BREAKING NEWS

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja

Zbulohet emri i viktimës në Krujë, detaje të reja
x
BREAKING NEWS

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën paralajmërimin e fortë për Shqipërinë

Skema e shtetësisë për investitorë, reagon BE dhe bën
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me vete rroba në makinë, dyshohet se po udhëtonin drejt...

Zbardhen detaje të reja nga atentati i Vlorës: Dy viktimat kishin me
x
BREAKING NEWS

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta paralajmëron: Ja çfarë do të ndodhë në shtator

“Ora e drejtësisë ka ardhur”, ish-presidenti Meta
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e bujshëm: SPAK dhe policia që po merren me këtë çështje, shumë shpejtë do të zbulohet...

Zhdukja e Ervis Martinajt, ish-prokurori bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar Leskaj kritikon ashpër qeverinë: Rama po inkurajon bandat dhe grupet mafioze, më pas...

Vrasjet në vend/ “Policia po përdoret nga politika”, Bujar
x
BREAKING NEWS

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin: Qyteti është i braktisur në të gjitha perspektivat

“Elbasani në situatë kritike”, Ilir Meta ngre alarmin:
x
BREAKING NEWS

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e fortë dhe i bën thirrje policisë

Katër vrasje në 24 orë, ish-prokurori plas deklaratën e
x

Opinion / Editorial

Qytetarin normal nuk e duan as shoqëria, as pushteti politik dhe as institucionet në Shqipëri!

Qytetarin normal nuk e duan as shoqëria, as pushteti politik dhe as

Çfarë ndodh kur ky qytetari normal është shumicë?

Më duhet të bëj një lloj “elegjie” për qytetarin normal, atë të edukuarin, të lexuarin dhe taksapaguesin në Shqipëri!  Ciceroni thotë: një qytetar i mirë është ai që nuk toleron në vendin e tij një pushtet që pretendon të jetë mbi ligjet! Ne e kemi këtë qytetar, por është në pakicë! E quajnë “gri” dhe që nuk anohet as nga batalioni i Berishës dhe as nga brigada e Ramës! E quajnë mos pjesmarrës dhe e dinë të pa bindur! Në fakt është thjesht qytetar dhe me qënin e tij si pjesë e demokracisë me ligjin shoqërues, është jashtë interesave të partive, pushteteve dhe institucioneve. Sigurisht ka faj dhe për aq sa është, sepse Montesquie thotë:tirania e një princi në oligarki nuk është e rrezikshme për të mirën publike se sa apatia e qytetarit në demokraci! Ne dikur Berishën e kishim të tillë sot Ramën dhe kur janë në opozitë po ashtu janë (tiranokratë)  dhe vetëm 30% e qytetarëve normalë nuk bëjnë asgjë si veprim në demokraci. Qytetarin normal, të edukuar dhe të lexuar, që nuk do të thyejë ligjin, që hedh plehrat në kazanin e tyre dhe që zbaton rregullat e qarkullimit, e urrejnë në Shqipëri. E urren Partia Demokratike e Berishës! E urren, sepse ai nuk zapton toka dhe prona si Berisha i mësoi dhe edukoi pjestarët folkloriko-militantët  e partisë së tij! E urren PD e Berishës se qytetari normal nuk djeg dhe nuk i vendos flakën vendit, se Berisha dhe familja e tij origjinare, duan të sundojnë në demokraci! Nuk e do PD, sepse qytetari normal dhe jo injorant,  nuk mund të rreshtohet me paudhësitë e delirit politik të një individi që ka marrë peng demokracinë dhe lirinë e këtij vendi, si mision i tij që ditën kur është pranuar në PPSH! Qytetari normal nuk mund të bashkohet me folklorizmin politik të një komunisti stalinist, por dhe të korruptuar,  që do të sundojë pjesën e shumë pak edukuar apo jo urbane dhe këtë ta shesë si demokraci! Qytetarin normal nuk e do Partia Socialiste dhe pjesa qeverisëse e saj Rilindja! Nuk e do, se ai nuk korruptohet, nuk shet votën dhe i largohet gangsterëve politik.  Rilindja nuk e do qytetarin normal, sepse me të nuk mund të bëjë të zgjuarën dhe të bukurën dhe “specialisten” si fjalë kot që thoshte dikur i ndjeri Arbnori për socialistët! Rilindja e urren se qytetari normal korrupsionit të tyre i thotë – vjedhje! Qytetarin normal nuk e do Rama, sepse ky qytetar e njeh tipin e tij, e ka njohur dikur dhe nuk ka nevojë për groteskun artistik të tij në pushtet, për të justifikuar korrupsionin që vjen mbas këtij arti qeverisës pervers anti demokraci! Qytetarin normal e urrejnë institucionet e drejtësisë, sepse ai nuk bie në dorë të tyre dhe nuk i paguan nën dorë. Ai nuk paguan që ata të kenë shtëpi luksi dhe të ejtojnë si sheikë me paga shteti.  Nuk i lutet as gjygjtarit as prokurorit,  biles është viktimë e tyre.  Qytetarin normal nuk e duan institucionet e shëndetsisë,  sepse ai nuk i paguan në shtet si të jenë privat. Qytetarin normal dhe fëmijët e tyre nuk i duan universitetet, sepse ato mësojnë dhe nuk paguajnë provimet! Qytetarin normal nuk e duan taksa dhe tatimet si institucione, sepse ai nuk ju përvidhet dhe ato nuk mund të marrin para nën dorë nga ai! Qytetarin normal nuk e do polici trafikut, sepse ai nuk thyen rregulla dhe nuk i jep para për të pasur shtëpi tre katëshe! Qytetarin normal nuk e mbron policia, sepse ata që i bien në qafë atij paguajnë policinë! Qytetarin normal nuk e duan trafikantët e drogës, sepse ai nuk e merr atë dhe nuk vihet nën shërbim. Qytetarin normal nuk e duan pushtete vendore, sepse ai nuk bën pis dhe zbaton rregullat, kurse ata mbi bazën e thyerjes së rregullit dhe pisllekut prosperojnë! Qytetarin normal nuk e do pjesa tjetër e shoqërisë që nuk është urbane, nuk e do rregullin dhe refuzon në injorancën e saj, demokracinë. Kjo pjesë është me Berishën dhe Ramën! Qytetarin normal e urren pjesa më e madhe e shoqërisë, pushteteve përfshi dhe parlamentin!  Qytetarin normal në Shqipëri nuk e duan as përfaqësitë diplomatike të shteteve mike. Nuk e duan, sepse përballë tij nuk ndihen superior! Nuk mund ti shesin mend dhe nuk mund të bëjnë të shumë diturin! Nuk mund ti jepin leksione, sepse nuk kanë as lartësi as aftësi dhe as kanë mundësi ta takojnë sikundër takojnë idiotë të lëpirjes së ambasadës dhe më mbas, urrejtjes sa dalin nga ambasada, Jo qytetari normal, do vendin dhe shoqërinë demokratike mike dhe nuk ka nevojë këtë dashuri ta ketë me ndërmjetës ambasadën!  Por ky qytetar është pak, shumë pak në Shqipëri,  për të përmbysur situatën nga korruptokracia në demokraci! Nuk përbëjnë më shumë se 20-30% të shtetasve që mendojnë dhe jetojnë në mënyrë të tillë. Ka dhe një të keqe të madhe! Sepse, duke vuajtur kështu dhe duke ju nxirë jeta në Shqipëri ikin prej saj! Po po dhe nuk mund të rriten në përqindje përballë folklorikëve dhe të korruptuarve në shoqëri dhe politikë e institucione. Kundra qytetarit normal janë të gjithë në Shqipëri. E ai ( qytetari normal) është vetëm dhe në pakicë. Sigurisht ka faj dhe vetë, por...! Por ky është realiteti tragjik te ne!