shkurtër dhe me perimetrin më të vogël. Është fiks si shfaqet në ekranet e gjithë televizioneve shqiptare. Edhe pse rreth i mbyllur,  ka vlerë të madhe pasi njihesh drejtpërdrejt me përfaqësuesin që ke votuar, kupton në është aktiv, kërkues, kritik, demagog, mendje plot apo kokë boshë apo thjesht ka zënë një karrige në sallën e demokracisë dhe as flet  as dëgjon, nuk pyet as propozon. Të vendosur sipas grupimeve parlamentare, salla herë na ngjanë si një amebat, herë si gaforret që ka shtrirë këmbët pas shkëmbinjve për t`u ruajtur nga dallgët që përplasen në brigje. Jo pak herë duket  si amfiteatër. Jo më pak si arenë cirku e gladiatorësh. Jo rrallë edhe si tapet boksi, ku në vend të grushteve me doreza,qëllohet me shishe boje, çizme firmato, fluturojnë vezët mbi kokat e deputetëve kundërshtar, shpërndahet miell duke kthyer nga kuvendin e demokracisë në fabrike mielli, duke e bërë qarkun e pare, atë të brendshmin sa tragjik aq  edhe komik. Është salla, ku i shikojmë të zgjedhurit tanë, ata që na përfaqësojnë në organin më të lart në Kuvendin e Shqipërisë. Kjo sallë here, quhet tempulli i demokracisë,por edhe llumi i Shqipërisë, etiketim ky i pavend, po ja që ndodh nga deputet ekselent. Jo rrallë, salla, ku miratohen ligje dhe vendime për të ardhmen e vendit, kthehet në shesh sherrnajë, siç bëhej qëmoti në kruan e vetëm të fshatit mes grave që të shkulnin leshtë e kokës. Qarku i parë i mbyllur nuk është thjesht fizikisht pasi ndodhet brenda godinës nën tarracë dhe mbi tapet, po edhe Vizualisht, ku kontakti është pamor, figurativ dhe dëgjimor. Mjaftojnë shqisat e të dëgjuarit, të parit dhe të ndjerit që të kuptosh se e tërë jeta dhe aktiviteti i deputetëve tanë, brenda atij qarku, rrethi të mbyllur rrotullohet si mokra e mullirit që bluan në boshllëk. Disa prej deputetëve e minimizojnë Shqipërinë nga njëzetë e tetë mijë kilometër katror në disa dhjetra metër, ku llogariten dhe përcaktohen fatet e Shqipërisë. Jo rrallë, brenda këtij qarkimi, veç debateve serioze dhe propozimeve me vlerë, krahas deputetëve të përkushtuar,racional, të drejt, të interesuar për qytetarin dhe popullin që i ka votuar, njihesh edhe me deputetët dhe deputetet zonja që janë gati t`i vënë flakën parlamentit në emër të “demokracisë”, kuptohet dhe “lirisë” për të bërë gjithçka u shkrepet në mendje. Shembujt nuk kanë munguar. Është i njohur fakti që në brendësi të asaj salle, gjenden deputetët që përngjajnë me hedhësit e çekiçit apo diskut fluturues. Këta janë deputetët që na kujtojnë kampionët e atletikës. Disa bëjnë  sikur hedhin  topuzët e Mujit dhe Halilit se u duket vetja si bijë të legjendave. Brenda këtij qarku nuk mungojnë edhe ata që etiketohen në opinionin shoqëror si krahu i armatosur të gatshëm të përfshihen në sherre verbale deri edhe fizike. Këtu dallojmë sprinterët. Vrapuesit e shpejtësive të mëdha. Jo kohë më parë Berisha nxitoi për të zënë vendin në podium para Alibeajt. Dhe për pak e flaku në tapetin e kuq me tuç.  Jo pak nga deputetët tanë nuk e njohin demokracinë dhe tolerancën, sillen si ordinerë, duke thyer karriget, mikrofonat deri dhe llapadanët. Janë grupi i zjarrit ngujuar brenda qarkut të shkurtër, kufizuar në sallën parlamentare. Njihesh me deputetët e Kuvendit të Shqipërisë dhe nuk ka si të mos ndihesh i fyer që jo pak prej tyre janë ngujuar brenda asaj salle dhe e shumta dalin deri në unazën e qytetit apo bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” Vetëm brenda këtij parametri ndihen të plotfuqishëm. Sa për zonat ku kanë fituar mandatin me përjashtime të rralla, deputetët na shikojnë me dylbi, kur zbresin në bazë, kontaktojnë virtualisht dhe njohin një numër të kufizuar të qytetarëve votues të tyre. Qarku numër një, ai i mbylluri ka për inventar sallën, kolltukun,podiumin, mikrofonin,kartat e votimit,sallat e komisioneve. Brenda qarkimit janë mjediset e frekuentuara prej tyre. Ky është qarku i mbyllur i përfaqësuesve të popullit, ata që realisht qarkun e tyre duhet të kishin njëzetë e tetë mijë kilometër katror për të takuar sy më sy qytetarët. Janë apo jo votues të tyre. Janë këta qytetarë që i kanë deleguar deputetët në Kuvendin e Shqipërisë me votën e tyre dhe ky është një privilegj i jashtëzakonshëm pasi u japin mundësinë t`iu shërbejnë shqiptarëve, të fitojnë respektin dhe besimin e tyre. I kanë veshur me privilegjet e pagave të larta, makina, karburant pa pagesë, pensione të diferencuara në fund të mandatit. Po kontaktet me votuesit si janë?Ndryshe nuk je deputet,po thjesht një numër me matrikull për t`u dalluar mes njëqind e dyzet deputetëve të zgjedhur nga zgjedhjet e përgjithshme në çdo katër vjet. Po qarqet e mbyllura të deputetëve tanë nuk mbarojnë vetëm me rrethin e parë. Veprimtaria e tyre është  si rrathët koncentrik nga qendra në periferi. Ndodh shumë rrallë që qarqet e mbyllura të veprimtarisë së deputetëve të kenë ndonjë pik takimi, tagente që nënkuptojmë, kontaktet, deputet- popull. Edhe kur zbresin në bazë, përsëri deputetët tanë mbeten brenda qarkut të mbyllur me njerëzit e njohur. Edhe pse gjenden në sheshet e qytetit apo në rrugë duke ecur, përsëri qarku i veprimtarisë së tyre është i mbyllur. Kur zbresin në bazë kanë një zyrë në një nga godinat e qytetit. Në të shkruhet: “Zyra e deputetit”. Po shumë here, zyra mbetet kafaz  bosh, pa deputetët brenda. Kur shkojnë qytetarët që duan të kontaktojnë deputetin ose deputetet se në Sarandë për fat janë dy zonja deputete, sekretarja me ndrojtje iu thotë: -Sot nuk do ketë pritje. Nuk është këtu zonja deputete. Eja javën tjetër. Po edhe java tjetër  është po e njëjtë. Deputetja mungon se ishte e zënë në komisione në Tiranë. Kështu edhe qarku numër dy bëhet edhe më hermetik më i mbyllur, gati rreth vicioz. Po nuk është vetëm pamundësi për tu takuar me deputetin në zyrë. Edhe takimet ne terren janë të piketuara. Më së shumti me tre -katër figura publike dhe zyrtarë të qytetit. Ka një vit që në Sarandë nuk është bërë ndonjë dëgjesë publike. Nuk është organizuar një konsultë e gjerë me biznesin apo  intelektualët e qytetit. Në se deputeti gjykon se ka takuar popullin, duke tokur dorën me një numër minimal individësh nga ata që u ngjiten dhe u rrahin shpatullat, u thurin lavde, atëherë këto nuk janë takime me qytetarët, po qoka miqsh. Ka edhe deputet që në fundjavë lënë kostumin e deputetit në gardërobën e kuvendit, siç bën, deputeti  Niko Kuri dhe vesh përpalsen e mjekut duke shërbyer njëlloj si në tërë kohën që ka punuar në spitalin e Sarandës. Nuk i ndruhet vizitave. Ndaj është njëlloj i respektuar si vite më parë. Deputet dhe mjek njëherësh! Viti pas zgjedhjeve të prillit 2021,  është plot problematika. Ankohen fermerët për mungesën e naftës pa akcizë. Për farat e pakontrolluara. Për blegtorinë rrudhur në numër. Për kostot e larta të shërbimeve në bujqësi. Qytetarët ankohen për çmimet e ushqimeve në qiell. Janë shqetësime reale këto se tek e fundit  janë tregues i mirëqenies së popullit. Po sa dëgjohen? Sa u zgjidhen- Nuk është  puna se takove deputeten dhe i vure të gjitha në vijë. Po tek e fundit të dëgjoi e dëgjove. More sqarime. U qetësove shpirtërisht. U ndjeve i vlerësuar. E informove,  bëre ankesën, ngrite zërin. Dhe në ditët që vijnë deputetja do i debatoj këto shqetësime në sallën e demokracisë në parlament. Dhe institucionet do vënë pikën mbi “I” për t`i zgjidhur. Nuk themi se deputeti është  fuqi magjike. Po e ka detyrim të kontaktoj votuesin e vet. Ndryshe është thjesht burokratodeputet. Kështu mbyllet edhe qarku i dytë. D njëlloj vazhdon qarku i tretë. I katërti. I “n-ti”. Të gjitha lëvizjet e kontaktet në qark të mbyllur. Nga qendra në periferi. Kështu edhe kur përplas mikrofonat apo përmbys tavolinat edhe kur shfaqesh tërë nervozizëm dhe shndërrohesh nga deputete e qeshur dhe buza gaz në deputete që shkatërron dhe parlamentin me deklarata, akuza e fjalime bombastike e ndez zjarr!