BREAKING NEWS

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që
x
BREAKING NEWS

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më
x
BREAKING NEWS

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King
x
BREAKING NEWS

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat
x
BREAKING NEWS

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të
x
BREAKING NEWS

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues
x
BREAKING NEWS

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me
x
BREAKING NEWS

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin
x

Opinion / Editorial

Qou vadis Bashkimi Evropian?

Qou vadis Bashkimi Evropian?

Kancelari i parë i Perandorisë gjermane, Bismarku, është shprehur njëherë, nëse një ditë do të ndodhë një luftë e madhe evropiane, atëherë ajo do të fillojë për shkak të ndonjë budallallëku në Ballkan! Për të ardhur keq, sepse jemi ne vetë, që ia kemi përhapur namin e keq vetes. Kjo tregon, që Ballkani është fuçi baruti, është një minë me sahat, që mund të shpërthejë në çdo moment, sepse gjaknxehtësia dhe irritimi janë karakteristikë e popujve ballkanas. A duhet të jenë pjesë e Evropës këto karakteristika tonat? Çfarë duhet bërë për të mos arritur deri në këtë pikë? Ne dhe Bashkimi Evropian? Nëpër kancelaritë evropiane përflitet, si mund ta bëjë BE-ja, kur që ajo vetë nuk është për vete në rregull, sepse brenda saj ekzistojnë një mal me probleme, për zgjidhjet e të cilave ajo nuk është në gjendje të japi, sepse ndasitë dhe hendeqet midis shteteve kryesore dhe atyre "të parëndësishme" janë të mëdha dhe të thella. Sigurisht përvojat evropiane të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe veçanërisht gjysmës së parë të shekullit të njëzetë kanë çimentuar themelet e BE-së së sotme. Mënyra evropiane e integrimit ka synuar gjithmonë, që lufta dhe gjenocidi të qëndronin sa më larg Evropës dhe evropianëve. Por kjo ishte e pamundur, sepse, sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare, shtetet evropiane nuk arritën të përballonin triumfin e sistemeve totalitare të sundimit dhe katastrofën e Luftës së Dytë Botërore, sepse ata ishin kryesisht të përkushtuar ndaj parimit shkatërrues të konkurrencës shtetërore. Prandaj me patjetër nevojitet një kulturë bashkëpunimi dhe kompromisi në vend të shovinizmit nacionalist. Vërtet qeveritë evropiane janë përpjekur të realizojnë interesat e tyre falë projekteve integruese, por mentaliteti i tyre lidhur me integrimin evropian nuk ka ndryshuar fare. Ata e shikojnë këtë mentalitet si një mënyrë për një paqe të qëndrueshme, gjithmonë nëse është e mundur në Evropë. Për rreth 75 vitesh Evropa ka luftuar dhe ka krijuar vlerat e saj demokratike dhe liberale dhe të qëndrueshme njerëzore, sociale dhe shoqërore, të cilat BE-ja sot po përpiqet t`i mbrojë me forcë, që këto të mos cenohen dhe të mos degradojnë edhe në këtë periudhë tepër të vështirë, që po përjetoj Evropa dhe BE-ja jonë. Këto vlera universale po prishen dhe po degradojnë nga ekstremizmi i djathtë dhe i majtë dhe nga rrymat populiste dhe populizmi. Para shpërthimit të papritur të luftës në Ukrainë, Evropa dhe BE-ja krenohej me status qou-në e saj të deriatëhershme. Madje politikanët evropianë shpreheshin: “Ndërsa baballarët, gjyshërit dhe stërgjyshërit tanë ende shkuan në luftë, sot ne mund t'u besojmë fqinjëve tanë evropianë. Një luftë brenda BE-së është e paimagjinueshme, Europa Lindore dhe Perëndimore janë të bashkuara. Shtëpia e përbashkët e Evropës siguron paqen.” Po TANI? Ku janë këta politikanë shpresëdhënës? Mos u ka ngrirë shpresa për të ardhmen e BE-së? Patjetër sot situata në kontinentin tonë plak ka perceptuar jashtëzakonisht. Sigurisht, që shekulli i katastrofave të dy luftërave botërore, që burim kishin Evropën, ka mbaruar tashmë, por këto arritje dhe projekti evropian për sundimin e paqes mund të marrin të tatëpjetën, sepse midis shteteve evropiane ka hyrë krimbi i xhelozisë dhe inateve të vjetra. Mos po shemben ato vlera liberale dhe demokratike? Shpërthimi i luftës në Ukrainë po e kthen Evropën dhe BE-në në shekullin e kaluar, në një pikë kthese, sipas kancelarit gjerman Olaf Scholz, një "ditë e zezë për Evropën". Mos po rikthehet përsëri Lufta e Ftohtë? A po kthehet Ukraina në "Perden e Hekurt“ të Evropës"? Ka më shumë gjasa, që të vërtetohet kjo e fundit. Sipas mendimit tim, ashtu siç ndodhi në Berlinin e shekullit të kaluar, që u nda për gjysëm, ashtu mund të ndodhë edhe me Ukrainën e Zelenskit, që mund të ndahet në dy enklava, ukrainase dhe ajo ruse. Sigurisht lufta në Ukrainë është kthyer në një moment të vështirë për sigurinë në Evropë. Vetë Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s lidhur me këto momente, që po përjeton Evropa, BE-ja dhe bota në përgjithësi është shprehur, se, "Perëndimi e shikon agresionin e Rusisë si një sulm ndaj rregullave të rendit ndërkombëtar të pasluftës, një sulm ndaj demokracisë dhe lirisë". Deri tani BE-ja nuk e ka përballuar si duhet këtë rast precedent, sepse evropianët nuk po bien dakord, nuk kanë ende një mendje të përbashkët për shumë çështje shumë të ndjeshme dhe shumë delikate për konfliktin Ukrainë – Rusi. (Vijon numrin tjetër)