BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Qeriba Derri u pushkatua për propagandë me gratë

Qeriba Derri u pushkatua për propagandë me gratë

Në shkollën e atdhetarit Halim Xhelo

Jeta e Qeriba Derrit është një rrugë e gjatë luftarake në shërbim të atdheut, të popullit dhe të luftës. Heroina ka lënë emër në historinë e popullit shqiptar sidomos në vitet 1920-1944. Lindi në një familje fshatare, me tradita atdhetare, në fshatin Matogjin të Vlorës në vitin 1905. Në moshën 5 vjeçare Qeribasë ju larguan nga jeta babai dhe pastaj edhe nëna. Rapsodi popullor i ka kënduar: “Qeriba, moj varfanjake,/ Moj e rritura bonjake,/ Jeta jote gjithë plagë,/ U rrite pa nënë e babë”. Fisi Hoxhaj u kujdesën për vajzën e tyre. Mësoi në shkollën e Matogjinit, ku mësues ishte atdhetari i madh, Halim Xhelo nga Tërbaçi. Qeribaja u martua me ushtarakun Shaqo Derrin, patriot dhe atdhetar i krahinës së Mesaplikut. Qeribaja i përballoi me vendosmëri vështirësitë e jetës, përmes të cilave kalitej dhe u bë e pathyeshme nga Matogji, në Bashaj, në Vlorë dhe deri në Francë.

Në Luftën e Vlorës 1920, veprimtaria atdhetare e saj u bë më e dukshme, ku u aktivizua në prapavijë, për të mbledhur ndihma në ushqime, vëshmbathje dhe municione që dërgoheshin në vijën e frontit. Gjithashtu, merrej dhe me mjekimin e të plagosurve dhe ndihmonte familjet që ishin në vështirësi. Shaqo Derri ishte oficer i Qeverisë së Nolit në vitin 1924.

Qeribaja aktiviste në Francë

Kur erdhi Zogu, Shaqo Derri emigroi në Francë. Qeribaja mbeti në Smokthinë. Në vitin 1930, ajo siguroi vajtjen pranë bashkëshortit në Francë. Në Francë filloi një jetë e re, ku u takua me mësuesin e Matogjinit, Halim Xhelo. Qeribaja filloi të zhvillonte veprimtari dhe si aktiviste u zgjodh anëtare e Komitetit të Çlirimit Nacional (KÇN), që vepronte në mërgim. Ishte e vetmja grua shqiptare që punonte me punëtoret francezë. Kjo detyrë e bëri që të mësonte frëngjishten, e Qeribaja u bë kështu një aktiviste e palodhur dhe propagandiste e flaktë e idesë së çlirimit kombëtar në radhët e punëtorëve shqiptarë të emigruar në Francë. U bë arkëtare e degës të KÇN, mbante ndihmat e grumbulluara nga punëtorët emigrant shqiptarë për nxjerrjen e gazetës “Liria Kombëtare”.

Në vitin 1933 Qeribaja vjen me detyrë në Shqipëri, ku bëri lidhje me antizogistët, dhe shpërndau materiale propagandistike. E bëri disa herë rrugën nga në Parisi në Shqipëri, duke plotësuar detyrat që i caktoheshin. Të gjithë fshatrat e Lumit të Vlorës e njihnin Qeribanë, sepse ajo dallohej si agjitatore dhe grua e thjeshtë. Kur shkonte në Bashaj ajo vishej me çitjane labe, merrte tërkuzën dhe shkonte me shoqe në mal për dru, e në ara për të punuar. Në këtë mënyrë ka vepruar për të humbur gjurmët e punës patriotike që bënte në popull, por sidomos me masën e grave dhe të vajzave. Bashkë me burrin jetoi për një kohë të gjatë në Francë. Ishte labe e shqiptare në shpirt. Diskutonte me gra e vajza dhe dëgjohej me vëmendje prej tyre. Duke qenë anëtare e degës së Komitetit të Çlirimit Nacional ndihmonte shokët për raportin që përgatitej lidhur me Shqipërinë. Në vitin 1937 vjen përsëri në Shqipëri. Shkon në Tërbaç, ku ngushëllon familjen e Halimit për vdekjen e tij. Në vitin 1938 kthehet përsëri në Francë dhe raporton tek Ali Kelmendit për gjendjen në Shqipëri, por sidomos për Lumin e Vlorës. Takohet dhe me anëtarë të organizatës “Bashkimi Kombëtar”, si me Qazim Koculi, Ali Këlcyra, Bahri Omari etj.

Gratë mblidheshin rreth Qeribasë

Në vitin 1939 bashkë me Shaqon kthehen në Shqipëri dhe shkojnë në fshatin Bashaj të Smokthinës. Qeribaja u rreshtua së bashku me luftëtarët e lirisë, për çlirimin e vendit nga pushtuesit. Qeribaja e gjeti Smokthinën dhe gjithë Mesaplikun që flakëronte nga lufta për çlirim. Luftëtarë dhe gra mblidheshin rreth Qeribasë. Për veprimtarinë luftarake të Qeriba Derrit flasin dhe dokumente të armikut. Në raportin e zëvendësprokurorit të Vlorës drejtuar të drejtorisë së Përgjithshme të Policisë më 31 dhjetor 1942 thuhej se midis 100 grave pjesëmarrëse, katër prej tyre janë kryesore, midis këtyre Qeriba Derri. Kuestura e Vlorës urdhëroi që kjo të largohet nga qyteti për Smokthinë. Shtëpia e saj u bë bazë e partizanëve dhe e ilegalëve. Fashistët kishin rënë në gjurmat atdhetare e revolucionare të saj dhe e kishin vënë në rreth të kuq. Qeribaja vepronte në qytet e në fshat, sidomos në Mesaplik.

Në korrik 1943, zgjidhet përgjegjëse e këshillit krahinor të gruas për zonën e çliruar të Mesaplikut, ku më parë kishte organizuar mbledhjen e grave dhe të vajzave në fshatrat Ramicë, Brataj, Tërbaç, Vranisht etj. Pranohet anëtare e partisë në celulën e Smokthinës. Qeribaja u bë një organizatore e dalluar e grave në Lëvizjen Antifashiste të zonës së Mesaplikut e të Lumit të Vlorës. Ajo ishte e kudondodhur. Në operacionin e Dimrit të vitit 1943-1944 shoqëroi të plagosurit nga Bolena për në spitalin partizan të Poliçanit në Gjirokastër. Ajo gjendej pranë nënave e motrave, të cilave u jepte kurajë, për rënien e luftëtarëve në luftë. Kështu vepronte ajo edhe në radhët partizane. Dhe ajo ishte në vijat e para të luftës dhe në prapavijë duke vepruar me energji dhe pa u trembur nga vështirësitë. Ishte bërë e pranishme e gjendej në çdo vatër fshatari. Respektohej e nderohej jo vetëm në Smokthinë, por në tërë zonën e Mesaplikun dhe më gjerë, në Kurvelesh e Labëri. Populli i këndonte: “Në Shushicë kur u ktheve/ fishekë e gjerdan mbërtheve/ çave përpara s’u ktheve/ rrugët me gjak i leve”. Në Operacionin e dimrit në janar 1944 Qeribaja ndodhej bashkë me batalionin e dytë të Br. V S, në Grykë Pishë në Bolenë. Vendi ishte i mbuluar me dëborë. Korieri që vinte nga Bolena i lajmëroi se të gjitha rrugët për në Bolene ishin të zëna nga gjermanët dhe ballistët. Në këto çaste të vështira ajo u tregonte partizanëve episode nga heroizmi i komunarëve të Parizit, duke i mbushur luftëtarët me frymëzim për luftën e drejtë që po bëjnë. Batalioni partizan vazhdoi rrugën për të çarë rrethimin, ndërsa ajo kaloi në pyjet e Çipinit, ku shumë familje smokthinjote ishin strehuar për t’u shpëtuar masakrave të nazi-ballistëve.

Qëndroi e pamposhtur

Ajo u diktua nga spiunët ballistë, u kap befasisht me të kunatin, Elmazin dhe i burgosën në burgun e Vlorës. E mbajtën disa javë në burg. E torturuan. I kërkonin të hiqte dorë nga lufta, nga idealet e saj. Por, edhe në burg ajo qëndroi e pamposhtur, si trimëreshë dhe u dha trimëri të burgosurve nga trimëria e saj. Prefekti i Vlorës njoftonte Ministrinë e Punëve të Brendshme të Tiranës, se më 14 shkurt 1944 kemi arrestuar prej organizatës së Ballit Kombëtar të Vlorës, Qeriba Derri, bija e Muhametit dhe Nefizes, bashkëshorte e ish kapitenit Shaqo Derri, vjeç 36, pa fëmijë, lindur e banues në katundin Matogjin-Smokthinë të komunës Brataj… Qeribaja ka qenë një grua e rrezikshme komuniste dhe një nga eksponentët që ka zhvilluar propagandë në klasat femënore të kësaj prefekture dhe të Gjirokastrës bile tue qenë në bashkëpunim me çetat komuniste, e arratisur. Më 4 prill 1944 ballistët, mercenarët dhe nazistët e nxorrën nga burgu bashkë me kunatin e saj Elmaz Derrin, si dhe partizanët Zenel Rushit Prushi nga Kosova, Çize Arif Isufaj nga Hadëraj dhe Refat Xhelil Hila nga Mërtiraj. I rreshtuan të pestë përpara xhamisë së Tabakëve për pushkatim. Qeribaja në këto moment thirri: “Gjaku ynë do të merret…”. Populli i këndoi Qeribasë: “Tek Sheshi i Vlorës, te xhamija/ shumë e hidhur historia/ Smokthinës iu vra e bija/ më lart u ngrit trimëria”.

Qeriba Derri është dëshmore e Atdheut dhe Heroinë e Popullit. Emrin e saj e mban shkolla 9 vjeçare në Bashaj, si dhe një rrugë në qytetin e Vlorës. Gjenerali Bako Dervishaj ka shkruar librin “Qeriba Derri, bija e Labërisë”. Për veprimtarinë dhe trimërinë e saj janë thurur dhe këndohen mjaft këngë, poezi, si dhe janë bërë skica e portrete, deri dhe posta shqiptare e ka etiketuar në një pullë zyrtare, etj. Populli e nderon dhe përulet me respekt para jetës dhe veprës së saj heroike, në këtë përvjetor të rënies së saj, ndërsa gratë shqiptare dhe ato me uniformë kanë të drejtë të krenohen për guximin, veprimtarinë dhe rrugën e saj atdhetare dhe luftarake.