
"Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka asistuar çdo seancë gjyqësore", Kreshnik Spahiu zbulon rolin e SHBA në çështjen e Saimir Tahirit

Tensionet në veri të Kosovës, vjen reagimi i minutës së fundit nga Vuçiç

Arrestimi i sekretares së MSH, reagon politikani i njohur: SPAK prapë me sardele në vend të krokodilëve si Rama

Dy zyrtaret e MSH në pranga për korrupsion, zbadhen detaje nga dosja e SPAK

Anila Hoxha del me detaje të reja, ja lëvizja e fundit që do të bëjë prokurori për çështjen e Saimir Tahirit

Arrestohet zyrtarja e lartë në MSH, vjen menjëherë reagimi i Ramës

SPAK lëshon urdhrin, arrestohet një tjetër zyrtare e qeverisë (Emri)

“Puthi Melonin, por nuk rriti pensionin”, Lulzim Basha komenton veprimin e Ramës

Qeveria shqiptare duhet të mendojë për një strategji kombëtare, për t’ju kundërvënë helenizimit të Himarës dhe territoreve të jugut nga qeveria shoviniste greke

Shkruar nga Nga Stiljan DEDJA 16 Maj 2023

Askujt nga ne në Shqipëri dhe atyre në Evropë, nuk do t’i shkonte ndërmend që, qeveria greke do të vazhdonte edhe në kohët e sotme me pangopësinë e saj për të rrëmbyer territore jugore shqiptare. Së fundmi: ajo i është vërsulur Himarës, për ta shkëputur atë nga territoret shqiptare, me pretendimin se gjoja ajo është një territor i vjetër Helen dhe se banorët e saj flasin vetëm greqisht. Kjo mësymje dhe nxitim për të helenizuar Himarën, ka filluar herët, por mori kulmin e saj së fundëmi me vizitën e kryeministrit grek Mitsotakis në Himarë. Ajo vazhdoi me deklaratat e kandidatit të BF për Himarën z. Bejleri, cili do deklaronte se: “Himara është greke”.Çuditërisht Mitsotakis reagoi negativisht me ashpërsi, për gjoja arrestimin politik të z Bejleri nga qeveria shqiptare. Në mbrojtje të z Bejleri doli edhe shoqata e tij OMONIA-s. Reagime të ashpra pati edhe nga PBDNJ e z Vangjel Dule. Më në fund pati reagim pro-grek edhe Sali Berisha, në mbrojtje të Bejlerët! Fitorja e Bejlerët në Himarë, është shumë e rëndësishme në rrugën e synimeve greke për helenizimin e Himarës. Deklarimet greke, si dhe sahan lëpirësve të tyre në Shqipëri, që gjoja “janë ura lidhëse midis dy vendeve tona”, për “Himarën helene”qysh para tremijë vjetëve, përbën një falsifikim të historisë. Historianët shqiptarë si Kristo Frashëri, Shaban Demiraj etj kanë vërtetuar me anë të shkrimeve të tyre edhe nëpërmjet fakteve të shkruara të historianëve të lashtë grekë se: Himarë ka qenë “tokë barbare” dhe “pjesë e epirit”. Fredi Bejleri është një shqiptar i helenizuar nëpërmjet parasë dhe kishës greke. Edhe z Vangjel Dule si kryetar i PBDNJ ka dalë në mbrojtje të shitblerësit të votave të popullit të Himarës z Fredi Bejleri. Edhe z Dule mban qëndrimin e tij se- Himara është greke. Ai shpesh herë i del në mbrojtje këtyre pikëpamjeve anti- historike dhe po kontribuon fort në këtë drejtim. Të dyja, si partia PBDNJ dhe shoqata OMONIA, nuk po kontribuojnë aspak në forcimin e marrëdhënie midis Shqipërisë dhe Greqisë, por ato po shërbejnë në helenizimin e jugut të Shqipërisë, e cila po dëmton marrëdhëniet Shqipëri- Greqi. Edhe kryeministri grek, që u prit me respekt dhe në miqësi nga kryeministri shqiptar z. Rama në Himarë, ka dalë në mbrojtje të Bejlerët, Dules dhe helenizimit të Shqipërisë. Kushti sipas tij për pranimin e Shqipërisë në Evropë, është helenizimi i Himarës. Ai këmbëngul në vasalitet dhe rrëmbim të territoreve shqiptare. Kjo është një sjellje prej tinëzari dhe jo evropiani. Mendoj më në fund që, qeveria shqiptare duhet të mendojë për një strategji kombëtare, për të reaguar dhe përgjigjur ndaj këtyre synimeve të këqija të Greqisë. Mendoj sipas meje :
1-Të mos bëhet asnjë koalicion nga partitë shqiptare me PBDNJ e Vangjel Dules,dhe atyre me qëllime heleniste.
2-Të mos pranohet asnjë kryeministër dhe qeveritar i lartë grek të vizitojë Himarën.
3-Të mos lejohet vendosja e flamurit Grek në çdo vend në Himarë.
4-Të ndalohet me ligj e pavërteta se: Himara është helene.
5-Të studiohen në shkollat e Himarës librat e historianëve shqiptar si: Kristo Frashëri, Libri “Himara”, Shaban Demiraj me:” Epiri pellazgët, etruskët dhe shqiptarët” etj si dhe historian të tjerë që kanë botime historike për Himarën.
6-Të ndalohet predikimi nëpër kishat e Himarës se: “Himara është greke”, duke nxitur edhe besimtarët për urrejtje, ndaj himarjotëve që nuk e pranojnë këtë të pavërtetë.
7-Në parlament të dilet me një deklaratë si kundër përgjigje ndaj deklaratave të kryeministrit grek Mitsotakis, Fredi Bejlerit, Vangjel Dules si dhe koalicionit BF për aleancë me ta, për helenizimin e Himarës dhe pretendimeve territoriale të saj.
8- Në Parlament të dilet me deklaratë për dëbimin e Çamëve nga territoret e tyre, ku dëbimi të cilësohet si genocid dhe të flitet në parlamentin europiane dhe me qeverinë amerikane për to.
9- Ti bëhet prezent parlamentit europian dhe sekretarit amerikan të shtetit, për synimet territoriale dhe veprimet agresive të Greqisë ndaj Himarës dhe jugut të Shqipërisë.
Lëvizjet e grekëve për rrëmbim të territoreve shqiptare nëpërmjet gjoja helenizimin të vjetër, po avancon shumë dhe po bëhen rrezik për sovranitetin territorial të Shqipërisë.
Më të lexuarat


Masakra e Peshkëpisë dhe fantazma e Fredi Bejlerit, flet ish-shef i Gatishmërisë së Gardës së Republikës, Sefer Pasha

E keqja e së keqes...

Kosova në sfidën e shtetformimit dhe lupës së diplomacisë

Fundi i vërtetë në vendin më antikomunist, të komunistit të fundit

Politikanët e Kosovës të dëgjojnë rekomandimet e SHBA

Dilemat e arsyes ose morali në politikë

Diploma 2023 në Shkollën “Prenk Jakova” Shkodër

Vlora në rrjedhat e kohës, Dr. Fatos Arapi si një orakull i saj

Evropa – rikthim në vitet ’30?

Ja çfarë thoshte Sherif Delvina për historinë e Himarës
