BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

QKB shquhet për biznes me Bankën Botërore por pasi humb dokumentet nga arkiva u mbyll derën subjekteve shqiptare

QKB shquhet për biznes me Bankën Botërore por pasi humb

Nuk është ndonjë zbulim që Shqipëria sot është kthyer në një Republikë Karnavalesh dhe fakti me i mire qe e sintetizon kete eshte kjo çertifikatë e vendosur në krye të ëebfaqes së QKB për zonjën Pranvera Fagu - Behushi, Drejtore e Përgjithshme e Qendres Kombetare të Biznesit (QKB) dhëne nga Banka Boterore e cila tregon aftësinë e shkëlqyer të kësaj drejtoreshe për te bere biznes por që për fatkeqësi të subjekteve shqiptare është e pa aftë të punojë dhe të përmbushë detyrimin zyrtar te saj per te cilin paguhet per tu shërbyer shtetasve dhe taksapaguesve shqiptarë, duke e kthyer atë në një kopsht vetem për përdorim personal... Të takosh ketë zonjëzë apo zonjushë per te trajtuar çeshtje bazike edhe kur ne arkivat e saj kane avulluar si me magji dokumente autentike dhe fondamentale te subjekteve tregtare qe jane transferuar nga regjistri tregtar i gjykates se Tiranes eshte me e veshtire sesa ndoshta te takosh kryeministrin! Kush ja jep kete siguri Pranvera Behushit te shese dengela edhe kur nga arkivi i saj zhduken dokumente te rendesishme per subjektet tregtare?  Qasja e saj feudale nuk eshte e vetmja shfaqje e dukshme, pasi ajo fillon qe nga prezantimi në recepsion ku dy zonjushëza te dalldisin me sqarimet e maryfetet dhe mund te perfundosh ne çmendine nga padija e tyre dhe e stafit ne zyrat verdalle. Fali o Zot se nuk dijnë çfare te bejne. Gjithshka fillon dhe mbaron aty!  Sot isha deshmitar i nje qasjeje tjeter skandaloze ku hallexhinjte (jo per faj te tyre) perballen çdo dite me nivelin e sherbimit publik qe ofron QKB, ku nuk zgjidhet dot asnje problem! E njejta qasje sherbimi manifestohet edhe ndaj avokateve te cilet ndonese kryejne nje sherbim publik kane te njejtin fat me qytetaret e tjere duke u perplasur me kokëboshësine e tyre. Por avokati eshte person i kualifikuar dhe nuk mund te pranoje zgjidhjet me idiote te mundshme te ofruara nga nje sherbim amatoresk i specialisteve te QKB qe nuk ka te ngjare te ndodhe kurkund as në vendet me te pazhvilluara. Por le te kthehemi tek rasti konkret qè prekem ne fillim të ketij udhetimi në QKB.  Ata jo vetem nuk dine te punoje dhe të sherbeje me profesionalizem ndaj subjekteve shqiptare qe fati apo puna i perplas te hyjne ne marredhenie sherbimi mes tyre, pasi drejtoresha me urdhrat dhe rregulloret e saj i persekuton ata permes sorrollatjes dhe humbjes se dokumentave nga arkiva e tyre!? Mos u çuditni?! Kjo eshte shume e vertete! Ne dosjet e tyre ndonese humbasin akte autentike dhe nuk gjenden ne to, zyrtaret e QKB jo vetëm nuk shqetesohen fare per kete fakt, duke kujtuar se eshte njesoj sikur po flakin perjashta bishtat e cigareve qe pijne papushim ne orarin e punes ne oborrin e kesaj qendre kombetare. Ata mjafohen vetem me nje pergjigje idiote te tipit 'ja shiko pergjigjen e ke te shkruar me firme dhe me vule nga Drejtoresha e Pergjithshme', a thua se perpara kane ndonje tru peshku qe kenaqet me budallallëqe te tilla?! Jam tejet i shqetesuar nga permadat qe ka mare nje krim i tille jo vetem ketu, por ne shume institucione te tjera dhe perfitoj nga rasti ti bej thirrje publikut dhe medias te investigojne kete fenomen. Ne QKB zhduken akte te rendesishme nga dosjet e subjekteve tregtare si vendime gjyqesore te regjistrit tregtar dhe ata jo vetem qe nuk mbajne asnje pergjegjesi, por me qetesi dhe kryençesi te deklarojne instiktivisht: shko bej kallezim ne Prokurori, a thua se perballja e tyre me institucionin e akuzes eshte po aq argetuese sikur te shkojnë tek Cinepleks te shohin nje film tek QTU?! Per kete çeshtje te humbjes se dokumenteve te nje subjekti tregtar i cili ka 20 vjet qe eshte mbyllur konform legjislacionit ne fuqi por ustallaret e QKB pasi e kane krasitur mire dokumentacionin e nxjerin me status 'pasiv' ndaj dhe kam shkuar 3-4 here ne QKB duke bere aplikime pa fund dhe te miredrejtuara, si nje avokat profesionist. Pasi nuk gjeta asnje zgjidhje, perveç justifikimeve mjerane, prita me se tre ore sot ta diskutoja kete situate absurde me zonjezen drejtoreshe ose ndonje nga vartesit e saj por asaj me sa duket nuk i hyjnë ne sy keto ngjarrje te renda te zhdukjes se  dokumenteve nga arkiva e institucionit qe drejton dhe mund të ishte e preokupuar ne ndonje sipermarrje me te rendesishme te karrieres se saj, ne pritje te marrjes se ndonje certifikate tjeter nderi. Ja pra, se si Pranvera e ka rilindur kete institucion... Nuk e di se sa i vlereson keto akte qytetarie dhe pergjegjësie zoti kryeminister Edi Rama, per te cilin me duhet te deklaroj nje here e mire se nuk kam asnjë problem personal apo politik me të, pasi këto reflektime me interes publik duhet ta ndihmojne atë ne permiresimin e sherbimeve te administrates publike, pasi nga kjo përfitojmë te gjithë?