BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Qeveria, qesja dhe buzëqeshja

Qeveria, qesja dhe buzëqeshja

-Kur ligjet miratohen sa për të thënë se ekziston ligji-        

Si çdo  mëngjes, u nisa që të  takoja shokët. Futa në portofol 1000 lekshin,sepse do të  bëja dhe pazarin. Përshëndeta bashkëshorten dhe dola. Në kafene shokët po më prisnin. I kisha lajmëruar që  u ktheva nga plazhi. Në tavolinë, midis nesh, ndodhej dhe xha Shaqua, i cili nuk mungon asnjë ditë. Bëmë përshëndetjet e radhës dhe, pasi përfunduan pyetje - përgjigjet mbi ecurinë e ditëve të plazhit,po vështroja xha Shaqon. Mu kujtua ajo qesja plastike ngjyrë mavi. Ishte nga ato qeset,të cilat mbushën përrenjtë,lumenjtë,gropat e rrugët,madje deri në majë të pemëve, por edhe detin, me të cilat  filluan të luajnë peshqit. Xha Shaqua thithi gllënjkën e fundit të kafes dhe futi dorën në xhep. Unë papritur të nxirrte dorën nga xhepi e pyeta.

- Xha Shaqo,atë qesen ngjyrë mavi po nxier? Apo e flake me këtë vendimin e fundit të qeverisë? Mbase e mban si kujtim,sepse kishte dhe ngjyrën e partisë tënde?

- Cili vendim?! Po ka vendim që i ndalon qeset? Je në këtë botë,apo të ka shushatur dielli i plazhit?-mu përgjigj.

- Vendimi i qeverisë ka disa kohë që ka hyrë në fuqi. Po të kapën me qese jo të riciklueshme do të gjobitesh shumë rëndë. Madje- i thash- përballë pallatit me shigjeta, buzë Lanës,u ngrit edhe një si  përmendore,ku u vendosën disa qese dhe copa plasmasi. Ajo ishte  simbol i zhdukjes së qeseve dhe copave të plasmasit si ndotje të ambientit.

Xha Shaqua shikoi nga shokët, u sigurua se ata po e ndiqnin me vëmendje bisedën, ndaj dhe vazhdoi. - Tani e kuptova se me të vërtet dielli i plazhit të paska shushatur. Hidhu një herë andej nga tregu i fruta -perimeve dhe pastaj eja e bisedo me mua.

Tregu i fruta -perimeve ishte plot me qytetarë. Secili blinte sipas mundësisë. Kishte nga ata që nuk bënin zë,por nuk mungonin edhe ata që grindeshin me shitësit për çminime shumë të larta.

Mbi tavolinë,pranë peshores, qëndronin disa qese prej letre. Bukur! -thash me vete. Ta kisha këtu xha Shaqon e t'i tregoja se nuk ekzistonin më ato qeset plastike,por këto prej letre.

- Të lutem! - iu drejtova shitëses.-Më jepni qese që të fus domatet.

- Me gjithë qejf!

Nuk zgjati dorën që të merrte qesen letër,por uli kokën poshtë banakut dhe nxori qesen plastike. Ishte pikërisht qese nga ato të ndaluarat dy herë më ligj.

- Këto - i thash - i ka ndaluar vendimi i qeverisë që të përdoren.

- I ka ndaluar qeveria, por jo unë. Futi-futi domatet, atë shiko!

-S'kini faj ju!Fajin e ka kontrolli që nuk vjen .

- Prapa kurrizit i ke. Po të pati marr malli, shko takoi! 

 Disa  banak më tej qendrorin kontrollorët.

- Po ti si i përdor këto qese në prezencë të tyre?

 Unë,unë.., e më shikonte në sy. Unë u fus një buzëqeshje dhe ata largohen.

-Si?!!!! .. iu drejtova i habitur. Ju  buzëqeshni dhe ata largohen?! Po si ta kuptojnë këtë buzëqeshje? Për para,apo....!?

- E kuptojnë si e kuptojnë e dinë ata. Ti merr ato që bleve dhe shko në shtëpi se të pret gruaja. 

U largova e thash me vete:Po të ishte me mua xha Shaqua,do të  kishte tundur tërë tregun duke qeshur  dhe duke thirrur e valëvitur qesen mavi në dorë : "A të thashë se s'ka vendim që i ndalon qeset e pariciklueshme? Madje edhe ata të shoqatës " Mbrojmë  ambientin" nuk po u dëgjohet më zëri, as për qeset dhe as për ambientin e rrugëve...