BREAKING NEWS

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika,
x
BREAKING NEWS

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri,  aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët,  te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen,
x
BREAKING NEWS

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën
x
BREAKING NEWS

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën
x
BREAKING NEWS

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë
x
BREAKING NEWS

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita Nikollës për të kthyer Sali Berishën në politikë, aleanca e kullave të Zenit pushton Parlamentin, zbardhen skenarët e minutave të fundit mes kryeparlamentares me dyshen Noka-Bardhi

Kryetarja e Kuvendit në pazare antiamerikane, ja skema e Lindita
x

Opinion / Editorial

Që historia të mos përsëritet më

Që historia të mos përsëritet më

Një popull që zgjedh ne krye te vendit njerëz të korruptuar, hajdutë, maskarenj dhe tradhtarë, nuk është viktimë por është bashkëpunëtor i tyre, shkruan George Orëell. Kjo aksiomë e shkruar njëqind e sa vjet më parë, është aktuale edhe tani. Shqiptarët nuk kanë kohë për të humbur. Ne shqiptarët dimë se koha ecën, mirëpo ne sikur nuk e shohim atë, prandaj dhe nuk ecim me të. Për shqiptarët, kohët e kaluara, nuk janë tjetër, përveç se përvoja të hidhura. Shqiptarët dëshirojnë që kohët e ardhshme të mos jenë tjetër përveç se mos u harrofshin. Shqiptarët kanë mundësinë që ta bëjnë kohën e vet më të dashur. Kur të niseni në votime, ju lutem mbani parasysh edhe një këshillë tjetër: do popull është zot i territorit të vet dhe ka të drejtë të vendosë lirisht për fatin e vet. Më e madhe se dëshira duhet të jetë gatishmëria për ta bërë këtë një realitet. Mënjanimi i shkaqeve të krizës qeverisëse në Shqipëri ,nuk mund të bëhet pa prodhimin e mundësive optimale për përballimin e tyre. Në mëngjesin e ditës së zgjedhjeve, votues të nderuar mos harroni, në asnjë moment, ju lutem, se i përkisni një populli dhe një kombi, se keni një histori dhe një gjuhë, një traditë dhe një trashëgimi, një civilizim dhe një kulturë që burojnë nga një gjak. Çlirohuni, ju lutem, sa të jetë e mundshme, nga krahinarizmat që na kanë larguar shumë njërin prej tjetrit; çlirohuni, sepse ndarjet janë shumë më të dhimbshme se bashkimi; çlirohuni, ju lutem, nga ideologjitë që partinë na kanë vënë mbi shtetin. I takon së kaluarës fajësimi i historisë dhe Evropës. Në ato fajësime nuk ka asgjë të kontestueshme. Por, ardhmëninë e kemi në duart tona dhe këtë duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Mos të rrënojmë themele kur të tjerët ngrehin kulme. Mos të mbajmë fjalime, por ta mbajmë fjalën. Gabimet e tjetrit mos t'i vëmë përpara që t'i shohim, e gabime tona mbrapa që t'i fshehim. T'i përballojmë mëritë dhe hasmëritë e së kaluarës dhe të përqendrohemi në ndërtimin e së ardhmes. Të investojmë në kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe shkathtësi diplomatike. Shqiptarët "janë të kthyer me sy e veshë" nga Shqipëria, nga ju votues të nderuar. Duke dhënë votën tuaj sot, ju do t'i përgjigjeni pyetjes se ku do të jetë Shqipëria nesër. Prej jush, votues të nderuar, pritet që të votoni për shtetin juridik, i cili, në kuptimin e mirëfilltë të tij, shprehet me nënshtrim të organeve shtetërore drejtësisë; me barazi të të gjithëve para ligjit; me gjyqësi të pavarur; me procedurë të paanshme; me ekzistim të mjeteve efikase për mbrojtjen e shtetasve; me mbështetje juridike dhe kontroll të akteve administrative dhe me mbikëqyrje të organeve administrative dhe përgjegjësi të tyre për punë të paligjshme që, në fakt, paraqesin komponentët themelore të parimit të ligjshmërisë, një parimi të pashmangshëm në të gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtësia. Prej jush, votues të nderuar, pritet që me votën tuaj të përcaktoheni për vlerat e shtetit juridik, të cilat do të mund të siguroheshin: me rend në ndërtimin e sistemit shumë-partiak; me ndarje të pushtetit; me përkufizim të pushtetit shtetëror dhe të së drejtës; me treg të lirë; me pronësi private etj. Prej jush, votues të nderuar, pritet që të keni ndjenjën se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë, por se edhe ushtrimi i pushtetit "nëpërmjet partisë" është në parim në kundërshtim me çfarëdo forme të ekzistimit të demokracisë. Prej jush, votues të nderuar, pritet që nga e kaluara të keni kuptuar se pa rendin e ri demokratik nuk mund të bëhen ndryshime të mëdha sistemore në funksionin e shtetit, i cili do t'i përgjigjej ekonomisë së tregut dhe mëvetësisë së subjekteve ekonomike, në njërën anë, dhe njëkohësisht, mbrojtjes së demokracisë politike, në anën tjetër. Ushqehem me shpresë se e keni kuptuar peshën e problemit që e rëndon sot popullin dhe kombin shqiptar. Ajo do të duhej të angazhohej fuqishëm për pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të saj. Çështja e pazgjidhur shqiptare paraqet sot një prej problemeve qendrore në Ballkan. Nëse ka të vërtetë në këtë gjykim, atëherë përfundimi është i qartë: pa një zgjidhje të pranueshme të çështjes shqiptare nuk do të mund të ndërtohet paqe në Ballkan. Ballkani vazhdon të drejtohet nga jashtë, ndërsa brendapërbrenda tij janë të mundshme konflikte natyrash dhe intensitetesh të ndryshme, për shkak të kryqëzimit të shumë interesave politike në të. Prandaj, shqiptarët, duke mos qenë të rrethuar me fqinjësi të mirë duhet të mendojnë për ndërtimin e ardhmërisë së tyre. Puna e parë që do të duhej të bënin shqiptarët është që ta vështrojnë dhe ta shtrojnë çështjen shqiptare si një dhe të bashkuar. Po qe se këtë nuk e bëjnë shqiptarët, nuk mund të pritet që përpara tyre, ta bëjnë të tjerët. Madje, edhe po qe se e bëjnë të tjerët, do ta bëjnë përpara në dëm të tyre se sa në interes të tyre. Votues të nderuar shqiptarë, me votën tuaj sot ju merrni përsipër pjesën tuaj të detyrës për t'i ndihmuar Shqipërisë dhe nëpërmjet saj, çështjes shqiptare, sipas një të vërtete se pa qenë mirë në Shqipëri, nuk do të jetë mirë me shqiptarët e shpërndarë në shumë shtete. Është detyrë juaja që Shqipërinë ta nxirrni nga një udhëkryq në të cilin është ndodhur. Demokracinë Shqipërisë nuk mund t'ia sjellë askush tjetër, përveç se populli i saj. Secili shtet e ndërton demokracinë në pajtim me mundësitë që krijon dhe, para së gjithash, me shkallën e vet-dijësimit të popullit, për ta kuptuar dhe, për ta ndërtuar atë në jetën e vet. Standardet demokratike të një vendi ose të më shumë vendeve nuk mund të vlejnë si standarde të përgjithshme për të uniformuar vendet e tjera. Shqipëria ndien nevojën për demokracinë shqiptare .Pa ndryshime të mëdha nuk mund të priten realizime të mëdha. Në Shqipëri ndihet nevojë për udhë të reja. Ato udhë mund t'i kërkojë dhe mund t'i gjejë një klasë politike që do të mund të përmbushte hapësirat e krijuara dhe që do të mund të përgjigjej në pyetjet e hapura. Për ata liderë që politikën e kanë kuptuar dhe e kanë shndërruar në një biznes privat. Po përsëris një mendim të shfaqur edhe më herët .Në politikë dobia e perceptuar keq e individit shndërrohet në dëm të papërmisueshëm kolektiv. Nuk e besoj, votues të nderuar, se kjo është dëshira juaj.