
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK


Ndërsa ndiqja deputetin e PD-së, Gështenja tek “Topnewes'”, u pushtova nga e vargjet e ''Poemës së mjerimit '', ''kafshatë që s'kapërdihet, është, or vëlla mjerimi.... Debati mes opozitarve, duke e kthyer opozitën, në një opozitë të opozitës, në më se dy vjet e kusur, ka lënë një shijë të hidhur, jo vetëm tek elektorati i vet i cili pret të ngrejë kokë, po liderët fundosin gjithnjë e më keq, duke kthyer opozitën në një gjendje të mjeruar. Kjo vjen nga,mjerimi i mjeranëve deputetë, të cilët kanë humbur sensin e frymës së programit të partisë së vet dhe janë kthyer; secili për vete, zoti për të gjithë. Ishte kjo arsyeja që pyetjes së moderatorit ; në se Gështenja ishte pjesë e listën së re, të paraqitur në Kuvend nga kryetari i PD-së ?! Përgjigjja; unë jam demokrat, por PD - ja nuk ka kryetar. Ec dhe kuptoja gjuhën këtyre deputetëve, të cilët grupimet politike i kuptojnë si organizime pa kokë. Nuk ka si të ndodhi ndryshe kur dhe deputeti tjetër, Salianji dhe sa të tjerë nëpër ekrane, shprehen se ata vërtet janë me shumicën e grupimit të deputetëve të djathtë, por pa kryetarin e rithemelimit edhe pse i bashkohen të njëjtës tavoline të përbashkët, ai mbështet dhe i përgjigjet vetëm kërkesave të elektoratit që e ka zgjedhur. Hajde tallava deputetësh, që e kanë kthyer PD - në, në një tallava, ku as veten nuk e kuptojnë çfarë flasin, pale pastaj t'i marrë vesh e mbështetë elektorati. Secili përgjigjet për sanxhakun, ku dredh e përdredh flamurin e vet, pa pyetur për atë të partisë. Dështimin si gjithmonë, por në sytë të të gjithëve ia dhanë zgjedhjet e pjesshme të Kuksit, që jo vetëm humbën si më 14 maj, por tani me një humbje të thellë edhe pse dy grupimet përcollën fushatën së bashku, duke organizuar tryeza të përbashkëta. Se sa artificial është bashkimi i demokratëve dhe çdo të thotë një bashkim për bashkim, kur mungon fryma dhe kauza e përbashkët, më përgjigje të saktë se sa zgjedhjet vendore të Kuksit, nuk mund të gjesh sikur t'i vesh të gjitha mediat në rresht, në mbështetje të opozitës. Por, mjerimi i mjeranëve opozitarë, ka kaluar edhe atë migjenian, nga se të gjithë fokusin e luftës së tyre politike, e kanë përqendruar në qorrsokakun e deputetëve, të cilëve u ka marrë koka erë dhe secili punon për hesap të vet, pa pyetur për interesat e elektoratit, i cili e ka votuar për t'i shërbyer atij përmes programit që i ka paraqitur gjatë fushatës dhe jo të kthejë luftën politike në një tallava, ku të plotësojë qeftenatë e veta. Për më keq kur ndjek që tallavaja e lidershipit të shtrihet edhe në politikën e jashtme. Dy liderët si ai i rithemelimit dhe ai i PD-së s'po flas për zëdhënësat deputetë, vrapuan nëpër ekrane me llërë përveshur, për konferencën e kryeministrit ende pa u larguar mirë nga intervistat me gazetarët. Sipas tyre kërkesa e kryeministrit; për një'' Konferencë paqeje ndërkombëtare për çështjen e Kosovës apo prania e KFOR -it, në veriun e Kosovës'', ishin vullnet, alla Vuçiç. Përpjekjet për të kapur mat kryeministrin në çdo lëvizje që bën në fushën e lojës politike, i ka futur këta liderë, në një qorrsokak (që përveçse vetes dhe ndonjë të verbuari) për të tjerët nuk bën sens. Mbas një përpjekje të gjatë dialogu Sërbi-Kosovë, por pa një mundësi kompromisi të planit Franko -gjerman, opsioni i një ''Konferencë paqeje ndërkombëtare ''nuk është për t'ju rikthyer pavarësisë së Kosovës ( siç përpiqet të argumentojë lidershipi opozitar me të vetmen arsye për të gjunjëzuar kryeministrin, duke anatemuar për lidhje me Vuçiçin) e cila tashmë është firmosur dhe vulosur nga shumica e shteteve të botës, por duhet angazhuar përtej saj ; Paqja mes dy shtetesh duhet të sigurojë, jo vetëm integritetin territorial, po pse jo komuniteti ndërkombëtar, ashtu si mendoi dhe veproi për bashkimin e kombit gjerman, të mund të realizojë dhe ëndrrën shekullore të këtij kombi të vogël, në zemër të Evropës për bashkim. Retorikave; Shqipëria e madhe ! Shqipëria etnike!- u kaloi koha. Në sistemin e ri botëror, duhet të integrohet dhe Shqipëria, si një komb i përfshirë në gjithë kufijtë gjeografikë. Vizioni i kryeministrit kalon përtej qorrsokakut të lidershipit opozitar, këtej dhe andej kufirit edhe kur flet për shtim të forcave të KFOR-it, sepse i di mirë skenarët e lidershipit serb në Kroaci, Bosnjë, Mal të zi. Ai vërtet nuk mund të jetë një shtet agresiv sepse nuk mund të tentojë të luajë me perustinë e NATOS ; Shqipëri, Mal i zi ; Maqedoni. Por skenarët për një kryengritje civile mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës, mund të provokojë, përmes grupeve paramilitare siç tashmë u tentua në Veri. Në Kosovën e veriut nuk duhet të ndodhë, ajo që ndodhi me Çamërinë me pastrimin etnik nga grekët. Nga historia duhet të mësojmë ne, por dhe ndërkombëtarët. Ndaj thirrjet e kryeministrit për forca të shtuara të KFOR-it, janë për të parandaluar paramilitarët serbë për turbullira, e jo siç përpiqet për përfitime politike, t'i interpretojë lidershipi opozitar. Që lidershipi opozitar është futur në një qorrsokak, ku e ka vështirë të dalë për t'u përgatitur për të qenë fitues në zgjedhjet e 2025 -së, por loja me Vuçiçre, për të futur edhe politikën e jashtme qorrsokak është një miopi politike, të cilën kurrkush nuk mund ta gëlltitë, veçse ata që i bëjnë iso nga pas për interesa e veta, por jo kombëtare.
Më të lexuarat


Ku ka zë, s'është pa gjë

Nëpërmjet të dialogut, të korrigjimet politika shqiptare

Përse të shkruhen vetëm në anglisht

Disa pyetje për Saliun, Gazin dhe Ilirin

Henry Kissinger, si e pa politikën dhe diplomacinë përmes futbollit dhe Lojërave Olimpike...

Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare
