
Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme


Shqiptarët kanë mundësinë që ta bëjnë kohën e vet më të dashur. Kur të niseni në votime, ju lutem mbani parasysh edhe një këshillë tjetër: do popull është zot i territorit të vet dhe ka të drejtë të vendosë lirisht për fatin e vet. Më e madhe se dëshira duhet të jetë gatishmëria për ta bërë këtë një realitet. Mënjanimi i shkaqeve të krizës qeverisëse në Shqipëri ,nuk mund të bëhet pa prodhimin e mundësive optimale për përballimin e tyre. Në mëngjesin e ditës së zgjedhjeve, votues të nderuar mos harroni, në asnjë moment, ju lutem, se i përkisni një populli dhe një kombi, se keni një histori dhe një gjuhë, një traditë dhe një trashëgimi, një civilizim dhe një kulturë që burojnë nga një gjak. Çlirohuni, ju lutem, sa të jetë e mundshme, nga krahinarizmat që na kanë larguar shumë njërin prej tjetrit; çlirohuni, sepse ndarjet janë shumë më të dhimbshme se bashkimi; çlirohuni, ju lutem, nga ideologjitë që partinë na kanë vënë mbi shtetin. I takon së kaluarës fajësimi i historisë dhe Evropës. Në ato fajësime nuk ka asgjë të kontestueshme. Por, ardhmëninë e kemi në duart tona dhe këtë duhet të dimë ta shfrytëzojmë. Mos të rrënojmë themele kur të tjerët ngrehin kulme. Mos të mbajmë fjalime, por ta mbajmë fjalën. Gabimet e tjetrit mos t'i vëmë përpara që t'i shohim, e gabime tona mbrapa që t'i fshehim. T'i përballojmë mëritë dhe hasmëritë e së kaluarës dhe të përqendrohemi në ndërtimin e së ardhmes. Të investojmë në kuadro me guxim intelektual, me maturi politike dhe shkathtësi diplomatike. Shqiptarët janë të kthyer me sy e veshë nga Shqipëria, nga ju votues të nderuar. Duke dhënë votën tuaj sot, ju do t'i përgjigjeni pyetjes se ku do të jetë Shqipëria nesër. Prej jush, votues të nderuar, pritet që të votoni për shtetin juridik, i cili, në kuptimin e mirëfilltë të tij, shprehet me nënshtrim të organeve shtetërore drejtësisë; me barazi të të gjithëve para ligjit; me gjyqësi të pavarur; me procedurë të paanshme; me ekzistim të mjeteve efikase për mbrojtjen e shtetasve; me mbështetje juridike dhe kontroll të akteve administrative dhe me mbikëqyrje të organeve administrative dhe përgjegjësi të tyre për punë të paligjshme që, në fakt, paraqesin komponentët themelore të parimit të ligjshmërisë, një parimi të pashmangshëm në të gjitha shtetet ku sundon e drejta dhe drejtësia. Prej jush, votues të nderuar, pritet që me votën tuaj të përcaktoheni për vlerat e shtetit juridik, të cilat do të mund të siguroheshin:me rend në ndërtimin e sistemit shumëpartiak; me ndarje të pushtetit; me përkufizim të pushtetit shtetëror dhe të së drejtës; me treg të lirë; me pronësi private, etj. Prej jush, votues të nderuar, pritet që të keni ndjenjën se shteti pa pushtet nuk mund të ekzistojë, por se edhe ushtrimi i pushtetit nëpërmjet partisë është në parim në kundërshtim me çfarëdo forme të ekzistimit të demokracisë. Prej jush, votues të nderuar, pritet që nga e kaluara të keni kuptuar se pa rendin e ri demokratik nuk mund të bëhen ndryshime të mëdha sistemore në funksionin e shtetit, i cili do t'i përgjigjej ekonomisë së tregut dhe mëvetësisë së subjekteve ekonomike, në njërën anë, dhe njëkohësisht, mbrojtjes së demokracisë politike, në anën tjetër. Ushqehem me shpresë se e keni kuptuar peshën e problemit që e rëndon sot popullin dhe kombin shqiptar. Ajo do të duhej të angazhohej fuqishëm për pozitën e shqiptarëve jashtë kufijve të tashëm administrativë të saj. Çështja e pazgjidhur shqiptare paraqet sot një prej problemeve qendrore në Ballkan. Nëse ka të vërtetë në këtë gjykim, atëherë përfundimi është i qartë: pa një zgjidhje të pranueshme të çështjes shqiptare nuk do të mund të ndërtohet paqe në Ballkan. Ballkani vazhdon të drejtohet nga jashtë, ndërsa brendapërbrenda tij janë të mundshme konflikte natyrash dhe intensitetesh të ndryshme, për shkak të kryqëzimit të shumë interesave politike në të. Prandaj, shqiptarët, duke mos qenë të rrethuar me fqinjësi të mirë duhet të mendojnë për ndërtimin e ardhmërisë së tyre. Puna e parë që do të duhej të bënin shqiptarët është që ta vështrojnë dhe ta shtrojnë çështjen shqiptare si një dhe të bashkuar. Po qe se këtë nuk e bëjnë shqiptarët, nuk mund të pritet që përpara tyre, ta bëjnë të tjerët. Madje, edhe po qe se e bëjnë të tjerët, do ta bëjnë përpara në dëm të tyre se sa në interes të tyre. Votues të nderuar shqiptarë,me votën tuaj sot ju merrni përsipër pjesën tuaj të detyrës për t'i ndihmuar Shqipërisë dhe nëpërmjet saj, çështjes shqiptare, sipas një të vërtete se pa qenë mirë në Shqipëri, nuk do të jetë mirë me shqiptarët e shpërndarë në shumë shtete. Është detyrë juaja që Shqipërinë ta nxirrni nga një udhëkryq në të cilin është ndodhur. Demokracinë Shqipërisë nuk mund t'ia sjellë askush tjetër, përveç se populli i saj. Secili shtet e ndërton demokracinë në pajtim me mundësitë që krijon dhe, para së gjithash, me shkallën e vetëdijesimit të popullit, për ta kuptuar dhe, për ta ndërtuar atë në jetën e vet. Standardet demokratike të një vendi ose të më shumë vendeve nuk mund të vlejnë si standarde të përgjithshme për të informuar vendet e tjera.
Më të lexuarat


Drejtësia e jonë duke qenë vet “në vdekje klinike” nuk mund ta dënojë “doktor vdekjen”

Gjuha e folur e shkëmbit, e të dhé-lindurve në Dodonë Kolonjë Kamnik, më e lashta mbi dhé sot Gjuha Shqipe

Demokracia për popullin, apo anarshi për përfaqësuesit e tij

Si mund të jetojmë në përputhje me dedikimin dhe pagëzimin tonë, o politikanë !

Paradokset e drejtësisë shqiptare dhe revolta kundër dy standardeve

Dhuna ndaj gruas përballë emancipimit të saj

Partia e luanëve mbyllur në kafaz të akullt

Historia nuk rishkruhet, por pasurohet zotërinj neoballistë

Më shumë vëmendje e dinjitet për personat me aftësi ndryshe

Fasliu, personazhi që i dha jetë “shtegut të bardhë” të Xhuvanit
