Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Që “Cicikovët” dhe “Korobockat” të mos ringjallen!

Postuar: 12/02/2019 - 07:17

Kanë shumë të veçanta por kanë edhe shumë të përbashkëta “shpirtrat e vdekur te N. V. Gogolit në mesin te shek. të XIX me këta të fillim shekullit të XXI. Personazhi kryesor i “Shpirtrave të vdekur” është Cicikovi, një dallkauk i kohës, i cili vendos të pasurohet nëpërmjet blerjes së “shpirtrave të vdekur”. Ai bredh kudo nëpër provinca, fshatra e qytete të Rusisë me shqetësimin e vetëm për të siguruar kapital nëpërmjet “shpirtrave të vdekur” të tipit Manillov, Korobocka, Nazdrijov, Sobakievic dhe Pljushkin. Cicikovit i pëlqen të bien sa më shumë epidemi, të vdesin sa më shumë njerëz, të ketë sa më pak të korra në bujqësi me qëllim që ky dallkauk të përfitojë sa më shumë kapital, nga fatkeqësia e të tjerëve!

Sa aktuale është kjo mënyrë që kanë zgjedhur personazhet e N. V. Gogolit me kohën e sotme, kur “Cicit” e politikës tonë kërkojnë të ketë sa më shumë dështime kundërshtari, të ketë sa më shumë viktima të ketë sa më shumë të zhgënjyer nga kundërshtari që ka dhe bile me shumicë. Kjo mazhorancë, për hir të së vërtetës duhet të pranojmë që e ka bërë shumë borxh... Por më keq akoma është ajo e “Cicikovëve” dhe Korobockave” të opozitës që dështimet nga mazhoranca, i quajnë fitoret e tyre. Të tjerët vuajnë, “Cicikovët” duan pushtet! Asgjë tjetër atë nuk i shqetëson, “Cicikovët” dhe Korobockat” e sotme, as Shqipëria, as qytetarët, as ndjenja patriotike dhe as morali. Duan vetëm pushtet sepse po e kanë këtë, të gjitha të tjerat vijnë vetë dhe nuk është e nevojshme që të mundohen e të vijnë vërdallë... Është kjo një ndjenjë e tillë, ndoshta më e theksuar se kudo gjetkë që as ata që e kanë pushtetin nuk duan ta lëshojnë me çfarëdo çmimi dhe as ata që e kërkojnë nuk heqin dorë me çfarëdo kosto që të ketë. Edhe “Korobocka” e Gogolit, nga ana e saj është një viktimë e makutërisë, e kopracisë, proza bajate e jetës. Ajo nuk ka ndjenja njerëzore dhe gjithçka për atë është mall, plaçkë... Kanë edhe shumë e shumë të tjera të përbashkëta personazhet e politikës së sotme me ata të mesit të shek të 19-të të tipit “Cicikov” dhe “Korobockë”! “Korobockës” së sotme i duhen vetëm pesë gra, që ta tërheqë “Carin” zvarrë dhe këto mësime i ka dhënë edhe më të rejave... O Zot! “Cicikovët” dhe “Korobockat” e sotme, nuk kërkojnë kapital si dallkaukët e kohës së Gogolit, sepse kapital ata kanë me bollëk, por duan pushtetin dhe për këtë duan votat! Një ndryshim tjetër është që ndërsa Cicikovi i Gogolit, kërkonte kapital nëpërmjet “shpirtrave të vdekur” të çifligarëve, “Cici” i kohës tonë kërkon vota për pushtet tek shtresat më të vuajtura të shoqërisë. Njëprototip “Cici” i vërtetë, ashtu si “kolegu” i tij para afro dy shekujsh, ka zgjedhur të njëjtën rrugë dhe të njëjtën mënyrë për të marrë jo pasuri dhe kapital, por kërkon të spekullojë me varfërinë, me qytetarë që vuajnë për bukën e gojës. “Cici” i sotëm shkon fshat më fshat, qytet më qytet. Ja, të shkëputim disa sekuenca të këtij prototipi dallkauk në takimet me qytetarë të ndryshëm. Shkon tek studentët; Ata, hallin e kanë tek heqja e ligjit për arsimin e lartë dhe mirë apo keq, me ata, këtë shqetësim kanë. “Sapo të vij unë në pushtet, të parin ligj që do të heq, është ai i arsimit të lartë”! Puna “u zgjidh”! “Cici” shkon tek fermerët: “Zoti Kryetar, askush nuk na ka në “refene”! Prodhimet po na kalben, nuk kemi asnjë ndihmë nga shteti, asnjë subvencionim”. “Cikua” vendos duart në brez dhe i dëgjon një nga një. Më pas, jep “vendimin: “Sapo unë të vij në pushtet, keni 100 milionë dollarë investime, më pas, çdo vit, do të keni nga 50 milionë dollarë çdo vit! Edhe kjo punë mbaroi”! Cikua shkon tek taksapaguesit e mjerë... “Na janë rritur taksat, Kryetar. Nuk mundemi t’i përballojmë. Edhe bukën e marrim me listë e jemi kalbur në borxhe! “Sapo të vij unë Kryeministër, vendimi i parë që do të firmos, është ulja e taksave dhe më konkretisht, do të ul me 300 lekë litrin e energjisë elektrike”! U “zgjidh” edhe halli i taksapaguesve... “Ma kanë prishur shtëpinë z. Cico, unë jam me Kemp, me 40 mijë lekë të vjetra që marr, ç’mund të bëj unë, si mund të jetoj unë”?, i drejtohet një e moshuar me probleme shëndetësore. “Mos u mërzisni, sapo unë të bëhem Kryeministër, do t’ju jap ndihmë ekonomike të njëjtë me atë që marrin në Europën Perëndimore, “Rruga gjalpë t’u bëftë o “Bukurosh”! “Cicua” shkon tek biznesmenët. Zoti “Cico”, TVSH-ja është e lartë, nuk mundemi ta përballojmë, po falimentojmë. “Qysh nga dita që unë do të ulem në karrigen e Kryeministrit, do të keni zero TVSH, do të keni inisiativë të lirë e të jeni të sigurt që asnjë taksë mbi vlerën e shtuar nuk do të paguani, në Dogana nuk do të keni më hajdutë dhe kriminelë të veshur me pushtet që t’ju qëndrojnë mbi kokë”. Ejani në protestë, të shporrim këta hajdutë nga pushteti, këta kriminelë e drogaxhinj, këta oligarkë dhe më pas, pushtetin e keni ju që do të më ndihmoni mua të qeveris”! “Urra”! “Edhe ju kuksianë nuk do të paguani asnjë qindarkë për rrugën e Kombit, edhe universitetin do ta keni së shpejti”! “Cicua” takon edhe disa pensionistë; “Me këto pensione, “Cico” nuk mund të përballojmë jetesën”. “Sapo unë të zgjidhem Kryeministër, do të keni pensione si kolegët tuaj në Europën Perëndimore”. “T’u bëftë dita një mijë o Kremastar! Rrugës në kthim, “Cicua” takon edhe nxënësit e shkollave të mesme: “I takon të gjithë si një “udhëheqës” i thjeshtë që rri “gju më gju”, të cilën këtë e ka të kultivuar qysh herët. Në Gjirokastër, na nxori mallin e atij “merhumit” tek Furra e bukës, tek këndonte me Xhevatin. Pa pritur të flasin nxënësit, u thotë: “Grevën në asnjë mënyrë mos e ndërprisni. Ju duhet të dini që kemi të bëjmë me një qeveri që mendon vetëm për oligarkët, që është lidhur me krimin dhe drogën dhe ne do ta shpartallojmë”! Kësaj fjalës së fundit, i mëshoi aq fort sa edhe ata u trembën. “Jo Zoti “Cici”, ne nuk jemi në grevë por po presim zyshën e Matematikës dhe të Historisë që janë në grevë, dhe ne kemi mbetur pa mësim. “Ata kanë shkuar në grevë për të mirën tuaj, që nesër juve të mësoni me “taban”. “Meqë u ndodha këtu mund të shfrytëzojmë kohën sepse nuk është keq sikur të mësoni edhe dy fjalë nga unë. Shtatë herë shtatë, e dini sa bëjnë? Nuk e dini, bëjnë dyzet e dy. Në Histori nuk dua të ketë shkollarë nga ju, që të mos dijë kur është ngritur flamuri nga Skënderbeu në Kalanë e Kaninës. Kur t’ju pyesin, do t’i thoni që, “Ismail Qemali e ka ngritur flamurin e Pavarësisë në Lezhë në vitin 1444!

Siç shihet, më kot qenkemi munduar për njëzet e tetë vite me radhë që të vendosim qoftë edhe një tullë në këtë Shqipëri, por po na e merr lumi i “injorancës”! Ja tek na del një “Gjeni”, i cili me një “cak fap” do t’i zgjidhi hallet e shumta të këtij vendi e të këtyre qytetarëve si me magji. Por, mesa duket ne jemi nga ata njerëz apo nga ata “qorra” që nuk duam “sy”! Ja “fusha”, ja “mejdani”, ja dhe “Cico” kapedani, por që i mungon vetëm “Jatagani” pushtet, prandaj duhet t’ja japim këtë mundësi që të “shpëtojmë” njëherë e përgjithmonë e të futemi në rrugën e qytetërimit.

Edhe para afro dy shekuj qysh nga koha kur doli në dritë “Shpirtra të Vdekur”, Cicikovi nuk e shihte të arsyeshme të përmbysnin borgjezinë me dhunë, me revolucion, kurse sot, mbas afro dy shekujsh,“Cicikovët” tanë të politikës e shohin të arsyeshme që duhet një revolucion me pjesëmarrjen e të gjithëve pa përjashtim për të rrëzuar nga pushteti oligarkët e “mafies” dhe të krimit. “Cici” bën thirrje: “Merrni në dorë fatet tuaja”! Ç’të jetë kjo thirrje? Askush nuk e merr vesh. Pushtetarët e sotëm kanë ardhur në pushtet me paratë e krimit apo me votën e popullit, fakt është që ata janë në pushtet dhe kanë ardhur në mënyrë ligjore, pra me votën e popullit. As më shumë e as më pak, kjo do të thotë që “Ejani juve në Protestë, që të përmbysni ata që kanë ardhur me votë dhe pushtetin ta marrim ne”! E kush e thotë këtë? E thonë pikërisht këta që bëjnë thirrje “për votën e lirë” dhe në pushtet duan të vijnë nga turmat e rrugës? Kjo të jetë vallë strategjia e këtyre opozitarëve? Është e drejtë e opozitës dhe e kujtdo që të kërkojë zgjedhje të parakohshme dhe këtë, në rrugë ligjore atje, ku është vendi dhe jo duke bllokuar rrugët për të mos kaluar qytetarët e pafajshëm në halle e tyre! Kjo, “merrni në dorë fatet tuaja” nuk është gjë tjetër përveçse një anarshi e “çorganizuar” nga organizatorët! Më keq akoma kur këtë thirrje, e bën një “Cico” që është shquar për thirrje të tilla patetike si “Thyeni xhamat, shpojuani gomat e makinave, tërhiqini zvarrë! Por, nuk duhet që atë vetëm ta akuzojmë, duhet t’i qajmë edhe hallin. Ai është nën goditjet e shumë “shufrave të hekurta” edhe nga brenda edhe nga jashtë e nga anët. Nga t’ja mbajë? I janë errur sytë për pak pushtet, sepse po nuk realizoi detyrën që ka marrë nga “Pljushkinët” pleq dhe “Nazdrijovët” e rinj, më pas nuk do të vlejë as për “pupac” që as galat nuk do t’i tremben më! Nuk merret vesh se si do të jetë “revolucioni” i 16 Shkurtit dhe si pjesëmarrësit do të shkojnë në këtë “revolucion”! Nuk është e lehtë të ngrihesh nga hotelet e plazhit nëpër botë ku ata do të kalojnë “Shën Valentinin” dhe të lënë të dashurat e me vrap të ikin e të rrëmbejnë armët për të qenë të gatshëm në “revolucion”! Nuk i thërret Atdheu jo, i thërrasin “Cicot” dhe “Korobockat” që këta të marrin pushtetin. Dhe ju qytetarë, mos nguroni sepse në fund të fundit, për të mirën tuaj e kanë, për të ardhmen tuaj e kanë! Kështu ka thënë edhe “Pljushkini” plak, vetëm me kryengritje të armatosur mund të shporret qeveria e krimit dhe e drogës, vetëm kështu sipas modelit Venezuelian, qytetarët mund të marrin në dorë fatet e tyre”! Qytetarët kanë jo “një mijë e një arsye” të ngrihen në protestë, por kanë “dy mijë e dy” të tilla me këtë gjendje në të cilën shtresat e vuajtura ndodhen, por jo këtë ta presin nga njerëz dështakë që luftojnë për karriget e tyre e që kanë dhënë dhjetra prova të tilla. 

Nga Pandeli BARDHI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 26/06/2019 - 07:17

... Mund ta themi qysh në fillim atë që Presidenti, nuk ka asnjë ngjashmëri me Shqiponjën. E pamë para disa ditëve tek formoi me duar simbolin e krenarisë tonë Shqiponjën.

Postuar: 26/06/2019 - 07:16

Më sa duket, dekreti i Presidentit të Shqipërisë për anulimin e zgjedhjeve vetëm po zëvendëson nj

Postuar: 26/06/2019 - 07:13

Idetë për një shoqëri demokratike, mbeten lokomotiva e zhvillimit të shoqërisë njerëzore nga prim

Postuar: 26/06/2019 - 07:11

Në dy muajt e fundit prill-maj 2019, në kulmin e protestave dhe ngërçit politik të vendit, Këshil

Postuar: 25/06/2019 - 07:12

Panorama që ka krijuar kjo opozitë, e shndërruar në një karikaturë politike me drejtuesit e vjetë

Postuar: 25/06/2019 - 07:10

Demokracia turke mbahet fort, ajo në të gjitha drejtimet e mundshme triumfon!

Postuar: 25/06/2019 - 07:08

Mospranimi i padisë së kryetarit të PUK, Idajet Beqiri për ç`regjistrim nga zgjedhjet dhe mospjes