BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Që të mos hamë bukën e të tjerëve…

Që të mos hamë bukën e të tjerëve…

Kjo farë demokracie, që s’po hyn ende në brazdë, ka sjellë një çoroditje, që fjalën e lirë po e shpërdorojnë pa asnjë efekt,por as nuk po mjedisohemi me këto mendësi. E quajmë kapitalizmin si një pallat që duhet të ngrihet brenda ditës. Po ky farë kapitalizmi që kemi zgjedhur ne nuk bëhet me çapaçulë. Gazetari bëhet nallban e nallbani bëhet çfarë ta duash ti. Nëse ka aftësi t’u përgjigjet halleve të popullit, nuk e vret mendjen njeri, mjafton të jesh ngjitur pas një miku ose të bësh ndonjë zarar nëpër protesta. Kapitalizëm nuk do të thotë që të mohojmë njëri-tjetrin,as të shtyjmë njëri-tjetrin. Kapitalizmi është garë, ku hyjnë të gjithë dhe marrin atë që u takon. Po nëse nuk zbaton ligjet e kapitalizmit, del edhe pa gjë? Po kapitalizmi do njerëz të përgatitur shpirtërisht dhe shkencërisht. Ju lutemi shikojeni realitetin e kapitalizmit shqiptar. Të gjithë bëhemi juristë, kur nuk e dimë ç’është drejtësia. Edhe barinjtë atje në mal, që kanë detyrë të kujdesen për bagëtitë, merren me politikë. Të gjithë ata që janë analfabetë të flasin për shkencën bujqësore, të gjithë ata që s’dinë ç’është mjekësia të flasin për mjekësinë. Fatkeqësisht këtyre mendësive u bën jehonë edhe një pjesë e medieve tona. Gazetat, që janë në varfëri temash, mbërthehen pas politikës, ku me shumë grinden se debatojnë. Thuajse të gjitha gazetat e mediet japin receta ilaçesh, që nuk u dihet as vlera as origjina, kur kemi tërë këto institucione mjekësore. Analistët janë kthyer e hanë bukën e hetuesve dhe gjykatësve. Sa bëhet një arrestim nuk e lënë drejtësinë të bëjë hetim dhe gjykim shkencor, por merren me këto gjëra analistët. Kini durim dhe dëgjoni emisionin “Të paekspozuarit” në televizor. Ylli Rakipi të mbyt e nuk të lë të flasësh, po nuk the atë që kërkon politika e tij. Të tilla emisione e neveritin dëgjuesin. Aq ngushtë u ndje një ditë Bamir Topi, sa i tha: “Të lutem, e bëre pyetjen, tani më dëgjo. “Kjo në esencë do të thoshte, do të më lësh të përgjigjem apo të iki. E keqja është, se këta farë analistë, nuk hanë bukën e tyre, por lënë edhe partitë pa bukë. Është fatkeqësi, që specialistët e të gjitha fushave e kanë humbur aftësinë shkencore dhe i gjykojnë problemet siç ua kërkon partia. Nuk e marrim vesh kush është agronom e kush bari. Për hir të partisë, që e ka mbështetur në çdo veprimtari, hekurpunuesi merr përgjegjësi dhe bëhet drejtor! Po të kesh babanë me përgjegjësi në parti ose pushtet bëhesh çfarë të duash. Kam parasysh një mikun tim, që nuk dinte të bënte asnjë punë, po meqë babai i tij ishte me përgjegjësi partiake e vunë përgjegjës në një zyrë, ku kishte të bënte me hallet e popullit. Dhe ky miku na u kapardis me një kostum të ri e kapele republike dhe punën e fillonte në pijetore. Vinin hallexhinjtë dhe e gjenin, po sa dëgjonte hallin e tyre, u thoshte: “Ejani nesër në këtë orë!” Dhe ky njeri me mendje të fukarepsur shkonte te babai me një bllok në dorë, ku merrte zgjidhjen e problemeve të tyre! Madje ndonjëherë harronte që ishte në punë dhe u thoshte njerëzve: “Ja sa të pyes babanë!”Do të më falni që do të bëhem një copë herë Belul. Tani m’u kujtua një rast kur unë do të largohesha nga aparati i Komitetit Ekzekutiv për t’i hapur rrugën një që vinte nga klasa punëtore. Më thirri kryetari tok me shefin e seksionit të planit e më thanë të vija shef plani në një ndërmarrje të rëndësishme! Unë po qeshja, se nuk kisha asnjë shkollë për atë vend pune. Atëherë ndërhyri shefi i seksionit e më tha se nuk ishte ndonjë punë e vështirë. Po për atë nuk ishte e vështirë se kishte mbaruar shkollën e lartë. Ndërkohë hyri kryetari e më tha, semos kisha ndonjë qefmbetje që më largonin nga ajo detyrë, po unë i thashë:Unë nuk kam lindur në komitet,po në fshatin tim, Osojë. Që atë ditë unë kapa drejtorin dhe sekretarin e partisë të ndërmarrjes, ku donin të më shpinin dhe iu luta të mos më pranonin, se unë nuk e bëj dot atë punë. Dhe më gjetën një detyrë, që kisha të gjitha aftësitë ta bëja pa patur mundësi të pyesja babanë! Kjo më ka ndodhur edhe kur isha ushtar. Më thirri komandanti e më tha të vija hidraulik në tunelin që hapej në Krrabë të Tiranës. Unë nuk e dija se kujt i thoshin hidraulik e çfarë pune bënte. E falënderova komandantin, po i thashë se atë bukë unë nuk e ha dot.

 A i dini kush i bën seancat gjyqësore në Shqipëri? Gjykatat tona janë formale, se pretencat dhe vendimet i marrin opinionistët nëpër emisione televizive. Ata të hetojnë, ata të gjykojnë, ata të dënojnë, ata të japin dhe pafajësinë. A keni qenë ndonjëherë nëpër ndeshjet e futbollit? Kush e drejton skuadrën, trajneri apo tifozeria? Po gjykimin kush e bën, arbitrat apo presioni i tifozerisë? Kush i shkakton rrëmujat nëpër shkallët e stadiumeve? Mbase këto u duken si gjëra pa rëndësi, po realisht këto i krijojnë konfliktet. Sportistët e fillojnë ndeshjen duke u përqafuar, po dalin andej të përgjakur si të kenë qenë në luftë! Nëse secili do të hajë bukën e tij, nuk do të kemi asnjë problem e konflikt. Populli thotë: “Të mpiksemi me djersën tonë”. Po ne duam të jetojmë me djersën e të tjerëve. Nuk ke pse hyn në një punë ku më shumë prish se ndreq. Pra, të hamë atë copë bukë që e kemi vënë me djersën tonë. Kush e dëgjoi atë krim që i ishte bërë vajzës 15-vjeçare nga përdhunimi i të atit? E shkreta vajzë ulërinte: “Pse nuk të del mamaja ty, po më përdhunon mua?! Fatkeqësisht ne e kërkojmë bukën tek çdo sektor që nuk na takon. Ai përbindësh ia prishi lumturinë asaj vajze, që kishte gjetur shokun e jetës ashtu si i duhej. Mirëpo ne trazojmë edhe detin me një shkop, që të fitojmë nga djersa e të tjerëve. Ekonomia nuk mund të ecë me këta që nuk janë të zotë të ndërtojnë ekonominë e tyre dhe hanë bukën e të tjerëve. Kapitalizmi është konkurrencë, jeton e fiton ai që di të punojë me djersën e tij. Mirëpo, me ç’shikojmë çdo ditë nëpër gjyqe, pasurohet ai që merr pronën e tjetrit, se ka influencë e para.

Nga Enver CAKAJ