BREAKING NEWS

“Është një xhelat i vërtetë”, ish-Presidenti Meta paralajmëron Ramën: Do të përdorim ligjet e tij për të...

“Është një xhelat i vërtetë”,
x
BREAKING NEWS

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak: Më qepej nga prapa si xhol dhe…

Meta shpërthen ndaj Ramës, i kujton kohën kur ishte kryebashkiak:
x
BREAKING NEWS

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia, zjarrfikësit shpëtojnë mrekullisht...

E frikshme/ Bie rrufeja në Berat, shkrumbohet shtëpia,
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e fortë për ish-efektivin e policisë: Na del të jetë...

Ngjarja tragjike në Himarë, Spartak Ngjela plas deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë me motin ditën e nesërme

Ndryshim drastik i temperaturave, çfarë pritet të ndodhë
x
BREAKING NEWS

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga politika dhe i nxjerr në shesh të gjitha: Azem Hajdari më tha se ‘o do ta vras Berishën, o do më vrasë’, Ilir Meta donte të ekzekutonte Becchettin për 2  milionë euro, ja si e helmuan me kafe amb...

Frrok Çupi zbulon emrat e bujshëm që janë hequr qafe nga
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset eksploziv dy banesave, policia zbardh detaje

Çfarë po ndodh? Dy shpërthime në Tiranë/ I vendoset
x

Opinion / Editorial

Qeni leh hidhur kur është i lidhur

Qeni leh hidhur kur është i lidhur

Akoma kur nuk ka mbushur moshën gjysëm shekulli; "i  shkëlqyer në mësime" në fakultet në vitet 1997, kur tek ne bëhej luftë e jo shkollë; gjyqtar(?!); avokat dhe "pronar i një studjoje me reputacion"; ministër drejtësie  për  22 muaj në atë kohë kur drejtonte qeverinë  krimineli Sali Berisha  dhe bëhej fjalë vetëm për padrejtësi;deputet prej disa vitesh dhe anëtar i partisë demokratike që në fillim të jetës së tij partiake,tani kryetar në detyrë i një lloj pakice partiake  që dikush e quan demokratike.Ky është personazhi që quhet  Enkelejd Alibeaj, i futur në politikën shqiptare  nga krahu demek i djathtë me objektiva shumë të largëta.Këto ditë ky soj politikani kërkon dhe  synon  që me ligj të arrihet "Dekomunistizimi i  shoqërisë shqiptare!" Pika që s'i bie! Nuk ka vallë  dy pará mend që të kuptojë ç'është koncepti "shoqëri njerëzore" e dashka të dekomunistizojë atë duke nisur nga Shqipëria,kur s'e ka haberin asfare për idealin  dhe aktivitetin njerëzor komunist!? “Magjistër” me rezultate të 'shkëlqyera', para 21 viteve; ka qenë zyrtarisht edhe nja tre-katër herë nëpër Europë si në Bullgari,Poloni, Itali, Austri.Jep leksione, i thënçin, për të drejtën kushtetuese po se ku nuk dihet.Ka drejtuar edhe një departament antikorrupsion(!?)në partinë e tij. "Personalitet me kontribute dhe vlera unike për demokratët dhe të gjithë vendin" e ka cilësuar  i pavleri,tashmë i tulatur në ndonjë vrimë miu, Lulzim Basha.Në 'duelin' e paradokohshëm Lulzim-Sali doli ky fitimtar, sipas asaj fjalës " kur zihen dy, fiton i treti"; por me ujkun plak nuk e ha dot se ai të vret ditën e të qan po ditën, ashtu siç ka bërë më shumë të tjerë më parë e siç përgatit tani skenare antishqiptare të pambarimta. Dhe, Enkelejdi deputet më kartuç në dorë e me kollare, me tërë këto 'fitore', duke fluturuar, me ato atribute që i vihen nëpër jetëshkrime, tani i është futur 'me gjoks ' punës  që të dekomunistizojë  plotësisht shoqërinë shqiptare! A mund ta imagjinoni se kush është ky që po sheh,ditën me diell dhe tregon këtë  ëndërr si ato të Don Kishotit?(më falni se mos ai nuk e di fare se kush ka qenë heroi  spanjol  i para disa shekujve dhe mos ma marrë për  lartvlerësim!?). Një zëdhënëse e këtij Alibeajsi, profesoreshë me gjasme, para ca kohësh bënte tellallin, poshtë e lartë.Një tjetër guxon të fyejë në bisedë televizive dhe profesorin  e historisë P.Milo. Dikush më tutje  hargaliset duke deklaruar solemnisht :"Ajo që Partia Demokratike  kërkon është pikërisht dekomunistizimi. Është një proces që ka vijuar që në fillimet e vitit ’90. Kjo është nismë që do të përfshirë një grup të gjerë. Mendojmë që është momenti i duhur për të manifestuar një dekomunistizim të plotë.Është një grup që do të ngrihet. Do të jemi në konsulta me profesionistë. Janë një sërë institucionesh që do të bashkërendojnë për një paketë efikase."A thua  se janë duke  e përmbysur botën!Pandehin këta ,se do të ngjallen përsëri   kolaboracionistët, kriminelët, ballistë, zogistë,neofashistë dhe do të fitojnë  pushtet të plotë. Koha e tyre ka perënduar qysh më 1944. Zaten qeni  leh hidhur  kundër kalimtarit kur është prej qafe, shtrëngueshëm i lidhur, me litarin e pronarit.Të gjithë duhet ta dimë mirë se lepuri fle gjetkë! Është edhe  qeveria aktuale dhe kreu i saj që  miratojnë, herë në heshtje, herë  në brendinë e thënieve glorifikuese të të huajve për "politikanin e madh shqiptar të sotëm", herë me miratim gjysmak të fjalëve të thëna e të pathëna, herë me anashkalim indiferent ndaj këtyre synimeve neofashiste.Mjerani deputeti Enkelejd Alibeaj, sa poshtë ka rënë,që arrin të besojë se do të  dekomunistizojë shoqërinë shqiptare!? Amerika,(në shumë aspekte edhe Europa plakë e stërlodhur prej luksit,  refugjatërisë, makutërisë së manjakëve të mafjes e masonerisë dhe kërcënimit real serioz të Rusisë), nuk janë aspak e kënaqur me arritjet e luftës kundër komunizmit.Këtë e shprehin ideologët e imperializmit  tashmë të sprovuar përgjatë fushatës së pandalur kundër ideve dhe sistemit komunist botëror,- e posaçërisht në Shqipërinë e vogël atje larg buzë Adriatikut, ku  kanë tërë ato interesa gjeostrategjike pushtuese.Kapitalit i duhet të mendojë  e veprojë me taktika të reja. Kësisoj, ata herë pas here,blejnë prej radhëve tona,ca dritëshkurtër, injorantë,  njerëz të shkolluar ose  të prirur për egërsi, me arsye të errësuar nga  urrejtja, nga etja për para dhe lakmia për pushtet, dhe i ndërsejnë mbasi pandehin se mund të shkulet komunizmi sikur të ishte një kërpudhë; japin edhe ca dollarë dhe i hedhin "yxhym" për dekuministizim! Le ta provojnë dhe kanë për të gjetur belanë vdekjeprurëse  me duart e tyre, qoftë këta syleshët tanë këtu, qofshin ata mjeshtrat matanë oqeanit!Ideali për komunizmin, lirinë, barazinë, vëllazërinë  janë aspirata mbarënjerëore, të të gjithë popujve të globit, që nuk vdesin por  për më tepër,një ditë të afërt do të triumfojnë.