BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Që medalja të mos ndryshojë njërën anë dhe ruajë po të njëjtën vlerë!

Që medalja të mos ndryshojë njërën anë dhe

-Që medalja të mos ketë tre anë ose mos zëvendësohet njëra anë nga Basha!-

Tani loja e “demokracisë” tipikisht “Made in Albania” po luhet Berisha kundër Basha – Rama dhe Basha kundër Rama - Berisha e Rama kundër... Nejse, Rama kundër ka veten sot, kur të rëndojë zullumet e veta ekonomike apo politike të një prepotence në mungesë pluralizmi dhe opozite të qartë dhe të sigurtë si e tillë. Këtë arrogancë si të një “tiranosauri” që zotëron “stepat e politikës” shqiptare, pikërisht Ramës, ja kanë krijuar Sali Berisha dhe Lulzim Basha, me jo vetëm dyzimi në lidership, por dhe një rrugë pa asnjë demokraci të brendshme në PD. Askush nuk do të dyshonte se PD do të ishte superiore në qoftë se jo vetëm nuk do të kishte dyzim Berisha – Basha, por dhe dyzim mbi marrje vendimesh dhe forumesh, të cilat nuk ndahen mes kryetarit “de jure dhe atij de fakto”. Fjalimet tashmë folkleninisto -populiste të Berishës për të shpëtuar veten me problemin e madh që ka me “State Department” dhe krijim i frymës anti amerikane të pashpallur, por të provuar nga militantizmi në salla dhe rrjete sociale që shajnë Amerikën më keq se dikur Zëri i Popullit i Partisë së Sali Berishës dikur, është marrëzi kombëtare dhe ndërkombëtare. Berishizmat e plakura që thonë sot se: nuk ka folur dhe kur Basha ka “bërë gabime” ose i kam kërkuar dorëheqjen dhe këtë dorëheqje nuk ia ka kërkuar haptas, përbëjnë dhe ritualin anti demokraci të njeriut që tashmë mbas 31 vitesh - kërkon të kthejë Partinë Demokratike me institucione të respektuar. Kush këtë gjë? Njeriu që ishte vetë partia. Sipas parimit leninist: kur themi Lenini nënkuptojmë partia dhe kur themi partia nënkuptojmë Lenini. Me një parti të tillë, zor se bëhet pluralizëm në Shqipëri. E këtë parti të edukuar kështu, ka trashëguar Basha sigurisht dhe ai i edukuar në këtë mënyrë. Me mënyrën e përjashtimeve dhe armiqve në parti. Të një partie bolshevike fund e krye. Por sot, Sali Berishës i kanë mbaruar kredencialet ndërkombëtare dhe ato kombëtare. Ai ka mbas vetes, vetëm një pjesë të partisë që ka si mentalitetit bolshevizmin. E dinë veten për antikomunistë, por janë bolshevikët e fundit në Europë. Pikërisht si stalinisti lideri i tyre Berisha. Problemi është që të mos e “hajë furra krejtësisht dhe këtë dishepullin e tij Bashën”. E problemi tashmë i PD dhe Berishës është Amerika. Në fund të fundit, Basha nuk e ka këtë problem kaq shumë personal si Berisha. E ky problem duhet zgjidhur si nga PD dhe Berisha, por kjo zgjidhje ka brenda dhe reagimin e Berishës si njeriu që tani rrezikon gjithçka. Rrezikon familjen e tij politike, atë biologjike po nuk qëndroi brenda kushteve normale të një njeriu familjarisht “non grata” dhe të gjithë famën e tij historike. Në fund fare, Basha, për lëvizjen e tij që do të mbledhë Kuvend thotë: unë nuk mbledh kuvend antiamerikan. Kaq dhe sipas zakonit të Berishës kur thoshte për Lazaratin ishte vendimi im politik dhe unë them, ky ishte vendimi politik i Bashës – full stop. Basha veprimin e veten të fortë të tij e bëri kundër njeriut më të fortë në parti dhe kjo tashmë nuk duhet diskutuar dhe pse mund të thotë dikush ka nga pas – Amerikën. Berisha nuk duhet të kandidonte për deputet, por ai nuk do të qëndrojë në qoshen e tij. Ai do pa kompromis të ketë mbas vetes fokusin politik dhe partinë nën sundim. Tashmë këtë gjë ia kanë prerë përfundimisht. E Basha është kryetari i partisë që duhet ta bënte. Ai thjesht e largoi nga grupi parlamentar, por Berisha tashmë do revanshin e shpëtimit të vetes në grahmat e fundit të tij politik. Dje Basha doli dhe tha: Për 8 vite me radhë Edi Rama më ka akuzuar për “kukull” të Sali Berishës. Dje, Sali Berisha më ka akuzuar për “peng” të Edi Ramës. E para është gënjeshtër, e dyta nuk do të ndodhë kurrë. Të dyja janë dy anë të të njëjtës medalje. Partia Demokratike po ecën përpara, Partia Demokratike do t’i prijë betejës popullore për ndryshim që vjen vetëm përmes largimit të këtij regjimi dhe kthimit të vendit në shinat e demokracisë të cilat sigurojnë një jetë të mirë për çdo shqiptar. Eeee dakord, mbase dhe është kështu. Por tashmë nuk ka më rëndësi nëse ka qenë kukull apo jo dhe nëse sipas Berishës është joshur. Tani për Bashën ka një rëndësi. Që ky të mos kthehet në një kopje irracionale e Berishës dhe Ramës. Pra faqja e tretë e medaljes. Sigurisht asnjë medalje nuk ka tre faqe, ose më mirë sipas Bashës tre anë. Por Bashës i duhet të mos zëvendësojë njërën anë të medaljes në Shqipëri, po njësoj, si vlerë deri tani. Medalje me vlerën Berisha Rama. Për ta zëvendësuar me medaljen Rama-Basha. Kjo lloj medalje është sigurisht antidemokraci dhe aspak normale për dhjetëvjeçarin e tretë. Në qoftë se kjo medalje ruhet si model, si vlerë dhe si figurë ndërrohet fytyra e Berishës dhe vendoset ajo e Bashës, Shqipëria nuk do të jetë kurrë në demokraci. Sepse është medalje e korruptuar. E unë kam shumë pak besim se Basha mund ta bëjë më pak të korruptuar këtë medalje. Kjo do të ishte një zgjatje e atij të shëmtuarit tranzicion apo të kalburit post komunizëm në Shqipëri. E pjesë e këtij idiotizmi sigurisht do të ishte dhe Basha. Unë e kuptoj se është shumë e vështirë. Tashmë si PD dhe PS, janë pjesë e një elitokracie të shëmtuar dhe rrondokope në demokraci. Janë të sëmura nga mungesa e demokracisë së brendshme dhe nga mungesa e imunitetit kundër korrupsionit. Janë për t’u qarë me “facilet” thonë në Shkodër. Një delirant si Berisha mbas dhe me ndërhyrjen e Amerikanëve (vetë nuk do ta kishin larguar kurrë) mund ta largojnë, por po u zëvendësua me po të njëjtin mentalitetit kanë bërë akoma më keq, se sa sikur medalja të kishte fytyrat Berisha Rama. Medalja Rama Basha është me vlerë e pështirë si Berisha Rama, por me ar (imagjinar) kallp dhe e përdorur, por dhe ndryshkur akoma më keq si një imitim dhe butafori numizmatike politike në shoqërinë shqiptare. Medalja po ndryshoi njërën anë dhe mbajti të njëjtën vlerë, do të ishte një katastrofë politike.