BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Qeverisjet kleptokratike “ndihmojnë” qeveritë pasardhëse në demokraci!?

Qeverisjet kleptokratike “ndihmojnë” qeveritë

Projekti TAP, kalimi i gazsjellësit të madh nga Azerbajxhani, sigurisht nuk është as sukses shqiptar, biles as sukses domethënës rrugësh ballkanike – por sukses dhe interes i madh Europian dhe vendeve të mëdha, për ku drejtohet realisht sasia impresionante e gazit! Njerëz që vjershërojnë mbase i japin rëndësi të madhe një qeverie, kur kryhet një investim i madh i “konkurimit Europian” dhe ngrohës për Italinë dhe pastaj Europën, por kjo është diçka e fatit dhe jo meritë e qeverisë së një vendi, që nuk ka asgjë në dorë për të bërë – përveç se të thotë një “PO” të madhe! Projekti i TAP nisi nga inisiativa e “Elektrizitäts-Gesellschaft Laufenburg” ose (EGL) që vazhdoi si “AXPO” përpara viteve 2001 dhe në vitin 2003, nisi një studim i cili konkludoi me mendimin rreth realizimit teknik, ekonomik dhe mjedisor të gazsjellësit! Kishte dhe qeverisje socialiste që përfshiheshin në këtë kohë në pikërisht studimin dhe momentin e tillë. Vetëm në 2013-tën fitoi TAP e Shah Deniz II të transportit të gazit nga Azerbajxhani në Bari! Kur të gjitha lobingjet europiane ishin bërë dhe kishte përfunduar edhe lufta po europiane, për Nabuko-n! Vjershërimet nuk mund të përmendin se shtetet si Bullgaria kishin “Bullgar Gaz apo Depa, dhe po ashtu grekët kompanitë e tyre pjesëmarrëse në ndërtim dhe investime të TAP, dhe me firma te Shah Deniz II – kurse ne kemi vetëm një firmë – lejimin në territorin tonë dhe përfitimin si kalim! Pra asgjë në dorë dhe absolutisht kontribuentë si vend dhe qeveri në investim kompanish dhe shtetit në financa e ndërtim! Qeveria e dikurshme është me fat që kishte mandat ku mund të firmoste si “i barabartë” për kalimin e gazsjellësit të madh, që del në Adriatik! Asnjë investim dhe asnjë shitmendje, sepse kështu do të bënte dhe qeveria e Nanos, Metës, Ramës, Majkos po të ishte dhe biles dhe qeveria e një poeti ashtu do të bënte, se e para ishte punë e mirë dhe dyta dhe sikur të mos ishte e mirë, nuk do të kishte tagër ai vetë të thoshte – nuk është mirë! Asnjë sukses dhe asnjë investim që justifikon - ndihmon qeverinë më pas! TAP është një leverdi e ngrohjes së Europës e cila territorin e vendit tonë, sigurisht do ta përdorë si partner të vogël dhe “të edukuar” që jemi me ata lart! Çfarë rëndësie ka se çfarë qeverie është në atë kohë – kush e apelon të shkretën qeveri të Shqipërisë, për të tilla projekte madhore energjitike! Iku kjo - tani “justifikim apo ndihmë” i qeverisë së viteve 2005-2013 na qenka dhe hidrocentralizimi idiot, tipikisht mal më mal dhe rrëke më rreke, i Shqipërisë?! Të flasësh për një projekt që e ka sabotuar një mafioz italian si H/C i Kalivaçit për vjedhje qeveritare dhe personale, është punë tjetër, por investimet për rrëketë janë prishja e ekologjisë dhe peisazhit shqiptar për arsye tenderash dhe fitimesh të politikës së viteve 2005-së dhe deri në ditët e fundit të firmave kriminale në 2013-tën?! Devolli sigurisht është - dhe padyshim është arritje që vazhdon, por ka shumë e shumë “arritje infrastrukturore” të lëna përgjysmë që nuk u financuan dhe bënë gati hendekun financiar shtet privat, me marrëzinë e nisjeve, por jo të bitisjeve! Karakteristike është mania e inagurimeve të nisjeve si fushatë elektorale dhe pastaj borxhe jashtë dhe borxhe brenda në privat, për punët publike madhore të bëra keq, pa cilësi dhe të vjedhura egërsisht!

Në asgjë nuk të ndihmon qeverisja e Berishës dhe të tijve ekonomikisht! Po ndihmon për të kuptuar qartësisht si nuk duhet bërë shteti dhe sa mund të vidhet ai nga njerëz të pa skrupuj! Qeverisjet hajne ose më me shprehje jo kaq folklorike – kleptokratike, e ndihmojnë jo qeverisjen e Edi Ramës, por dhe të pesë apo gjashtë qeverisjeve të tjera nga pas! E kam fjalën në demokraci pothuaj funksionale! Kleptokracia e atëhershme që tentoi dhe u kthye në “plutokraci” - ndihmon sepse është sistem referimi si nuk duhet bërë?! Edhe një hajn tjetër, kjo qeverisje e ndihmon si të jetë më – pak hajn! Po pra ndihmon - si nuk duhet vjedhur një rrugë 60 km si autostradë dhe me tunel 6 km, që kalon shumë shifrat 1 miliard dhe është akoma e pakryer! Ku ka vjedhuri dhe grabitje më të madhe se sa “krenaria pa cilësi dhe e prishur pa mbaruar” e rrugës së famshme të kombit! Kanë vjedhur dhe malet me mineral dhe e kanë shitur atë! Kanë futur popullin e tyre në borxhe fantastike dhe nuk kanë bërë asgjë me cilësi e duhet sërish investim të futet në një rrugë që ka parametra fare minimalë europianë! Mjafton ta krahasosh me një rrugë tjetër që edhe aty është vjedhur si ajo e Kosovës dhe kupton se çfarë ka bërë një qeverisje kleptokratike, e cila gjithmonë “ndihmon” qeverinë pas ardhëse në demokraci! Po e ndihmon, sepse kur ka një farë demokracie – justifikohen (marrëzitë) të gjithë me krimin ekonomik dhe financiar të kryer atëhere në krahasim me sot! Jo të thuash më tepër - që qeverisja e Berishës me H/C dhe TAP na paska ndihmuar qeverisjet e sotme! Po kaq shumë e zonja paska qenë për investime?! Është njësoj si sot që të bëhen rrugët dhe linjat veri jugë Europiane, por dhe linjat e trenave si projekte të pikërisht BE dhe të sotmit ti sheshin mënd atyre nesër?! Ka pse të “ndihmojë” qeverisja Berisha me rrugët rurale 3 metra e gjysëm që nuk ndërrohen dy makina dhe që janë prishur pothuaj të gjitha?! Absolutisht i njëjti “Fond Shqiptar” dje bënte (investonte) dhe dilnin rrugë mizerabël të ngushta dhe pa cilësi, sot punohet shumë herë më mirë! Ky është shembull më i qartë kush ka sy në ballë të shikojë – pavarësisht, sërish të shumë vërejtjeve dhe kritikave, që ka kudo! Po si nuk e ndihmon qeverinë e sotme “MEIKO” si pjesa e shkatërrimit të shtetit për interesa pazaresh ndërkombëtare mashtrimi dhe trafiku armësh, me dy idiotë të rinj nga USA që shqiptarët e marrë pastaj – hodhën në erë një fshat dhe vranë banorët! Po kjo ndihmon çdo qeveri në demokraci, vetëm si fakt po të përmendet dhe si “investim” i madh në Shqipëri! Sigurisht që “kleptokratët” për të mbajtur pushtetin ekonomik dhe financiar absolutisht në formim të “plutokracisë” do të vrisnin dhe në bulevard, do prodhonin 21 janarin, sepse nuk duhet të lëshonin frenat e krijimit të “plutokracisë” më të egër në Ballkan?! Ka katër vite dhe ajo vepron sërish në shumë segmente! Nuk ka PPP të sotme socialiste, që bën namin si në një dorë të investimeve shtetërore (publike) të qeverisë realisht kleptokratike që “justifikon dhe arsyeton” por dhe ndihmon, çdo qeveri sot dhe nesër, që ka sadopak demokraci brenda! Ajo qeverisje e 2005-2013 justifikon çdo qeverisje në të keq – për ekonominë e dështuar të naftës në Shqipëri! Të ndërmarrjeve të shtetit të vjedhura për faqe të zezë, për koncesionet që nuk i dhanë asgjë Shqipërisë dhe vazhdojnë vjedhin përditë sot pothuaj të tilla monstra sërish! Për industrinë minerare në klientelizëm deri në krim dhe vdekje njerëzish, në industrinë e dështuar të bakrit, kur malet janë plot dhe në varfërimin e zonave akoma më shumë në saj të hajdutërisë së koncesioneve medemek të huaja, që gërryejnë me horrat që administrojnë politikisht akoma sot me flamurin e partisë në pushtet nga 2005 – 2013! Rrugët pa cilësi ishin dhe janë shembulli më i qartë, se si nuk duhet të punojë një qeveri dhe pikërisht arsyeja pse ka investuar kaq shumë dhe ka sforcuar vendin me borxhe – dikur qeveria 2005-2013 është për qëllim vjedhjen masive! Jo me PPP-të sotme të socialistëve - por nga PVP ose “Punët e Vjedhura Publike” të demokratëve! Të gjitha qeveritë dhe qeverisjet kleptokratike – i ndihmojnë qartësisht qeveritë qoftë gati demokratike pasardhëse! 

Nga Besi BEKTESHI