BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Opinion / Editorial

Qeveritarët i bien fyellit, azili nuk ndalet

Qeveritarët i bien fyellit, azili nuk ndalet

Aplikimet për azil nga shtetasit shqiptarë në vendet e Bashkimit Europian kanë përshpejtuar rritjen gjatë muajve të verës. Sipas të dhënave paraprake të Eurostat, të cituara nga Monitor, për periudhën janar- gusht 2022 janë regjistruar gjithsej 6,860 aplikime për azil në BE nga shtetasit shqiptarë, me një rritje prej 68% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në gusht aplikimet për azil nga shqiptarët ishin gati 1100, ndërsa të Ukrainës në korrik (e dhëna e fundit e disponueshme) ishin 950. Për më tepër që Ukraina ka një popullsi prej 43 milionë banorësh, ndërsa Shqipëria ka zyrtarisht rreth 2.8 milionë banorë.

Në botën e sotme njeriu nuk rron vetëm me bukë. Të jesh i varfër nuk do të thotë vetëm të të mungojnë mjetet që duhen për t’u ushqyer, veshur, shkolluar e strehuar mjaftueshëm. Do të thotë gjithashtu të të mungojë minimumi i edukimit dhe formimit, përkujdesjet shëndëtësore, të jesh i papunë, të mos kesh plane për të ardhmen, të mos kesh mundësi të marrësh pjesë në jetën e përditshme, të mos kesh mundësi të zgjedhësh. Dhe pikërisht ata që skanë çfarë të zgjedhin, varfëria mund t’i çojë në veprime të dhunshme, ose drejt emigrimit, me shpresë për të gjetur horizonte dhe perspektiva të reja.

Shoqëria shqiptare, ndryshe nga shumë shoqëri simotra postkomuniste, që kanë ecur me ritme galopante, është ende e paurbanizuar; ka analfabetizëm, skamje, krizë ekonomike vicioze dhe mbi të gjitha krizë asfiksuese besimi. Institucionet politike nuk ofrojnë optimizëm e shpresë; ato flasin vetëm për “dekriminalizim”, kur janë vetë udhëheqësit politikë autorët e inkriminimit politik të vendit. Qeveria nuk lufton për të pakësuar varfërinë dhe prapambetjen, mënjanimin dhe përjashtimin, degradimin e mjedisit, analfabetizmin, pabarazitë që hasen në marrjen e kujdesit shëndetësor. Të kequshqyerit, mbingarkesat me borxhe, papunësia, pabarazia midis burrave e grave, dallimet befasuese midis pasurisë së skajshme të disave dhe mjerimit të skajshëm të të tjerëve, janë fenomene që askujt nuk i bëjnë përshtypje.

Ideja se rritja ekonomike është një formë ndryshimi, na kujton se ndryshimi nuk kufizohet asnjëherë vetëm në sferën e jetës ekonomike; ai shtrihet edhe në sferën politike dhe shoqërore. Për autoritet politike që drejtojnë jetën e vendit është thuajse e detyrueshme t’i sjellin lehtësira prodhimit e tregtisë, pasi tregtia konsiderohet se i shërben mirëqënies së përgjithshme. Qeveria e ka për detyrë t’i përkrahë e t’i nxisë ato, e jo t’i mbysë me taksa e shtrëngime absurde. Vetëm kështu njerëzit mund t’i binden vullnetarisht ligjit dhe lufta kundër krimit mund të bëhet më efektive. Një qeveri e aftë ka vlerë në vetvete vetëm kur kontribon në sigurinë e jetës dhe në ngritjen e mirëqënies materiale.

Recensioni ekonomik ku jemi zhytur, nuk është gjë tjetër veçse kosto e pritjeve të parealizuara. Ai ka sjellë zhgënjim pa fund, që ka keqësuar gjendjen e njerëzve. Recensionet sigurisht shkaktojnë ngritjen e papunësisë. Papunësia në Shqipëri është kthyer në problemin më të madh, në problem endemik, por ende nuk ndihet presioni politik institucional për të bërë diçka për të. Njerëzit ndihen të dëshpëruar lidhur me gjetjen e një vendi pune dhe shumica e tyre nuk shohin asnjë ofertë t’u dalë përpara. Shifrat zyrtare të papunësisë asnjëherë nuk kanë qenë të sakta, por ajo lexohet kudo, veçanërisht te të rinjtë që kanë edhe specializime. Qeveria e ndodhur prapa pemëve bën sikur nuk e sheh pyllin dhe jep shifra marramendëse punësimesh, që rezultojnë në ndërmarrje skllavëruese fasonike ose në call center. Ndërkohë masa e të papunëve rritet, me pasoja shkatërruese. Njerëzit, duke ditur se qeveria ka fuqi dhe e ka për detyrë t’i zgjidhë të gjitha gjërat drejt, kanë arritur të besojnë se po mashtrohen, s’e po bëhen viktima, prandaj kërkojnë të ikin. Zyrtarët e zgjedhur ende nuk po e ndiejnë përgjegjësinë e tyre, qoftë edhe për të bërë ca përmirësime të sipërfaqshme dhe afatshkurtra, për të frenuar keqësimin e problemeve.

Sigurisht në rrethana të tilla duhet të vihen në veprim mënyra dhe zgjidhje ekonomike të një rëndësie sa më të madhe, duhen strategji zhvillimi shoqëror dhe ekonomik, sipas perspektivës së një zhvillimi njerëzor dhe të qëndrueshëm, me premise sa ekonomike, aq dhe etike e social- kulturore, duke luftuar me energji e vullnet për t’ia dalë mbanë, pavarësisht nga kriza ekonomike dhe nga burimet e disponueshme.

Zyrtarët aktualë nuk kanë përcaktuar qartë përparësitë e nevojshme në skemat makroekonomike. Në rrethanat kur kushtet tregtare të vendit janë përkeqësuar, qeveria shqiptare duhet të mos përqëndrohet te shtrëngimi fiskal, siç po vepron me paketën e re fiskale, por t’i hapë rrugë projekteve për eksport, import dhe lëvizje të kapitalit, dhe ndikimit të kasaj rrjedhe ndryshimesh në politikë. Aktualisht vendi shpenzon më shumë se sa prodhon. Kështu nuk mund të financohet deficiti i jashtëm. Ky është një rrezik i madh. Rruga e vetme për të kufizuar këtë rrezik është rritja për prodhimet e vendase. Vendi duhet të eksportojë më shumë, për mbuluar një volum të caktuar importesh. Pra, shkurt, duhet të rritet prodhimi për eksport, meqë është në përgjithësi, më pak e kushtueshme të fitosh valutë të huaj në këto rrethana, se sa duke kursyer valutën e huaj, nëpërmjet shkurtimit të prodhimit. Vendi ynë ka mundësi të kthehet në një vend eksportues, si për shembull i produkteve bujqësore, minerare, bimëve industriale e farmaceutike, artizanatit etj. Qeveritarët tanë, çuditërisht, janë tipikisht gjithmonë optimistë për të rivendosur ekuilibrin në ekonomi, ndonëse rolet janë përmbysur me kohë e me vakt dhe nuk shihet ndonjë shpresë në horizont. Vendi ka borxhe të mëdha, të cilat nuk mund të përballohen me këtë ritëm të zhvillimit ekonomik; bankat kanë frenuar huatë, nuk shihet asnjë vërshim i kapitalit të huaj, ashtu siç ishte parashikuar.

Ekonomistët priren ta trajtojnë këtë stanjacion ekonomik si një çështje që kërkon disa kushte teknike. Qeveria duhet të bëjë përpjekje për të lehtësuar prodhimin dhe tregtinë, për të mbrojtur me forcë të drejtat e pronësisë, që janë thelbësore për investimet dhe tregtinë; duhet të garantojë zbatimin e marrëveshjeve tregtare e sipërmarrëse, të investojë për ndërtimin e kanaleve kulluese e vaditëse, rehabilitimin e rrugëve, për zbatimin e rregullave të konkurrencës, për funksionimin e sistemit të arsimit, për shëndetin dhe investimet në spitale dhe, mbi të gjitha, për krijimin e një sistemi gjyqësor efikas për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve në sferën sociale, ekonomike e politike. Në vend nuk duhet të sundojë monopoli i përdorimit social të dhunës psikologjike, që është karakteristika më themelore e jetës politike, ndërkohë që qytetari i thjeshtë ndihet i pambrojtur.

Qeveritarët i bien fyellit kundër arsyes; zbukurojnë fjalimet politike , molepsin mjediset intelektuale, pushtojnë sheshet elektorale. Ndërkohë njerëzit e dëshpëruar vazhdojnë të ikin në mënyrë të pashmangshme. Ndaj është e ngutshme të dilet nga gjendja e vetëkënaqësisë, nga ky qëndrim pasiv i patolerueshëm ndaj mjerimit e vuajtjeve të mijëra qënieve njerëzore. Të drejtat e njeriut shqiptar i përkasin trashëgimisë së përbashkët të shoqërisë shqiptare, ndaj mbi këtë bazë duhet të mbështetet solidariteti, kushti i domosdoshëm për realizimin e plotë të fatit të çdo individi. Solidaritet me ata që janë nevojtarë, me popullsinë fshatare, me gratë e fëmijët që shpesh i nënshtrohen një diskriminimi të padurueshëm dhe mbi të cilët rëndon pasha e traditave shekullore kulturore. Varfëria, varësia kulturore, shkencore e teknologjike, rastet e mënjanimit dhe përjashtimit, ndikojnë në fatin e shumicës dërrmuese të popullsisë, në fatin tonë të përbashkët drejt vlerave universale eurpiane të mirëqënies dhe civilizimit.