
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Qytet Dodonë nuk ka dy, as tre e as në Tomor e Leskovik, por vetëm Kamniku Neolitik zoti Sazan Guri dhe zotërinj të Akademisë “Rrënjët tona”

Shkruar nga Sami Dake, studiues, historian dhe ekonomist 13 Nëntor 2023

Dodona në Kamnikun Neolitik kam insistuar prej vitesh ta bëj prioritet të debatit publik e akademik ndaj edhe u drejtohem publikisht se ju po kontribuoni e shkruani për rrënjët tona pellazgjike. Dodona=Kolonja=Kamnik është zbulim i jashtëzakonshëm historik që kërkon kohë të konceptohet dhe pranohet mbasi ajo histori është tjetërsuar e manipuluar mjeshtërisht. Dodonën e shumëkërkuar nga historiografia botërore ju fatkeqësisht se konceptoni dot si vlerë universale të njerëzimit ku janë rrënjët tona edhe të botës mbarë. Dodona Pellazgjike është qyteti i stërlashtë i shquar për tempullin Dodonë më të lashtë mbi Dhe që merr emrin edhe qyteti i perëndisë Dodonë, orakujt në Tomor, Delf a Dëshnicë, etj emërtime. Përfshirja juaj në çështjen pellazgjike meriton falënderime por Ju duke ngatërruar qytetin Dodonë me hapësirën gjeografike Dodonë i dëmtoni rrënjët tona që janë qyteti shpellor i perëndisë Dodonë ku lindi tempulli më i lashtë mbi Dhe i cili para njëmijë vitesh pagëzohet Kolonjë e më mbas Kamnik për ta fshirë këtë histori. Faltorja hierore më e vjetër e quajtur edhe Plaka, më e para mbi Dhe me lisin e shenjtë ishin kryeqendra e Botës së Lashtë. Pellazgët siç hapet kali në vra u shpërndanë nga Dodona në Arkadi edhe në qarqet e Beratit, Gjirokastrës e më gjerë dhe gjithashtu u mblodhën në strumbullar siç hapen e mbyllen rrathët koncentrikë. Shqipëria pellazgjike ka gjithandej gjurmë të lashta. Pellazgët s’do të kish kuptim vetëm Kamniku neolitik por nuk do të thonë se kudo është qyteti i stërlashtë Dodonë. Rilindësit fenë dhe trashëgiminë kulturore e shpirtërore shqiptare e shndërruan në ideologji kombëtare me mitologji pagane. Kultin e malit Tomor e bënë nacional, si shprehje të etnosit shqiptar. Sami Frashëri thekson se vendndodhja e qytetit Dodonë dhe tempulli më i lashtë mbi Dhe akoma nuk është diktuar. Ai, Perikli Ikonomi, etj, kundërshtojnë z. Karapano dhe njëherësh Ismail Qemalin që pretendohet se e ka parë Dodonën në Janinë me sytë e tij. Testamenti që na ka lënë Homeri me të lashtët e përshkruajnë saktë Dodonën Pellazgjike që herë kalon me kaonët, dhespote dhe kryesisht molose. Ajo nuk do të thotë se ka disa Dodona që në kohë të ndryshme ish në zotërim e pjesë e fiseve të ndryshëm apo edhe në ndikim të pushtueseve maqedonë, serbë, bullgarë. Dodona dhe Dielli s’lëvizin nga vendi. Dielli që na duket se lëviz nga lindja në perëndim qëndron në vend por na rrotullon toka rreth tij dhe mediokrit mendojmë se lëviz dielli. Dodona kurrë nuk ka lëvizur nga toka e shenjtë e stërlashtë por kanë lëvizur fiset rreth faltores hierore. Themeli dhe kryeqendra pellazgjike kurrë nuk kanë lëvizur nga vendi por janë rrotulluar fiset rreth Dodonës ashtu siç hidhen e përdridhen sot hipotezat se vetëm në hënë nuk mendojnë të ketë qenë. Çuditërisht asnjë nuk flet për pellazgët hyjnorë dhe qendrën e tyre në Kamnikun Neolitik ku faktikisht ata mbijetuan dhe ndërtuan faltoren hierore që janë zbuluar edhe objektet e kultit dodoniane, gjurmët e ndërtimeve të para e të fortifikimit më të lashtë mbi Dhe. Vegla gur stralli qelq vullkanik, komplekse furrash, etj , fonemën të jashtëzakonshme janë zbuluar. Kaonët në territoret e Sarandës e Gjirokastrës së sotme në periudha të ndryshme janë shtrirë më gjerë vargmaleve Trebeshin, Dhëmbel, Nemërçkë deri në qytetin Dodonë rrëzë Langaricës ashtu si edhe dhespotët e molosët ta kenë shtrirë ndikimin e territorin në Kamnikun Dodonë si lidhje e fortë e fiseve pellazge me kryeqendrën dhe origjinën e tyre të stërlashtë. Taulantët shtriheshin në zonën bregdetare nga Vjosa në Mat dhe në shpinë të tyre parthinët, dasaretët dhe enkelejtë- elejtë-perebejtë. Burimet historike flasin për mbretëritë e enkelejve-perebejve gjatë shek. IV-II p.e.re. Shteti ilir ushtroi pushtetin deri në lumin Vjosa në jug ku qëndra u zhvendos në juglindje dhe u formua Mbretëria e Enkelejve në jugperëndim. Perrebejtë ju i vendosni në Leskovikun e sotëm ose indirekt edhe qytetin Dodonë.Të dhënat historike e arkeologjike flasin se atje kanë banuar Tymfejtë në krahun e djathë të Vjoës nga Sarandapori në Petran e deri kreshtës që derdhen ujerat në Langaricë. Perebejtë kanë jetuar rreth Dodonës thotë Homeri. Vendosja e fiseve sipas përshkrimeve historike i vë perebejtë në Kamnikun e sotëm që është provë e shtuar për qytetin e stërlashtë Dodonë. Zoti Sazan dua të ta nxis nervin dhe sensin kombëtar për ta promovuar Dodonën se të paktën ju bëzani dhe e lakoni Dodonën Pellazgjike por më vjen keq të ta them se nuk e konceptoni drejt kush quhet vlerë universale e njerëzimit. Qytet Dodonë me rrënjët tona ka vetëm një e përjetësuar në shumë kuptime dhe kurrsesi tre Dodona që shkruani ju i nderuar. Shqiptarëve fatlumë trashëgiminë e artë margaritar të paimagjinueshme me përmasa botërore tua përcjellim si zbulim i jashtëzakonshëm historik pa mjegullnaja. Nëna e Madhe, kulti i së cilës me terakotën e famshme u zbuluan në Kamnik të lidhi bashkëkombësit si vazot kambanë që lidhnin pellazgët me origjinën e stërlashtë. Padrejtësitë historike zgjidhen me prova arkeologjike, argument e mençuri se as unë e as ti nuk e privatizojmë dot Dodonën. Herodoti thotë pellazgët krijuan Plakën e Skulaken ose Dodonën e vjetër. Ajo është qyteti Dodonë ku përfundoi evolucioni i njeriut ulëritës në gjuhë folës, pjellë e racës njerëzore të lindur e mbirë nga Dheu, të dalët nga shkëmbi ku lindi gjuha e parë e shkëmbit, shkencat hyjnore e natyrore, industria e qeramikës, arti modern, lojërat olimpike, etj. Dodonën Pellazgjike Ju nga një anë e vlerësoni por dëshira për të zbuluar e sakatoni tmerrësisht. Draftin tuaj e kam studiuar me vëmendje dhe dështoj që edhe ju me kulturë për Dodonën të studioni enciklopeditë time që do të bindeni në argumentimin shkencor se Kamniku Neolitik është Dodona Plakë e cila para njëmijë vitesh pagëzohet Kolonjë e Kamnik. Unë nuk kam titull shkencor por kam produkt se zbulova ngjarjen më të lashtë mbi Dhe të kërkuar nga mijra dijetarë. Enciklopeditë dhe kumtesat promovuese janë në qarkullim por sot fatkeqësisht nuk lexojnë ndaj të jemi racionalë në argumentet që shkruajmë. Befasohem pse nuk reagojnë institucionet që paguhen për kërkimin shkencor se mendojnë vetëm për leka. Shkatërrimi disa herë i falores hierore për ta fshirë nga faqja e dheut Dodonën e jashtëzakonshme vështirësoi zbulimin e qytetit Matriakal. Kambana e Bajronit “Dodonë, ku është prozhmi yt i moçëm” në vitin 1809 nxiti dijetarët të zbulonin tempullin e vjetër të parë Dodonë që ju i bëkeni tre. Kush është qyteti Dodonë? Delfi, Tomori apo Dëshnica!!! Dodonën e vjetër për në Tomor e argumentoni me Dhodhanë e qafa e Dhodhonit, suliot e Sulovë e asgjë tjetër. Sellarë dhe varret e Selës në Kamnik janë prova fare periferike. Simbolin pellazgjik të lisit e argumentoni vetëm me simbolin helen të ullirit dhe asgjë tjetër. Lisi i Mirë në truallin e Zotit në mes të Kories së Vjetër (Pylli i Dodonës) në Luadhe ose moçalet që përshkruajnë të lashtët janë në Kamnik. Tempulli mijëvjeçar në Kamnik ka vitin e katërt në kalendarin e festave bektashiane por Nurinjtë harokan ta shkruajnë. Pelegrinazhi më 7 gushti në Lisin e Mirë Kamnik konçidon me ditën e ushyreve ose zaireve si trashëgimi pellazgjike e grave të jugut më nikoqitre e më të pastra se holandezet që thotë E.Durham. Trashëgimi pellazgjike në të sotmen shqiptare ka ngado vendit tonë e më gjerë hapësirës gjeografike dodoniane që nuk do të thotë se kudo ka gjurmë të lashta është edhe qyteti Dodonë. Të lashtët flasin për faltoren hierore dhe orakull më të vyer të njerëzisë. Orakulli më i vyer për njerëzinë në Tomor është ndërtuar në ndihmë të faltores hierore në majën e shkëmbit të Larmë Kamnik. Qendra politike dhe hyjnore e Botës së Lashtë janë faltorja (mekami) dhe (lisi) Lisi i Mirë Kamnik, simboli kyç i artë margaritar Dodonë. Ata me zbulimet arkeologjike të kultit dodonase provojnë rrënjët tona pjellë e racës njerëzore.
Më të lexuarat


Për demokracinë që duam, duhet të kontribuojmë të gjithë!

111 vjet shtet dhe 79 çlirim, por sot Shqipëria është pushtuar nga korrupsioni

Dy dhjetori, vazhdim i pazarit me mjete të tjera

Çmontimi i gjyqeve të montuar...

Dodona Plakë-Kolonja-Kamnik, qytet e qytetërim matriakal çel muzeun kombëtar zonja Elena Kocaqi, zë i fuqishëm pellazgjik i grave shqiptare

Çlirimi i Shqipërisë në 29 Nëntor 1944, ditë historike, lufta partizane krenari për gjithë Shqipërinë

Esat Musliu, figurë e shquar e kinematografisë shqiptare

Një analizë e shkurtër e identitetit të Kushtetutës së Shqipërisë

Paburrëria si status social!

111 Vjetori i Pavarësisë përballë politikës dhe realitetit të sotëm
