BREAKING NEWS

COVID-19/ 6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e fundit në Shqipëri, ja zonat "më të nxehta"

COVID-19/  6 humbje jete dhe 959 raste të reja në 24 orët e
x
BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x

Opinion / Editorial

Qeveria e mandatit, e një “borxhi” që Rama nuk shpjegon pse, si dhe kush!?

Qeveria e mandatit, e një “borxhi” që Rama nuk shpjegon

Mori fund dhe “saga” e krijimit të qeverisë së mandatit të tretë Rama! Sigurisht predominanca gra në qeveri ishte e sigurtë dhe padyshim largimi i atyre që mbase nuk kanë kuptuar filozofikisht Rilindjen ishte po ashtu i sigurtë! Asgjë për t’u përmendur në këtë drejtim. Siguria e dy njerëzve të fuqishëm të Ramës si Damian Gjiknuri që iu besua partia dhe organizim - veprimi i tij në vend të Ballës, që tashmë Elbasanin e fitoi bindshëm si person, por dhe e krijoi si qytetin e dhunshëm politik dhe kriminalistik në perceptim të përgjithshëm. Tjetri i sigurtë i Rilindjes dhe Ramës është Ahmetaj si zv-kryeministër që sigurisht është shumë më i besueshëm dhe qartë si filozofi rilindase nga Braçe socialisti, që ankohej për qeverinë e vet, kur ishte pikërisht zv-kryeministër i saj. Pra në mandatin e tretë, treshja kryesore e veprimit të madh socialist dhe rilindist janë: Rama dhe Ahmetaj në qeveri dhe Gjiknuri në parti e kjo tregon se Rama tashmë nuk do të luajë lehtë, as me të vetët dhe sigurisht me ata përballë që e ka më se të qartë se si të luajë. Po po ai gjithmonë me Bashën ka luajtur mirë. Rama, Gjiknuri, Ahmetaj, janë mbi, të gjithë e të tjerët janë shumë më poshtë dhe pse do mundohem të sqaroj se kush është afër. Por ajo që më bëri përshtypje është apologjia e borxhit që Rama iu ngarkoi socialistëve. Kryeministri Rama tha: Ndihma që pres prej jush është që çdo ditë kur dilni nga shtëpia të ndiheni në borxh. Të dilni nga shtëpia si ata që dalin dhe s’dinë si do të shlyejnë borxhin. Bëni gjithçka që të mundeni, që të mos na fusni në borxhe të reja, me asnjërin, me asnjë qytetar, i ndereve për farë e për fis, e të qokave për tarafin. Në dukje është gati gati një fjalim patetik bolshevik i mbajtur se është bërë “llum puna”! Gati të mbushë mendjen se Rama e di se çfarë është realiteti. E ju kërkon të veprojnë nën presionin e borxhit! Po se si u formua dhe pse ky borxh, nuk e thotë. Borxhi pra si dhe pse e lejoi! Imagjinoni se si punon një njeri që është zhytur në borxh! Po pra dhe pse figurë politike, por që ka të bëjë me borxhin. Por më përpara ai kishte sqaruar: Sfida e mandatit të tretë është ajo mes nesh dhe të tjerëve. Duke na dhënë mandatin e tretë zgjedhësit tanë na kanë falur jo pak mërzitje. E Rama ju thotë mërzitje me sa duket borxheve! Pastaj vijon: Qytetarët na kanë falur individualisht plot gjëra, por nuk i kanë harruar. Na kanë dhënë një kredi dhe na kanë thënë shlyeni me interesa. Prandaj do ju lutem në emër të gjithë atyre që na kanë besuar përsëri. Pra ai e quan kredinë borxh! Po pra se është kredi! E kjo mbase sepse nuk kanë parë përpara tyre, Rilindjes dhe Socialistëve askënd tjetër për të bërë të mundur që të largohen të tillë politikanë që kanë hyrë në borxh! Pra Rama dashje pa dashje, ka sqaruar pikërisht këtë kredi të mandatit të tretë dhe pse është i sigurtë se do të ketë dhe një të katërt. Ai i mban tashmë njerëzit e tij në sigurinë e një pushteti që është borxhli dhe që këtë borxh ua ngarkon kujt t’i dallojë të “keqen” pikërisht Rama! Mjafton që t’i thotë: Ti nuk po lan borxhet! Ky është dhe momenti fantastik i Ramës! Iu ka sqaruar se janë borxhlinj dhe që kështu do të kontrollohen si i lajnë borxhet! Qeveria e mandatit, e një borxhi që Rama nuk shpjegon pse, si dhe kush! Filozofikisht perfekt për një mandat të tretë! Në mandatin e tretë, Edi Rama do të drejtojë vendin me 14 gra dhe vetëm 4 burra, ku këta të fundit janë Bledi Çuçi te Ministria e Brendshme, Ulsi Manja te Ministria e Drejtësisë dhe Niko Peleshi te Ministria e Mbrojtjes dhe Ahmetaj bëjnë katër. Tashmë dhe pse është larguar Etilda, nuk ka asgjë, sepse vetëm katër burra është një arritje e madhe socialiste me gra në drejtim, sipas pikërisht mënyrës që Rama do kabinetet, kur ai është burrë dhe shumica gra! Po që tre burra janë të rëndësishëm të gjithë të tjerët borxhlinj! Nga ana tjetër, kabineti “Rama 3” do të ketë në përbërjen e tij plot 12 gra, si: Ogerta Manastirliu te Ministria e Shëndetësisë, Evis Kushi te Ministria e Arsimit, Belinda Balluku te Ministria e Infrastrukturës, Mirela Kumbaro te Ministria e Turizmit, Elva Margariti te Ministria e Kulturës, Frida Krifca te Ministria e Bujqësisë, Delina Ibrahimaj te Ministria e Financave, si dhe Olta Xhaçka te Ministria e Jashtme. Oltën dhe Ogertën e Rilindjes tashmë i ka të sigurta Rama dhe kthen dhe sigurinë “madhështore” të tij, miken e vjetër Kumbaro! Ndërkohë, në kabinetin e ri qeveritar janë edhe katër ministre shteti, si Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Edona Bilali, për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Bora Muzhaqi për Rininë dhe Fëmijët, Milva Ekonomi për Standardet dhe Shërbimet. Me Edona Bilalin, Rama iu ka thënë socialistëve shkodranë se “janë sa për një he buk” ( sa për një çap, kafshatë bukë, shprehje në Shkodër) dhe pse kësaj radhe me Edonën mori më pak deputeët në qarkun e madh. Por Edona “no name no face” në Shkodër dhe pa asnjë kontribut për Shkodrën, do të jetë “komandantja e socialistëve të Shkodrës në qark” dhe do të bëjë dhe lidhjen e mirë dhe të bukur me socialdemokratët si aleatët e mëdhenj në Shkodrën e filozofisë, Rama sot! Ka rekuizitat që ta bëjë kjo socialiste e vonë, gati gati, një demokratsocialiste e formuar! Po po dhe normalisht një socialist si Bushati e çon në “Akademi Politike” sepse me sa duket, as terrenin Rilindës dhe as ministritë të tilla, nuk di t’i bëjë mirë dhe faktet e kanë treguar se – nuk i bën, përndryshe do të ishte si Edona! Por ai nuk është “non name no face” dhe kjo mbase nuk shkon për në Shkodrën e kohëve moderne! Ditmir Bushati është përzgjedhur kandidat për kryesinë e PS dhe akademinë politike. Lidhur me këtë vendim të Ramës, ka reaguar vetë Bushati. “Ju falënderoj për interesin që keni për asamblenë. Shpresoj të zgjidhem dhe të vazhdoj kontributin tim për Partinë Socialiste. Kam përshtypjen që në fjalën e tij Rama e cilësoi që ka vend për të përmirësuar debatin politik dhe përmirësimi i hapësirës së debatit politik duhet të vazhdojë nga Partia Socialiste”, tha Bushati. Bushati vazhdon të jetë “fantazist” dhe paksa idealist, e kjo mbase bën mirë për akademinë! Gjiknuri ka postin më sinjikativ në fakt. Atij i duhet punë e madhe që socialistët të bëhen rilindistë në parime dhe frymë këtë mandat! Ky është dhe qëllimi final i Ramës në të vërtetë dhe mbase ka të drejtë. Po se kështu rrinë në pushtet! Gjiknuri tha: Pozicioni i sapoemëruar është një sfidë e madhe dhe nënvizoi se do të japë më të mirën në këtë pozicion. Gjiknuri theksoi se të qënurit ministër nuk është se do të ndryshonte asgjë, pasi Partia Socialiste çdo ditë sipas tij është një angazhim i ri dhe i mbushur me sfida. Kurse ish-ministrja Nikolla ose ajo gruaja socialist-rilindiste e zonja për të mbajtur një fytyrë të palexueshme, mermeri dhe fikse që nuk e bëjnë dot as Kumbaro, as Manastirliu dhe as Spiropalja është në krye të Kuvendit dhe mbase është gjetje reale për Ramën! Në një prononcim nga Pallati i Kongreseve për mediat, Nikolla thotë se do të punojë për të krijuar klimë pozitive dhe hapësira për opozitën në Kuvend. Kryeministri i vendit, Edi Rama, nuk i dha asnjë post ministror Taulant Ballës, por i besoi të jetë vetëm kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe drejtues politik në qarkun e Fierit. Unë them se nuk është humbje e madhe - përkundrazi! Mbase do të ketë punë me Berishën, po hyri në Kuvend ky i fundit! Rama e bëri qeverinë dhe kjo është gjë e mirë, sepse besoj s’ka pse të vonohet më. Tani i ka të gjitha, biles ka dhe opozitën në Kuvend! E ku ka më mirë se sa kaq! Punët e tija i ka kryer dhe nuk po na shpjegon atë borxhin që paska këtë mandat. Po mbase bën mirë. Mbase do ta lajë rrugës dhe kjo ka rëndësi. Pastaj nëse i lan apo zhytet akoma më keq kjo do të shikohet për mandatin e katërt.