BREAKING NEWS

Ja se si nobelisti Montagnier po hedh në erë Big Farmën dhe po zbardh veprimet kriminale me covid 19

Ja se si nobelisti Montagnier  po hedh në erë Big Farmën dhe  po
x

Opinion / Editorial

Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin (?)

Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin (?)

Fjalët e Abraham Linkoln për të nderuar ushtarët që sakrifikuan jetën e tyre në mënyrë që "qeveria e popullit, nga populli dhe për popullin, të mos zhdukej nga toka" u thanë në Gettysburg 19 Nëntor 1863 dhe  për shumë filozofë politikë pas kësaj dite, këto fjalë mbështjellin esenc?n e shtetit të ri amerikan. Shpesh e cituar si një përkufizim i demokracisë  ‘Qeverisje e popullit’ do të thotë që pushteti buron nga populli. ‘Qeverisje nga populli’ do të thotë që pushteti ushtrohet nga përfaqësuesit e zgjedhur ose drejtpërdrejt prej qytetarëve. ‘Qeverisje për popullin’ do të thotë që pushteti ushtrohet për t’i shërbyer interesave të popullit, domethënë, të mirës së përbashkët.

158 vite pas këtij fjalimi, bota qëndroi e shokuar nga skenat në Washington pasi një turmë mbështetësish pro-Trump sulmuan ndërtesën e Kapitolit të ShBA dhe u përpoqën të bllokonin Kongresin i cili ishte duke certifikuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale. Vendi që për mëse një shekull është quajtur ‘feneri i shpresës për demokracinë’ u përfshi në një pothuajse kryengritje duke tronditur të gjithë. Gjatë minutave të trazirave Biden iu drejtua kombit duke thënë: Ju lutem ndaluni, bota po na sheh! Në fakt e gjithë bota po shihte, po shihte si  shp?rtheu një valvul presioni sociale e bashkuar me indinjatën e mb?shtetësve të Trump, të cilët e quajnë veten ‘shumica e heshtur’. Linkoln ishte i djathtë, të djathtë janë edhe mësymësit e Kapitolit, ata thonë me krenari se janë partia e Linkolnit, por në 6 Janar 2021 çdo nocion i paracaktuar linkonian dhe politik u hodh në erë.

Donald Trump është thjesht? një simptomë, jo shkak i problemit.

Trazirat erdhën pas dy muajsh mohimi për rezultatin e zgjedhjeve, duke përhapur akuza të paverifikuara për mashtrim të votuesve. Vetëm pas një shpërthimi të dënimit publik dhe pikëllimit për ngjarjet në Kapitol Hill, Trump më në fund pranoi humbjen. Sidoqoftë, dëmi është bërë tashmë! Trump ka hedhur një vare në sistemin politik amerikan dhe në proces ka dëmtuar legjitimitetin e tij. Ai po lë pas një trashëgimi kaotike dhe shkatërruese dhe ka njollosur reputacionin e Amerikës në skenën globale. Administrata e ardhshme e Biden do të jetë një ndryshim edhe një lehtësim; megjithatë, të supozohet se të gjitha problemet e krijuara nga Trump ose çështjet më të mëdha me rrezik për shoqërinë amerikane thjesht? do të zhduken, do të ishte naive. Shtëpia e Bardhë aktuale nuk është posaçërisht problemi, por një simptomë e një grupi më të gjerë problemesh, një seri trazirash shoqërore dhe ekonomike që po shfaqen jo vetëm në ShBA por në të gjithë botën. Fenomeni Trump në ShBA, Salvini në Itali, Le Penn në Francë, Farange në Angli, Kammenos në Greqi, e shumë të tjerë nga Japonia në Brazil, nga Beligjika në Korenë e Jugut, nuk mund të jenë fenomene të izoluara, ka diçka që nuk shkon -  këto lëvizje i bëjnë apel frikës dhe ankthit të atyre që ndihen të mënjanuar dhe kanë gjetur terren fertil në mbarë globin. Por, si arritëm këtu?

Pabarazitë ekonomike kanë çuar në ndryshime të mëdha shoqërore të cilat kanë kërcënuar "identitetet tradicionale" kombëtare. Sigurisht, këto ndarje kanë qenë gjithmonë prezente, por diçka i ka sjellë ato në krye të rrymave politike dhe i ka bërë ato më të rëndësishme se kurrë në dekadën e fundit, duke krijuar një kolaps të terrenit social dhe një mjedis politik më të polarizuar dhe të hidhur.  Nën sloganin, "Ta bëjmë Amerikën të madhe sërish", Trump shndërroi Partinë Republikane nga një bastion i konservatorizmit fiskal drejt një nacionalizmi ekonomik të klasës ‘së lënë mënjanë’. Antagonizmi i tij për mediat kryesore dhe elitën politike gjeti një tërheqje të gjerë, dhe kështu ai ndërtoi një realitet alternativ rreth vetes dhe qasjen e tij bombastike ndaj ndarjeve të vendit.

Tani, katër vjet më vonë,  duke arritur në fund të mandatit të tij  nuk duhet të jetë çudi për askënd që ka përfunduar në këtë mënyrë. Ata që rrëzuan Kapitolin mund të jenë një pakicë e vogël, por një  sondazh, zbulon se 45% e votuesve republikanë pajtohen me atë që ndodhi, dhe për më tepër 40% e të djathtëve amerikanë do të donin që Trump të kandidonte sërish pas 4 vjetësh.

Neoliberalizmi në udhëkryq!

Noam Chomsky, një figurë kryesore në filozofinë analitike dhe një nga themeluesit e fushës së shkencave kognitive, shpreh se njerëzimi në shekullin e fundit ka tre kanosje ekzistenciale: fuqia bërthamore, ndryshimet klimatike dhe neoliberalizmi. Në fund të vitit 1970 dhe në dekadën e viteve 80-të (nga periudha e rritjes së madhe që teoricien?t e quajnë rritje egalitare)  me shumë përparime dhe drejtësi sociale, u kalua në epokën e neoliberalizmit i cili ka si parim të rëndësishëm minimin e mekanizmave të solidaritetit shoqëror dhe mbështetjes së ndërsjelltë si dhe mënjanimin e pjesëmarrjes popullore në përcaktimin e politikave. Por nuk em?rtohet ashtu, quhet liri e tregut dhe demokraci!  

Pilastri intelektual i neolibelarizmit është nobelisti Milton Freedman, pilastret politikë jane Ronald Regan dhe Margaret Thatcher. Thatcher në aforizmin e saj të famshme shprehu: “Nuk ka shoqëri, ka vetëm individë”, në mënyrë të pavetëdijshme ajo po parafrazonte Marksin, i cili në dënimin e tij ndaj gjendjes së mjeruar të punëtor?ve në Francë tha se “shtypja po e kthen shoqërinë në një thes me patate”  - që vetëm individët si masë amorfe nuk mund të veprojnë së bashku, dmth ishin të dënuar të vuanin pa qënë në unitet.  Ajo që për Marksin ishte një dënim për Thatcherin ishte një ideal – ideali i saj dhe i Reganit ishte të shkatërrojnë ose minojnë mekanizmat qeverisës në të cilët njerëzit të paktën në parim mund të marrin pjesë, dobësimi sindikatave, harresa e klasës punëtore dhe transferimi i vendimmarrjes dhe pushtetit në sektorin privat, i cili nuk i jep llogari askujt përveçse kapitalit....të gjitha në retorikën e demokracisë. 

Që të djathtët e përqafuan neoliberalizmin nuk është çudi, misteri është si e pranoi e majta? - Ishte në vitet 1990, pas rënies së murit të Berlinit që logjika neoliberale hyri në rrjedhën kryesore të politikës botërore dhe u bë një sens i përbashkët politik. Ishte koha që në të gjithë spektrin politik partitë kryesore të së djathtës dhe të s? majtës thelbësisht konverguan në logjikën neoliberale si një qendër e gravitetit. Po në këto kohë qeveri të qendrës së majtë erdhën në pushtet, disa e quajtën atë kthimin magjik të socialdemokracisë, Bill Clinton, Tony Blair, Gerhard Schröder, por politika e tyre funksioni sipas diktimeve të tregjeve, privatizimi i aseteve kombëtare e mbi të gjitha krijmi i një kupole financiare globale dhe u pranua  diktati i korporatave.

‘Babai’ i neoliberalizmit Friedman, është shprehur: “Nuk jam pro drejtësisë, unë jam pro lirisë. Liria nuk është drejtësi, drejtësi  do të thotë që dikush duhet të vendosë se çfarë është e drejtë.”

Demokracia e sotme nën kthetrat e neolibralizmit do të thotë nënshtrim ndaj vendimeve të pushtetit privat të përq?ndruar, dhe nuk lejon njerëzit të marrin pjesë në procesin e vendimmarrjes, pasi institucionet janë sistematikisht të dobësuara.

Yanis Varoufakis, ish-Ministri i Financave të Greqisë, është shprehur se përdorimi i neoliberalizmit  në lidhje me marrëdhëniet perëndimore-sovjetike ishte vetëm një mantel nën të cilin mund të fshihej feudalizmi industrial liridashës. Nëse e mendojm? kapitalizmin si një mekanizëm votimi, ai është antidemokratik në kuptimin që paraja përcakton fuqinë. Evolucioni i kapitalizmit gjatë shekujve të fundit është një histori e transferimit të vazhdueshëm të pushtetit tek të pasurit, përfshirë fuqinë për të marrë vendime politike.

Kur e djathta dhe e majta, afrohen në çdo koncept politik dhe me diskrusin e tyre vetëm japin iluzionin e një zgjedhjeje për votuesit; kur të gjitha interesat janë të lidhura në një dorë të përq?ndruar njerëzish të fuqishëm; kur, ashtu sikurse shprehet Berni Sanders, ‘liria e vërtetë nuk ndodh pa siguri ekonomike’ dhe kur 1% e popullsisë ka aq pasuri sa 90% e saj – patjetër që do krijohej një stuhi e pandalshme kaosi.  

Në këtë rast ishte Trump - po tjetri?