BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Qëllimi i vërtetë i protestës dhe grotesku me simbolikën e 2 marsit

Qëllimi i vërtetë i protestës dhe grotesku me

E qartë është për të gjithë që presidenti ka humbur qetësinë. Kjo qëkurse nisi reforma në drejtësi. Frika se mund të jetë target i SPAK dhe BKH-së nga momenti në moment, njëri nga “peshqit e mëdhenj” që do bëhet “kurban” për të shpëtuar të tjerët jo më pak të përfolur se ai dhe të legjitimojë procesin. Sa herë që ndjen zbaticën të rritet përreth tij shfaq gjendje makthi dhe lëshon kushtrime lufte duke sjellë në vëmendjen kolektive Avni Rustemin, Isa Boletinin, kilianin Alende etj. Kjo e fundit për 2 marsin që do shpëtojë “demokracinë” i kalon gjithë parashikimet. Por kurrsesi nuk duhet parë si problem i shëndetit mendor, apo si personazh kalorësiak, romanesk i Servantesit. Ilir Meta edhe në kulmin e acarimit nervor, di t’i bëjë mirë llogaritë, bilancin e humbje-fitoreve në çdo rast. Ai nuk pret që ta kapin galif dhe t’i vënë prangat me gjasë për akuza korrupsioni apo të abuzimit me pushtetin, të cilat janë bërë të njohura publikisht prej mediave, i barazvlefshëm nga pikëpamja ligjore me një krim ordiner. Kjo do rrëzonte mitin e njeriut të fortë, emblematik të politikës 30-vjeçare, që ka ditur të dalë pa lagur, madje edhe më i fortë në përballjet me dinozaurët e mëdhenj si Nano dhe Berisha, duke u cilësuar edhe “Kingmaker”. Vetëm fakti i viktimizimit dhe një fitorje afrofe të Edi Ramës (të cilin propagandon se e ka mbështetur për të qenë lider i PS-së) e ka nxjerrë nga shinat. Veç të tjerash një fund i tillë i palavdishëm do shthurte edhe LSI-në, do ta bënte politikën qartësisht dypolare, duke e arkivuar në prapaskenë. Pra, po ta marrim në versionin më dramatik, Ilir Meta me gjasë do preferonte të arrestohej si tribun i lirisë, si disident (peng i një komploti ndërkombëtar) me një kauzë thellësisht populiste. Atij pak apo aspak i intereson se si pritet “poshtë” në bazë, besueshmëria tek njerëzit e thjeshtë, rëndësi ka skupi. Tekefundit gjithmonë ka pasur dhe do ketë miopë, naivë në nivelin e turmës dhe duke qenë protagonist i asaj çka ndodhur në Shqipëri, di ta vërë gishtin mirë në plagë. “Njerëzit po largohen nga ky vend” dhe fajtor është vetëm Edi Rama! Pra, kemi mbërritur fundin... Me një të rënë të lapsit vetamniston të shkuarën dhe shënon “më të keqin” e momentit! Rrudhja e kompetencave presidenciale nga “gjysmë Parlamenti”, siç e cilëson ai, ja ka hequr mburojën, parzmoren, frëngjinë nga ku anulonte ligjet dhe nismat e mazhorancës aktuale në mbrojtje të “Kushtetutës”. Zbritjen në sheshin e protestave të një presidenti në detyrë në 2 mars shumëkush e cilëson të paprecedentë, një marrëveshje fjale me Berishën për të nxjerrë në hije Lulzim Bashën dhe për të marrë frenat e aksionit opozitar. Personalisht besoj se ata 10 mijë njerëz që u përfol se ia kërkoi Bashës, i cili i mëshoi tezës së rrotacionit pa dhunë duke u fokusuar tek bashkëbisedimi me qytetarët dhe reforma zgjedhore, do i ketë në shesh. Garanti është Berisha, lideri de fakto i PD-së. Atij pavarësisht dukjes, trumbetimit medatik, i leverdis një Lulzim Basha i dobët, i shantazhueshëm brenda selisë blu dhe një Ilir Meta agresiv, konfliktual, i gatshëm për harakiri. Në këtë lloj klime mund të ketë benefite të tjera, garanci që ai dhe familja e tij biologjike nuk do preken asnjëherë. A nuk u mbyllën një sërë çështjesh të nxehta nga gjykatat, midis të tjerash edhe afera CEZ-DIA! Pra, luan të moderuarin me Lulin kryetar pa rënë ndesh me ndërkombëtarët (kryesisht amerikanët), dhe në prapaskenë i shtie ura të ndezura zjarrit në nevojën ekzistenciale të Ilir Metës. Vetë simbolika e zgjedhur e 2 marsit për të protestuar (përkimi me Besëlidhjen e Lezhës të princave shqiptarë me Skënderbeun në krye kundër copëtimit të trojeve etnike nga Porta e Lartë) ngjan grotesku më i madh, i mundshëm. Pikërisht ata që e sollën Shqipërinë në këtë udhëkryq vijimësisht, premtojnë edhe ta shpëtojnë!