BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

....Që të mos thonë, “Punë ushtrie hesapi..”!

....Që të mos thonë, “Punë ushtrie hesapi..”!

... M’u kujtua kjo shprehje e vjetër, “Punë ushtrie hesapi” kur ishte fjala për ndonjë punë “angari”apo punë “shkel e shko” që bëhej si kudo, edhe në ushtri. Edhe në kohët e sotme që ushtria, ka bërë përparime, përsëri kjo shprehje, nuk harrohet. Këtë kam patur parasysh sa herë që kam shkuar në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve në Durrës, apo si quhet ndryshe “Kovalishenca”, emër të cilin e kemi dëgjuar në vitet 60-të në Shkollën Ushtarake “Skënderbej”. Kur ishte puna që diçka nuk shkonte, si p.sh të qëndronim ndonjë minutë më shumë pushim mbas lodhjes në stërvitje, Komandanti na thoshte:” Hajde, çohuni, sepse nuk keni ardhur për Kovalishencë këtu” me të cilën donte të thoshte , nuk keni ardhur për t’u relaksuar këtu. Kishin kaluar vetëm pak vite qysh kur sovjetikët e ndërtuan Kovalishencën për t’u ardhur në ndihmë ushtarakëve dhe familjeve të tyre disa ditë në vit.. Nejse, kohët kanë kaluar dhe ky emërtim për këtë Shtëpi Pushimi të Ushtarakëve, akoma njihet me emrin “Kovalishenca”! Por pavarësisht emrit, e vërteta është që ajo, nuk e kryen si duhet atë funksion për të cilën u ndërtua edhe në ditët e sotme mbas afro shtatëdhjetë vitesh. Prandaj edhe unë sa herë që vij, ndryshe nga të tjerët që zënë radhën për të paguar, unë , më parë do të shkoj tek elektricisti dhe hidrauliku të cilët i kam njohur prej kohësh, për të parë kushtet e kabinës ku do të pushoj, dhe më pas do të vazhdoj me të tjerat. Të themi të vërtetën , disa probleme në të kaluarën, janë zgjidhur plotësisht si p.sh çadrat dhe shezlongët e pushuesve. Në të kaluarën, një ditë nga dhjetë ditshi i pushimit do të merreshe me rregullimin e çadrave që ishin të shqyera dhe të qepura me tel apo me shezlongët që kishin nga disa rrestela plastike mangët apo të thyera. Më e keqja ishte se do të bëhej jo pak sherr midis pushuesve, jo vetëm ditën e parë por gjatë gjithë kohës duke akuzuar njëri-tjetrin se i kishin marrë çadrën!. Kjo kohë tashmë ka kaluar dhe çadrat dhe shezlongët, janë të reja dhe të vendosura sipas kabinave. Edhe i ashtuquajturi “Përroi i Agait” i cili është bërë më i njohur nga “Doni i Qetë” është vënë në rrugën e zgjidhjes ..Mushkonjat, përveç të këqijave, kanë edhe një “të mirë” siç është ajo që u vijnë në ndihmë atyre të moshuarve që vuajnë nga sëmundja e diabetit, të cilët nuk kanë nevojë të shpohen për të nxjerrë gjak e të bëjnë matjen e sheqerit, sepse këtë punë, e bëjnë mushkonjat. Edhe sikur të mos besohet se ku ajo e ka marrë “ngarkesën” është ulur tjetra në vendin ku do të bëjë “ngarkesën” me gjak dhe duke e asgjësuar atë, me gjakun që do të nxjerrë, do të bëhet matja e sheqerit. Ajo që ende vuan kjo Shtëpi Pushimi, janë mungesa e investimeve nga ana e Dikasterit, që në këtë rast është Ministria e Mbrojtjes. Ja këto ditë, duke e ditur që me siguri do të kenë mangësi dhomat e godinës, prandaj edhe disa orë i kushtova sigurimit të dyerve, ndriçimit, ujit etj. Frigoriferit, nuk ja vura veshin, ulërima e të cilit i ngjante një kopeje ujqërish në pyll, por detyrën e tij, nuk e kryente me “seriozitetin” e ulërimës! Kaluan katër pesë ditë dhe një erë e djegur mbushi dhomën.. Kontrolluam të gjitha pajisjet derisa u bindëm që fatin e keq e kishte pësuar kabulli elektrik i bolierit të ngrohjes së ujit!. Sapo hapje rubinetin, uji nuk rridhte sipas “rregullores” por shpërndahej sa andej këtej,dhe të bënte dush duke qenë i veshur, pa mbetur prapa edhe këpucët që të mbusheshin me ujë. .. Vetë rubineti vinte vërdallë dhe uji deshi sikur të mburrej që “ja, jam njëzet e katër orë tani” ! Për internet as që bëhet fjalë dhe duket sikur ky shërbim është privilegj. Duke patur parasysh ato ç’ka thoshte Saliu i Dytë, qysh para dhjetë viteve që “Do të çoj internetin edhe në stallën e dhive në skajin më të largët të Shqipërisë” them që jemi kthyer shtatëdhjetë vite prapa, në kohën kur u ndërtua Kovalishenca!. Nejse, defekte të kësaj natyre janë të shumta por jo të pazgjidhshme. Siç e thamë më lart, baza e tyre është tek mungesa e investimeve dhe lënia në harresë e këtij institucioni. Nuk do të shkoj më larg ,dhe as nuk dua të jap mend por disa mendime që jo vetëm pushuesit, por edhe punonjësit e këtij institucioni e thonë që nga ana e dikasterit, kërkohet një kujdes më i madh. Po të krahasohet kjo shtëpi pushimi me atë të Ministrisë së Brendshme që nuk është më larg se disa metra, ato ndryshojnë si nata me ditën. Ndërsa në shtëpinë e pushimit të Ministrisë së Brendshme gjendja ka ardhur vazhdimisht duke u përmirësuar, kjo nuk ka ndodhur në Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve vetëm e vetëm për mungesë fondesh. Ndërsa ajo e Ministrisë së Brendshme “mburret” me kushtet që u ka krijuar pushuesve, “simotra” e saj, qëndron me “kokë ulur”!. Kanë vite që këto dy “komshie” nuk po e gjejnë “gjuhën e përbashkët” me njëra-tjetrën që të shkojnë në harmoni të plotë si dy “bija” të një “nëne”! Të dyja, kanë të njëjtin funksion,të dyja janë të ushtarakëve, por që dallojnë shumë me njëra tjetrën dhe këtë dallim, apo këtë trajtim jo të barabartë, ja bën shteti i vet. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr 688 datë11/10/2009 dërguar Ministrisë së Brendshme thuhet:” Shtëpia e Pushimit në Durrës, të organizohet dhe të funksionojë si institucion buxhetor në vartësi të ministrisë”. Një Vendim të tillë, nuk e gëzon Shtëpia e Pushimit të Ushtarakëve. Në këtë mënyrë, Shtëpia e Pushimit të MPB, , të ardhurat që nxjerr i investon në përmirësimin e vazhdueshëm të infrastrukturës dhe cilësinë e shërbimit, për të cilën, mund të themi që edhe pushuesit, janë të kënaqur me shërbimin që u ofrohet. Ky shërbim, nuk e ka bazën e vet tek ajo që pagesa në atë të Ministrisë së Brendshme, është diçka më e lartë nga ajo e “simotrës” së saj. Dihet tashmë që pushuesi, duhet t’i bëjë mirë llogaritë kur shkon me pushime në këto institucione shtetërore, sepse dihen tashmë pagat dhe pensionet e tyre. Bëhet fjalë për shtresat në nevojë, mbasi të tjerët, e kanë problemin e zgjidhur dhe nuk shkojnë në shtëpitë e pushimit të “fakirëve”!.. Më lart, thamë që të ardhurat që vijnë nga Shtëpia e Pushimit të Ministrisë së Brendshme, përdoren nga vetë ky institucion për nevojat e veta. Por, një “privilegj” të tillë, nuk e gëzon Kovalishenca e Ushtrisë. Nga ana e Qeverisë, nuk ekziston ndonjë vendim se si do të përdoren fondet dhe të ardhurat që vijnë nga ky institucion. Nënvleftësimi në këtë rast, që i bëhet Shtëpisë së Pushimit të Ushtarakëve me emrin “Kovalishencë”, është mbasi kjo, nuk varet nga Mistria e Mbrojtjes, por nga një Repart Ushtarak vartës i saj, i cili në vartësi të tij, ka edhe Shtëpinë e Pushimit të Ushtarakëve. Të ardhurat që nxirren gjatë muajve të verës nga pushuesit, përjashtuar dhjetë apo pesëmbëdhjetë përqind që shkojnë për pagat e punonjësve të shërbimit, të gjitha të tjerat shkojnë për repartin nga i cili varet. Kjo, është njësoj sikur shtëpia e pushimit të Ministrisë së Brendshme, të varet nga Komisariati Nr 6 i Policisë! Punonjësit e shërbimit të godinave dhe vilave të Kovalishencës, mundohen të bëjnë të pamundurën për tu ardhur në ndihmë pushuesve, por ata janë të pafuqishëm për të bërë diçka në interes të tyre, zgjidhja e të cilave do të ishin vetëm investimet për mirëmbajtjen e tyre. Ka disa vite që Godina 4, e cila është më e amortizuar nga të tjerat, është futur në projekt për rikonstruksion dhe çdo vit, i njëjti avaz, “Nuk ka fonde, të shohim vitin tjetër”! Fondet u bënë “qyrk” dhe askush nuk e veshi sepse puna, nuk është kapur nga koka. Po të përdoreshin të ardhurat e saj për të bërë investime edhe kjo do të ishte si “simotra” e saj pak më tutje dhe jo në gjendjen që është,sepse fondet e saj përdoren për të mbyllur të tjera “vrima”!..Është e njëjta firmë “Gustoso” që ka fituar tenderin e ushqimit dhe cilësia e ushqimit nuk ka ardhur në rritje por në të kundërt. Pse? Sepse të gjitha të ardhurat shkojnë për të rritur fitimet e privatit dhe asnjë qindarkë nuk shkon për përmirësimin e cilësisë së ushqimit. Mbetet që të ardhurat nga ushqimi të shkojnë tek privati dhe ato të fjetjes të shkojnë tek reparti nga e cila varet shtëpia e pushimit. Mjafton të bësh një takim me punonjësit e këtij institucioni dhe ata, të cilët e përsërisim, bëjnë sakrifica të shumta që t’u vijnë në ndihmë pushuesve dhe veç kësaj, ata të tregojnë edhe vështirësitë që hasin, por të tregojnë edhe rrugët se si të vihet në rrugën e zgjidhjes ky problem. Rrjeti elektrik dhe ai hidraulik janë tejet të amortizuar dhe si e tillë, kërkohet ndërhyrje urgjente për të mos u ndodhur përballë të papriturave! Nuk jemi tashmë në kohën e kaluar kur thuhej “bënin sikur punonin dhe shteti bënte sikur i paguante” apo të thuhet “hë se aq paguani dhe mos u ankoni”! Do të vazhdojë akoma të ecet me mendimin që “pushuesi bën sikur paguan dhe shteti bën sikur u krijon kushte pushimi”? Nuk është zgjidhje ajo që është ulur edhe disa lekë pagesa por në të kundërtën e saj, le të shtohet diçka më shumë sepse hallexhinjtë keq që keq janë, por të paktën ato ditë që bëjnë pushim të mos kenë telashe e në vend që të vijnë për të pushuar, të lodhen edhe më shumë. Mjafton që të marrin eksperiencën e Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe ky problem, shumë shpejt vihet në rrugën e zgjidhjes.

Nga Pandeli Bardhi