BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Që “pluhuri i errësirës” të mos mbulojë gjithçka!

Që “pluhuri i errësirës” të mos mbulojë

…Por të zbulojmë dritën që do na ndriçojë të ardhmen të ngjalli shpresa e jo e ardhmja të na duket utopi. Shpresat janë venitur dhe besimi është lëkundur qysh kur i ashtuquajturi “cunam” erdhi para tridhjetë e kusur viteve, “dallgët” e të cilit filluan të shembnin gjithçka gjenin përpara. Këto “dallgë” përmbytën e fshinë nga harta, fusha e male, fabrika e uzina, hekurudha e hidrocentrale duke lënë “zbuluar” vetëm të zezat e diktaturës, që sistemi i ri post diktaturë, i merr sot si “model” dhe i përshtat në kushtet e reja. Mbi të gjitha është lëkundur besimi, është thelluar zhgënjimi i këtij populli që shpresoi për të ardhme më të mirë. Mbi këtë “moçal” tridhjetëvjeçar, notojnë lloj insektesh që dinë të “notojnë”, që janë të manovrueshëm për t’iu përshtatur situatave të reja e duke bërë të mos ngrenë kokë përparimtarja, e vërteta, ndershmëria, puna me ndershmëri, pozitivja. Gjithçka, është kthyer me kokë poshtë edhe historia edhe mendimi përparimtar edhe qëndrimi ndaj punës e detyrës edhe pasioni për të bërë gjëra të mira në interes të shoqërisë edhe dashuria për njeriun e punës edhe gjithçka në interes të zbatimit të ligjit... “Llumi” i zi i injorancës, i mashtrimit, i krimit e korrupsionit, i trafiqeve, i të paaftëve e lloj lloj pisllëqesh që kanë mbirë si “kërpudhat” pas shiut, kanë mbuluar të aftë e të ditur, të ndershëm e punëtorë, mendimin përparimtar... Le të bëjnë përpjekje sa të duan Parlament e Qeveri, organizata pro apo jo qeveritare. Gjithçka, ka mbetur vetëm në kuadrin e llafeve boshe, duke e parë të keqen tek sistemi i kaluar, i cili ka tridhjetë vite që ka perënduar… Kush po e nxit këtë të keqe që vazhdon të thellohet e konsolidohet me shpejtësi marramendëse? Nxitet nga lart, nga kjo klasë politike tridhjetëvjeçare me qeveritë e tyre që ikin e vijnë e gjendja sa vjen e përkeqësohet. Urrejtja vazhdon të thellohet e të shtrihet jo vetëm ndaj qeveritarëve e parlamentarëve, jo vetëm ndaj pushtetit qendror e vendor, por edhe ndaj njëri-tjetrit, ndaj të afërmve e deri ndaj pjesëtarëve të të njëjtit gjak. Këtë politikë ka ndjekur ky sistem i të majtëve e të djathtëve, atë të urrejtjes, me ligjet që kanë miratuar në krye të të cilëve qëndron ligji 7501 që ashtu si e ka parcelizuar tokën në 360 mijë ngastra e parcela, po kaq vite e ka çuar prapa prodhimin bujqësor, e mbi të gjitha po kaq herë ka nxitur urrejtje ndaj njëri-tjetrit. Askush nuk ka as dashuri për njëri-tjetrin, as interes për tokën e pronën, që nuk po e merr i zoti, por më i zoti, ai që ka mbështetjen e politikës e të drejtësisë. Politika e ndëshkimeve ndaj atyre të papërfillshmëve, stimulon spekulantët e mëdhenj, ata që vjedhin e pasurohen me miliona me tendera e dallavere nga më të ndryshmet, prej nga e ka burimin krimi e korrupsioni që është ulur këmbëkryq me nxitjen e të mëdhenjve dhe ndëshkimet janë për të vegjlit, për ata që kërkojnë të mbijetojnë në mënyrë të kundërligjshme nga halli dhe jo për të shtuar pasurinë si ata që kanë firmën dhe vulën. “Harrohet shpejt, thotë Makiaveli, kur të vrasin nënën e babanë, por grabitja e pronës, nuk harrohet derisa të merret hak”. Dhe hakmarrjet, nuk janë të pakta! Këtu është burimi i urrejtjes, i padrejtësisë me pronën, i padrejtësisë, përfshi edhe hendekun e thellë që ekziston midis atyre që pasurohen duke dredhur zinxhirin dhe atyre që u bije “bretku” e kërkojnë të jetojnë me djersën e tyre, me aftësi e dije shkencore... Duam apo nuk duam të pranojmë, diktatura nuk i lejoi shumë nga prapësitë që sot kanë dalë mbi sipërfaqe siç është ajo që secili jetonte me djersën e vet e jo të grabitjes së djersës së të tjerëve nga idiotët e të pashkollët që kanë poste e privilegje... Sot, as në këtë sistem “rrumpallë” as që dihet nga vjen e keqja, secili vjedh për hesap të vet, që edhe “mallin” njeri e kanë kthyer në një “mall” fare pa vlerë, që sistemi e sheh vetëm si votues një muaj në katër vite e më pas harrohet edhe qenia e tij si njeri, që pushteti qendror apo vendor e shohin si burim të ardhurash me taksat dhe çmimet që ngrihen e ngrihen. Padrejtësitë, nuk do të zgjidhet asnjëherë pa u zgjidhur problemi i pronës dhe se si është bërë sot prona e pasuria, zgjidhja e padrejtësive do të shkojë në kalendat greke. Kjo, sepse shteti e shtetarët, Parlamenti e parlamentarët, janë ata që nxitin të keqen, që u pëlqen një situatë e tillë që preferojnë të marrin mbi vete të keqen më të vogël atë të akuzave nga poshtë, por në fund të fundit të gjitha këto, bien në vesh të shurdhër, sepse askujt nuk i hyn gjë në këmbë as nga llafet e akuzat që vijnë nga “pazari”, nga ata që askush nuk ka në “refene” e që ankohen në emisionet e mëngjesit tek gazetarë që me vështirësi lexojnë edhe gazetat. Sikur i ndjeri Çajup të ngrihej sot nga varri, do të shihte që ish “Klubi i Selanikut” është shndërruar në “Hani i Selanikut” që nuk merret vesh kush hyn e kush del në këtë “han”, që harton e miraton ligje në këto qeveri që vijnë e shkojnë e gjendja shkon keq e më keq, në këtë vend që përditë braktiset dhe braktisja ka filluar qysh në ndërrimin e sistemit. Në “Klubin e Selanikut” para njëqind e dymbëdhjetë vitesh, anëtarët e tij, nuk ishin edhe aq të shëmtuar, përveç kryetarit, një verdhacuk e i shpifur me emrin Lumo. Jo jo, në “hanin ” tonë të Tiranës, përkundrazi, janë të gjithë bukuroshë e u ndrit lëkura. Edhe ndonjë pak i shëmtuar para se të bëhet deputet, sapo fillon karrierën e tij politike merr një tjetër pamje prej zyrtari, menjëherë i rregullon “linjat”, i ndrin lëkura, i shkëlqen kostumi, “verbon” shkëlqimi i makinës. Le të flasin sa të duan që “X” deputet apo “Y” ministër ka probleme me drejtësinë, është i përfshirë në afera korruptive etj etj. Të gjitha këto, janë “llafe sokakësh” që nuk i thonë thashethemexhinjtë, por i “thotë” drejtësia me indiferentizmin e saj. Nuk ka rëndësi që qeshin edhe të pashkollët me “recitimet” e deputetes në Parlament që vargjet e Pashko Vasës, “O moj Shqypni e mjerra Shqypni” ia faturon Migjenit e “mufka” të tjera të pafund, apo me “hallin” që u qan pensionistëve kur një farë deputeti “reciton”: “Me këto para që do të shpenzojë qeveria, mund të blihen 230 mijë kondicionerë që të ngrohen pensionistët”! Ky “bamirës”, a e di që edhe me ujë sikur të punonin kondicionerët, përsëri pensioni i tyre do të ishte i pamjaftueshëm? O tempora o mores! Sistemi që askush nuk e kërkoi të tillë, funksionon mbrapsht. Kur them që këtu, funksionon mbrapsht, kam parasysh atë që nuk janë meritat ato që të japin postin, por posti i sjell meritat e bashkë me to edhe privilegjet e shumta. Funksionon në mënyrë që jo t’i gjendet njeriu që e meriton punës, por punës një njeri që e komandon i “Madhi” që janë mbushur administratat.  Posti, në këtë sistem, të sjell dëftesën e shkollës, gradën shkencore e këto sjellin  privilegjet, postin më të paguar, jo vetëm për kohën në detyrë por edhe për të ardhmen për tërë jetën që përveç borderosë të sjell të ardhura të shumta extra. Çajupi, u ngrit nga Missiri e shkoi vetë për të parë e dëgjuar nga afër “Klubin e Selanikut” se si mbroheshin të drejtat e shqiptarëve. “Ai foli vetëm për “halldupët”, për Turqinë, foli për syska e bejka, për ruda e kaleshka, për me brirë e pa brirë, por vetëm një llaf për Shqipërinë e për shqiptarët, nuk e tha e nuk e tha. “Po paske qënë trutharë more beu ynë, të plastë koka more beu ynë, të paskan lënë mëndtë more beu ynë.... Hani edhe juve bukën me djersë si ne e jo duke vjedhur”! Sot është edhe më keq i ndjeri Çajup! Sot, flasin e përgjërohen për Shqipërinë, e zënë në gojë e betohen se do ta bëjnë Shqipërinë “bahçe me lule”, do ta bëjnë “të bukurën e Dheut”. Këto, vetëm me llafe sepse,  në të vërtetë e kanë bërë Shqipërinë “varrezën” e Europës për të sjellë gjithë hedhurinat që ka Europa që nga investimet e barnat që merren me shumicë, që nga materialet e të gjitha sektorëve të shëndetësisë, ushqimit, ndërtimit, teknologjisë etj. etj. Sot, janë shtuar më shumë “syskat” dhe “bejkat” si p.sh ka muaj të tërë që politikanët e mëdhenj e njerëz të thjeshtë janë shumë të “shqetësuar”: që “do të hyjë apo jo Saliu në Parlament”, që hamendësojnë muaj të tërë “kush do hyjë kush do dalë nga qeveria”, “do të ketë burra apo gra më shumë” etj. etj. sikur të mos e dinë që të gjithë janë e njëjta “prerje”. Është një e vërtetë e pamohueshme që Shqipëria, është një vend përrallor me bukuri të veçanta, por ama, vetëm ato që ka bërë natyra mbasi ato çka ka bërë njeriu në këtë vend, janë “shëmtia” më e madhe, që nga tharja e lumenjve dhe liqeneve, që nga shkatërrimi i pyjeve e i pasurive nëntokësore e deri te bregdeti “flori” nga natyra që qeverisja e ka kthyer “mollë e ndalueme” për qytetarët me çmime katastrofike që ata të mos i afrohen e jo ta shijojnë. Shumë e thjesht është. Pse shumica e shqiptarëve shkojnë në vendet e huaja për turizëm? Çfarë kanë më shumë vendet e huaja që natyra, nuk është treguar aq shumë “dorë lëshuar” sa tek neve? Ndryshimi është që në vendet e tjera, bukurinë e ka bërë dora e njeriut, tek ne e ka bërë natyra që njeriu po e shkatërron me bekimin e shtetit “demokratik”. A do të vijë një ditë që të dëgjojmë sa më pak shfaqje të shëmtuara siç dëgjojmë përditë? Asnjëherë! Kjo, nuk është pesimizëm, por një e vërtetë dhe e vërteta, qëndron pikërisht në atë që këto fenomene bëhen me nxitjen e shtetarëve, të drejtuesve në organet e shtetit, të drejtuesve të prokurorive e gjykatave, të drejtorëve e shefave të veshur me pushtet. Po shkojmë më thellë do të shohim armatën e madhe të avokatëve dhe noterëve që kalojnë shifrat e mbi njëzetmijëve, të cilët këta, as më shumë e as më pak u zhvatin qytetarëve shuma të mëdha dhe përse? Vetëm e vetëm që t’u “japin mend” hajdutëve se si të gënjejnë e të mbrohen nga e kundërligjshmja, duke bërë avokatin e tyre. U japin mend kriminelëve se si të mohojnë krimin, si të nxjerrin njëmijë e një arsye për t’u mbrojtur para ligjit, se si “ndihmojnë” gjyqtarët që të korruptohen... Mbi sipërfaqen e këtij “llumi” kanë dalë të paaftët, injorantët, kanë dalë ata që e kanë blerë vendin e punës kurse të aftët, të të gjitha profesioneve, askush nuk i përfill dhe ata marrin udhët e botës. Por a ka njerëz që punojnë e bëjnë të pamundurën për vete e për shoqërinë? Ka dhe të tillë “margaritarë” janë të shumtë, që “llumi” kërkon t’i mbulojë, prandaj edhe është detyrë e të gjithëve që këta të zbulohen e përgjithësohen e jo të diskriminohen e të urrehen, të urrehet puna e ndershme. Të gjithë merren me gjithçka, por vetëm me Shqipërinë nuk merren, me hallet e veta nuk merren dhe mirëqenien e kërkojnë nëpër botë!