
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...


(Pjesa e dytë)
Nga Dr. Elton Demollari
Një tjetër problem madhor, që po përballet BE-ja në këto dekada, është çështja e menaxhimit të migracionit. Rritja e ndjeshme e imigrimit të refugjatëve në verën e vitit 2015 e në vitet më vonë e ka rënduar jashtëzakonisht shumë funksionimin dhe përparimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen dhe Sistemit të Përbashkët Evropian të Azilit. Sipas të dhënave zyrtare emigruan në zonën e BE-së (Greqi dhe Itali) rreth katër milionë emigrantë. Ata u kishin shpëtuar luftës dhe varfërisë dhe erdhën për një jetë më të mirë dhe më të qetë. Por kjo valë shkaktoi një situatë emergjente të papritur dhe të papërgatitur. Prandaj Këshilli i BE-së miratoi me shumicë një mekanizëm zhvendosjeje për të lehtësuar situatën e rënduar në Greqi dhe Itali, sipas të cilit u vendos, që çdo shtet evropian do të pranonte 160 000 persona azilkërkues, por më e çuditshmja qe, që shtetet evropianolindore Polonia, Hungaria, Sllovakia dhe Republika Çeke refuzuan ta vinin në zbatim këtë vendim të përbashkët të BE-së. Madje pati një „kryengritje“ të vogël nga ana e këtyre anëtarëve. Kjo ndodhi në shtatorin e vitit 2015. Por kjo frymë vazhdon edhe sot e kësaj dite. Duhet përmendur fakti, që në këtë periudhë po merrnin hov të madh në kontinentin tonë lëvizjet politike ksenofobike. Shtetet nordike evropiane po kërkonin pezullimin e politikës së kufijve të hapur, për të cilën ishin rënë dakord në marrëveshjen e Shengenit. Ndërsa shtetet evropianojugore kërkonin me forcë ri-atdhesimin e plotë të emigrantëve. Prandaj politikanët evropianë kërkuan një rishikim të marrëveshjeve të Dublinit, të cilat ngarkonin me përgjegjësinë për strehimin e refugjatëve vendet anëtare të BE-së. Këto lëvizje nacionaliste dhe Brexit-it e kanë vendosur BE-në me shpatulla pas murit, sepse, pavarësisht dëshirës dhe vullnetit të përgjithshëm për një "Shtetet e Bashkuara të Evropës", përsëri partitë “popullore të krahut të djathtë” synojnë dhe kërkojnë ta bëjnë “kombin” më të bashkuar rreth vetes sesa rreth BE-së dhe sa më të pavarur nga ajo. A do të ketë në të ardhmen një "Nation Europe" apo BE-ja do të shihet gjithmonë si një federatë kombesh të ndryshme? Sipas mendimit tim personal BE-ja do të vazhdojë edhe për shumë dekada të shihet në arenën ndërkomëbtare si një grupim shtetesh apo federatë e përbërë nga kombe të ndryshëm në gjuhë, mentalitet dhe në logjikë. Në këtë periudhë BE-ja duhet të shqetësohet për situatën jo fort të mirë në vende jostabile, si Polonia dhe Hungaria. Sepse këto vende po përpiqen të minojnë themelet thelbësore të demokracisë kushtetuese, sepse ato po shkojnë drejt një autoritarizmi pothuajse "demokratik". Kjo gjë ka të bëjë me juridiksionin kushtetues dhe pavarësinë e gjyqësorit. Kjo nisur me përplasjet midis Polonisë dhe BE-së lidhur me pavarësinë e pushtetit gjyqësor, si dhe marrëdhëniet e ndera midis Hungarisë dhe BE-së. Sa do të vazhdojë kjo situatë e paqëndrueshme? – Këtë askush nuk mund ta thotë me siguri. Por ajo, që duhet të bëjë BE-ja, është, që ajo ta marrë situatën në dorë dhe të reagojë shumë fort ndaj këtyre fenomeneve negative ndikuese për ardhshmërinë e BE-së. Prandaj shoqëria e sotme evropiane duhet të qëndrojë më e bashkuar rreth vetes, duhet të sigurojë më shumë solidaritet njerëzor, social dhe shoqëror, gjithashtu edhe në kuptimin ekonomik. Sipas ekspertëve të marrëdhënieve ndërkombëtare BE-ja ka nevojë për një politikë realiste dhe të vërtetë emigracioni, që nuk i demoralizon dhe i depresionon evropianët. Në të njëjtën kohë vendet anëtare të kësaj "federate të përbërë nga kombe të ndryshme" duhet të kuptojnë dhe të fiksojnë në politikën e tyre, që problemet nevralgjike me rëndësi jetike nuk mund të zgjidhen në nivel kombëtar, por në nivelin mbievropian. Këtë pikëpamje propagandon populizmi i djathtë evropian. Pra, gjëja kryesore, që duhet të bëjë Bashkimi Evropian, është të ngrejë në një nivel më të lartë bashkëpunimin evropian përballë egos kombëtare të disa shteteve evropiane. Sepse sa më të fortë të jemi në pikëpamjen evropiane, aq më larg është lufta.
Më të lexuarat


Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike

Prononcim dhe këshillë modeste për bashkitë, firmat e ndërtimit dhe veçanërisht për Institutin e Ndërtimit...

Spartak Ngjela: Antishqiptarët në krye të shtetit e kanë vendin në burg, i shërbejnë Athinës dhe Beogradit

Lëvizjet sociale drejt qeverisjes

Shoqëria shpiptare, jeta dhe politika në periudhën e zgjatur të tranzicionit

Kreshnik Spahiu: Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?
