BREAKING NEWS

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep përgjigjen që nuk e priste askush

A do ketë një pakt të dytë Rama-Basha? Meta jep
x

Opinion / Editorial

Qeveria teknike para zgjedhjeve, absurditet për të çuar shtetin 6 muaj në anarki

Qeveria teknike para zgjedhjeve, absurditet për të çuar shtetin

 

Opozita shqiptare po përballet me një frenim total të lëvizjes për rrëzimin e qeverisjes aktuale nëpërmjet një oponence profesionale dhe agresive.

Kryetari i PD ndodhet në një pozicion ambig, ku në një krah ka paraardhësin e tij, i cili me çdo kusht kërkon ta hedhë në revolucion të dhunshëm për ta nxjerrë njëherë e përgjithmonë nga politika dhe nga ana tjetër, ka faktorin ndërkombëtar që i ka dhënë besimin e plotë për të qëndruar në krye të opozitës.

Lulzim Basha ja ka dalë me sukses të largojë partinë nga gjuha e dhunës, duke përmbushur më së miri detyrat e shtëpisë dhe është në pritje të trokitjes së pushtetit në pragun e partisë, si dhuratë për sjelljen e tij në mbëstetjes së nismave të ndërkombëtarëve.

Kampi opozitar i kryesuar nga Basha ndodhet në një luftë të brendshme midis partisë presidenciale në koalicion me liderin Sali Berisha  dhe nga ana tjetër, grupimi i partive të vogla që kanë mbështetur shpresën te Lulzim Basha.

Njëri krah kërkon ekstremizimin, për arsye se ndodhen përballë një rreziku real siç është reforma në drejtësi. Presidenti, Doktori, Monika dhe gjithë entourage i tyre ndihen në risk real nga strukturat e reja të SPAK, të cilat nuk do e kenë të vështirë të çojnë në verim në shtëpitë e edukimit për mëkatet e tyre gjatë këtyre 30 viteve.

Lulzim Basha, si përmbushës i testamentit amerikan për Reformën në Drejtësi dhe realizues i bindur i detyrave të shpisë, pluskon i qetë deri në momentin kur të marrë urdhrin për tu kthyer në luftën opozitare për të marrë pushtetin.

Retorika opozitare vazhdon të jetë e flashkët, aspak agresive dhe aspak oponente me pushtetin e Edi Ramës, duke treguar qartë një pakt të fshehtë midis palëve. Gjithë debati i këtyre ditëve është përqëndruar në Reformën Zgjedhore, ku opozita kusht kryesor ka vënë variantin maqedonas: Qeveria duhet të jetë teknike tre muaj para zgjedhjeve.

Në fakt qeveritë teknike në Shqipëri historikisht kanë qenë produkt i kaosit, anarshisë dhe nxjerrje së shtetit nga shinat. Llogaria opozitare për të marrë pushtet në tavolinë 3 muaj para zgjedhjeve riprodhon qeverisje teknike dhe tre muaj pas zgjedhjeve pasi dihet shumë mirë se sa zgjat administrimi i zgjedhjeve në Shqipëri, ku parlamenti mblidhet në shtator dhe deri atëherë shetin e administron një qeveri e pazgjedhur nga shqiptarët, e papërgjegjshme dhe totalisht kaotike.

Sipas llogarive të opozitës Shqipëria duhet të ketë një qeverisje teknike çdo tre vjet e gjysëm. Nëse opozita humbet,  6 muaj i mjaftojnë që me pjesën e tyre në qeverisje të shkatërrojnë gjithçka në qeveri, administratë dhe deri në çdo qelizë të shtetit.

Kjo formulë nuk sjell gjë tjetër veç anarshi. Do ikin një grup administratorësh dhe do vijnë disa të tjerë që nuk do të kenë asnjë lloj përgjegjësie dhe do të qeverisin dhunshëm pa pyetur për kryeministër, ministër apo drejtorë, pasi janë zgjedhur nga një formulë që i shndëron të paprekshëm të gjitha nivelet e administratës dhe postet politike.

Kreu i opozitës është më se i qartë se çfarë do të ndodhë në zgjedhjet e reja. Formulat e hedhura për Reformën e re Zgjedhore janë thjesht vetëm një tymnajë e parealizueshme në tregun politik shqiptar. Kultura jonë politike nuk ka asnjë ngashmëri me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi apo dhe me fqinjë më të largët.

Jemi larg nga modeli i administrimit të zgjedhjeve, menaxhimit të administratës apo dhe gjuha politike midis palëve. Në shtratin aktual, Lulzim Basha duhet të kërkojë një Reformë Zgjedhore garantiste në mënyrë që votat të numërohen dhe të shkojnë te i zoti dhe jo në duar rrugaçësh, kriminelësh dhe banditësh politikë. Kreu i PD i ka të gjitha mundësitë të jetë politikani i parë që mund të bëjë kthesën e duhur.